Meteoalb

25-tetor.jpg
ad min08:10 | 25/10/2019

Sipas MeteoAlb, Ndikimi i moti të kthjellët vijon në bregdet dhe zonat e ulëta, por vranësira të lehta paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.  Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./ABC News Albania

shqiperia-15-gusht.jpg
ad min08:19 | 15/08/2019

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore duke sjellë shira të përkohshëm. Pritet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

moti-19-Maj.jpg
ad min16:22 | 19/05/2019

Sipas MeteoAlb: vijon ndikimi i masave ajrore me origjinë jugore duke kushtëzuar kthjellime e vranësira të lehta në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por shira priten në zonat verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u  luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 27-28°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor  duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

moti-5-mars.jpg
ad min21:32 | 05/03/2019

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë do të mbetemin nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave, më të dukshme paraqiten në Veri-Veriperëndim të vendit. Pasditja  sjell shtim të vranësirave dhe në pjesën tjetër të territorit ku priten reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe pjesërisht në qender.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga  1°C mëngjesi në zonat malore deri në 21 °C mesdita në zonat e ulta dhe bregdet. Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det  me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

moti-29-dhjetor.jpg
ad min14:43 | 29/12/2018

Sipas MeteoAlb, paraditja do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë territorin. Pasditja dhe nata  do të  dominohen nga kthjellimet dhe kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore  nga -3°C në 16°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht  verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./abcnews.al

MOTI-TABELA-16-DHJETOR.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ad min17:38 | 16/12/2018

Sipas MeteoAlb: paraditja do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjenerura reshje të dobëta shiu e dëbore, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthejellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

MOTI-TABELA-13-DHJETOR.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ad min22:09 | 13/12/2018

Sipas MeteoAlb 14 dhejtor: Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, më të dendura në rajonin Jugor – Juglindor. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira të dendura dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore në zonat malore.

Sipas MeteoAlb 15 dhjetor: Mbetemi nën dominimin e masave ajrore te paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira ne territor, ne zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore. Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke rikthyer kthjellimet në vend, përjashtuar ekstremin verior i cili mbetet me reshje të izoluara dëbore./abcnews.al

MOTI-TABELA-8-DHJETOR.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ad min22:52 | 08/12/2018

Moti – E shtunë, 8 dhjetor 2018

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe të lagësht. Për pasojë vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin deri pas mesdite ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira, më të dendura në zonat veriore-veriperendimore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin Shqiptar.

E diel, 9 dhjetor 2018

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites, do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin. Më të dukshme në ekstremet veri dhe Jug të Shqipërisë duke rrezikuar shira të izoluar. Pasditja dhe mbrëmja
mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme në
të gjithë vendin./abcnews.al

MOTI-TABELA-25-NENTOR.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ad min22:02 | 25/11/2018

Moti – E diel, 25 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës vijon me vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të dobët në zonat veriore dhe zonat Qendrore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin një tjetër sistem të dendur vranësirash, të cilat do të gjenerojnë shira me intesitet mesatar dhe të ulët në ultësirën perëndimore, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat e larta malore.

Moti – E hënë, 26 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, vranësirat dhe shirat mbeten prezente në të gjithë vendin më të dendura në veri dhe zonat Qendrore të shqipërisë, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në verilindje. Parashikohet që pasditja të sjell paus të shirave dhe dëborës për tu rikthyer sërisht në orët e vona të natës./abcnews.al

 

OK-MOTI-TABELA-21-NENTOR.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ad min20:44 | 21/11/2018

Moti – E mërkurë, 21 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, mbetemi në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent, herë pas here do të ketë rrebeshe. Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.

Moti – E enjte, 22 nëntor 2018
Sipas MeteoAlb, kushtet atmosferike të paqëndrueshme do të mbeten prezente në vendin tonë, ku pjesa e parë e ditës dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat më të dendura në zonat veriore dhe qendër duke rrezikuar shira të përkohshëm dhe reshje dëbore në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira të dendura në të gjithë territorin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono