mina

zarife-hasanj.jpg
G. P.18:48 | 06/05/2019

Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš ka shprehur ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kariņš thotë se kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.

Uroj një shërim të shpejtë edhe të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO”, shkruan kryeministri letonez.

Ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë shqiptarë të tjerë./ABC News Albania 24/7

ambasada-amerikane.jpeg
G. P.17:40 | 06/05/2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë reagoi në lidhje me vdekjen e efektives së Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e ushtares që humbi jetën në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.

Gjithashtu ata i urojnë shërim të shpejtë dy ushtarëve të tjerë që mbetën të plagosur.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, shkruan në Facebook ambasada.

Nëntetare Zarife Hasanaj humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e NATO-s në Letoni. 32 -vjeçarja ishte pjesë e kontigjentit shqiptar, në kuadër të mbrojtjes kolektive të aleancës. 2 efektivët e tjerë shqiptarë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj, mbetën të plagosur./abcnews.al

mina.jpg
G. P.09:28 | 02/04/2019

Një djalë dhe një vajzë nga Vlora, që u kapën në Lezhë me 3 mina të telekomanduara, po mbaheshin në vëzhgim prej muajsh për këtë aktivitet. Në hetim u përfshi edhe Policia e Tiranës, duke përgatitur edhe një blerje të stimuluar, të cilën dy të rinjtë e kishin refuzuar.

Dy të rinj nga Vlora u prangosën të martën në qytetin e Lezhës me tre mina me telekomandë si edhe me lëndë narkotike. Në çantën e shpinës së Amelda Elezit, 21 vjeçe, uniformat blu gjetën të montuar lëndën shpërthyese e gatshme për t’u shitur në tregun e zi. Ndërsa Armand Lukani, 23 vjeç, kishte  me vete 2.3 kilogramë kanabis sativa.

Hetimi për të rinjtë kishin nisur disa muaj më parë, teksa u shpall në kërkim edhe miku i tyre 27 vjeç, i cili dyshohet se kishte rolin e transportuesit. Përveç dy policive në Lezhë dhe Vlorë, në hetim u përfshinë edhe ekspertët e krimeve kundër jetës në Policinë e Tiranës.

Dyshimet kryesore ishin se lënda shpërthyese me telekomandë do të tregtohej në kryeqytet. Për të rënë në gjurmët e të rinjve, policia përgatiti edhe një blerje të stimuluar, por që nuk u realizua në Tiranë. Armand Lukani dhe personi tjetër i shpallur në kërkim nuk pranuan që shkëmbimi i parave dhe i minave me telekomandë të bëhej në të njëjtën ditë, pasi më parë blerësit duhet të paguanin kaparin e përcaktuar më herët.

Operacioni për sekuestrimin e tre bombave me telekomandë u shty me të paktën një muaj, duke përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës një vajzë dhe një djalë. Uniformat blu nuk ka dhënë detaje nëse këta persona po përgatisnin ndonjë akt kriminal në Lezhë apo ishin vetëm korrierë, ndërsa vlera në treg shkon afërsisht nga 700 deri 2000 euro, kjo në varësi të fuqisë së lëndës shpërthyese./abcnews.al

MINAT-ELBASAN-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.57-1280x590.jpg
G. P.12:18 | 20/10/2018

Një 28 vjeçar, i cili mbante me vete 4 mina me telekomandë, është arrestuar në Elbasan. Policia ka ushtruar një kontroll në një lokal në fshatin Mengël. Në ambjentet e tij janë gjetur 4 mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet. Ende nuk dihet se kujt do t’ja shiste minat Petraq Kote dhe për çfarë do të përdoreshin ato. Ndaj 28 vjeçarit rëndon vepra penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al

OPERACIONI-LEZHE-MBULIM_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_01.00.jpg
G. P.12:32 | 30/09/2018

Një 29 vjeçar nga Tirana u kap me mina me telekomandë në Lezhë. Në një deklaratë publike të drejtorit të Policisë së Lezhës Ferdinand Mara, thuhet se Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana u kap pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Gjithashtu u arrestua personi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, për tentativë vrasje. Gjatë operacionit janë kontrolluar banesa e biznese dhe u shoqëruan 15 persona me precedentë penalë.

lulzim-basha.jpg
G. P.15:14 | 20/07/2018

I sapo kthyer nga Shtetet e Bashkuara, kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me median lidhur me ligjin e miratuar për shembjen dhe ndërtimin e një teatri të ri kombëtar, ashpërsoi tonet.

“Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj interesit publik, do i përgjigjemi me luftë totale, për të parandaluar që fati i teatrit të trokasë në pronën e tyre. Jam i sigurt që populli do bëj atë që duhet për të mbajtur gjallë pemën e lirisë”.

“Pema e lirisë duhet ujitur herë pas here me gjakun e patriotëve dhe tiranëve”, thotë shprehja e Tomas Jefferson. Ndërsa qëndrimin e radikalizuar Lulzim Basha e vijoi me paralajmërime.

“Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurt që do jua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Një paralajmërim të qartë Fusha shpk. Nuk ka shans të gëzoni frutet e një ndërmarrje të tillë. Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entitet tjetër do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të ligjit do ju sekuestrojmë çdo metër katror dhe qindarkë euro”.

Një të tillë edhe arkitektit të projektit.

“Kam paralajmëruar Bjarke Ingalson se do shpallet non grata nga qytetarët, komuniteti dhe opozita”.

Pasi shpjegoi teorinë e përpilimit të një ligji, juristi në krye të Partisë Demokratike, në mungesën e parimit të universalitetit në ligjin për Teatrin Kombëtar shpreh ende habi, por këtë në drejtim të kujt vëzhgon.

“Unë akoma habitem veç nëse janë me pushime, si nuk kemi asnjë reagim nga KiE, OSBE apo BE. Shkelja e kësaj norme elementare është shkelmim i parimit të shtetit të së drejtës”.

Prioriteti numër një në drejtim të zhbërjes së ksaj për opozitën është ndarja e qeverisë nga krimi.

“Kryeministri dhe ministra të ndarë nga krimi është minimumi. Nuk ka dhe s’do ketë asnjë pakt me Edi Ramën dhe qeverinë e tij të lidhur me krimin”.

Në funksion të kësaj opozita do të ofrojë platformën dhe vizionin e saj për të dalë nga ajo që Lulzim Basha quan krizë të trefishtë, ekonomike, politike dhe morale./abcnews.al

eduart-sinanaj.jpg
G. P.09:22 | 24/06/2018

Gjashtë mina me telekomandë u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar “ Udhëtimi”. Sipas policisë kapja e tyre ishte një parandalim i ngjarjeve kriminale.

Në pranga ështe vënë  Eduard Sinanaj, 40 vjeç,  nga Tirana, i cili më parë ka qenë i dënuar për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestimi i tij u bë në rrugën  Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë. Ai po drejtonte mjetin e tij   tip Peugeot në bagazhin e te cilit, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin./abcnews.al

MINAT-NE-KURBIN-1280x720.jpg
ent ela09:46 | 11/05/2018

Një 36-vjeçar nga Tirana u arrestua  pasi u kap me dy mina me telekomandë. Fatjon Llanaj u ndalua afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë. Në një çantë ai kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia kishte marrë informacion në rrugë operative dhe arriti ta prangosë në flagrance të riun, i cili do t’i shiste minat në Lezhë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi  në flagrancë i shtetasit:

Fatjon Llanaj, 36 vjeç,  banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga  neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

 

andi-qosja-1280x663.jpg
G. P.22:39 | 12/03/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, gazetari i kronikës Andi Qosja foli rreth detajeve më të reja nga ngjarja, ku mbeti i plagosur, 34-vjeçari Gentian Hoxha në një servis celularësh.

Sipas Qosjes, policia ka zbuluar se 34-vjeçari brenda aktivitetit të tij montonte mina me telekomandë.

Me tej, ai shtoi se Hoxha kishte pesë vjet që e ushtronte aktivitetin dhe nuk ishte i skeduar nga policia. Sipas Qosjes, Hoxha e ka përdorur këtë aktivitet, i cili ishte i jashtligjshëm si një kamuflazh./abcnews.al

vlcsnap-error238-1-1280x720.jpg
G. P.17:09 | 23/02/2018

Gjykata e Lezhës ka vendosur arrest me burg për dy personat që u ndaluan me mina me telekomandë.

Mësohet se dy të pandehurit, Artur Popa dhe Valtor Çala nuk kanë folur gjate seancës gjyqësore. Trupi gjykues e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre duke i lënë në qeli të dy.

Këta të fundit u arrestuan gjatë operacionit “Goes on” në Lezhë, ku u sekuestruan mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono