miliarder

gara-1.png
Autor E15:02 | 14/10/2019

Lexington, në Kentucky, SHBA vendi i rrethuar nga qindra ferma kuajsh është shtëpia më e madhe në botë e ankandeve për kuaj. Çdo shtator aty mblidhen të apasionuaroit pas garave dhe kuajve, veçanërisht njerëz të pushtetshëm e sheikë që derdhin miliona për të blerë kuajt 1-vjeçar, që nuk kanë garuar kurrë më parë.

Sipas asaj që shkruan Bussines Insider, vetëm në vitin 2019 dhe konkretisht në ankandin e muajit shtator, blerësit VIP shpenzuan më shumë se 360 milionë dollarë për të blerë 2855 prej këtyre kuajve.

Kuajt më të shtrenjtë të shitur ishin një “American Pharoah” për 8.2 milionë dollarë, që u ble nga “Ehisper Hill Farm” e Mandy Pope, dhe një tjetër prej 4.1 milionë nga Sheiku Mohammed nga Dubai.

“Po flasim për kryeqytetin e kuajve në botë, dhe në të vërtetë është vendi që njihet si i tillë në të gjithë botën”, ka thënë Bill Thomason, president dhe CEO i Keeneland, në një intervistë gjatë shitjes së shtatorit.

Shtëpia e ankandit, që gjendet rreth shtatë milje nga qendra e qytetit thuhet se organizon festa marramendëse për blerësit dhe sponsorët e saj VIP. Pak ditë më parë sunduesi i Dubait pagoi 4 mln dollarë për një kalë, kurse japonez Yuji Hasegaëa bleu një kalë për prej 1.5 milion dollarësh.

Përpara se të kthehen në skenë, kuajt bëjnë një shëtitje rreth hambarit të shfaqjes, një zonë e madhe e mbuluar në natyrë.

Dhe kur afrohet numri i tij, kali dërgohet lartë në një vendkalim dhe pastaj në skenë, ku bëhet shitja, përkatësisht ofertat rreth tij./Bussines Insider

financieri-miliarder-1280x550.jpg
nev ila20:27 | 10/08/2019

Një financier miliarder amerikan është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut, ndërsa priste gjyqin për akuzat e abuzimit seksual me të mitur.

Trupi i Jeffrey Epstein u gjet në 06:30 të mëngjesit me kohën lokale në një burg në New York.

Zyrtarët thanë se vdekja e tij ishte një vetëvrasje e dukshme, ndërsa FBI po heton ngjarjen.

Departamenti i Drejtësisë përmes një deklarate bëri të ditur se Epstein u transportua në një spital lokal për trajtimin e dëmtimeve të rrezikshme për jetën, ku u deklaruara edhe i vdekur.

Financieri amerikan po mbahej në burg që prej 6 korrikut për prostitucion e trafik femrash të mitura. 66 vjeçari ishte akuzuar për trafikim të femrave, disa prej të cilave ende nuk kishin mbushur 14 vjeç.

Por ai  kishte deklaruar se është i pafajshëm për akuzat. Vdekja e Epsteinit vjen një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumente gjyqësore që zbuluan akuza të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij.

Epstein u akuzua se paguante vajza nën moshën 18 vjeç për të kryer akte seksuale në pallatet e tij në Manhattan dhe Florida midis viteve 2002 dhe 2005.

Financieri me origjinë nga Brooklyn bëri emër në bankën e investimeve “Bear Stearns” përpara se të hapte firmën e tij në vitin 1982, duke administruar para për klientët me pasuri më të mëdha se 1 bilion dollarë./ABC News Albania 24/7

 

5d132fb1dda4c8de408b45d9.jpg
nev ila17:55 | 27/06/2019

Edhe nëse ishte “Big Bang”, “Midas” apo vetë Zoti, ne nuk e kemi të nevojshme të zbërthejmë misterin e origjinës së Arit. Por ne dimë se është minerali më me vlerë dhe tashmë është identifikuar ekzistenca e një asteroidi me vlerë 700 kuintilion dollarë, si pasojë e strukturës së tij me metale të çmuara.

Nëse gara hapësinore e minierave ndizet për ndonjë arsye, do të jetë ky asteroid, i quajtur “Psyche 16”, që sipas studiuesve është vendosur midis Marsit dhe Jupiterit, që lëviz metale të rënda, të cilat janë të mjaftueshme sa për të pasuruar çdo person, mbi planetin tonë, me një trilion dollarë.

Ky asteroid ka sasi masive ari, hekuri dhe nikeli duke bërë që NASA të entuziazmohej pasi e zbuloi. Zbulimi është bërë, ndërsa tani është  çështja të “pushtohet” e të preket ekzistenca së tij.

Dhe NASA ka në plan ta bëjë këtë, duke filluar nga viti 2022.

A mund ta nxjerrim këtë ar nga hapësira? Kjo është pyetja kuintilion dollarëshe, sigurisht.

Profesor John Zarnecki, president i Shoqërisë Mbretërore Astronomike, vlerëson se do të duhen rreth 25 vjet për të marrë ‘prova’ dhe 50 vjet për të filluar prodhimin komercial.

Sigurisht, gjithçka varet nga dy gjëra kryesore:

Fizibiliteti ekonomik dhe përparimi ynë i teknologjisë hapësinore. Dhe pastaj, ne nuk jemi vetëm. Ka fuqi të tjera botërore të cilat dëshirojnë të marrin në duart e tyre atë që përmban asteroidi. Kina përfundimisht planifikon të dominojë këtë garë”, tha ai./abcnews.al

festa-e-beqarise-1280x692.jpg
G. P.15:45 | 12/03/2018

Vajza e një miliarderi turk ka humbur jetën në një incident ajror sëbashku me 7 shoqet e saj dhe 3 anëtarët e ekuipazhit. Çarteri, me të cilin po ktheheshin në Stamboll nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është rrëzuar në një zonë malore të Iranit, duke mos lënë të mbijetuar.

Po ktheheshin nga festa e beqarisë së një shoqes së tyre, por avioni privat me të cilin po udhëtonin është rrëzuar, për shkaqe që ende duhen verifkuar. Incidenti ka ndodhur në një mal në jugperëndim të Iranit. Kjo ishte një vdekje tragjike për Mina Basaran, 28 vjeç, vajza e pronarit të kompanisë turke me të njëjtim emër, që operon në sektorë të ndryshëm dhe pronare e çarterit, bashkë me 7 miket e saj dhe 3 anëtarët e ekuipazhit.

Gjatë kthimit nga festa, pak orë pas atij imazhi të gëzimit, të cilin e kishte publikuar në Instagram, avioni privat që do e dërgonte në atdhe është përplasur mbi një mal poshtë qiellit të Iranit. Sipas rindërtimit të ngjarjes, mjeti fluturues, një “Challenger 604”, ishte nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po kthehej për në Stamboll, kur papritur u zhduk nga radarët. Disa çaste më pas ka ardhur dhe konfirmimi që avioni është rrëzuar në provincën Chahar Mahal-Bakhtiari, rreth 400 kilometra nga Teherani.

Bëhet fjalë për një zonë shumë të izoluar në mallet Zadros. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit në vendngjarje kanë hasur shumë vështirësi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Ata kanë konfirmuar se kanë gjetur 11 trupa të pajetë mes mbetjeve të çarterit. Gjithashtu raportojnë se do të duhet ekzaminimi i AND-së për të identifikuar viktimat, pasi kanë pësuar djegje të rënda për shkak të shpërthimit të avionit./abcnews.al

vlcsnap-error481-2-1280x720.jpg
us er10:31 | 28/12/2017

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon renditet si njeriu më i pasur në botë në 2017, duke lënë pas edhe Bill Gates. Sipas renditjes së miliarderëve për këtë vit, të hartuar nga Bloomberg, i pari është Presidenti i Amazon, me një pasuri totale 99,6 miliardë dollarë. Vetëm këtë vit pasuria e Bezos u shtua me 34,2 miliardë dollarë. Pas tij vjen bosi i Microsoft, Bill Gates me 8 miliardë dollarë pasuri më pak se Bezos.

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook renditet i pesti këtë vit në listën e miliarderëve më të pasur të botës, sipas klasifikimit të Bloomberg. Pasuria e tij shënon një shifër 72,6 miliardë dollarë.

500 njerëzit më të pasur në botë kanë një pasuri prej 5300 miliardë dollarë, ose 1000 miliardë dollarë më shumë se në 2016./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono