Mimi Kodheli

mimi-kodheliii.jpg
ad min21:07 | 25/06/2019

“Shpresoj që shqiptarët do të shkojnë qetësisht në votime, të patrembur, të patutur për të ushtruar një ndër të drejtat e tyre bazike”. Është ky mendimi i kryetares së komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli.

Ajo ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”. Ish-ministrja e Mbrojtjes theksoi se opozita ka bërë faj duke lënë të papërfaqësuar njerëzit e saj në zgjedhje.

Mimi Kodheli: Po marrim Tiranën. Numri i kandidatit tonë, është numri dy që do të thotë se janë dy kandidatë, është edhe kandidati i bindjes demokratike. Kjo e të qenit opozitar, e të qenit demokrat nuk është pronë e askurrkujt. Është pronë e qytetarëve që kanë zgjedhur të rrinë në një kah të politikës. E dyta, PS mban numrin 30 që do të thotë se ka 29 parti të regjistruara në radhë para saj dhe ka nja 10 a 12 mbrapa saj.

Mustafa Nano: Këtë e dimë, një pjesë e shqiptarëve nuk do të votojnë se ndihen të pabarabartë, të papërfaqësuar nga partitë e tjera.

Mimi Kodheli: Ky është gabimi i madh fatal që bënë disa anëtarë të parlamentit, përfaqësues të PD që ikën nga parlamenti sepse sot kanë njerëzit mbështetësit e tyre që janë të papërfaqësuar dhe ky është një gabim shumë i madh. Kjo është ajo çka gabuan rëndë. Mospërfaqësimi është faj. Daton herët mënyra si janë zgjedhur kryetarët. Mua më kujtohet Sokol Olldashi. Kam bërë një bisedë telefonike gjatë kohës që garonte për t’u bërë kryetar partie. Ka pasur mungesë të theksuar transparence dhe ai proces. Pra askush nuk mund të thotë dhe të lajë duart dhe të thotë shiko sa djalë i mirë jam dhe këta se janë dy përgjime sa djem të këqij janë./abcnews.al

mimi-kodheli-1.jpg
ad min20:49 | 25/06/2019

Mimi Kodheli ishte e ftuar këtë të martë në emisioni “Provokacija”. Ish-ministrja e Mbrojtjes u pyet në lidhje me përgjimet e publikuar nga Bild. Ajo theksoi se kjo mënyrë e abuzimit me votat është përdorur në këto 30 vite nga të gjitha palët. Kodheli rrëfeu gjithashtu se nuk ka dhënë asnjëherë as edhe një kafe për të marrë vota.

“Unë kam bërë një diskutim disa kohë më parë, kur opozita ishte akoma në parlament lidhur me votat, blerjen e tyre, abuzimin me to dhe kam thënë që nuk mundet asnjë të çohet këtu dhe të thotë se unë jam ai jo mëkatari se të tillë nuk ka në përgjithësi ndaj në qoftë se dikush në këto 30 vjet zgjat gishtin te tjetri dhe thotë shiko se unë këtë mënyrë të të bërit vota nuk e kam përdorur kurrë dhe vetëm ti e përdor ky është abuzim me naivitetin e njerëzve e dëgjojnë. Këtë gjë e thotë një grua që keni këtu përballë dhe që nuk ka dhënë asnjëherë një kafe për të marrë një votë.

E kam dhënë kafe me dashamirësinë për t’i dhënë kafe një miku, një votuesi, por nuk kam abuzuar asnjëherë me këtë gjë. Kur e them unë dhe e kam thënë kohë më përpara duke bërë një diskurs shumë të rëndësishëm në parlament ndaj askush nuk mund të thotë pse u përgjuan këta 3 individët ca muaj më përpara janë vetëm këta që bëjnë këtë punë. Kjo është një punë e keqe që daton herët. Nuk e kanë filluar socialistët. PS është parti e madhe nuk ka nevojë të blejë vota”, tha Kodheli./abcnews.al

mimi-kodheli.jpg
ad min20:37 | 25/06/2019

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, deklaroi këtë të martë se gjatë kohës që ka qenë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes ka kthyer besimin tek detyra ndaj atdheut dhe forcave të armatosura.

Gjatë emisionit, “Provokacija”, teksa u pyet se cila ka qenë gjëja më e mirë që ka bërë në drejtimin e dikasterit të mbrojtjes, Kodheli nënvizoi se angazhimet e reja të forcave tokësore dhe detare në misione të rëndësishme mbarëbotërore kanë për të ngelur në sedrën e çdo ushtaraku dhe të saj si ministre.

“Shumëçka, por besoj që kam kthyer besimin tek detyra ndaj atdheut dhe punët e mira që një forcë e armatosur aq më shumë kur i përket një vendi anëtar të NATO-s duhet të bëjë dhe bën.

Kam bërë shumëçka, misionet e reja, angazhimet e reja, jo vetëm të forcës tokësore, por edhe asaj detare dhe jo vetëm, të cilët me krenari kanë marrë pjesë në misionet më të rëndësishme mbarëbotërore dhe kjo ka për të ngelur në sedrën e çdo ushtaraku, por ka për të ngelur edhe në sedrën time si ministre që u kam mundësuar atyre këtë rol aktiv si një vend anëtar në NATO, pa harruar asnjë detyrim brenda vendit”, tha Kodheli./abcnews.al

komisioni-i-sigurisee.jpg
ad min18:50 | 10/04/2019

Deputetët e Komisionit Kuvendor për Sigurinë Kombëtare bëjnë përgjegjës koncesionarin dhe bankat për rastet e grabitjes së parave gjatë transportit drejt Rinasit. Ata thonë se ngjarje të tilla kanë cënuar sigurinë kombëtare. 

Përfaqësuesit e shumicës socialiste e shohin ngjarjen e grabitjes së disa miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit si një mundësi për të ndryshuar ligjin për koncesionet. Kjo pasi sipas tyre, përgjegjësia për këtë rast të përsëritur brenda ambienteve të aeroportit është e koncesionarit kinez që e administron.

“Marrëveshjet koncesionare jo vetëm ajo në aeroportin Rinasit janë marrëveshje problematike. Përjashtojnë veprimin apo prezencën e forcave të shtetit, të rendit dhe sigurisë”, tha Ermonela Felaj.

“Do i kisha bërë thirrë koncesionares sa kontrollojnë çantat me kujdes se edhe na heqin rripat nga brezi më mirë të ke parasysh të bëjnë sigurimin e territorit ku operojnë në Rinas”, tha Sterkaj.

Por Paulin Sterkaj, anëtar i Komisionit të Sigurisë, mendon se përgjegjësia duhet kërkuar dhe tek vetë bankat.

“Përderisa ka një kallauz që tregon se lëvizin ajo shumë e madhe paresh duhet të hetohet më në thellësi problemi i lëvizjes së pareve”, tha ai.

Por a e ka cënuar kjo ngjarje sigurinë kombëtare?

“Janë momente, të cilat në fakt e vendosin në diskutim sigurinë kombëtare dhe krijon premisa të qarta për cënimin e saj”, tha Felaj.

Ndryshe nga dy anëtarët e Komisionit të sigurisë, për sa i përket cënimit të sigurisë kombëtare mendon ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

“Siguria Kombëtare është një fjalë e madhe. Unë mendoj se grabitja e djeshme është një ngjarje shumë e rëndë që duhet marrë shumë seriozisht sepse aeroporti është një objekt i rëndësisë së veçantë”, tha ajo./abcnews.al

MIMI-KODHELI-PER-KUKSIANET-1280x720.jpg
ent ela17:47 | 05/04/2018

Deputetja socialiste e Kukësit Mimi Kodheli i ka bërë thirrje qeverisë që jo vetëm të rishikojë tarifat e Rrugës së Kombit në favor të banorëve kuksianë, por edhe të investojë në rrugën e vjetër të Kukësit.

Të vetmuar e nisën seancën parlamentare të së enjtes deputetët e mazhorancës.

Edhe pse jashtë rendit të ditës Mimi Kodheli i ka nja dy fjalë me qeverinë për banorët që e kanë zgjedhur deputete.

“I kërkoj qeverisë përpara se të rishikojë tarifën e mirëmbajtjes në favor të banorëve  të qarkut të Kukësit, të përkujdeset dhe të investojë rrugën e vjetër të Kukësit si një alternativë për banorët atje, të shikojë dhe të rikategorizojë të gjitha rrugët në vend dhe në këtë mënyrë ta thjeshtojë dhe diferencojë  sistemin e taksimit.

Të bëjë transparente, ku dhe si shpërndahen të ardhurat që vijnë nga taksa e qarkullimit, të vlerësojë pozitivisht të gjitha propozimet që ka bërë dje Komisioni i Ekonomisë”.

Pas Erjon Braçes, Mimi Kodheli është një tjetër zë nga socialistët që kërkon të bëhet më shumë transparencë e më pak demagogji.

“Fort të nderuar kuksianë, hasianë, tropojanë kam folur duke iu parë në sy e po në sy ju shikoj edhe sot, e flas me ju me zemrën e një nëne dhe fuqinë e mendjes së një ligjvënësie.

Unë jam për shtetin e së drejtës, jam për ligjin, për ekonominë e tregut, por jam edhe për një rishpërndarje më të drejtë e më të moralshme që favorizon të dobit dhe të varfërit dhe jam më shumë transparencë e më pak demagogji.”

Deputetja socialiste e Kukësit paralajmëroi edhe Lulzim Bashën se dita e tij për t’u përballur me drejtësinë do të vijë, por sot më e rëndësishme për të është realizimi i ëndrrës kuksiane. /abcnews.al

 

vlcsnap-error120-1280x720.jpg
ent ela13:34 | 27/02/2018

Përfshirja e Kodit të Etikës, që rregullon sjelljen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, në rendin e ditës së seancës plenare të së hënës ka ri-sjellë në vëmendje ndryshimet që pritet të sjellë.

I domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Është ky mendimi i deputetëve të Parlamentit Shqiptar të ndodhur përpara një projektligji për Kodin e Etikës që rregullon sjelljen e tyre dhe kolegëve të tyre.

Mimi Kodheli: Të gjitha seancat e pluralizmit larg etikës, fillim  i mirë e mbështes, pjesa e margjinalizuar janë zonjat, shpresoj të demostrojmë të parët që ligjet që bëjmë t’i zbatojmë

Nard Ndoka – Deputet PDK: Parlamenti është arenë debati alternativash dhe idesh, shpesh ka devijuar, deputetët e kanë pasur modë tregimin e muskujve.

Oriola Pampuri: Kur ka një kod gjërat janë më të ligjëruara, nësë zbatohet shumë mirë. kur shkelet kushtetuta, kodi zbehet, janë të rëndësishme njëkohësisht.

Klajda Gjosha: Të mos përdorin kartonat me arrogancë, këtu duhet të fillojë kodi i etikës.

Fatmir Mediu: Shtëpia shkon sipas te zotit të shtëpisë, çështjet duhet të jenë të qytetarëve larg sharjeve dhe fyerjeve.

Ervina Salianji: 80% e tij janë të parashikuara në ligje të tjera, nga pikëpamja përmbajtësore nuk sjell gjë të re, përdorimi i telefonisë së lëvizshme ndalohet por nuk është ndjekur.

Përfshirjen në rendin e ditës së seancës plenare të 26 shkurtit e përshëndeti edhe prezenca e OSBE në Tiranë.

Përshëndesim përfshirjen e Kodit të Sjelljes të Deputetëve në seancën plenare dhe shpresojmë që të gjithë deputetët të kontibuojnë për finalizimin e tij me sukses. OSBE është krenare që ka ndihmuar Kuvendin në hartimin e Kodit, që përmbush standartet më të mira ndërkombëtare.

Parlamenti miratoi Kodin e Etikës në parim, për ta shtyrë miratimin nen për nen dhe në tërësi për një moment të dytë, pas integrimit të amendamenteve dhe pasqyrimit të disa ndryshimeve. Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar demokrat, kreu i Parlamentit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono