Milot
Lysien Nurishmi dhe Ilir Shulku

aksidet.jpg
eri Ida20:33 | 20/02/2020

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjtjeje,  ku si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë- Milot, në afërsi të fashtit Gramëz, ku pjesë e aksidentit janë përbrë dy automjete dhe një motoçikletë.

Ndërkohë ABC News mëson se si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al

aksidenti-milot.jpeg
nev ila16:25 | 19/01/2020

Dy persona mbetën të plagosur pasditen e kësaj të diele në hyrje të rrugës së Kombit në Milot.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë tre automjete. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas bluzave të bardha, për shkak të plagëve të marra një vajzë 21 vjeç, A.A. ndodhet në gjendje të rëndë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të jetë nje parakalim i gabuar i një prej drejtuesve të mjeteve.

Për shkak të aksidentit qarkullimi në këtë aks u bllokua për disa minuta./abcnews.al

 

aksidenti-viktima-gjorm.jpeg
nev ila12:20 | 30/12/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë, në kryqëzimin pranë fshatit Gjorm.

Mësohet se një automjet ka përplasur një motocikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Viktima mësohet se Gjok Zef Ndoka rreth 50 vjeç, i cili ishte me banim pranë kësaj autostrade. Në momentin e aksidentit ishte duke kaluar rrugën me motor.

Ndërkohë policia ka dhënë informacionin paraprak për këtë ngjarje:

“Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit”./abcnews.al

milot-1.jpg
in a14:24 | 08/12/2019

Pas apelit të 8-vjeçares nga Miloti në “Abc News”, familja e saj është pajisur me një çadër dimërore dhe ndihma ushqimore.

“Na kanë sjellë disa ndihma ushqimore, oriz, makarona, dyshekë, batanije dhe një çadër. Ndihmat që na kanë sjellë nuk na mjaftojnë sepse jemi tetë persona”, tregon vajza e familjes.

Pas kronikës së transmetuar në “Abc News”, ndihma për këtë familje kanë ardhur edhe nga Kosova. Jeton Abazi nga Peja bashkë me 5 persona të tjerë kanë ofruar 1600 euro për familjen.

“Përmes televizionit “ABC News” jemi njohur me rastin dhe krijuam mundësinë që sao pak ta ndihmojmë këtë familje”, u shpreh Abazi.

Familjes prej 8 anëtarësh iu dëmtua banesa nga tërmeti i 26 nëntorit dhe tashmë ata presin një zgjidhje strehimi nga strukturat shtetërore./abcnews.al

MILOT.jpg
ger ta14:40 | 07/12/2019

Banorët e dëmtuar nga tërmeti që jetojnë në çadra në disa zona në veri të vendit kanë kaluar një natë të vështirë nga reshjet e shiut. Një vajzë e vogël nga Miloti i bën thirrje Kryeministrit Rama që familjes së saj t’i sigurohet një çadër dimërore.

Unë nuk mund të flej më te kjo çadër. Ju lutem kryeministër mundeni që të bini një çadër dimri”.

Kjo është thirrja ulëritëse e kësaj vajze të vogël që natën e ka kaluar në një çadër aspak të përshtatshme. Ajo dhe 7 anëtarët e familjes së saj prej ditësh nuk hyjnë më në banesë pasi tërmeti ua ka dëmtuar shumë.

Shiu ju ka hyrë brenda në çadër dhe vajza tregon se është zgjuar e lagur.

Është shumë vështirë dhe shumë ftohtë për të fjetur. Sghiu ka hyrë i gjithë brenda, batanijet janë laguar. Edhe unë jam largur”.

Jo vetëm në Milot por dhe në Fushë Mamurras situata është e ngjashme. Është e dhimbshme kur sheh se si Asllan Sala për krevat ka improvizuar disa dëngje me kashtë.

Kam kërkuar çadër tjetër për familjen time, s’më kanë sjellë. Kam marrë dy herë pako”./abcnews.al

aksident-2.jpg
ent ela17:13 | 23/11/2019

Një aksident i rëndë  ndodhi sot pasdite  në aksin Milot-Rrëshen, ku një mjet tip Benz përplasi per vdekje një këmbësor.

Sipas policise, Mentor Farruku nga Peshkopia u plagos rende nga ky aksident dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Në njoftimin e saj policia sqaron se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po merret në pyete për ngjarjen.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar./abcnews.al

shtepia-e-grabitur-1280x748.jpg
ger ta08:55 | 20/11/2019

Një shumë prej 300 mijë eurosh janë grabitur në një banesë në Fushë-Milot.

Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhurë mbrëmjen e kaluar, ku tre persona janë futur në banesën e shtetasit Taf Shabani në Fushë-Milot. Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.

Autorët janë paraqitur të maskuar si efektivë policie. Zonja e shtëpisë, rrëfen se pasi janë afruar në shtëpi i kanë thënë kësaj të fundit se janë policë nga Tirana dhe se i ka ikur djali nga burgu, ndërsa i kërkojnë t’u tregojë ku e ka fshehur.

Më pas ata janë ngjitur në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi janë larguar ata, është lajmëruar i zoti shtëpise dhe policia e Kurbinit.

Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek si plakat më. Ku e ke djalin? Hyni njëri, jemi prej Tiarane tha të ka dalë djali prej burgu ku e ke fut, e  ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu, pastaj s’më lanë më me lujt më. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke fut djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ik, ku e ke fut. Ku e ke strehuar. Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne”, tha zonja e shtëpisë.

Ndërsa Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.

300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 kalamajt në Itali”, tha ai./abcnews.al

 

endrit-vejsiu.jpg
ad min13:52 | 18/10/2019

Gjykata e Lezhës liroi nga burgu Endrit Vejsiun, vëllain e moderatores Alketa Vejsiu, i cili u arrestua një vit më parë me 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë lëndë narkotike.

Endrit Vejsiu u dënua me 6 vite burg për dy vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vejsiu përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i shkon në 4 vite heqje lirie, të cilat sipas gjykatës ai do t’i shlyejë pjesën e mbetur të dënimit me shërbim prove për një periudhë kohore prej 5 vitesh dhe jo pas hekurave.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga Artan Hajredinaj. Endrit Vejsiu u kap në Lezhë më 30 Shtator të vitit 2018 në rrugën Milot-Lezhë. Në automjetin e tij u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis.

Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezulton se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trakonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë./ABC News Albania

aksidenti119.jpg
nev ila09:18 | 23/09/2019

4 pjesëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Laç.

Mjetin me të cilin udhëtonin doli nga rruga duke u përplasur me një masiv gurësh pranë kryqëzimit të Patokut.

Për pasojë mbetën të plagosur drejtuesi, bashkëshortja  dhe dy prindërit e tij. E vetmja që shpëtoi pa lëndime ishte vajza e mitur.

Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit./abcnews.al

lulzim-basha-2.jpg
ad min12:51 | 12/09/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për kontratat koncensionare Milot Balldren dhe Orikum-Dukat që pritet të miratohen sot në parlament, pas rrëzimit nga maxhoranca të dekreteve të Presidentit Meta. Kryedemokrati i kujtoi të gjithë deputetëve të parlamentit se do të jenë subjekt i ligjit antimafia nëse do të votojnë për këto kontrata dhe pasuria e tyre do të hetohet kur PD të vijë në pushtet.

Kur në sallën e Kuvendit, deputetët e mazhorancës diskutonin për rrëzimin e dekreteve për Presidentit për dy kontratat koncensionare të rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua me një paralajmërim të fortë deputetëve të Kuvendit.

“Vetëm një parlament peng i krimit dhe i oligarkëve mund të bëhet noter i një vepre kaq të rëndë, kriminale dhe hajdutërore. Kjo është vjedhje me ligj. Ndaj dua të paralajmëroj sot dhe pikësëpari çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj se nesër do të jetë subjekt i Ligjit Antimafia. Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat. Nesër do t’ju ndjekim këmba këmbës! Çdo qindarkë, çdo shpenzim në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo pronë dhe pasuri  e juaja do të jetë nën lupën e Ligjit Antimafia dhe të SPAK-ut”.

24 orë pasi Kuvendi të ketë votuar mbi këto dy koncensione, Partia Demokratike në emër të opozitës do t’i drejtohet me një letër dy kompanive që do të marrin përsipër ndërtimin e rrugëve por edhe bankave të nivelit të dytë që kanë garantuar dhënien e kredive.

“Ditën e nesërme ANK dhe Gjikuria do të paralamërohen zyrtarisht me letër nga Partia Demokratike, në emër të opozitës së bashkuar, për të gjitha pasojat penale  dhe kriminale për ta dhe për çdo person privat të kompanive të tyre nga pronari dhe drejtuesit, deri tek juristët e kompanisë, si subjekte të ligjit të forcuar anti-mafia, ditën e parë që PD dhe opozita e bashkuar do të marrin përgjegjësitë e qeverisjes në vend.

Një letër e ngjashme do ti dërgohet të gjitha bankave të nivelit të dytë pa përjashtim, për ti paralajmëruar se çdo financim, kredi apo garanci bankare dhënë këtyre koncensioneve, do ti bëjë këto banka automatikisht subjekte të ndjekjes anti-mafia. Do ti vendosë ato menjëherë në vëmendjen epërditëshme të opozitës sot dhe të qeverisjes së nesërme në bashkëpunim me SPAK, BKH dhe institucione të tjera ligjzbatuese të Shqipërisë dhe vendeve partnere”.

Kryedemokrati është i bindur se me miratimin e këtyre kontratave konsensionare, buxheti i shtetit do të jetë i paralizuar për kryerjen e investimeve mardje rrezikon edhe dhënien e pensioneve dhe rrogave për mjekët dhe arsimtarët./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono