miniere

00.jpg
in a16:42 | 08/11/2019

Zjarrëfikësit kanë shpëtuar minatorët e bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në qytetin Lindor të Gjeermanisë, Teutschenthal. Rreth 35 njerëz mbetën të bllokuar brenda në minierë, Ndërkohë që dy punërtorë kanë mbetur të plagosur dhe njëri prej tyre raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Miniera fillimisht u mbyll në vitin 1982, por më vonë gjatë 15 viteve të fundit u rimodelua. Kjo minierë është një bazë me një hapësirë prej 14 kilometra katrorë, ku hidhen mbeturinat minerale. Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar se kush mund të jetë shkaku që shkaktoi shpërthimin, raporton Anadolu Agency. /abcnews.al

patozi-2-1280x705.jpg
ent ela21:21 | 08/04/2019

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se opozita duhet të hyjë në zgjedhjet vendore për të mirën e vendit.

Sipas tij, nëse Basha nuk hyn në zgjedhje atëherë ai do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Ramës një minierë ari.

“Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por parashikoj vështirësi shumë të mëdha për opozitën shqiptare nëse nuk do arrijë dot të futet në zgjedhje. Unë mendoj se Lulzim Basha nuk ka këllqe, nuk ka shpatulla të mbajë barrën e rëndë të nxjerrjes së PD-së nga i gjithë sistemi politik. Do mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë së heqjes së përfaqësimit politik të PD-së në të gjitha nivelet.

E di ç’do të thotë të mos hysh në zgjedhjet lokale, se në zgjedhje të përgjithshme edhe mund të mos hysh. Ose futesh me shpresën që mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhje lokale të parakohshme nuk ka kurrë. Duhet të ishte një kambanë për Lulzim Bashën dhe për këdo tjetër se është e frikshme mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Edi Ramës një minierë floriri. Në sensin që do t’i ketë kryetarët e bashkive sikundër ka drejtorët.   Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk merr pjesë asnjë forcë tjetër relevante, sigurisht që Rama mund t’i fitojë të gjitha bashkitë. Kjo do ishte një gjë shumë e rëndë dhe e pandreqshme”, tha Patozi./abcnews.al

pogradec.jpg
ad min12:43 | 29/08/2018

Banorët e fshatit Memlisht në Pogradec kanë protestuar dhe në të njëjtën kohë kanë penguar punimet e një firme kromi. Ata thonë se shtëpitë e tyre rrezikojnë të shemben nga shpërthimet me dinamit.

Në Memlisht të Poogradecit prej dy ditësh njerëzit dalin në rruge duke protestuar.

Një subjekt minerar ka marre leje për shfrytëzimin e nëntokës së fshatit, për nxjerrjen e kromit, por banorët nuk lejojnë fillimin e punimeve.

“Unë me vdekje këtu nuk lë këmbë njeriu e firmë të hyjë këtu”, thotë një banore e zonës.

Ata thonë se 25 shtëpi, rrezikojnë të dëmtohen nga hapja e galerive dhe përdorimi i lëndëve eksplozive gjatë procesit të nxjerrjes së mineralit.

“Ata thonë do vemë mina, por nuk ka dëm. Po e tërhoqe gishtin e asaj pistoletës do bëjë bam”, shprehet një banor tjetër.

“Nuk bëhen minat në galeri kështu. Do të hapësh minierën 10 metra larg shtëpisë”, thotë një banor.

“Duhet të lozin dhe fëmijët e mi. Pse të vijnë ata dhe të hedhin minat këtu”, theksoi një banor tjetër i Memlishtit.

Rreziku i dëmeve në prona, por edhe rreziku për jetën, bëhet edhe më evident nga fakti, që distanca midis sektorit ku do bëhen gërmime dhe shpërthime me eksploziv dhe banesave është vetëm 50 metra. Ish-minatoret e Memlishtit e dinë më mirë se kushdo, çfare dëmesh mund të sjellë, rihapja e minierës së kromit.

“Kjo minierë është ndaluar që në ’83-shi, 84-n sepse kam 40 vjet në këtë shtëpi unë”, thotë banori.

“10 metra nga shtëpia do fillojë galerinë ai aty. Shtëpitë janë rreth e përqark të banuara, me njerëz. Vijnë pushuesit të shplodhen aty, zhurma, pluri. Në asnjë vend të votës nuk ka bërë vaki që të bëhet kjo. Në mes të lagjes të hapësh minierë shfrytëzimi”, thotë banori.

Banorët bllokuan rrugën e fshatit, duke mos lejuar kalimin e mjeteve të rënda të firmës. Kjo e fundit kërkoi ndihmën e Policisë së Pogradecit.

“Me dhunë, policia. Disa herë i thashë mos më prek, mos më prek. I kam dhe me filmime. Do ikësh, do largohesh që këtu tha edhe do largohesh. Edhe më kapi për krahu edhe më largoi e aty filloi ajo që ma nxorri krahun”, shprehet Fatime Hasanaj, gruaja e lënduar nga policia.

Subjekti minerar ka ofruar marrëveshje, duke marre përsipër çdo dëm të mundshëm nga punimet, por banorët kanë refuzuar. Zgjidhje për ta mbetet anulimi i lejes për shfrytëzimin e nëntokës. Miniera e Memlishtit ka funksionuar deri në vitin 1983 dhe me mbylljen e saj u ndërtuan shëpi. Rihapja e galerive të kromit tre vite më parë po i ekspozon rrezikun nga shpërthimet dhe punimet e tjera. /abcnews.al

miniera.gif
ad min10:05 | 04/05/2018

Minatori Besnik Palamoni, 48 vjeç, mbeti i plagosur të enjten në galerinë e kromit pasi e zuri një masiv gurësh.

Ndërkohë, këtë të premte pas hetimeve, policia ka arrestuar dy persona: Jakup Gurrën, 61 vjeç, me detyrë inxhinier/drejtues teknik miniere dhe Nerim Livanin, 57 vjeç, me detyrë teknik miniere. Arrestimi i tyre u bë për shkak se dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Aksidenti i që plagosi në kokë minatorin Palamoni ndodhi në Martanesh të Bulqizës, në galerinë nr 10 të subjektit minerar “Kaprolla” sh.p.k.

48-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia ka njoftuar se Palamoni ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono