ministri i jashtem

nikos-kotzias.jpg
G. P.15:46 | 10/09/2018

Ministri i Jashtëm grek njofotoi se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje me Shqipërinë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Kotzias gjithashtu përmendi se në këtë paketë me 10 çështje, përfshihen kufijtë dhe zonat detare.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, gjatë një vizite në Norvegji ka komentuar zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit. Duke folur për principet e politikës së jashtme helene, ai foli edhe për negociatat me Shqipërinë dhe u shpreh shumë optimist për një zgjidhje të mundshme.

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë: “Përmes kësaj politike të jashtme proaktive, ne jemi shumë afër zgjidhjes së problemeve të vjetra për dekada me Shqipërinë. Shumë shpejt, besoj, do të përfundojmë me sukses negociatat për paketën me 10 çështje. Kjo paketë, përfshin dhe përcaktimin e kufijve dhe zonat detare”.

Kotzias nga Oslo në forumin e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Norvegjisë për akademikët e politikanët e vendit foli edhe për rolin lider të Greqisë në rajon. Gjithashtu tha se diplomacia greke është “paqësore, dinamike, inteligjente dhe e dialogut”.

Sa i përket marrëveshjes për emrin me Maqedoninë, Kotzias njoftoi se ky akord nuk ka ardhur nga presioni ndërkombëtar. Shefi i diplomacisë greke nënvizoi se çështjet e mbetura pezull me Tiranën dhe Shkupin kanë penguar zhvillimin e marrëdhënieve mes palëve./abcnews.al

ivica-dacic.jpg
G. P.19:22 | 11/07/2018

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, thotë për ABC News se tani është koha për të gjetur zgjidhje për Kosovën. Ai nënvizon se duhet të arrihet paqe afatgjatë për të dy vendet.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Ne kemi gjëra të ndryshme që dëmtojnë procesin dhe këto janë incidentet që ndodhin dhe një polarizim i thellë që ekziston dhe kjo natyrisht nuk shkon në dobi të gjetjes së zgjidhjes pasi tani presidenti Vuçiç dhe Thaçi duhet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Do të duhej që në një periudhë të afërt të fillohet të flitet se çfarë domethënë zgjidhja përfundimtare nëse duam të vëmë pikën në këtë çështje. Kjo do të ishte në interes të të gjithëve”.

Idro Seferi: “Keni thënë se jeta është në mes të asaj që mendon Kosova dhe asaj që mendon Serbia. Si ta kuptojmë se çfarë është zgjidhja e kompromisit dhe duhet ndonjë konferencë apo vazhdimi i dialogut”?

Ivica Daçiç: “Jemi përcaktuar për të vazhduar dialogun në këtë formë dhe kjo nuk do të thotë se nuk duhet organizuar edhe ndonjë takim ndërkombëtar. Natyrisht për zgjidhjen duhe të pyeten edhe serbët edhe shqiptarët dhe me rëndësi është edhe faktori ndërkombëtarë siç janë Bashkimi Europian, por edhe SHBA nga njëra anë dhe Rusia dhe Kina duke patur parasyshë që këto vende janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB. Natyrisht se cili është ky model ne kemi hapur librin për të propozuar zgjidhje, por është me rëndësi që kjo zgjidhje të jetë e qëndrueshme për të dyja palët”.

Idro Seferi: “Domethënë ju dëshironi një zgjidhje me shqiptarët, por që të bëhet diçka në mes, kjo të mos jetë pavarësia apo jeni të hapur për të diskutuar për çdo ide”?

Ivica Daçiç: “Ekzistojnë dy pikëpamje në këtë. Në Prishtinë ky është akti I deklarimit të pavarësisë. Në Serbi në bazë të kushtetutës thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë me një autonomi. Mendoj se duhet të fillojmë nga kjo nëse është reale njëra apo tjetra. Unë mendoj se nuk është reale as njëra e as tjetra. Çfarë është gjëja më pak e dëmshme në fund të fundit. Mendoj se kjo do të kishte efekte të mira për të gjithë pasi me këtë ne do të tejkalonim problemet tona. Shqiptarët dhe serbët nuk do të kishin për çfarë të zihen dhe këtë duhet inkurajuar”.

Idro Seferi: “Marrëdhëniet me Tiranën janë më të mira se sa vitet e shkuara. Si e shikoni tani këtë dhe a mund të ndihmoj diçka”?

Ivica Daçiç: “Mendoj se duhet të ndajmë qartë marrëdhëniet me Tiranën dhe Prishtinën. Me Tiranën përveç Kosovës nuk kemi çështje të hapura përveç dallimeve për Kosovën dhe duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Nga ana tjetër mendoj se Prishtina ka një pozitë, e cila mund të kaloj diku në Perëndim nëse nuk e njohin situatën. Ne nuk mund të flasim që në Kosovë jetojnë kosovarët dhe në Tiranë shqiptarët. Ja tani kemi shqiptarët në Preshevë që thonë se janë pakicë kombëtare. Pakicë e kujt e Kosovës apo shqiptare? Ne nuk mund të bëhemi të verbër. Ky është populli i njejtë që jeton në Tiranë dhe në Prishtinë. Andaj duhet të flasim për të gjitha. Unë kam qenë gjithmonë për atë që problemi të zgjidhet mes dy shteteve amë, mes Shqipërisë dhe Serbisë. Natyrisht unë nuk them që nuk duhet pyetur ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, por sikur të ishim nisur në këtë rrugë mendoj se problemi do të zgjidhej që në vitet ’90”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono