Ministria e Brendshme
Roberto Baggio, Appiah dhe Guardiola kur ishin pjesë e Brescias

petrit-vasili.jpg
G. P.21:43 | 13/10/2019

“Mbështetje deri në fund, mbështetje politike dhe njerëzore për heronjtë antidiktaturë të Unazës së Re”.

Kështu e nis reagimin e tij, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, pas shoqërimeve të protestuesve të Unazës së Re. Sipas Vasilit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zgjedhur që të jetë përfundimisht armik i shqiptarëve të thjeshtë të Unazës së Re.

“Bedeli i Bablokut në Ministrinë e Brendshme Lleshaj zgjedh përfundimisht të jetë një armik i shqiptarëve të thjeshtë te Unaza e Re. Asnjë harresë, asnjë tolerance, asnjë keqardhje nuk do të ketë kurrë për ata si Lleshaj, që urrejtshëm vendosën kundër qytetarëve të thjeshtë.

Këta të pacipë dhe të urryer arrijnë deri aty sa të lexojnë paturpësisht si komunikata të tyre idiotësirat e kriminalizuara që ju dikton fjalë për fjalë Babloku i fshehur. Ta kenë të qartë që Babloku do t’i shesë si një kilogram fiq këta budallenj dhe do t’u lërë pas për gjithë jetën një urrejtje pa kthim te populli”, thotë Vasili./abcnews.al

MBULIM-MINISTRIA-E-BRENDSHME-PER-AKUZAT-E-PD.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
G. P.15:44 | 03/10/2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim për mënyrën si janë vjedhur disa pajisje elektronike dhe pjesë makinash në magazinat e Qendrës së Automjeteve të Transportit në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Autorët janë ende të paidentifikuar ndërsa kallëzimi është referuar në Prokurorinë e kryeqytetit. Në njoftimin e policisë thuhet se, pajisjet ishin jashtë funksionit dhe se mund të jenë marrë për skrap.

Po të njëjtat burime sqarojnë se kanë që  dy personat të cilët kanë kapërcyer nga muri duke marrë sende, që nuk ishin vendosur në një ambient të veçantë, por një hapësirë në oborrin e jashtëm./ABC News Albania 24/7

policia-e-shtetit.jpg
G. P.09:15 | 02/08/2019

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Sipas Ministrisë, pretendimet e PD janë të pavërteta, duke sqaruar se “Procedura e kufizuar” është një prej llojeve të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik, përmes së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë në fazën e parë që është edhe parakualifikimi, por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, mund të dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike.

Gjithashtu në reagim, Ministria e Brendshme sqaron se afati kohor në dispozicion të operatorëve ekonomik për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në Fazën e parë, i përcaktuar në dokumentet e tenderit dhe njoftimin e kontratës është 25 ditë, nga 20 ditë që është afati minimal ligjor.

Ministria deklaron se afati minimal i përcaktuar në ligj, për dorëzimin e ofertave në fazën e dytë është 20 ditë, por duke patur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e procesit të përgatitjes së ofertës teknike dhe ekonomike, ku përfshihen edhe kampionet/mostrat e uniformës dhe dokumente të tjerë teknikë, afati që do të lihet në dispozicion do të jetë më se i mjaftueshëm dhe i arsyeshëm për përgatitjen e ofertave nga të gjithë operatorët e kualifikuar./abcnews.al

mb.jpg
G. P.15:22 | 03/06/2019

Publikohet një video nga Ministria e Brendshme nga protesta e mbrëmshme e opozitës, ku situata degjeneroi në dhunë ndërmjet të pranishmëve. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Hotel Dajtit, ndërsa mbetën të lënduar me mjete të fortë babë e bir.

Ministria e Brendshme ka shpërndarë një video, lidhur me konfliktin e në protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e së dielës. Në pamje shihen se protestuesit janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Babë e birë u konfrontuan me persona të tjerë që ndodheshin pranë zonës së ish-Hotel Dajtit. Sherri ka vijuar për disa çaste, ndërsa të lënduar mbetën, Ymer dhe Erion Çela, të cilët morën plagë në kokë dhe trup.

Në video e bërë publikë në Twitter nga ministri Brendshëm Sandër Lleshaj, duken disa prej personave që mbajnë në duar shufra hekuri. Policia ka analizuar pamjet filmike dhe ka kërkuar ndalimin e personave të përfshirë në konflikt për sqarimin e ngjarjes./ABC News Albania 24/7

MBULIM-MINISTRIA-E-BRENDSHME-PER-AKUZAT-E-PD.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
nev ila11:35 | 25/05/2019

Në zgjedhjet e 30 qershorit kanë të drejtë të votojnë rreth 3 milion e 500 mijë shqiptarë ndër to rreth 133 mijë janë votues për herë të parë. Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve.

Pavarësisht se opozita dhe qeveria qëndrojnë në dy skaje të kundërta sa i përket lokaleve të 30 qershorit, Ministria e Brendshme ka publikur listën përfundimtare të zgjedhësve.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë  të votojnë 3 milion e 536 mijë e 15 shqiptar.  51% janë meshkuj dhe 49 % femra. Ndër to 132 mije e 788 janë votues për herë të parë.

Ministria e Brendshme bën të ditur se ka pastruar listën nga dublikimet, votuesit mbi 100 vjeçare dhe sipas përcaktimeve të ligjit në kuadër të dekriminializimit nga personat që vuajnë dënimin në burgje.  Për herë të parë ministria thotë se janë zbardhur adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës.

Lista përfundimtare e zgjedhësve sipas Ministrisë së Brendshme ka përmirësime të dukshme  në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015 ashtu dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

I gjithë procesi i hartimit të listës thekson ministria në njoftimin e shpërndarë për mediat është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-ës dhe  në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore./ABC News Albania 24/7

av-min-brendhs.jpg
ent ela17:10 | 13/05/2019

Ministria  e Brendshme paralajmëron se në tubimin e sotëm të opozitës do të përsëriten të njëjta akte dhune që ndodhën në 11 Maj. Në një deklaratë për mediat zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari u bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga aktet kriminale dhe të bashkëpunojnë me me organet e rendit.

“Sipas të dhënave mediatike rezulton se organizatorët e dhunës planifikojnë ta përsërisin dhe sot. Ata që përdorën bomba molotv në mbrëmjen e 1 majit do tentojnë sërish të njëjtat akte dhune në manifestime  sotëm. Ministria e Brendshme bën thirrje që gjithë qytetarët të distancohen nga këto grupime e akte kriminale dhe të bashkëpunojnëme me organet e rendit”.

Ndërkaq Lamallari dënoi sulmet me bomba molotov mbi punonjësve të policisë së shtetit dhe theksoi e të gjithë organziatorët dhe ideatorët do të vihen para drejtësisë. Policia e shtetit me Prokurorinë po hetojnë të gjithë mekanizmin e ideimit, të organzimit dhe të gjithë autorët do përballen me forcën e ligjit.

“Ministria  e Brendshme dënon ashpër sulmet e rrezikshme për jetën e punonëjsve të policisë së Shtetit. Qindra bomba molotiv të prodhuara shpërndara sipas një plani kriminal janë hedhur mbi punonëjsit e policisë në krye të detyrës. Veç tyre janë hedhur horizontalisht bateri me fishekzjarre të kalibrit të lartë nga distancë e afërt. Policia e shtetit u tregua profesionale dhe nuk arrtiti limitet e reagimit të ligjshëm. Përdorimi i gazit lotsjellës është mjeti i parë që përdorin forcat policore në përballje me turmat e dhunshme. Përballë bombave molotov nuk mund të ketë asnjë pikëpyetje mbi përdorimin e këtij mjeti. Dënojmë me ashpërsi aktin e organizatorëve të tubimti të dhunshmë për devijimin nga bulevardi në zonat e populluara.

“Sipas të dhënave mediatike rezulton se organizatorët e dhunës planifikojnë ta përsërisin dhe sot.

Ata që përdorën bomba molotv në mbrëmjen e 1 majit do tentojnë sërish të njëjtat akte dhune në manifestime  sotëm. Ministria e Brendshme bën thirrje që gjithë qytetarët të distancohen nga këto grupime e akte kriminale dhe të bashkëpunojnëme me organet e rendit”. /abcnews.al

protesta-opozita.jpg
G. P.13:01 | 03/04/2019

Protestues të shumtë u mblodhën përpara parlamentit për të protestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që Kuvendi ishte mbledhur për të vazhduar seancën plenare të radhës.

Pasi protestuan aty për rreth dy orë, ata u zhvendosën nga godina e Kuvendit drejt Piramidës. Aty tubuesit i vunë zjarrin një piramide prej letre, të cilën e kishin etiketuar si “Piramida e Krimit”. Pas qëndrimit për disa minuta aty, protestuesit u zhvendosën drejt selisë blu.

“Shumë shpejt do ta shihni si do marrë vrapin dhe nuk do dijë ku të ndalet. Ka dalë dhe numëron sa ishin demokratët sot, sa kishte mbledhur opozita sot sa do mbledhë nesh. Ai nuk kupton një gjë, ne do të jemi në shesh, dhe që urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëve është gjithë ditën aty dhe një ditë do ta mbysë”, tha Paloka.

Ndërkohë gjatë momentit që Kryeministri Rama mbante fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Gjithashtu tensionet e para janë shënuar në mëngjes pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re janë ndaluar nga policia të kalojnë në pedonalen Murat Toptani. Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu në një prononcim të shkurtër për mediat tha se e gjithë përplasja bëhet nga policia që më pas të arrestojë dhe shoqërojë protestuesit.

“Kjo bëhet vetëm për shoqërime, s’bëhet për asnjë gjë tjetër. Kjo këtu është një pikë grumbullimi, s’është pjesa e protestës dhe mundohen që të përplasen me banorët që më vonë t’i arrestojnë dhe shoqërojnë kot. Për këtë bëhet kjo”, tha Balliu.

Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mungon në këtë protestë sepse ka udhëtuar në Berlin mbrëmjen e së martës. Ai do të zhvillojë takime punë me anëtarë të PPE. Kjo është protesta e dytë nga 8 të tilla, ku kryetari i PD-së nuk do të jetë prezent. Megjithatë, ai i ka inkurajuar protestuesit nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruan Basha

Ndërkohë policia ka marrë masa të shumta përpara parlamentit. Mësohet se kësaj here, drejtuesit e uniformave blu kanë vendosur shumë efektivë edhe pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për shkak të zhvendosjes së protestuesve.

Ndërkohë rruga George W. Bush u bllokua për automjetet. Gjithashtu edhe pedonalja Murat Toptani u bllokua për qarkullimin e këmbësorëve./abcnews.al

balliu.jpg
G. P.10:14 | 03/04/2019

Tensionet e para në protestën e kësaj të mërkure janë shënuar pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re janë ndaluar nga policia të kalojnë në pedonalen Murat Toptani.

Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu në një prononcim të shkurtër për mediat tha se e gjithë përplasja bëhet nga policia që më pas të arrestojë dhe shoqërojë protestuesit.

“Kjo bëhet vetëm për shoqërime, s’bëhet për asnjë gjë tjetër. Kjo këtu është një pikë grumbullimi, s’është pjesa e protestës dhe mundohen që të përplasen me banorët që më vonë t’i arrestojnë dhe shoqërojnë kot. Për këtë bëhet kjo. Dhe sjell këta çunat e rij, që s’kemi gjë me ta se nuk vjen vetë ai. Vetëm për të krijuar një hapësirë për të shoqëruar njerëz. Sikur të mendonin kaq shumë sa mendojnë për të arrestuar shqiptarët, Habilajt do ishin kap më përpara, Bajrajt do ishin kapur më përpara, Shkodra nuk do ishte bërë Palermo i ‘90-s. Po të mendonin kaq shumë për të kap kriminelët, sa mendojnë për të kap qytetarët që protestojnë, Shqipëria do ishte një vend më i sigurtë”, tha Balliu.

Opozita proteston këtë të mërkurë para parlamentit ndërkohë që Kuvendi zhvillon seancën parlamentare të radhës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nuk do të jetë prezent në protestë.

Gjithashtu mësohet se policia ka marrë masa para parlamentit, por njëkohësisht ka vendosur efektivë edhe para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për shkak të zhvendosjeve të protestave të mëparshme./abcnews.al

bardhi-2.jpg
ent ela14:46 | 28/03/2019

Pak pas protestës së opozitës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka sqaruar nëpërmjet një mesazhi të bërë publik në rrjetet sociale se cila ka qene domethënia e hedhjes së bojës së zezë mbi fasadën e Ministrisë së Brendshme.

“Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë” – shkruan Gazment Bardhi në rrjetet sociale.

Me tej mesazhi vijon:

“Njollat e zeza mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin:  për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit! “ – thuhet në sqarimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD –së. /abcnews.al

policia-3.jpg
G. P.10:17 | 09/02/2019

Në një njoftim për mediat, Ministria e Brendshme ka bërë publik emrat e përzgjedhur për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për Vettingun që do u bëhet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA-së.

Anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të jenë:

  1. Ana Kapaj
  2. Artur Baku
  3. Marjeta Gjelaj
  4. Sonila Kadareja
  5. Viktor Bërdo

Ndërkohë nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët:

  1. Ela Kërka
  2. Elda Kuka (Balili)
  3. Elida Liko
  4. Ledian Rusta
  5. Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes:

  1. Nertila Sadedini (Murati)
  2. Bledar Ilia
  3. Arta Lleshi
  4. Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët:

  1. Amarildo Kurti
  2. Arta Lleshi
  3. Eralda Bajollari
  4. Erjena Bashari
  5. Erlisa Shkodrani
  6. Floris Muho
  7. Gent Pejo
  8. Gëzim Selmani
  9. Ilva Mitro
  10. Iva Guçe
  11. Klevi Hajdini
  12. Marjana Çela
  13. Marjeta Përlala
  14. Suela Pashaj
  15. Laert Elmazaj

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit:

  1. Elvira Dabërdaku, inspektor
  2. Adriana Meko, inspektor
  3. Zamira Gjini, inspektor
  4. Alban Laska, inspektor
  5. Besnik Hodo, inspektor

Anëtarë zëvendësues janë:

  1. Dhimitrulla Spiro, inspektor
  2. Vjollca Koçollari, inspektor

Përzgjedhja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vettingut nga niveli i lartë drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më tej, Vettingu do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel.

Reforma dëshmon vullnetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të ndërtuar institucione të forta me njerëz me integritet, duke i ngritur në standardet europiane”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono