Michy Batshuayi

Batshuai.png
Igli Nikolli15:24 | 13/10/2019

Belgjika u bë kombëtarja e parë që u kualifikua në Euro 2020, por ekipi i Roberto Martinez nuk ka ndërmend të ndalet. Në orën 15:00 ka nisur ndeshja përballë Kazakistanit në transfertë dhe “Djajve të kuq” u kanë mjaftuar 21 minuta për të zhbllokuar sfidën.

Michy Batshuayi është autori i golit. Sulmuesi i Chelsea ka marrë një asist të bukur nga Praet dhe nuk e ka patur të vështirë për shënuar.

Belgjika është afër sigurimit të fitores së tetë rresht në Grupin I, ndërsa Rusia pritet të jetë skuadra tjetër e këtij grupi që do të kualifikohet në Euro 2020. /abcnews.al

Batshuayi.jpg
Igli Nikolli09:18 | 10/10/2019

Chelsea vendosi ta mbante në ekip Michy Batshuayi këtë sezon dhe pritshmëritë e sulmuesit belg ishin të mëdha. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe trajneri Lampard po i beson postin e titullarit Tammy Abraham, i cili po e justifikon besimin me paraqitje pozitive dhe gola.

Batshuayi numëron vetëm 45 minuta aktivizim në kampionat dhe 90 minuta në League Cup gjatë këtij sezoni me Chelsea. Shumë pak për një lojtar, i cili ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje të zhvilluara me Belgjikën. Sezonin e kaluar u huazua mes Valencias dhe Crystal Palace, ndërsa në janar mund të vijë huazimi i katërt që prej vitit 2016. Lampard nuk e ka në plane dhe preferon edhe Giroud përpara tij.

Mungesa e hapësirave ka sjellë tension mes palëve dhe 26-vjeçari kërkon të largohet në merkaton e ardhshme sipas mediave angleze. Të shumta janë klubet që interesohen për shërbimet e tij, ndërsa kontrata me “Blutë e Londrës” përfundon në vitin 2021. Crystal Palace është një ndër klubet më të interesuara dhe është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit me origjinë nga Kongo. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono