micotaqis

OK-PROVOKACIA-13-SHTATOR-MONOLOGU-FATMIR-MEDIU-PJESA-1.mpg_snapshot_04.27-1280x720.jpg
ent ela20:10 | 13/09/2019

Kohë të vështira për Shqipërinë paralajmëron Mustafa Nano në raport me marrëdhëniet me qeverinë greke nën drejtimin e Micotaqis. Në monologun e kësaj të premteje i Mustafa Nano i referohet deklaratës së fundit të Micotaqis se Greqi nuk do të japë votën e saj në favor të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian për sa kohë komuniteti grek nuk do respektohet me standardet evropiane.

Sipas Mustafa Nanos kjo nuki ka të bëjë me shpërfilljen e grekëve në Shqipëri, por si një parlajmërim i kohëve të vështira për Shqipërinë.

“Të gjithë e uruan kur fitoi zgjedhjet, por nuk i shkoi një urim nga Rama. Nuk e di nëse Rama e ka përshëndetur në rrugë private me telefonatë ose mesazh, por nëse nuk ka ndodhur, kjo është një gafë e pafalshme. Çfarë prespektive hapet tani në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi që është Micotaqis? Kjo është për t’u parë.

Para disa ditësh Micotaqis ai tha diçka që na bën të mëndojmë se nuk do fryjnë erëra të mira. Ai tha që Greqia nuk do japë votën në favor të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian për sa kohë komuniteti grek nuk do respektohet me standardet evropiane.

Kam frikë që kjo  nuk ka lidhje me shpërfillje të grekëve në Shqiëpri, por kam bindjen se ajo që tha Micotaqis është manifestim i një gjëjë që e kanë manifestuar dhe kryeministra të tjerë grekë. Unë e mora si parlajmërim të kohëve të  vështira që do vijnë në të ardhmen”.

Po të vështirë parashikon Mustafa Nano edhe takimin Micotaqis-Rama në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për shkak edhe të mungesës së vizitës së Tsipras në Tiranë, apo Ramën në Athinë. Sipas tij është hera e parë që një kryeminsitër grek të mos vijë në Shqipëri.

“Është parashikuar një takim Micotaqis-Rama në Nju Jork  në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Parashikoj se ky do të jetë një takim i vështirë, më i vështirë se me Tsipras.

Tsipras erdhi dhe iku dhe mungoi një vizitë e tij në Tiranë. Mungoi dhe vizita e Ramës në Athinë. Nuk ka ndodhur që një kryeminstër grek të mos vijë në Shqiëpri. Ndodhi me  Tsipras, ndodhi në kohën që ishte Rama”.

Përveç shtatlartësisë, Nano e vlërësoi Micotaqisin për formimin e tij akademik, që sipas tij nuk i ka asnjë kryeminstër në Evropë .

“Është një djalë shtalartë 1.90. Është një trend ballkanik si Rama, Vuçiç, Gjukanoviç, Thaçi dhe krijohet ideja se njerëzit me shtat të shkurtër si Meta, Haradinaj, Mustafa, Zaevi duken si pa të ardhme.

E njeh shumë mirë anglishten dhe në fund është me një formim të mirë akademik, ka kredenciale akademike që nuk i ka asnjë Kryeministër në Europë dhe kjo mund të jetë shumë e keqëe se kryeministër me kredenciale të mira në Ballkan nuk funksionojnë”. /abcnews.al

Capture-4-1280x567.jpg
ent ela12:40 | 13/07/2019

Dorina Kurtaj – Pas përfundimit të qeverisë Tsipras tashmë Greqia ka një kryeministër të ri. Micotaqis ka premtuar rritje pagash dhe ulje taksash ndër të tjera, por analistët ekonomikë mendojnë se është e pamundur për shkak të situatës ekonomike në vend. Një tjetër çështje që pret rishqyrtimin nga ekzekutivi i ri është dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.

Ka përfunduar stina e Aleksis Tsipras. Në Greqi rikthehet në qeveri partia konservatore Demokracia e Re, e drejtuar nga Qiriakos Micotaqis. Partia pas suksesit në zgjedhjet Parlamentare Europiane, duke lënë prapa Syrizën me dhjetë pikë – 33 kundrejt 23 për qind, u imponua në shkallë të gjerë dhe në zgjedhjet politike në vend përballë ish-kryeminsitrit Aleks Tsipras. Micotaqis, i cili drejtoi protestat në shesh kundër aplikimit të masave të programit të fundit të asistencës financiare, që përfundoi në muajin gusht, fitoi me 39.8 për qind në krahasim me kundërshtarin kryesor i cili ndaloi në 31.56 për qind. Greqia ringre kokën me krenari pas një periudhe të dhimbshme do të deklaronte Micotaqis i cili premtoi se do të punojë për uljen e taksave dhe për të sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim në vend. Një premtim që ishte dhe pika e fortë e fushatës së tij elektorale. Demokracia e Re tashmë qeveris e pavarur, pasi mori mazhorancën e pastër në parlament.

Mes të parëve që uruan për fitoren kryeministrin e ri, ishte presidenti turk Erdogan si dhe ish presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker. Tsipras, një ishiantagonist i bërë më pas një nxënës model i Trojkës, i detyruar të menaxhojë krizën më të keqe ekonomike në vend që nga pas lufta, me reformat e detyruara, pagoi pasojat e njëpasnjëshme ekonomike që shumë i interpretuan si një tradhti. Duke pranuar humbjen Tsipras u shpreh se po largohej kokë lartë dhe pas katër vitesh në buzë të humnerës, tashmë po i dorëzonte pasardhësit të tij një vend të lirë, në zhvillim ekonomik dhe rezerva në arkat e tyre, me një interes të borxhit në minimumin historik. Lideri i Syrizës u shpreh se rezultati reflektonte çmimin politik të vendimeve të vështira që i ishte dashur të merrte. Por ai theksoi se kjo nuk ishte një humbje strategjike. Ndërsa në një postim në profilin e tij Tuiter do të shtonte se tashmë do  të përqendrohej në një opozitë të përgjegjshme duke mbrojtur fitoret e rëndësishme të vendit në vitet e fundit.

Po kush është kryeministri i ri Micotaqis?

Qiriakos Micotaqis është një liberal – reformator dhe një europian i bindur. Për Greqinë ky është një rikthim në normalitet pas krizës ekonomike dhe goditjes populiste – apo ndoshta një restaurim? Programi qeverisës i Micotqiës është reformator, liberal dhe modern. “Jemi një qendër e djathtë e moderuar dhe liberale”, shprehet lideri i qendrës së djathtë. Objektivi është ai i ndryshimit të strukturës ekonomike së vendit, duke shtuar produktivitetin dhe nivelin e rritjes nëpërmjet investimeve të jashtme, liberalizimeve, privatizimeve, investimeve në inovacion dhe kapitalit njerëzor. Premtoi një ulje të taksave për sipërmarrjet dhe pronat duke respektuar njëkohësisht objektivat fiskalë të koordinuar me Europën. Micotaqis dëshiron të shkojë përtej reformimit të Syrizës duke prezantuar një reformim të bindur.

Micotaqis ka studiuar në universitete amerikane me emër si Harvard dhe Stenford, ka punuar në sektorin e Financës në “Cejs Bank” dhe “Mekinsej” para se të bëhej pjesë e politikës, ku pati një eksperiencë si ministër me objektivin për të reformuar dhe dixhitalizuar administratën publike greke. Por ka dhe një “formim” familjar si restaurator. Ai është në fakt një produkt i establishment në Athinë, trashëgimtar i një prej dinastive më të rëndësishme politike të Greqisë moderne së bashku me Papandreu dhe Karamanlis. Ai gjthashtu është një person që nuk pranon asnjë lloj marrëveshjeje me sovranistët.

Ndërkohë vetëm gjashtë parti nga 20 arritën të futen në parlamentin e ri grek. Duhet të kënaqen me 22 vende socialistët e Kinal, dhe me 15 vende komunistët e KKE-së. Por humbja e vërtetë e madhe është ajo e ekstremit të djathtë Agimit të Artë, e cila për shumë pak nuk arriti të kalonte pragun prej 3 për qind dhe në këtë mënyrë mbetet jashtë parlamentit. Në vitin 2015 ata ishin forca e tretë politike në Greqi me 7 për qind të votave kishin siguruar 18 vende në parlament. Ndërkohë që rezistojnë grupimet e reja politike: Zgjidhja greke, lëvizja nacionaliste e themeluar nga ish shitësi televiziv Qiriakos Velopulos, mori dhjetë vende në parlament, dhe Mepa25 e ish-ministrit të Financës Janis Varufakis mori 9 vende me 3.47 për qind të votave.

Pjesëmarrja në votime ishte 57.3 për qind, e njëjta shifër me atë të zgjehdjeve të fundit në shtator të 2015-ës por më e lartë në krahasim me zgjedhjet e 2012-ës dhe janarit në 2015. Ndërsa në vitin 2009 preku minimumin me 30 për qind.

Sipas analistëve qeveria e re duhet të përballet me problem të vjetra dhe një nga çështjet më të rëndësishme që pret një rishqyrtim është ajo e Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht se premtimi kryesor i Micotaqis është ai i uljes së taksave dhe rritjes së rrogave, analistët mendojnë se asgjë nuk do  të ndryshojë. Borxhi publik grek mbetet shumë i lartë dhe hapësira për të manovruar për rimëkëmbjen e ekonomisë është shumë e kushtëzuar. Por ajo e premtimeve përballë një realiteti jo dhe aq të favorshëm për plotësimin e tyre nuk është i vetmi problem me të cilin do të përballet kryeministri i ri grek. Është një tjetër çështje e rëndësishme dhe pse për momentin në hije: ajo e Maqedonisë së Veriut.

Vendi fqinj, i cili ndërroi emrin për shkak të kushteve të vendosura nga Greqia, në mënyrë që të vazhdonte procesin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në NATO, mund të përbëjë një pengesë jot ë vogël në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Bashkimit Europian.

Ka kaluar tashmë një vit nga marrëveshja e Prespës, e firmosur në 12 qershor 2018, kur ish kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev arritën marrëveshjen për ndryshimin e emrit. Deri në atë moment, pothuajse për 30 vjet, pala greke vendoste veton për anëtarësimin e vendit në Bashkimin europian duke u mbështetur në pozicionin si shtet anëtar. Arsyeja? Për Greqinë, emri Maqedoni implikonte pretendime territoriale në kufijtë e saj, ku rajoni grek mban të njëjtin emër. Negociatat e vazhduara prej dekadash, të acaruara gjatë qeverisë së nacionalistit Gruevski në Shkup, nuk dhanë asnjë fryt. Gruevski kishte kundërshtuar gjithnjë një marrëveshje.

Në vitin 2017, me premtimin për të zhbllokuar situatën, lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev arriti të fitojë. Pas vendosjes së kushteve më të favorshme dy vendet arritën më në fund një marrëveshje. Shumë e kritikuar nga nacionalistët e  të dyja vendeve, por gjithësesi një marrëveshje. Një arritje që mori vlerësimet e institucioneve europiane, vetë kancelarja gjermane Merkel ishte në Shkup për t’i shtrënguar dorën protagonistëve si dhe për të premtuar avancimin e procedurës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Në shumë raste Micotaqis nuk ka pranuar ta shohë marrëveshjen si një tradhti, por gjithësesi do e kundërshtonte nëse do të ishte në pushtet.

Por tashmë kjo marrëveshje mund të jetë objekt rishikimi nga ana e qeverisë së re greke. Vetë Micotaqis, i cili gjithnjë ka qenë kundër ndryshimit të emrit, pjesërisht ia dedikon fitoren në zgjedhjet e fundit kundërshtimit të kësaj marrëveshjeve. Kjo sepse shumë grekë, sidomos ata të rajonit të Maqedonisë kanë ndjenja armiqësie për fqinjët sllavë. Sipas logjikës, kryeministri i ri grek duhet të vazhdojë në këtë linjë. Babai i Micotaqis, humbi postin e tij si kryeministër në vitin 1993 pikërisht për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje.

Micotaqis mund të konsiderohet i lirë për të vendosur sërish veton ndak Maqedonisë së Veriut, si shtet anëtar I Bashkimit Europian. I vetmi problem është se nëse vepron kështu, do të bëhet objekt kritikash dhe antipatish politike përvec se ekonomike nga ana e Bashkimit Europian. Si parlamenti dhe Komisioni Europian, në fakt mbështeten marrëveshjen e Prespës; po ashtu dhe Partia Popullore Europiane – pjesë e së cilës është dhe Demokracia e Re- Brenda Parlamentit Europian vlerësuan kapërcimin e ngërçit.

Ideja e vazhdimit të procesit të integrimit europian të Ballkanit, prej kohësh sheh në linjë të parë dhe kancelaren gjermane Anxhela Merkel, e cila merr pjesë në të gjitha samitet që lidhen me Ballkanet dhe nuk humbet asnjë rast për të theksuar vullnetin e saj në idenë e zgjerimit të Bashkimit Europian. Mjafton të mendosh se në samitin e fundit për Ballkanin perëndimor në Poznan, liderë të ndryshëm europianë, mes të cilëve dhe komisioneri europian për politikat dhe fqinjësinë dhe negociatat për zgjerimin, Johanes Hahn, deklaruan në mënyrë të qartë vullnetin e Bashkimit Europian për integrimin e Ballkanit duke thënë se është fati i të gjitha shteteve ballkanike.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, Serbia dhe Mali i zi janë në krye të listës, ndërsa një muaj më parë komisioni dërgoi një rekomandim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendet e vetme kundër kandidaturës së Maqedonisë së Veriut, përvec Greqisë, janë dhe Franca e Vendet e Ulëta. Presidenti francez  Makron u shpreh se ishte shumë skeptik kundrejt atyre që thonë se e ardhmja e Europës është një zgjerim i mëtejshëm, ndërkohë që nuk gjendet një marrëveshje mes 28 vendeve, referuar mosmarrëveshjeve për emërimet në postet kryesore të institucionece europiane.

Ajo që dihet është se procesi është i gjatë dhe se do të duhet kohë para se hipoteza konkrete për një anëtarësim të Shkupit të jetë në tryezë. Por dilema e Micotaqis qëndron: të vazhdojë përdorimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke u përplasur qartë me Komisionin europian. Ndërkohë që pikërisht besimin e këtij komisioni duhet të fitojë Greqia në mënyrë që të ringrihet ekonomikisht. Nga ana tjetër, të hapë rrugë duke lejuar që Maqedonia e Veriut të mbajë emrin e saj dhe të vazhdojë negociatat e qetë, por kjo do të nënkuptonte që Micotaqis nuk do të kishte mbajtur një nga premtimet e bëra elektoratit të tij.

Sipas disa analistëve, nuk do të ndodhë kështu. Ata mendojnë se është e vështirë që kryeministri i ri grek të ketë hapësirë për të rivendosur në tryezën e bisedimeve një marrëveshje të përfunduar. Por dhe nëse marrëveshja për emrin do të qëndronte, mbetet çështja e vetos: a do ta ndalojë ende anëtarësimin? Për momentin, kryeministri i Shkupit Zaev, uroi homologun grek Micotaqis për fitoren, duke paralajmëruar vazhdimësinë në një nivel të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në tetor Këshilli Europian do të vendosë nëse do të pranojë ose jo rekomandimin e komisionit dhe atëherë do të jetë koha që Micotaqis do të përballet me premtimet dhe detyrimet e tij. /ABC News Albania 24/7

 

greqi-qeveria-1280x480.jpg
ent ela16:50 | 10/07/2019

Pas mbledhjes së parë të qeverisë së re greke, kryeministri Micotaqis ka renditur prioritetet e ekzekutivit të tij

Qeveria greke ka zhvilluar mbledhjen e saj të parë. “Na pret një punë shumë e madhe, por kam besim absolut në kapacitetet tona për të ndryshuar Greqinë”, theksoi Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij të parë si kryeministër.

“Kërkuam mandat të fuqishëm dhe qytetarët na e dhanë me bujari. Tani erdhi momenti të bashkojmë grekët në një vizion prosperiteti. Puna ka filluar”, shtoi kreu i qeverisë së re greke.

Mitsotakis paraqiti 12 prioritetet e kabinetit të tij, ku i pari është arritja e ritmeve të larta të zhvillimit ekonomik, përmes shtimit të investimeve dhe krijimit të vendeve cilësore të punës.

Siguria për qytetarët, kohezioni social dhe solidariteti për shtresat në nevojë, si dhe një sistem arsimor bashkëkohor, janë sipas radhës prioritetet kryesore.

Mitsotakis tha se një nga dy projektligjet e para që do të paraqiten, është ai për uljen e tatimeve për qytetarët dhe biznesin.

 “I vetëdijshëm se qytetarët e votuan pse shpresojnë në një të ardhme më të mirë ekonomike, Mitsotakis do të përpiqet që të realizojë shumicën e premtimeve të veta.

Por nuk mjafton vetëm vullneti i tij. Mjaft prej objektivave ambiciozë duhet të kalojnë barrierën e kufizimeve të vendosura nga kreditorët, që vazhdojnë të vlejnë, pavarësisht ndryshimit të qeverisë.

Mitsotakis do të kërkojë të bindë kreditorët për nevojën e ndryshimit të disa kushteve të rrepta. Mirëpo kreditorët insistojnë se kushtet janë të panegociueshme”.

Mitsotakis u ka dhënë gjithë ministrave nga një dosje blu. Sipas një shënimi që ai publikoi në rrjetin social facebook, dosja përmban objektivat për çdo ministri deri në muajin dhjetor. Nga sot ndryshon tërësisht modeli i qeverisjes, shkroi Mitsotakis. /ABC News Albania 24/7

 

 

micotaqis-1280x676.jpg
ent ela14:00 | 08/07/2019

Greqia kthen djathtas dhe për herë të parë që nga fillimi i krizës ekonomike një dekadë më parë do të ketë një qeveri njëngjyrëshe. Pas qeverisjes së Tsipras që nxorri vendin nga gremina e krizës, përmes një plani shkurtimesh, Misotaqis erdhi në pushtet me dy premtime të forta: taksa më të ulëta dhe me shumë vende pune.

Pas periudhës së Trojkës, në Greqi ka përfunduar dhe periudha e Tsipras. Si parashikonin dhe sondazhet, konservatorët e Dmeokracisë së re të drejtuar nga Qiriako Micotaqis, fituan zgjedhjet e përgjithshme me një diferencë të qartë nga Syriza e cila kalon në opozitë.

Harta e votës nuk lë asnjë dyshim, vendi është lyer me blu. Demokracia e re me gati 40 për qind të votave në krahasim me 31.5 për qind të kryeministrit në largim. Suksesi i Micotaqis, djali i një ish kryeministri dhe anëtar i një prej familjeve politike më të fuqishme në vend, ishte aq e pastër sa menjëherë pas hapjes së kutive në procesin e numërimit, Aleksis Tsipras dhe presidenti turk Erdogan e telefonuan për ta uruar. Por pjesëmarrja e vogël në votime shënoi një rekord të to. Ish-ministri grek i ekonomisë Varufakis u shpreh se zgjedhësit ndëshkojnë qeveritë që implementojnë masa për shkurtimin e buxhetit. Për herë të parë që nga viti 2009 më Greqi do të ketë një qeveri një ngjyrëshe, e cila nuk do të ketë nevojë të kërkojë aleatë për krijimin e një koalicioni

Ndërkohë që vetëm 6 parti nga 20 që garonin, mund të hyjnë në parlamentin e ri të vendit. Tsipras pasi pranoi humbjen deklaroi se do të punojë për të ndërtuar një aleancë progresiste të së majtës që të jetë një opozitë e përgjegjshme ndaj qeverisë së re.

Në fjalën e tij të fitores Micotaqis përsëriti dhe armën më të fortë të betejës politike: më pak taksa për të rimëkëmbur invëstimet si dhe vende të reja pune. Pjesëmarrja në votime ishte 57.3%, nuk u favorizua nga temperaturat e larta të ditëve të fundit, dhe të njëjtin nivel me zgjedhjet e fundit në shtator 2015 por më e lartë në krahasim me vitin 2012 dhe janar 2015. Bë vitin 2009 pjesëmarrja në zgjedhje ishte vetëm 30 për qind.

Micotaqis theksoi gjithashtu se Greqia do të ngrejë sërish kokën me krenari dhe se ai tashmë ka një mandate të fortë për të bërë ndryshimin. Ai premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithë grekëve pasi ata janë shumë të pakët në numër për të qëndruar të përçarë.

Tsipras konfirmoi telefonatën e urimit për rivalin e tij në garën elektorale duke shtuar se qytetarët kishin zgjedhur dhe se ndryshimi i qeverisë është thelbi i demokracisë dhe jo një paradoks. Lideri i Syrizas shtoi se kishte bërë zgjidhje të vështira për të ndryshuar vendin, duke paguar një çmim të lartë. “Ishim shumë të dhënë për të gjetur mënyrën për të dalë nga program i ndihmave, dhe anashkaluam bazën elektorale,” përfundoi Tsipras.

Nga ana tjetër 51 vjeçari Micotaqis, kryeministri i ri i vendit bëri një fushatë elektorale me tema si siguria, dhe vizitoi çdo cep të vendit duke premtuar ndryshimin që shumë presin nga ai sidomos në frontin fiskal.

Me qëndrimin e tij si reformator i moderuar, pragmatik dhe i kujdesshëm ekonomisti i diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi besimin e shtresave të mesme dhe të larta, të cilat gjithnjë kanë qenë armiqësore ndaj Tsipras. /ABC News Albania 24/7

OK-MITSOTAKIS-PROFIL.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela11:00 | 08/07/2019

Demokracia e Re fiton bindshëm zgjedhjet në Greqi, duke u rikthyer në pushtet pas 4 vitesh. Partia konservatore e drejtuar nga Qiriakos Mitsotaqis, sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve, mund të ketë siguruar 158 vende në parlamentin me 300 vende të Athinës, duke pasur kështu mundësi të krijonte vetëm qeverinë.

Syriza e Tsiprasit ka marrë 86 vende, ndërsa PASOK 22 vende. Në parlament pritet që të hyjnë dhe disa forca të tjera si komunistët apo Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varoufakis, ish-krahu i djathti i Aleksis Tsipras. Ndërsa neonazistët e Agimit të Artë nuk do të jenë me në parlament, pasi nuk kanë arritur të sigurojne asnjë vend.

Kryeministri grek Aleksis Cipras pranoi humbjen dhe i telefonoi mbrëmë kundërshtarit të tij politik Mitsotaqis, të cilit i ka uruar fitoren.

Gjatë ditës se sotme pritet dhe dorëzimi i pushtetit. Micotaqis do të bëjë betimin si kryeministër dhe do të mund të marrë pjesë në Këshillin Europian si kreu i ekzekutivit grek. Ndërsa përbërja e qeverisë do të bëhet publike mbrëmjen e sotme. Kurse nesër kabineti i ri qeveritar pritet të bëjë betimin.

Zgjedhjet e parakoheshme në Greqi u thirrën me kërkesë të kryeministrit Tsipras, pas humbjes së thellë që pësoi partia e tij Syriza në zgjedhjet lokale dhe ato europarlamentare të majit në Greqi. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono