michael schumacher

shumi.jpg
G. P.16:30 | 11/09/2019

Mediat franceze shkruajnë se ish piloti i Formula 1, Michael Schumacher tashmë është i vetëdijshëm. Lajmi është konfirmuar nga një anëtar i stafit të spitalit, ku ish-kampioni i është nënshtruar terapisë së qelizave staminale.

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin “George Pompidou” në Paris për një terapi të bazuar tek qelizat staminale, ka rikthyer dhe njëherë vëmendjen mbi kushtet shëndetësore të ish pilotit gjerman të Formula 1.

Ai gjatë gjithë kohës mbrohet nga privatësia e familjes së tij që nga koha e aksidentit në pistën e skiimit në Dhjetor të 2013-s. Francezja Le Parisien shkruan se tashmë ka shpresa të reja për rimëkëmbjen e tij. Një anëtar i stafit të personelit u shpreh se e kishte parë dhe ai ishte i vetëdijshëm.

Dëshmitari, i cituar nga e përditshmja franceze, punon në njësinë e kardiologjisë ku është shtruar ish-piloti. Terapia qelizore e Filip Menaske, kirurg kardiak i famshëm, duhet të përfundojë sot, dhe Schumacher, i transferuar në Paris nën masa të rrepta sigurie dhe nën emër të rremë, mund të rikthehet në shtëpi./ABC News Albania 24/7

SHUMAKER-NE-PARIS.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:30 | 09/09/2019

Michael Shumaher është dërguar në një spital mjaft të njohur në Paris për t’iu nënshtruar një kure që për momentin mbahet sekret. Ish-piloti i Formula Uno është ende në gjendje vegjetative që pas aksidentit të rëndë që pësoi 6 vite më parë.

Pas një heshtjeje të gjatë mbërrin një lajm për gjendjen shëndetësore të ish pilotit të shquar gjerman Mikael Shumaher. Sipas mediave franceze, ai është derguar në spitalin Zhorzh Pompidu në Paris, për një kurë që për momentin mbahet Top Sekret.

Sipas Le Parisien, ish kampioni i Formula Uno duhet t’i nënshtrohet një transfuzioni të qelizave staminale, për të garantuar në trup veprimin e një sistemi antiinflamator.

Trajtimi do të realizohet nga profesor Filip Menashé, kardiokirurg i njohur, pioner i terapisë qelizore në kurat e insuficencës kardiake.

Megjithatë Menasché dhe drejtuesit e qendrës Zhorzh Pompidu nuk kanë konfimuar, por as kanë mohuar tipin e kurës, së cilës do t’i nënshtrohet Shumaker, duke respektuar sekretin mjekësor.

Burime gazetareske franceze thonë se ish-piloti që mbeti në gjendje kome që pas aksidentit në 2013, është çuar edhe dy herë të tjera muajt e fundit në Paris. /ABC News Albania 24/7

SPORT-SHUMAHER-SHENDETI-M1T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
G. P.17:45 | 31/07/2019

Michael Schumacher është në përmirësim dhe ndjek garat e Formula 1. Ish-shefi i tij tek Ferrari, Jean Todt, jep shpresë për shëndetin e legjendës gjermane.

A mund të kthehet sërish i tillë?

Po mbushen gati 5 vjet që këto pamje të Michael Schumacherit janë kthyer në një histori e hershme, por legjenda e Formula 1 ndoshta po e merr veten. Një shpresë e jep ish-shefi i tij tek Ferrari, Jean Todt, i cili lëshoi disa deklarata lidhur me shëndetin e ish-pilotit gjerman, shtatë herë kampion i botës.

Gazetat u hodhën menjëherë përpjetë. “Marka” në Spanjë: Jean Todt: Schumacher përmirësohet, i shohim së bashku garat e Formula 1”.

“Daily Mail” në Angli: Michael Schumacher po lufton për t’u përmirësuar, dhe ende shikon në televizor garat e Formula 1, pohon ish-shefi I Ferrarit, Jean Todt!

“Il Corriere dello Sport” në Itali: Shoh garat e Formula1 së bashku me Schumacherin, thotë Jean Todt! Michael nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë! Është në duart më të mira të mundshme!

Në të vërtetë, Todt sqaron se shëndeti i Shumit nuk është ende shumë i mirë, komunikimi mes tyre nuk është si dikur, për shkak të gjendje së gjermanit, por drejtuesi i madh francez thekson se piloti gjerman këmbëngul dhe shpreson për t’u përmirësuar edhe më shumë.

Michael Schumacher pësoi aksidentin e rëndë në kompleksin turistik në Alpet e Francës, në Dhjetor 2013, duke qenë pranë vdekjes. Ai u ndodh në koma, me dëmtime të mëdha në kokë, u mbajt në spital për një kohë të gjatë, ndërsa më pas familja e mori në shtëpi, nën kujdes të vazhdueshëm të mjekëve.

Besohet se shpenzimet në 5 vjet kanë arritur në mbi 22 milionë euro, ndërsa tifozët e Ferrarit nuk e kanë harruar kampionin e tyre. Schumacher fitoi 7 tituj kampion në Formula 1, dy me Benetonin dhe 5 me Ferrarin, në një karrierë që vazhdoi për 17 vjet./
ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono