militantet

PArtia-Demokratike.jpg
nev ila21:38 | 27/06/2019

Menjehërë pas statusit në rrjetet sociale të ministrit Sandër Lleshaj i cili akuzonte Partinë Demokratike për sulmin në KZAZ-në nr.6 në Shkodër, ka reaguar Partia Demokratike e cila deklaron se asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat-Shkodër.

Asnjë militant i Partisë Demokratike nuk ka djegur asnjë KZAZ në Bushat.

Dënojmë me forcë deklaratën kriminale dhe shpifjen e Ministrit të Brendshëm, si pjesë e një skenari të parapërgatitur nga Qeveria, për të inkriminuar opozitën.

U bëjmë thirrje mbështetësve tanë të mos bien pre të këtij skenari dhune.

Partia Demokratike është në dijeni të planit kriminal që është hartuar me gjakftohtësi nga Edi Rama, dhe që ka disa ditë që po tentohet të vihet në jetë. E siguroj në emër të Partisë Demokratike se do të dështojë, pavarësisht retorikës konfliktuale të vazhdueshme apo përhapjes së panikut tek qytetarët dhe bizneset private”./abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
nev ila22:32 | 26/06/2019

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë  në Dibër po shpërndajnë pistoleta për militantët e Rilindjes, si dhe po kërcënohen me jetë qytetarët që të dalin dhe të votojnë në 30 qershor.

Gjunkshi tha se drejtuesit e policisë në Dibër iu bëjnë presion qytetarëve që të japin votat. Ai shtoi se ministri Lleshaj gënjeu publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit policorë në Dibër, pasi ata janë akoma duke punuar.

Për këtë deklaratë të Gjunkshit ditënn e sotme, ka reaguar Policia e shtetit e cila mohon akuzat dhe thotë se deklarata e Gjunkshit është një shpifje e ulët.

“Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90″./abcnews.al

GJERMANI-ISIS-MBULIM.mpg_snapshot_00.16-1280x530.jpg
ent ela22:01 | 21/02/2019

Autoritetet policore në Gjermani kanë bastisur një seri banesash në landin e Renit Verior Vestfalia dhe kanë arrestuar 12 persona të dyshuar si militantë islamikë. Sipas mediave gjermane, të arrestuarit dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist në Gjermani dhe se më parë kishin ndihmuar persona të ndryshëm që t’i bashkoheshin Shtetit Islamik në Siri. Ata janë shtetas gjermanë me prejardhje marokene të moshave nga 22 në 33 vjeç. Mes tyre rezulton edhe një çift që kishte udhëtuar për në Siri në vitin 2016, duke marrë me vete edhe fëmijët, por gjatë udhëtimit në Turqi ishte ndalur nga autoritetet vendase dhe kthyer mbrapsht për në Gjermani. /abcnews.al

EVROPA-LIBI-ISIS-1280x720.jpg
ent ela19:36 | 04/09/2018

Drejtoresha e grupit SITE, që monitoron ekstremistët në internet, ka dhënë alarmin për të gjithë Evropën. Rita Katz thotë se duhet të rritet niveli i alarmit për sulme të mundshme, dhe sipas saj rreziku kryesor vjen nga militantët e ISIS në Libi.

“Libia pa dyshim është rreziku i ri për Evropën”. Këtë e konfirmon Rita Katz – drejtoreshë e SITE, grupit që monitoron radikalizmin silamik në internet. “Vitin e kaluar – saktëson ajo – ISIS nuk ekzistonte në Libi, kishte zero operacione kamikaze. Këtë vit ka pasur një dyzinë në të gjithë vendin”. Katz shton se “disa nga luftëtarët e Irakut dhe Sirisë kanë mundur të kthehen në vendet e tyre”.

Në këto moment, apelet për sulme në perëndim, qoftë Italia apo Franca, janë shumë të nxitur nga ISIS. Veçanërisht që këto dy vende janë pjesë e koalicionit të luftës kundër organizatave terroriste”, konfirmon Katz për agjencinë italiane të lajmeve, Ansa.

Drejtoresha e grupit që monitoron xhihadistët në internet këshilloi vendet Evropiane që të rrisin nivelin e alarmit dhe të jenë të gatshëm për të vepruar kundër ndonjë sulmi të mundshëm. “Mendoj se është e rëndësishme të mësohet se këto kërcënime ekzistojnë”, nënvizoi Katz. Deklaratat e saj vijnë në prag të konferencës për luftën kundër terrorizmit në Izrael. /abcnews.al

 

turqia1-1280x720.jpg
ent ela09:13 | 22/06/2018

Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar për arrestimin e 14 militantëve të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Ankara, pas dyshimeve se kanë qenë duke planifikuar sulm terrorist gjatë zgjedhjeve të 24 qershorit në këtë vend.

Të gjithë të dyshuarit është raportuar se janë qytetarë të huaj dhe se janë ndaluar në një bastitsje të koordinuar në mëngjesin e 22 qershorit, ka raportuar policia.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet e sulmit të planifikuar, mirëpo policia ka thënë se ka konfiskuar “materiale” të paspecifikuara.

Turqia është përballur me sulme terroriste më 2015 dhe 2016, për të cilat zyrtarët kanë fajësuar Shtetin Islamik (IS) ose militantët kurdë.

Pak pas mesnatës së 1 janarit 2017, një burrë i armatosur uzbek, që besohet se ka vepruar në koordinim me IS-in, ka vrarë 39 persona në një klub nate në Stamboll. /REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono