milano

kompania-1280x712.jpg
Sej rie17:30 | 16/08/2019

Kompania e fluturimeve me kosto të ulët EASY JET më 28 Nëntor do të nisë fluturimet  nga aeroporti i Malpensës në Milano drejt atij “Nënë Tereza”, në Tiranë.  Seenews që publikon lajme dhe analiza për profesionistet e biznesit, financave dhe industrisë e ka bërë të ditur në faqen e saj online.  Avionët e EASY JET do të fluturojnë dy herë në javë, të enjten e të dielën.  Biletat tashmë janë në dispozicion për shitje, njofton kompania. Aktualisht  EASY JET kryen fluturime nga Tirana  për në Gjenevë të Zvicrës.

 

polizia-milano.jpg
nev ila10:15 | 07/07/2019

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare, ka arrestuar tetë shqiptarë me origjinë nga Lezha për trafik droge dhe prostitucion, aktivitet të cilin e kryenin kryesisht në Milano.

Gjatë operacionit, që ka nisur që prej vitit 2017 janë sekuestruar një apartament, makina dhe llogari bankare të tetë shqiptarëve. Ata akuzohen se kanë trafikuar 20 kg kokainë në rajonin e Lombardisë.

Gjithashtu kjo bandë shfrytëzonte për prostitucion 7 vajza, shumica me origjinë rumune, të detyruara të prostituonin në brendësi të Milanos dhe në krahinën e Monzës. Vajzat detyroheshin që të garantonin 300-400 euro/nata perfitim, secila prej tyre.

Autoritetet italiane informojnë se, vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e kësaj bande./abcnews.al

 

berat-1280x703.jpg
ent ela10:20 | 22/05/2019

Një 44-vjeçar u arrestua  nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. I arrestuari banues në Berat,  rezulton që të ketë tre emra, Gazmir Polovina, Gazmend Polovina, Julian Bebri. Ai në mars të 2013 është dënuar nga gjykata në Milano me 15 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor për veprën penale të përfshirjes në “Organizatë Kriminale” si dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”. 44-vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. 44-vjeçari pas procedurave në Shqipëri pritet të ekstradohet drejt Italisë. /ABC news Albania 24/7

pep_guardiola_mancity2012.jpg
nev ila23:25 | 21/05/2019

 

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Juventus janë takuar me trajnerin Pep Guardiola. Spanjolli është në listën e dëshirave të presidentit Anjeli për të marr drejtimin e skuadrës

Juventus pritet të përfshihet nga ndryshime të shumta në merkaton verore. Fillimisht në kampin bardh e zi do të nënshkruhet me pasardhësin e Masimiliano Allegrit e më pas do të thuren planet e merkatos. Në listën e dëshirave të presidentit Andrea Agnelli janë shumë trajner midis tyre edhe Pep Guardiola.

Mediat italiane raportojnë se të martën Drejtori Sporitv i Juventusit Paratici është parë duke hyrë në të njëjtin hotel ku ndodhet Pep Guardiola i cili pak ditë më parë u shpall kampion në Angli me skuadrën e Manchester City.

Tekniku spanjoll është ëndrra në shtëpinë bardh e zi por vështirësitë janë të mëdha. Një nga emrat e përfolur për të zëvendësuar Allegrin është edhe Didier de Champ që aktualisht drejton kombëtaren e Francës e ka mohuar publikisht drejtimin e bardh e zinjve.

Deshamp ka theksuar se është i përqendruar tek kampionati evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane nëse nuk arrihet asnjë nga emrat e mëdhenj, juventus ka marrëveshje për të nënshkruar me trajnerin e Lazios, Simone Inzagi.

Sa i përket merkatos së lojtarëve, largimi i mundshëm i Mandzukiç pritet të zëvendësohet me Gonzalo Higuain i cili aktivizohet tek Chelsea. Argjentinasi  është nën pronësinë e Juventusit dhe do të rikthehet pas përfundimit të sezonit me Chelsean.

Ndërkohë që Dybala Kanselo dhe Kosta do të qëndrojnë tek Juventus./ABC News Albania 24/7

milanoo.jpg
G. P.16:40 | 19/05/2019

Zgjodhi vendin dhe momentin e gabuar për të vjedhur. Kështu hapen mediat italiane në lidhje me arrestimin e një shqiptari, i cili nisi të grabiste një qendër sportive në një zonë të Milanos.

Por për fatin e keq të tij, në momentin që ai nisi të kryejë vjedhjen, duke luajtur në fushën e lojës ishin karabinierët.  Siç shkruajnë mediat, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes së 16 Majit. Autori është një 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Rreth orës 21:00, ai hyri në qendrën sportive “Ardor” dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes, ku tentoi t’i hapte me një kaçavide. Por ajo që nuk dinte shqiptari, ishte se përballë tij, në fushën e futbollit po luhej një ndeshje mes policësh, të cilët e pikasën.

Të veshur me tuta sportive, ata e kapën në befasi shqiptarin, i cili mësohet se tentoi të arratisej, por më kot. 33-vjeçari u vu në pranga dhe akuzohet për tentativë vjedhjeje./abcnews.al

klodian-nikolll-2.jpg
G. P.18:38 | 17/05/2019

Një i ri shqiptar është vënë në pranga pasi ishte arratisur nga banesa e tij sepse ishte dënuar me arrest shtëpie.

Bëhet fjalë për një hajdut vilash luksoze. 27-vjeçari ishte i palestruar dhe mburrej se ishte diplomuar në një universitet në Milano, ç’ka kishte bërë që mediat ta thërrisnin me nofkën “Doktor K”.

Në fakt, mediat e huaja kanë publikuar emrin e plotë të tij. Ai quhet Klodian Nikolli. Fillimisht shqiptari ra në pranga në Shtator të vitit 2018. Ndërsa në Shkurt të këtij viti ndaj tij ishte dhënë dënimi “arrest shtëpie”. Mirëpo që prej ditës kur u zhvendos në banesë, ai u zhduk.

Klodian Nikolli

Klodian Nikolli u kap sërish më 8 Maj. Ishte një polic, ai që njohu targat e makinës me të cilën Nikolli po udhëtonte, një Mercedes i klasit A në ngjyrë të bardhë. Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, autoritetet u vunë menjëherë në ndjekje të 27-vjeçarit.

Ky i fundit tentoi të largohej me makinë fillimisht duke shkuar në një zonë të braktisur. Më pas la veturën dhe u nis të vraponte, por u arrestua.

Në shtëpinë e tij, i riu shqiptar mbante orë të shtrenjta, piktura të shekullit të 20 dhe unaza diamanti. Të gjitha këto ishin vjedhur në disa nga shtëpitë më luksoze të Milanos, ku shqiptari kishte hyrë duke shfrytëzuar pamjen e tij që nuk ngjante aspak prej një hajduti.

Klodian Nikolli ishte deportuar njëherë drejt Shqipërisë në vitin 2016, por ishte rikthyer sërish. Ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali, ai frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale. Madje, Nikolli mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për ekonomi./abcnews.al

ekspozite-1280x691.jpg
Sej rie16:59 | 22/04/2019

Një ekspozitë në Milano me video instalime ndërvepruese në nder të 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Leonardo da Vinci. Vizitorët do të kenë mundësi deri në 14 korrik që të bëhen pjesë e imagjinatës së gjeniut.  

Vazhdojnë në mënyrë të veçantë në Milano aktivitetet në lidhje me 500 vjetorin e ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinci. Në pallatin mbretëror deri në 14 korrik do të qëndrojë e hapur ekspozita multimediale “Leonardo. Makina e imagjinatës “: shtatë videoinstalimet e realizuara nga Studio Azurro, nga të cilat pesë interaktive, duke krijuar mundësinë për tu futur në brendësinë e botës së gjeniut. Ekspozita promovohet nga bashkia e Milanos dhe institute I enciklopedisë italiane Treçani.

Duke integruar gjuhët dhe kompetencat e ndryshme – nga video deri tek animimi grafik e sistemet interactive – propozohet një rrugëtim projektual kompleks.

Ekspozita multimediale është e përbërë nga shtatë videoinstalime, nga të cilat pesë interactive, të cilat përfshijnë spektatorin në një tregim figurash dhe tingujsh, që flasin në gjuhën e Leonardos për kohën që jetojmë aktualisht.

Makineritë e mëdha skenografike, struktura e të cilave frymëzohet nga vizatimet e tij, korrespondojnë me katër seksione: Vëzhgimet mbi natyrën; Qyteti; Peisazhi; Makineritë e paqes; Makineritë e luftës; Tryeza anatomike; Piktura.

Është menduar për një hapësirë që fut vizitorët në botën e imagjinatës së Leonardo da Vincit. Eksperienca e vizitorëve kalon nga vëzhgimi në pjesëmarrje, duke lëvizur nëpër forma që kërkojnë një përpikëri të përsosur gjeometrike.

Kjo botë makinerish të transformuar në jete rrëfyese, të fletëve gjigande shënimesh në pritje për tu zbuluar, presin vizitorët në një gjysmë hije nga e cila bien në sy ngjyrat e drurit, të telajos dhe të letrës.

Ndërveprimi ndodh me sisteme të ndryshme: modelimi i dritës dhe i zërit janë mjetet më të privilegjuara. Vizitorët mund të zgjedhin disa fjalë kyçe, dhe sapo të shqiptohen, do të nisë rrëfimi – video, ku vizatimet e Leonardos do të shpalosen njëri pas tjetrit./abcnews.al

kaso.jpg
G. P.18:32 | 13/02/2019

Universiteti i Arteve në bashkëpunim me koleksionistë shqiptarë prezantuan në Milano punët e 8 artistëve bashkëkohorë. Pedagogu dhe kuratori Ilir Kaso thotë se qëllimi kryesor është integrimi i artistëve të rinj jashtë Shqipërisë.   

Krijimi i profilit individual është pjesa më e rëndësishme e një artisti. Universiteti i Arteve sëbashku me koleksionistë shqiptarë, janë bërë bashkë për të lançuar artistët bashkëkohorë jashtë Shqipërisë, pikërisht në Milano në panairin “E përballueshme”. 8 artistët e përzgjedhur janë emra të njohur të skenës bashkëkohore në artet pamore shqiptare  të cilët për 2 ditë punët e tyre u prezantuan në panairin e artit bashkëkohor botëror.

Kuratori i ekspozitës Ilir Kaso thotë se ky është një shteg për të integruar artistët e rinj pas universitetit. Kaso është shpresë plotë për këta artistë të cilët me gjuhë të ndryshme si piktura, fotografia videoarti dhe instalacioni shprehin probleme sociale apo ndjesi të brendshme reflektimi. Pas prezantimit të punëve të tyre në Milano, punët e tyre do të prezantohen për një javë në galerinë Kalo në kryeqytet./abcnews.al

italia.png
G. P.09:49 | 31/10/2018

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itsalia.

Robens (Arben) Berberi, 52 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 18 vite burg. Berberi është dënuar për “Organizatë kriminale” dhe  “Trafik narkotikësh”.

Autoritetet shqiptare pritet ta ekstradojnë 52-vjeçarin drejt shtetit fqinj./abcnews.al

intri.png
G. P.08:06 | 31/10/2018

Interi mendohet si kundërshtari kryesor i Juventusit në Serinë A. Fitorja 3-0 në fushën e Lacios tregoi se skuadra e trajnerit Luçiano Spaletit është tepër e fortë në kampionatin italian.

Kërkohej reagim dhe ai erdhi. Interi la pas versionin negativ të Championsit, që u turpërua në Barcelonë, duke u shfaqur krejt ndryshe në kampionatin italian. Suksesi 3-0 në fushën e Lacios ishte i tillë që edhe kritikët më të rreptë të skuadrës së trajnerit Luçiano Spaleti, patën vetëm lavdërime. Epërsia ishte e madhe, me epërsi të dy golave që në pjesën e parë, dhe me mbërritjen në vendin e dytë, krah për krah me Napolin, në kuotën 22 pikë.

Zikaltërit vërtet ende nuk shënojnë sa Juventusi apo napolitanët, por janë në përmirësim me 6 fitore radhazi në Serinë A. Padyshim që mund të pretendohet për titull.

“Shikoni se çfarë Interi, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Lacio mposhtet 3-0 në fitoren e gjashtë radhazi, me zikaltërit në vend të dytë”.

“Inter shkakton frikë, – komenton “Il Korriere delo Sport”, – dygolësh vrasës i Ikardit, gol i Brozoviçit dhe ndeshja kurrë në diskutim”.

Trajneri Spaleti është cilësuar “prifti” nga analistë të ndryshëm. Ai foli sërish si i tillë, duke u treguar i kujdesshëm.

“Le të themi se ishte një ndeshje e bukur, duke marrë parasysh gjithçka, ndonëse ne kemi luajtur edhe ndeshje të tjera të mira. Kjo ka ndodhur edhe kur kemi humbur, apo nuk kemi fituar, sepse në futboll gjërat jo gjithnjë shkojnë siç duhet. Pjesa e parë ndaj Lacios ishte vërtet thuajse e përsosur. Arritëm të bënim lojën që donim, të zotëronim topin, ndërsa ruajtëm qetësinë dhe nuk u nxituam. Sot jemi një skuadër më e fortë se vjet, më të ndërgjegjshëm dhe arrijmë të reagojmë edhe kur gjërat nuk na shkojnë mirë”.

Po presidenti më i ri në historinë e klubit, 26-vjeçari nga Kina, Stiven Çan, çfarë mendon për ekipin e tij?

“Kjo ndeshje tregoi se lojtarët tanë kanë zemër të madhe dhe personalitet gjithashtu të madh. Interi jo vetëm fitoi ndeshjen, por sidomos lojtarët e mbështetën njëri-tjetrin. Kjo ndeshje tregoi jo vetëm se kemi lojtarë shumë të talentuar, por edhe që ata punojnë fort në stërvitje. Jam i bindur se do të dimë të konkurrojmë në Serinë A dhe në Champions, edhe ndaj ekipeve si Barcelona. Do të mësojmë nga humbjet dhe do të përmirësohemi”.

Druajtja e vetme e klubit nga Milano është nëse do të dijë të ruajë këtë vazhdimësi deri në fund. Tifozët, për momentin, duan të paktën fitimin e një trofeu të madh, qoftë Championsin apo Serinë A, edhe pse ëndrra mbetet përsëritja e tripletës së Murinjos./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono