ministri i brendshem

lleshaj-vlore.jpg
nev ila11:04 | 18/06/2019

Një ditë pasi Partia Demokratike e cilësoi shantazh faktin që sipas saj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një takim me truproja të kreut të opozitës, Basha, ka deklaruar se siguria e tij është në rrezik, reagoi ministri. Nga Vlora, Lleshaj tha se nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi nga Vlora se nuk ka dijeni që kryetari i PD-së të jetë kërcënuar. Kurse  takimet me truprojët e Gardës që ruajnë Bashën i quan pjesë të punës se tij të përditshme.

“Puna ime është të takoj oficerët e Gardës, oficerët e Policisë, me këtë punë merrem gjithë ditën, takoj oficerë të Gardës edhe të Policisë sepse këtë punë kam”, tha ai.

Lleshaj e pranoi se i ka shkuar shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi që e informon në lidhje me një kërcënim ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

“Po letra është bërë publike, atë e keni në gazetë. Eshtë e vërtetë që ka patur një letër, të cilën ende nuk e kam lexuar. Siguria e Bashës, nuk kam ndonjë informacion që rrezikohet. Sigurisht jam vënë në dijeni dje të një letre që janë shtruar dhe disa pyetje, por nuk kam informacion që siguria e Bashës të jetë e kërcënuar në mënyrë specifike”, tha Lleshaj.

Deklarata u nga qyteti i Vlorës ku Lleshaj ndodhej në një takim me autoritetet portuale dhe ato të policisë, lidhur me masat e sigurisë për sezonin turistik.

“Ne po bëjmë përpjekje, por megjithatë them që këtu nevoja për përmirësim është shumë e madhe. Dhe këtu gjej rastin për të bërë një thirrje publike për të rinjtë e këtij vendi, të cilët duhet të afrohen për t’u bashkuar me Policinë e Shtetit”, tha ai.

Kurse për kultivimin e kanabisit, ai rikujtoi që pas 15 Qershorit do të ndëshkohen të gjitha autoritetet vendore që nuk kanë njoftuar më parë për bimët e mbjellura./ABC News Albania 24/7

LLESHJA-1280x703.jpg
Sej rie11:50 | 14/06/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se : “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Pak më parë në një deklaratë kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të drejtuesve të PD në Librazhd dhe Përrenjas pas protestave të organizuara kundër kryeministrit Rama në këto dy qytete, duke i cilësuar si përpjekje për të frikësuar opozitën.

Ai u shpreh ndër të tjera se në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku.

“Në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku. Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjenë veten pjesë të ligjit që të mos u binte urdhrave të paligjshme të autokratit të inkriminuar, Edi Rama. Këto akte thjeshtë po thellojnë me shpejtësi gropën ku ka rënë Edi Rama. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas deri në triumfin e demokracisë ndaj narkoshtetit”, tha Basha./abcnews.al

auto-grabitja-rinas-0-620x3401481461911-c1200x600.jpg
nev ila18:21 | 10/04/2019

Deklaratave të ministrit Sandër Lleshaj u është përgjigjur Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.

Nëpërmjet një deklarate, zyra e shtypit e këtij aeroporti thotë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi grabitjen e djeshme.

Në deklaratë thuhet se autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se njoftimi për grabitjen është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas.

Më tej, në reagim thuhet se gjatë këtyre 3 viteve që nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, aeroporti ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues.

“Forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur”, thuhet në deklaratën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Deklarata e plotë e TIA:

“Tirana International Airport (TIA) shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e djeshme të 9 Prillit 2019, me pasojë vjedhjen e një sasie të vlerave monetare në pistën e aeroportit.

TIA kishte vendosur të respektonte hetimet nga autoritetet përkatëse dhe në respekt të këtyre hetimeve, nuk u prononcua deri më tani, duke patur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes dhe çështjen e sigurisë së jetës të pasagjerëve, stafit dhe të gjithë punonjësve të shtetit shqiptar që operojnë në aeroport.

Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin – si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale.

Tirana International Airport duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 9 Prillit 2019.

TIA ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me ngjarjen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas.

TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues.

TIA është pjesë e auditimeve periodike qoftë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, qoftë nga palët e treta. Bëjmë thirrje dhe lutemi për vëmendje të kuptojmë të gjithë, se forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur.

Bashkohemi tërësisht me meritat që kanë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e djeshëm, zanafilla e të cilit ishte njoftimi i TIA-s.

TIA bën thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim kur lidhen me çështje të sigurisë, sepse do përbëhej një rrezik shtesë për çdo rrethanë.

TIA vlerëson me respekt hetimet, çdo qytetar, çdo punonjës policie dhe dëshiron të theksojë, se kur cënohet siguria dhe jeta e një qytetari, jemi të gjithë në të njëjtin krah.

Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Eshtë pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë.

Rikthesojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë.

Tirana International Airport mbetet në dispozicion të pasagjerëve dhe opinionit publik për informacione të mëtejshme”./abcnews.al

saimir-tahiri.jpg
G. P.11:40 | 06/02/2019

Gjykata për Krimet e Rënda nisi shqyrtimin e ankimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kundër zgjatjes me 3 muaj të hetimeve ndaj tij. Ish-ministri tha se prokuroria ka kaluar çdo limit të arsyeshëm dhe tashmë nuk di se si ta mbyllë hetimin.

Për të disatën herë që nga Nëntori i vitit 2017, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbërriti këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda. Këtë radhë për të kundështuar vendimin e Prokurorisë të datës 17 Janar 2019 për zgjatjen e afatit të hetimit me tre muaj të tjerë.

Tahiri po hetohet për “trafik narkotikësh” si grup i strukturuar kriminal dhe “korrupsion”, pasi dyshohet se ka favorizuar grupin e “Habiljve” në trafikun e drogës. Pas nisjes, prokurorët kërkuan një seancë me dyer të mbyllura, për të ruajtur sekretin hetimor. Argumenti nuk ishte bindës për ish-ministrin nën hetim.

“Janë trafikuar lajme të cilat unë i kam në mesazhe nga prokuroria. Nuk shkon. Në çmimin tuaj është, por çfarë sekreti ka këtu”?

Në seancën me dyer të mbyllura, përmes avokatit të tij, Tahiri i kërkoi gjykatës të ndryshojë vendimin e prokurorisë për shtyrje afati dhe të përfundojë hetimet për të. Por seanca u ndërpre dhe u shty për ditën e hënë, për t’i dhënë kohë prokurorëve për të paraqitur disa dokumente, që nuk i zotëronin në seancë. Jashtë sallës, Tahiri tha se çështja ndaj tij ka kaluar çdo limit të arsyeshëm.

“Kam heshtur për të marrë atë që më takon dhe pastaj do flas. Në Itali kanë thënë që ky njeri nuk lidhje. Këtu vazhdon e zgjatet sepse kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Nuk e kam humbur durimin do pres deri në fund çdo veprim të prokurorisë dhe çdo vendim të gjykatës, por realisht e ka humbur sensin.”.

Ai akuzoi direkt prokurorinë për mosruajtje sekreti hetimor të dosjes së tij.

“Ju keni aq shumë mesazhe në celularët tuaj nga prokurorët sa nuk ka më sekrete. Në këtë vend që jemi ne nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon”.

Në 17 Janar, Krimet e Rënda zgjatën për të pestën herë me tre muaj afatin e hetimit për Tahirin. Gjatë kësaj kohe prokurorët presin përgjigjen e një letërporosie të dërguar në Malin e Zi, si edhe përkthimin e një letërporosie të ardhur nga Italia./abcnews.al

MBULIM-LLESHAJ-ME-KOSOVARIN.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
G. P.15:14 | 22/12/2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u takua me homologun e Ekrem Mustafa, ku në fokus ishte forcimi i kontrollit të kufijve dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në dy shtetet përkatëse. Takimi mes dy ministrave të Brendshëm pason mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Pejë disa javë më parë.

“Delegacionet diskutuan gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit policor dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në proceset e integrimit evropian, në të dy vendet”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në media nga ministria e Brendshme./abcnews.al

sander-lleshaj-2.jpg
G. P.14:41 | 21/12/2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranon së për të plotësuar mungesat e radhëve të policisë me specialistë do të duhen të paktën 5 vite, pasi mungojnë ekspertë të krimit Ekonomik, Kibernetik si edhe ato të Lëndëve Plasëse. Numri një i Ministrisë së Brendshme komentoi edhe dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë, si edhe për protestën e studentëve.

Mungesa e 315 Komisarëve në Policinë e Shtetit ka krijuar një deficit në punën e punonjësve të uniformave blu përballë krimit të organizuar në vend. I ftuar në emisionin “Real Story”, ministri i Brendshëm theksoi se duhen ndërmarrë masa të menjëhershme për të ulur këtë hendek, pasi shumë sektorë të policisë nuk kanë specialistët përkatës.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm: “Numri i punonjësve që kanë një background profesional të dedikuar fushës nga ekonomia, financa, informatika, jurisprudenca dhe elektronika është pothuajse simbolik dhe sot në kushtet e një krimi të sofistikuar, i cili sot më shumë se çfarëdo është krimi ekonomik është krimi financiar, është krimi kibernetik. Ne nuk mund t’i adresohemi këtij krimi duke përdorur instrumente të papërshtatshme. 315 nënkomisarë mangët, rreth 25% në total mangët. Një mungesë edhe më dramatike në specialitete.”

Numri një i Ministrisë së Brendshme, foli edhe dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë, por nuk shpjegoi arsyet e largimit pasi çështja është në hetim.

Sandër Lleshaj: “Pjesë e problematikës midis rezistencës iraniane dhe qeverisë se Iranit të spostohet në Shqipëri. Janë shtuar dhe risqe të caktuara që tensioni midis dy palëve të transferohet në një farë mënyrë këtu me qëllim që ky rrezik të mos ekzistojë më në Shqipëri pra që ky konflikt ndëriranian të mos jetë një konflikt i mbartur dhe në Shqipëri, qeveria shqiptare ka marrë vendimin me të cilin publiku i gjërë është njohur. Patjetër që ka patur përpjekje serioze të cilat nuk kanë funksionuar falë reagimit parandalues që kanë patur strukturat tona në bashkëpunim me partnerët tanë.”

Lidhur me protestën e studentëve, Lleshaj pohoi se kërkesat e tyre janë të qarta dhe të mirëartikuluara, ndërsa përjashtoi mundësinë e procedimit penal ndaj të rinjve nga policia.

Sandër Lleshaj: “Ne nuk kemi mbledhur informacione për protestën e studentëv, nuk hetojmë, kështu që nuk kam informacione se çfarë ndodh atje. Nuk janë objekt për të zhvilluar veprimtari informuese mbi to. Për ne ajo është protestë studentësh për çështje të qarta të mirëartikuluara dhe të mirëmbrojtura prej tyre. Nuk kemi evidencë që të na çojë në përfundime të tjera të përfshirjes.”

Sipas Lleshaj, policia shqiptare ishte e vetme nga partnerët ballkanik që dha informacionin e saktë se nga cila pikë e Kalimit Kufitar doli nga vendi ynë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski./abcnews.al

lleshaj.jpeg
ent ela10:35 | 14/12/2018

Të mos ketë më postblloqe policore nga akset kryesore rrugore dhe të hiqet praktika e dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane. Këto janë dy urdhrat e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Lleshaj kërkon edhe heqjen e praktikës së dublimit.

Përmes një shkrese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon ndalimin e praktikës së ashtuquajtur ‘postoblloqe policore’ në akset e vendit, si dhe heqjen e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane. Ministri kërkon ndryshimin e situatës, duke theksuar se prania e Policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

“Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon.Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”.

Duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të punës së Policisë, Lleshaj kërkon që të evidentohen probleme që lidhen me aksidentet rrugore si edhe me kualifikimin e punonjësve të Policisë.Në njoftim e ministrisë së Brendshme thuhet se kjo kërkesë do të realizohet përmes organizmit të një sistemi të patrullimit të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, e punonjës pa uniformë. Masa e dytë, sipas Lleshajt ka të bëj me shmangien në maksimum të punonjësve të Policisë Rrugore, që të cilët deri tani dublojnë semaforët në shumë nga kryqëzimet më kryesore të qyteteve. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor si edhe me ato të vendeve të BE. Në fund ndër masat e tjera që do të nisin zbatimin shpejt, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme është projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës. /abcnews.al

OK-NDRYSHIMI-I-LIGJIT-PER-POLICINE.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
G. P.17:33 | 10/12/2018

Një ndryshim i propozuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në ligjin për Policinë e Shtetit, parashikon ndërprerjen e punës për çdo efektiv policie që nuk pajiset me Certifikatën e Sigurisë. Ky dokument lëshohet nga DSIK, por shumë oficerë policie janë të shqetësuar se, ligji lë hapësirë për penalizime mbi baza subjektive.

Një nga ndryshimet e propozuara nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në ligjin për Policinë e Shtetit, ka të bëjë me një pikë të shtuar në nenin 46 lidhur me ndërprerjen e Marrëdhënieve të Punës për Punonjësin e Policisë. Këto janë pikat në nenin 46 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit që parashikojnë rastet kur një efektivi i ndërpritet marrëdhënia e punës. Sipas propozimit të ri nga ministri Lleshaj, shtohet gërma “f”, që parashikon se një punonjës policie mund të përjashtohet nga radhët e saj nëse, nuk është i pajisur me Certifikatën e Sigurisë. Ky dokument lëshohet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Sipas ligji aktual, askush nga efektivët nuk largohet nga radhët e policisë nëse nuk marr Certifikatën e Sigurisë. Kjo kategori e oficereve të policisë thjesht nuk ka mundesi të njihet me informacionet sekrete ose, mund të transferohen në detyra të tjera, me udhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shumë punonjës të policisë, jashtë kamerave shprehen të pakënaqur nga propozimi i ministrit të Brendshëm për ndryshim të nenit 46, të ligjit për Policinë e Shtetit. Kjo sipas tyre, mund të përdoret me dashakeqësi për largime policësh nga puna; nga SHÇBA apo SHISH, që janë instrumentat që furnizojnë DSIK me informacion për dhënien e Certifikatës së Sigurisë.

Sindikata e policisë sjell si shembull vetingun në Drejtësi. Në këtë rast, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka përpiluar shumë raporte për gjyqtarë e prokurorë, që i cilëson si të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë, pasi kanë kontakte me persona të inkriminuar. Por për këtë gjë ka hetuar Komsioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka dhënë dhe fjalen e fundit lidhur me gjyqtarin apo propkurorin që vetohet.

Në rastin e policisë, vendimi i DSIK për dhenie ose jo të Certificatës së Sigurisë për një efektivi policie, përballet drejtepërdrejt tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Është pikërisht ky autoritet, që mbi bazën e ligjit përë, vendos ndërprerjen e punës për çdo oficer të policisë që nuk fiton Certifikatën e Sigurise. Vetë subjekti i dëmtuar në këtë rast ka mundësine e vetme për të ankimuar këtë vendim, përmes padisë në Gjykatën Administrative. Por edhe këtu nuk është e qartë kush e ka barrën e provës, pas arsyet e gjetura nga DSIK si motiv për mosdhënien e Certificatës së Sigurisë./abcnews.al

SINKRON-META-PER-DEKRETIN_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
G. P.20:52 | 16/11/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Dekretimi është bërë në limitet e fundit të afatit kohor. Kjo ishte hera e dytë që emri i Sandër Lleshajt qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi.

Vetëm pak orë përpara përfundimit të afatit kushtetues 7-ditor për t’u shprehur për propozimin e kryeministrit Edi Rama, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Kjo ishte hera e dytë që emri i Lleshajt qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi. Dekretimi u paralajmërua në mesditë, pasi Presidenti pranoi dorëheqjen e Gjeneral Sandër Lleshajt si ushtarak aktiv. Tashmë i preferuari i kryeministrit Rama do të jetë edhe zyrtarisht në krye të Ministrisë së Brendshme, pas votimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë.

Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga Presidenti Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit e pati konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas ç’dekretimit si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm.Më herët propozimi i kryeministrit Edi Rama për të zevëndësuar në detyrë Fatmir Xhafajn e dorëhequr me Sandër Lleshajn, nuk e ka bindi kreun e shtetit,i cili nuk ka dhënë arsyet se perse nuk e dekretoi fillimisht kandidaturën e Lleshajt.

Rasti mos dekretimit nga Presidenti të një ministri nuk mungon. Një tjetër qeveri socialiste, ajo e drejtuar nga vetë Ilir Meta në vitin 2001 për shumë muaj ka qenë pa 3 ministra, pas dorëheqjes së Mustafa Muçit, Anastas Angjelit dhe Bashkim Finos dhe pas presioneve të Nanos si kryetar partie se Meta nuk do të arrinte dot që të kishte votat në parlament për të votëbesuar ministrat e rinj./abcnews.al

SINKRON-META-PER-DEKRETIN-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_01.14-1280x720.jpg
G. P.19:07 | 15/11/2018

Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të thotë paraprakisht nëse do e dekretojë apo jo ministrin e ri të brendshëm. Aludimeve se ka shkelur kushtetutën, iu përgjigj duke kujtuar se në karrierën e tij ka ushtruar detyrat më të larta shtetërore, për pasojë ligjin e kushtetutën e njeh shumë mirë.

Ilir Meta: “Për dekretin unë nuk jam përfshirë në asnjë deklaratë të tillë dhe asnjë polemikë. Unë jam president, për të respektuar i pari kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, këtë e bëj dhe kam bërë me përkushtim maksimal. Nuk ka asnjë presion që mund të ndikojë tek unë për të cënuar, sikurse ju e dini kam qenë i shprehur edhe publikisht për të informuar kuvendin në rast se kuvendi kërkon sqarime. Kam takuar dhe kryetarin e Kuvendit për këtë çështjë dhe gjëja tjetër që do t’ju them në pozitën e Presidentit pas një eksperience edhe në pozitën e Kryeministrit edhe të kryetarit të Kuvendit. E di shumë mirë si procedon procedura e emërimit të ministritnë vendin tonë. Kështu që në ditë të ardhshme do të merrni përgjigje institucionale dhe korrekte dhe unë nuk kam nevojë të përfshihem në debate të karakterit politik apo spekulativ.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono