ministri

partite-opozitare-1280x709.jpg
nev ila12:47 | 22/11/2019

Partitë dhe lëvizjet opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e presiudentit Vuçiç dhe te kabinetit të tij. Kërkesa u bë pasi Universiteti i Beogradit konfirmoi se ministri i Financave kishte bërë plagjiaturë doktoratën e tij.

Pasi rektorja e  Universitetit në Beograd, Ivanka Popoviç, konfirmoi se Ministri i Financave Sinisa Mali kishte bërë plagjiaturë doktoraturën e tij dhe se hapat e ardhshëm do të çonin në anulimin e disertacionit të doktoraturës së tij, shumë parti dhe lëvizje opozitare kërkuan dorëheqjen e ministrit, si dhe të gjithë qeverisë.

Partia e Re po kërkon publikisht që Mali të japë menjëherë dorëheqjen dhe që e gjithë qeveria serbe, si dhe presidenti serb, të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti i lëvizjes “Së bashku për Serbinë”, Nebojsa Zelenovic, i kërkoi kryetares së Parlamentit serb, Maja Gojkovic, të caktojë një seancë të jashtëzakonshme brenda 24 orëve, në mënyrë që Ministri i Financave Sinisa Mali të mund të shkarkohej.

Presidenti i Aleancës për Serbinë, Janko Veselinovic, deklaroi se “e vetmja mundësi është që Mali dhe e gjithë qeveria të japin dorëheqjen”.

Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunovic, vlerësoi se vendimi i Komitetit të Etikës së Universitetit të Beogradit ishte përgjigja institucionale “më e fortë dhe më e rëndësishme” ndaj “rënies morale që ka përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë”./abcnews.al

policiaa-kosove.jpg
ger ta18:35 | 11/11/2019

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Nga përleshja ka mbetur i plagosur një person.

Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti duke mos përmendur iniciale apo emra të personave./abcnews.al

MALI-I-ZI-DORHEQJE-ABCM4T2.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela20:40 | 01/11/2019

Ministri për Zhvillim dhe Turizëm i Malit të Zi, Pavlle Radulloviq, dha dorëheqje, pas shfaqjes së një videoje, e cila tregonte inspektorë të ministrisë së tij duke marrë ryshfet nga një biznesmen.

Televizioni malazez Vijesti transmetoi një video, e cila çoi në dorëheqjen e ministrit malazez për zhvillim dhe turizëm. Në video dëgjohen inspektorët duke kërkuar para nga një burrë, i cili dëshiron të vazhdojë ndërtimin e një ndërtese në qytetin e Budvës, edhe pse i ka skaduar leja, raportoi Evropa e Lirë.

Kur njëri nga inspektorët pyet: “A i keni sjellë?”, biznesmeni i supozuar thotë se i ka vetëm 5,000 euro, edhe pse shuma totale që është kërkuar thuhet se ka qenë 20,000. “M’i jepni nën tryezë”, dëgjohet pastaj inspektori. Ministri Radulloviq – në këtë detyrë qysh në vitin 2016 – njoftoi në një konferencë për media se do të japë dorëheqje për shkak të incidentit.

“Unë nuk kam arritur ta zhduk këtë lloj sjelljeje”, tha ai dhe shtoi se procedurat disiplinore tashmë kanë nisur. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet Mali i Zi – vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. /abcnews.al

 

klosi-per-kryebashkiaket-1280x715.jpg
nev ila20:07 | 04/10/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i tërheq vëmendjen kryebashkiakëve dhe prefektëve për menaxhimin e mbetjeve në territorin që mbulojnë.

Ministri  Klosi kërkoi prej tyre të zgjidhin problemet me vendet e depozitimit ndërkohë për ata që nuk marrin masa paralajmëroi penalitete.

Nuk po ja dalim dot me mbetjet.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi para kryebashkiakëve dhe prefektëve gjatë një takimi në Fier shqetësimin e vendasve dhe të huajve.

“Problematikë e madhe vazhdon të jetë shqetësimi që na vjen nga turistët të huaj e vendas që është papastërtia”, tha Klosi.

Ministri i tërhoqi vëmendjen përfaqësuesve të pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve inerte.

“Në asnjë nga bashkitë nuk ka një vend trajtimi të mbetjeve inerte se ku hidhen ato në mënyrë të strukturuar. Në të gjithë territorin e vendit sidomos në qytetet e mëdha në hyrje dhe dalaje të tyre shikon pirgje me inerte, që nuk kanë një sistem që menaxhohet qartë”, deklaroi ministri.

Ndërhyrjet theksoi Klosi duhet të nisin pikërisht nga vendet ilegale të depozitimit të mbetjeve.

“Duhet të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur në mbylljen e këtyre venddepozitimeve ilegale dhe të shkojmë në zbatimin e VKM-së për përcaktimin e vendepozitimeve legale se ku do të hidhen në të gjithë qarkun ku natyrisht qarku i Fierit është i favorizuar pasi landfilli  është në përfundim por duhet të ketë një zgjidhje të fundme”, theksoi Klosi.

Nëse kjo nuk ndodh Klosi paralajmëroi penalitetet për bashkitë apo komunat në varësi të situatës së krijuar në zonën që ata administrojnë./ABC News Albania 24/7

saimir-tahiri.jpg
ad min14:57 | 03/10/2019

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nëpërmjet avokatit të tij ka bërë kërkesë për zënë afatet ligjore në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Kërkesa është për të ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda.

Togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove. Kërkesa është dorëzuar pa shkaqet e ankimimit pasi gjykata nuk ka zbardhur vendimin, duke e argumentuar se do respektojë afatet ligjore prej 30 ditësh.

Më 2 Tetor kërkesë për zënie të afateve ligjore kanë bërë edhe avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jelad Çela.

Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda konfirmojnë për Abc News se prokurorët do të dorëzojnë më 4 Tetor ankimim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kundër vendimit për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela./ABC News Albania 24/7

ekrem-mustafa-1280x715.jpg
nev ila17:58 | 30/09/2019

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa vizitoi ditën e sotme familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës.

Ai deklaroi se qeveria e Kosovës por edhe vetë populli është i gatshëm të alokojë fonde dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre për familjet e dëmtuara.

Zv ministri i Brendshëm Juljan Hodaj, i pranishëm në Kavalishencë, ku po strehohen disa familje, tha se ka përfunduar procesi i parë i verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Fill pas kësaj sqaroi Hodaj do të nisë puna për ndërtimin si dhe restaurimin e banesave që kërkojnë ndërhyrje më emergjente.

Në Durrës, shumë banesa dhe një pallat u klasifikuan si të pabanueshme./ABC News Albania 24/7

sander-lleshaj.jpg
ad min12:37 | 27/09/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në rrjetet sociale pas operacionit ndërkombëtar, ku në Durrës u sekuestruan 137 kg kokainë.

“KUITO” një tjetër provë e pjekurisë profesionale dhe e angazhimit serioz të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, i cili ka marrë sot një goditje domethënëse. Përgëzime për Policinë e Shetit dhe falënderime për partnerët tanë, E gjitha vazhdon…”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet greke dhe zyrën e DEA-s amerikane bënë të mundur sekuestrimin e 137 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit. Dy persona u vunë në pranga ndërsa një tjetër u shpall në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori për të vijuar në Greqi dhe në Shqipëri nëpërmjet rrugëve detare.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik./abcnews.al

gent-cakaj-1.jpg
ad min13:18 | 26/09/2019

150 mijë euro do vendosen nga qeveria shqiptare në dispozicion të studentëve të shkëlqyer, që do përzgjidhen për të vijuar studimet në SHBA përmes programit “Fullbright”. Vendimi bëhet i ditur nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, që ndodhet në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Cakaj është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce. Hapi i parë ishte nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të “Fullbright” në fushën e arsimit.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Cakaj thotë se “ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë, në universitetet më prestigjioze amerikane, në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj.” Nisma e qeverisë synon rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajimin e rezultateve sa më të larta në studimet universitare./ABC News Albania 24/7

festa-e-rrushit-berat-1280x714.jpg
nev ila19:18 | 15/09/2019

Ministri Turizmit dhe Mjedis Blendi Kolosi rikujtoi edhe njëherë nga Berati gjatë festës së Vjeljes së Rrushit premtimin e  Kryeministrit Rama për të ndërtuar një muze për verërat në qytetin e një mbi një dritareve.

Berati është cilësuar si epiqendra e prodhimit të rrushit të vend.

Për këtë arsye me qindra turistë të huaj e vendas ishin të pranishëm në festën e përvitshme që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Ministri Turizmit dhe Mjedisit njëherësh edhe deputeti i qarkut të Beratit Blendi Klosi, rikujtoi edhe njëherë premtimin e Kryeministrit Rama, për të ndërtuar një muze për verërat në qytetin e një mbi një dritareve.

Fesat vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, ku të ftuar ishin edhe këngëtarë të muzikës së lehtë dhe popullore./ABC News Albania 24/7

bledi-cuci.jpg
ad min17:26 | 07/09/2019

Sektori i agropërpunimit në vend po gjen treg edhe përtej kufijve europianë. Por sfidë mbetet gjetja e fuqisë punëtore. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ishte në një sipërmarrje të përpunimit të prodhimeve bujqësore në Lushnje.

Produktet shqiptare po fitojnë terren për shkak të cilësisë së tyre në tregun e huaj, duke i kaluar kufijtë e Bashkimit Europian. Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural Bledi Çuçi vizitoi një fabrikë të përpunimit të prodhimeve bujqësore. Produktet e saj prej kohësh eksportohen edhe në SHBA përveç vendeve të Europës. Për ministrin e Bujqësisë industria e agropërpunimit në vend është një nga shtyllat kryesore që do të vazhdojë të mbështetet me fonde të qeverisë e të huaja.

“Ne do t’i japim përparësi sektorit të agropërpunimit. Është një nga sektorët që në të gjithë botën ka bërë ndryshimin në prodhimin bujqësor. Krahas promovimit të serrave apo sektorëve të tjerë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, për ne agropërpunimi është gjithashtu një nga shtyllat e rëndësishme për të patur një rritje cilësore të prodhimit bujqësor. Ky biznes ka aplikuar edhe në programin IPARD dhe besoj se do të jetë i favorizuar”.

Bizneset po hasen së fundmi me vështirësi për të gjetur fuqi punëtore, çka i frenon rritjen e mëtejshme. Ministri Çuçi tha se ndoshta ka ardhur koha që tregu i punës të hapet edhe për punëtorët e huaj./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono