Milanit

Luka-Modric-Ballon-dOr-700x366.jpg
Sej rie21:45 | 18/07/2019

Skuadra e Milanit ka hedhur vështrimin për mesfushorin e Real Madrid, Luka Modricc. Kroati nuk e ka vendin e sigurt në Madrid. Skuadra e Milanit është e destinuar për të sjellë në “San Siro” një yll të futbollit botëror. Bëhet fjalë për mesfushorin e skuadrës së Real Madrid, Luka Modriç. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e të dyja klubeve kanë lënë takim pasi Real Madrid të kthehet nga turit përgatitor.

Ende nuk zbulohen detaje rreth termave ekonomike por kuqezinjtë nuk pritet ta kenë aspak të lehtë pasi Modriç përfiton tek madrilenët plot 12.5 mln euro në sezon. Gjithsesi në kampin e kuqezinjve mund ta lehtësoje pak tratativat Zvonimir Boban i cili ka raporte të shkëlqyer me Luka Modriç.

Fituesi në fuqi i “Topit të Artë” e ka shprehur publikisht admirimin për Boban i cili e ka ndihmuar gjatë rrugëtimit të tij si futbollist profesionist. Modriç ishte shumë pranë kalimit tek skuadra e Interit sezonin e kaluar por në fund preferoi të qëndronte në Madrid ku zhvilloi nje sezon shume larg pritshmerive. Kalimi tek ne kampionatin Italian do te kompletonte karrierën e Modriç i cili me pare ka luajtur ne Angli dhe prej disa sezonesh mbron fanellën e Realit në Spanjë. Rendimenti i futbollistit kroat ka pësuar një ulje drastike dhe ne rast se Reali transferon Pogban largimi i Modriç do të bëhej më i lehtë./ABC News Albania 24/7

emanuele-ndoj-roma-seria-b-seria-a-lajme-sport.jpg
Sej rie18:50 | 19/06/2019

Mesfushori i kombëtares Emanuele Ndoji ka përfunduar në objektivin e Milanit. 22-vjeçari aktivizohet me skuadrën e Breshias ku është një titullar i padiskutueshëm.

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Mesfushori i kombëtares shqiptare Emanuele Ndoj ka përfunduar në objektivin e skuadrës së Milanit. Mesfushori Ndoj aktivizohet tek skuadra e Breshia dhe është je nder lojtarët më të dalluar. 22-vjeçari nuk ka raporte të mira me presidentin e klubit dhe krisja mes palëve mund te sjellë largimin e futbollistit te talentuar. Sipas mediave italiane, për Emanuele Ndoj ka shfaqur interes skuadra e Milanit që i bashkohet konkurrencës së Bolonjas. Trajneri Marko Xhampaolo shumë shpejt pritet të zyrtarizohet në krye të pankinës kuq e zi dhe e sheh me sy të mirë futbollistin shqiptar. Ndoj është aktivizuar në 72 ndeshje me skuadrën italiane ku ka shënuar edhe 4 gola. Milani nuk ka shumë buxhet për të financuar në merkato dhe primare është të nënshkruajë me futbollistë që kanë një klauzolë të përballueshme për klubin./ABC News Albania 24/7

milan-1280x800.jpg
Sej rie22:20 | 01/06/2019

Ish-trajneri i skuadrës së Milanit, Genaro Gatuso është rikthyer të flasë për largimin nga stoli i kuqezinjve. Gatuso tregon se ishte një zgjedhje shumë e vështirë por e domosdoshme.

“Ishte një zgjedhje e dheshme por largimi erdhi në momentin e duhur. Nuk dua të flitet për gjestin që hoqa dorë nga paga pasi Milanin unë e kam në zemër dhe nuk ka vend për diskutime mbi paratë. Kjo skuadër me ka dhënë shumë më tepër se unë kam mundur t’i kthej pas. Drejtuesit e Milanit janë të zotët dhe besoj se do të bëjnë gjënë e duhur ndaj dhe tifozët i këshilloj të rrinë të qetë. Ish-trajneri i Milanit zbulon se ka në plan të marr së shpejti drejtimin e ndonjë skuadre bashkë me stafin e tij që u largua nga kuqezinjtë. Dua atë filloj se shpejti punë bashkë me stafin tim. Po shqyrtojmë me vëmendje të gjitha mundësitë. Preferoj një klub me ambicie dhe projekt”, tha Genaro Gatuso./ABC News Albania 24/7

milan-lazio-1280x641.jpg
Sej rie13:30 | 25/04/2019

Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, u kualifikua në finalen e Kupës së Italisë, pas fitores së Lacios ndaj Milanit. Ai shpreson të ndeshet në finale me shqiptarët e Atalantës, Berisha e Gjimshiti

Mund të kemi një finale mes shqiptarëve.

Lacio mbërriti në ndeshjen fundore të Kupës së Italisë, pasi mundi Milanin në “San Siro”, dhe kjo do të thotë se Tomas Strakosha që ishte në portë, dhe Riza Durmishi që ishte në stol, do të luftojnë për trofeun e dytë më të madh kombëtar.

Bashkë me ta, edhe Igli Tare, drejtori sportiv i lacialëve.

Kryeqytetasit janë në pritje të finalistes së dytë, që do të vendoset pas duelit mes Atalantës dhe Fiorentinës.

Skuadra e Bergamos ka në përbërje dy shqiptarë të tjerë, portierit Etrit Berisha dhe mbrojtësin Berat Gjimshiti.

Duke iu kthyer ndeshjes së “San Siros”, duhet thënë se Lacio e meritoi, pasi luajti më mirë sesa Milani.

Pati më shumë raste, dhe shfrytëzoi shpejtësinë e Hoakin Korreas, autorit të golit të vetëm, shënuar në nisje të pjesës së dytë.

Me kualifikimin në Champions thuajse të kompromentuar, lacialët deshën të kishin të paktën një sukses këtë edicion.

Nëse fitojnë Kupën, do të ishte një arritje, edhe pse asgjë nuk e zëvendëson Ligën e Kampionëve.

Milani, ndërkaq, duket në rënie të vazhdueshme.

Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo është larg formës së saj të disa javëve më parë, dhe si nata me ditën, me atë që presin tifozët.

Ja komenti mediatik.

“La Gazeta delo Sport”: Një “Djall” i vogël! Lacio në parajsë, është finale! Milani i dominuar nga skuadra e Inzagit në Kupën e Italisë! Gatuzo: Një shëmti, të lodhur dhe pa besim!

“Tutosport” bën lojë fjalësh me nofkën e Gatuzos, “Ringio”: Hungërimë e Lacios, Korrea dënon Milanin, dhe skuadra e Inzagit është me meritë finalistja e parë e Kupës!

Trajneri lacial, Stefano Inzagi, padyshim që ishte tepër i lumtur.

“Ne arritëm një objektiv të madh, – tha ai, – do të luajmë finalen e tretë në tre vjet, dhe e merituam plotësisht. Luajtëm më mirë sesa Milani, ndërsa kemi fituar dy herë në “San Siro”, një herë me Interin dhe një herë me Milanin. Gjithsesi, të përqëndrohemi në Serinë A, pasi duhet ta arrijmë Championsin”.

Ish-ylli milanist, Gatuzo, sot në stol, ishte thuajse i dorëzuar.

“Tifozët e Milanit meritojnë më shumë se kaq, – pohoi ai, – në pjesën e parë luajtëm mirë, por pas pushimit Lacio ishte më lart se ne. Luajtëm pa shpirt, pa forcë dhe pa besim. Gjithsesi, nuk mund të qajmë për atë që iku, por të mendojmë për ndeshjen shumë të fortë në kampionat ndaj Torinos”.

Një nga më të dalluarit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, edhe portieri i Lacios dhe i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha.

Ai pati meritën se ndaloi me zotësi, rastet e pakta që Milani krijoi në portën e tij./abcnews.al

9965584-6717755-image-a-61_1550510773837.jpg
ent ela23:30 | 20/02/2019

Sulmuesi i Milanit, Kristozof  Piatek është shndërruar në idhullin e tifozerisë së kuqezinjve duke realizuar 6 gola në 5 takime. Gjithsesi polaku kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë duke thënë se nuk është ai heroi i kuqezinjve.

Kristozof  Piatek është shndërruar në idhullin e tifozerisë së Milanit. 6 gola në vetëm 5 takime është një tregues i qartë që fatet e kuqezinjve janë të varura nga performance e bomberit polak. Gjithsesi 23 vjeçari preferon të qëndrojë me këmbë në tokë kur thotë se po vlerësohet nga shtypi më shumë se çduhet. Ndërkohë që vleresoi edhe paraqitjet e mesfushorit Pakueta.

“Kam lexuar shumë në media të ndryshme për aftësitë e mia si futbollist. Nëse do të ishin të gjitha të vërteta ato që shkruheshin unë do të isha futbollistti më i mirë në botë. Shpresoj që Milani të rikthehet në nivelet më të larta edhe falë kontributit tim. Jam shumë i lumtur për startin që kam bërë tek Milani por nuk jam unë heroi i kësaj skuadre. Me Pakueten kuptohem shumë mirë dhe ai është një futbollist që ka cilësi shumë të mira teknike”.

Ndër të tjera Piatek tregon që kalimi tek Milani erdhi në momentin e duhur si dhe tregon raportet me Levandovskin tek Kombëtarja e Polonisë.

“U largova nga Polonia në momentin që ishta gati për të përballuar sfidat e reja. Mund të isha larguar edhe më parë por nuk isha i bindur ndaj që prita derisa mora vendimin për të kaluar tek Xhenoa e më pas tek Milan.  Ne Kombëtaren e Polonisë ndihem shumë mirë me Levandovsëkin dhe Milik në fazën sulmuese ndoshta sepse jemi sulmues me karakteristika të ndryshme”, tha futbollisti i Milanit, Kristozof Piatek./abcnews.al

piontek1.jpg
ent ela21:02 | 23/01/2019

Milani merr një përforcim të rëndësishëm tani në Janar. Sulmuesi polak, Piontek, mbërrin nga Xhenoa dhe pritet ta ndihmojë që të kualifikohet për në Champions. Një biznes për të gjithë.

Kristof Piontek do të shënojë që tani e tutje me fanelën e Milanit, ndërsa ish-klubi i tij, Xhenoa, do të marrë një pagesë të rëndësishme. Përfundon gjithçka mirë në bisedimet për sulmuesin polak, një nga më të mirët e Serisë A këtë sezon, që është tashmë lojtar i trajnerit Gatuzo, kundrejt shifrës së 35 milionë eurove. Piontek nuk vonoi aspak, por kaloi vizitën mjekësore në klinikën e klubit, duke qenë i gatshëm që të dalë në fushën e lojës.

“Nis Epoka Piontek, shkruan “La Gazeta delo Sport”, – sulmuesi është në Madonina, dhe mund të debutojë ndaj Napolit. Higuain mbërrin në Londër”.

Xhenoa kërkoi deri në 45 milionë euro për autorin e 13 rrjetave në Serinë A, njërin prej golshënuesve më të mirë, dhe padyshim zbulimi më i madh i kampionatit. Klubi gjenovez shpenzoi vetëm 4 milionë euro në verë, duke realizuar një biznes të r ëndësishëm. Të gjitha palët duken të kënaqura, por e vërteta është se ka një pakënaqësi.

Kjo, nga trajneri i parë i Piontekut në Poloni, që kërkon pagesën që i takon për formimin e sulmuesit, sipas rregullave të FIFA-s. Nuk dihet nëse do të ketë gjyq për këtë. Me Piontekun në sulm, pritet që Milani të shënojë më shumë gola dhe të sigurojë kualifikimin për në Champions, për herë të parë që nga sezoni 2013-2014. Ky transferim bëri të mundur që Gonzalo Higuain të largohet nga skuadra milaneze, dhe të shkojë në Londër ku do të luajë në fazën e dytë në radhët e Çelsit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono