michael jackson

depp-michael-jackson-glove-1280x853.jpg
in a13:41 | 03/12/2019

Johnny Depp është duke punuar mbi një shfaqje muzikore, e cila do të ndërtohet bazuar në historinë e jetës së Michael Jackson. Projekti do të nisë më 25 janar, në Los Angelos.

Krijuar nga Julian Nitzburg, “For the Love of a Glove”, do të jetë një shfaqje muzikore, e cila do të bazohet në biografinë e mbretit të popit, kryesisht mbi dorezat e tij, ku aludohet se këngëtari i mbante për të mbuluar shenjat që kishte ‘pësuar’, gjatë abuzimeve fizike. Pikërisht për këtë arsye po krijohet edhe ky ‘film’.

“Unë jam i njohur për realizimin e shumë biografive. Për këtë, një rrjet i rëndësishëm kinematografik më kërkoi mua që të shkruaja një film për Jakson. Ky i fundit, jo si zakonisht, do të fokusohej tek abuzimi i fëmijëve, por pyetja që më lindi menjëherë ishte se si do arrija t’i merrja raportet për këta fëmijë”.- tha Nitzburg.

Të krijosh një film mbi abuzimet seksuale tek fëmijët, nga Jakson, do të ishte diçka jo e këndshme për njërëzit dhe do të kishte shumë paragjykime. Kjo ishte edhe arsyeja përse Nitzburg, propozoi të krijoj një shfaqje muzikore, e cila do të prodhohet nga “Depp Infinitum Nihil production company”.

Milchel Jackson i njohur ndryshe si ‘Mbreti i Pop-it’, pas vdekjes së tij është përfolur për shumë histori të paditura më parë. Duke filluar që nga mënyra e vdekjes, ku mjeku i tij u akuza për vrasjen e këngëtarit, deri tek fjalët që ai ishte një pedofil i paskrupullt.

Të gjithë e kemi njohur këngëtarin vetëm në formën e artistit dhe e kemi adhuruar, prandaj shumë fansa nuk i kanë pranuar këto ‘fakte’./abcnews.al

swift-1280x1141.jpg
in a11:58 | 25/11/2019

Taylor Swift, padyshim është “mbretëresha” e AMAs.

Këngëtarja me famë botërore ka thyer sërish rekord në eventin e madh muzikor duke fituar çmimet “Artistja e Dekadës” dhe “Artistja e vitit”. Por jo vetëm, ylli i popit fitoi 6 çmime në American Music Awards këtë vit, duke shkuar në një total prej 26 trofesh në AMAs.

Taylor theu rekordin e Michael Jackson që ka siguruar në total 24 çmime në AMAs.

Çmimi “Artistja e Dekadës” u njoftua para mbrëmjes së madhe, që u organizua të dielën (25 nëntor). Gjithashtu i rrëmbeu çmimin “Artistja e vitit” këngëtarëve të mëdhenj si Drake, Ariana Grande, Halsey dhe Post Malone, duke thyer edhe vetë rekordin e saj.

Ajo është e vetmja artiste që ka garantuar 6 çmime “Artisja e vitit” në AMAs. /abcnews.al

 

jackson.jpg
ent ela23:00 | 30/07/2019

Muzika që ka lënë pas, çmimet e rëndësishme, si dhe lëvizjet ikonike, mesa duket nuk kanë më fuqinë për të mbrojtur mbretin e popit.

Pasi i kthyen shpinën mediat, portalet dhe radiot, tashmë edhe MTV është kundër Michael Jackson dhe po mendon ta riemërtojë çmimin “Michael Jackson” në “Video Vanguard Award”. Kjo për shkak të akuzave të bëra kundër yllit të ndjerë të popit në dokumentarin kontrovers “Leaving Neverland”. Dilema vjen për faktin se ka polemika nëse artistët do ta pranojnë apo jo të marrin çmimin që mban emrin e Jackson.

Eventi më i madh i çmimeve në industrinë e muzikës do të mbahet më 26 Gusht. Drejtuesit e tij janë në diskutime, për të gjetur një mënyrë sesi do të prezantohet çmimi dhe se kush do ta dorëzojë atë.

Ylli i ndjerë i popit u nderua me “Vanguard Award” në vitin 1988, ndërsa MTV e riemërtoi atë për nder të tij në vitin 1991.

Kanë kaluar gjashtë muaj, që nga lançimi i dokumentarit, ku dy meshkuj pretendojnë se Jackson i kishte keqtrajtuar kur ishin fëmijë. Lajmet u hodhën poshtë nga familja e mbretit të popit, madje ngritën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër rrjetit televiziv amerikan, që e publikoi atë.

Klan Plus

jackson.jpg
ad min20:37 | 30/06/2019

Michael Jackson gjithmonë përbën lajme, jo vetëm falë muzikës së tij, po dhe për çdo gjë që ai bënte. Çdo ditë e më shumë dalin të dhëna për të, që habisin jo pak fansat. Së fundmi është gjetur një makineri të cilën Mbreti i Pop-it e kishte përdorur për të luftuar plakjen. DailyMail publikoi disa imazhe të këngëtarit, i shtrirë në aparaturën me oksigjen.

Një pajisje që kushton jo pak, por 100 mijë dollarë, para të cilat këngëtari i mori pas djegies që pësoi në kokë dhe fytyrë teksa po realizonte një reklamë. Kompania e dëmshpërbleu Jackson me 1.5 milionë euro dhe paratë e mbetura pasi bleu aparaturën, Mbreti i Pop-it ia dhuroi fondacionit të tij për të shpëtuar fëmijët që kishin pësuar djegie.

Makineria u gjet në një depo në jug të Kalifornisë. Michael vite më parë u shpreh se falë kësaj aparature do të jetonte 150 vite. Nuk dihet se çfarë ka shkuar keq gjatë trajtimit, pasi Jackson u nda nga jeta 10 vite më parë. Megjithatë kjo gjë ka nxitur edhe më shumë thashethemet se nëse Mbreti i Pop-it ka përdorur makinerinë, sot ai mund të jetë gjallë dhe vdekja e tij është false.

Klan Plus

mustafa-nano-1-1280x719.jpg
ent ela20:35 | 08/03/2019

Mediat britanike raportuan se BBC kishte vendosur të mos transmetonte më asnjë këngë të Majkëll Xhekson deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u ka  bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy dëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Majkëll Xhekson, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e Madhe. Por menjëherë pas publikimit të këtij BBC ka përgënjeshtruar  tymnajën e lajmeve mediatik.

Për Mustafa Nanon, reagimi i medias prestigjioze ka qenë i duhuri, pasi sipas tij nuk mund të censurohet një gjeni. Ai e ka trajtuar këtë çështje në Monologun që mbajti sonte në studion e emisionit të tij “Provokacija”.

Mustafa Nano: Ka njerëz që do donin shumë që, në rastin e një gjeniu, personi të ishte në lartësinë e personazhit. Dhe kur nuk ndodh kështu (për mua, si rregull nuk ndodh kështu), këta njerëz s’e kanë për gjë ta hedhin gjeniun në kosh. Për ta, një gjeni që bën një krim, që mbështet një regjim shtypës, që është një baba e bashkëshort mizor, që ka një shpirt të korruptuar, nuk është më gjeni.

Mua nuk ma mbush mendjen ky arsyetim. Një gjeni mund të jetë qen bir qeni, e prapëseprapë mund të jetë një gjeni. Madje, unë jam i prirur të besoj se gjenitë fqinjërojnë më shumë se të tjerët, për arsye që nuk jam në gjendje t’i shpjegoj, me perversionin. E keni lexuar librin Beethoveni dhe Revolucioni Francez të Fan Nolit? Nëse jo, duhet ta lexoni. Është një nga gjërat më interesante të shkruara nga Noli ynë. Aty ai merret, përveç të tjerash, edhe me staturën e ulët morale të kompozitorit të madh gjerman. Dhe nuk e ka bërë këtë, besoj unë, për të baltosur Beethovenin. Pse do ta baltoste? E ka bërë për të na thënë, siç na e thotë vetë, se “njerëzit e mëdhenj janë njerëz si gjithë bota”, por edhe për të na thënë, këtë e besoj unë, se mund të qëllojë shpesh që gjenia e perversioni  të rrinë bashkë.

Unë, edhe kur lexoj mbi gjeni që janë babaxhanë, të mirë, të virtutshëm, them me vete: është një përpjekje për t’i nxjerrë me pahir si mishërimin e virtutit, në mënyrë që t’i japin njerëzimit një role model, dhe kjo është një përpjekje e kuptueshme dhe e natyrshme, pasi njerëzimi nuk bën dot pa heronj, pa personazhe historikë të nxjerrë në dritë si njerëz me cilësi të rralla e të mira, ashtu si në përgjithësi nuk bën dot pa mite e legjenda.

Një gjë e tillë mund të jetë edukative, madje është edukative, sidomos për fëmijët, por ne njerëzit e rritur, ne që dimë të mendojmë, nuk është nevoja të besojmë gjëra të tilla, në një kohë që mund të bëjmë tjetrën: ta ndajmë personin nga personazhi. Mund ta denoncojmë e dënojmë personin, por le të mos i lëmë gjykimet morale mbi personin ta dëmtojnë personazhin. Një gjeni mbetet një gjeni, edhe pse mund të jetë një njeri i prapë e i lig. E jo vetëm një gjeni. Në përgjithësi, çdo arritje a shkëlqim në fushën e mendimit, të artit, të letërsisë, në daçi edhe të muzikës e sportit, nuk ka pse të bëhet pis a të zhvleftësohet për shkak të papërsosmërive morale të njeriut që i ka bërë këto arritje apo që e ka arritur këtë shkëlqim.

Këto arsyetime m’i solli në mendje një diskutim që po bëhet mbi qëndrimin që duhet mbajtur ndaj këngëve të Michael Jacksonit, tani që u zbulua, nëse mund të thuhet që u zbulua, se mbreti i Popit ka qenë një pedofil. Disa radio në Kanada e Australi kanë marrë vendimin që të mos transmetojnë më këngë të Jacksonit. U tha nga gazeta Times se edhe BBC-ja kishte marrë një vendim të ngjashëm, por ditën tjetër erdhi përgënjeshtrimi. “Ne nuk ndalojmë artistë”, thanë ata të BBC-së. Dhe shyqyr! Ç’kuptim do kishte ta ndaloje Michael Jacksonin?

Pse duhet që gjenia e tij të vuajë kusuret e perversioneve të tij? Pse ne të tjerët u dashka të mos shijojmë muzikën e tij, në një kohë që e kemi fare të thjeshtë ta ndajmë këtë muzikë nga jeta e tij e fëlligësht? Dhe kjo e fundit është e lehtë për t’u bërë. Dhe po bëhet. Askush nuk është dëgjuar të thotë këto ditë që Michael Jacksoni duhet të jetë një shembull moral. Përkundrazi, të gjithë marrin distancë prej sjelljeve, për të cilat atë po e denoncojnë. Por të ndalonim muzikën e tij për këtë shkak është si të anulonim ligjin e dytë të Newtonit, atë që thotë se Forca është baraz me Masën e shumëzuar me Shpejtësinë, në rast se historianët e biografët do të na provonin se Newtoni në një rast ka vrarë dy komshinj e në një rast tjetër ka vrarë dy kolegë. Kështu që, poshtë Michaeli, rroftë Jacksoni!/abcnews.al

BBC-JACKSON-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela17:49 | 04/03/2019

Mediat britanike raportojnë se BBC ka vendosur të mos transmetojë më asnjë këngë të Majkëll Xhekson deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u janë bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy sëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Majkëll Xhekson, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it, sipas raportimit të “The Sunday Times”. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e madhe.

Por një zëdhënëse e radiotelevizionit britanik deklaroi se nuk do të ndalohen këngë apo artistë dhe Michael Jackson, siç do artist tjetër mund të dëgjohet dhe në BBC Radio.

Kënga e fundit e Jackson e transmetuar nga Radio 2 ishte “Rock With You”, në 23 shkurt. Ndërkohë në datat 6 e 7 mars, Channel 4 do të transmetojë në dy pjesë, dokumentarin prej katër orësh.

Në dokumentar, Xhejms Safechuck, tashmë 40 vjec, dhe Uejd 36 vjec, tregojnë për të kaluarën e tyre traumatike në kohën kur Majkëll XHekson I ka keqtrajtuar dhe përdhunuar kur ishin ende fëmijë. Robson rrëfen se Xhekson abuzonte me të që kur ai ishte shtatë vjec, dhe kishte vazhduar ta bënte deri sa mbushi 14 vjeç. /abcnews.al

macile.jpg
ad min23:00 | 26/01/2019

Dokumentari “Leaving Neverland” që e akuzon ish-Mbretin e rrymës Pop për pedofili, është duke u transmetuar në festivalin e “Sundance Film” në Utah. Filmi i cili zgjat 4 orë është projektuar me datë 25 Janar, duke marrë ovacione të forta nga publiku. Protagonistë janë Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët e kanë akuzuar këngëtarin për abuzime pedofilie ndaj tyre.

Të gjithë në këmbë duke duartrokitur. “Leaving Neverland”, filmi dokumentar që ka për protagonistë Wade Robson dhe James Safechuck, dy burrat që rrëfyen se dikur kane qenë viktima të abuzimit pedofilik prej Michael Jackson, nga mosha 7 deri në 14 vjec. Filmi është pritur me vlerësime shumë të larta në festivalin prestigjioz tw kinemasë “Sundance Film”. Projektimi i filmit me metrazh të gjatë, me kohëzgjatje prej pothuajse 4 orësh, i cili përmbledh rrëfimet e djemve kur ishin të vegjël i ka kënaqur të gjithë, përvec fansave të Michael Jackson-it; të cilët kanë protestuar bashkë me familjen e këngëtarit, duke premtuar një luftë të ashpër për të ndaluar atë që e kanë cilësuar si “mori shpifjesh”. Kompania Michael Jackson estate, e cila merret me bizneset që i përkasin “Mbretit të Pop-it”, e ka konsideruar filmin dokumentar “si vrasje të një “Ylli të botës së artit”, me një stil të thatë dhe të cunguar”. Gjithashtu, i ka cilësuar aktorët Robson dhe Safechuck si gënjeshtarë. Filmi me metrazh të gjatë, krahas dëshmive traumatike të dy djemve, të cilat nisin nga periudha e fund-viteve 80’, deri në fillim të viteve 90’, përfshin edhe disa rrëfime nga familjarët e të abuzuarve. Në film gjendet zëri i Michael Jackson, i regjistruar nga një diktofon me kasetë, dhe një intervistë që Safechuck i ka bërë këngëtarit ndërsa gjendej bashkë me të, duke fluturuar në charter-in privat të Michael Jackson./abcnews.al

michael-jackson-getty-luke-frazza.jpg
ent ela14:27 | 10/01/2019

Një dokumentar, që pritet të transmetohet në fund të muajit janar, ngre akuza të reja për Michael Jackson 10 vite pas vdekjes. Dy djem tashmë 30 vjeçare, akuzojnë yllin e popit se ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin 7 dhe 10 vjeç.

Nuk ka paqe për Majkëll Xhekson. Në vitin e përvjetorit të dhjetë të vdekjes së yllit të pop-it një dokumentar e akuzon sërish për abuzime seksuale ndaj fëmijëve. “Leaving Neverland”, do të transmetohet për herë të parë në Sundance Festival 2019. Producenti i tij është Den Rid.

Sipas revistës “Rolling Stone”, që citon fragmente të dokumentarit, në kulm të popullaritetit, Majkëll Xhekson nisi një marrëdhënie të gjatë me dy fëmijë të moshës 7 dhe 10 vjeç, dhe familjet e tyre. Tashmë ata janë 30 vjeç, dhe tregojnë historinë se si Xhekson abuzoi seksualisht me ata.

Ende nuk është i qartë identiteti i dy viktimave. Por në vitin 2013 koreografi Uejd Robson, i cili  tashmë është 36 vjeç, denoncoi Xhekson për abuzim seksuale kur ai ishte 7 vjeç, por çështja u arkivua në vitin 2017. /abcnews.al

thriller.png
ad min23:45 | 15/10/2018

I publikuar në vitin 1983, videoklipi “Thriller” i Michael Jackson, është shpallur si videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. Në atë kohë ai u shpall dhe si videoklipi më i shtrenjtë në histori me 500 mijë dollarë të shpenzuar për realizimin e tij.

“Thriller” i Michael Jackson është videoklipi më i mirë i 50 viteve të fundit. Çmimi është dhënë nga “Imaginaction”, festivali i parë për videoklipe në nivel ndërkombëtar, me një juri të përbërë nga gazetarët më të rëndësishëm të sektorit. I publikuar në vitin 1983, “Thriller” konsiderohet video e parë muzikore që ka një temë dhe koreografi e që është kthyer në një ikonë të padiskutueshme të muzikës pop.

Video e “Thriller” prezantohet si një film me metrazh të shkurtër me tematikë horror, i pari në histori me një konotacion të fortë kinematografik. Michael Jackson në atë kohë kishte parë në kinema filmin “Një ujk amerikan në Londër” të Xhon Lendis dhe e pëlqeu aq shumë sa replikoi disa nga skenat në videoklipin e këngës së tij. Pas shumë këmbënguljeje nga ana e tij shtëpia diskografike “Epik Rekords” pranoi të paguante 500 mijë dollarë për realizimin e video. Kjo e fundit u drejtua nga vetë Lendis dhe në atë kohë fitoi famën e videoklipit muzikor më të shtrenjtë në histori.

“Thriller” ishte një sukses i paprecedentë, dhe albumi që përmbante këngën u rendit në vendin e parë më klasifikimet muzikore në të gjithë botën. Falë videoklipit shitjet e albumit u trefishuan. Në atë kohë dhe MTV që sapo kishte nisur transmetimet shënoi nivel rekord shikueshmërie dhe u detyrua të transmetonte disa herë videoklipin, për shkak të kërkesave të shumta nga telespektatorët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono