meta

META-TRADITA-POPULLORE-1280x720.jpg
ent ela16:36 | 15/10/2018

Presidenti Ilir Meta në Ditën ndërkombëtare të grave dhe vajzave në zonën rurale ka deklaruar se puna e tyre është një mësim për përfaqësuesit e institucioneve të cilët duhet të rreshtohen në mbështetje të këtyre sipërmarrjeve që mbajnë gjallë vlerat dhe traditat shqiptare.

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi Shtëpinë e Artizanatit “Tradita Popullore” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave të Zonave Rurale. Ai vlerësoi punën që bëhet në këtë atelie për ruajtjen e traditës, trashëgimisë dhe të vlerave të kombit tonë.

“Është e rëndësishme që kjo punë që ka filluar të mbështetet fuqimisht, sepse për fat të keq shumë zona të Shqipërisë janë braktisur dhe gjeneratat më të reja nuk kanë trashëguar këto tradita dhe cilësi nga të parët e tyre. Iniciativa e grave dhe vajzave që merren me këtë sipërmarrje, duhet të mbështetet më mirë nga ne si përfaqësues të shtetit, qeverisë, pushtetit vendor, sepse kjo sjell përfitime të shumta”.

Këmbanë alarmi e quan kreu i shtetit nevojën për angazhim në ruajtjen e këtyre pasurive folklorike dhe traditave tepër të rëndësishme për identitetin kombëtar por edhe për zhvillimin e turizmit sipas tij, i cili do të ndihmojë në një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik jo vetëm në qendrat urbane, por edhe zonat më të thella të Shqipërisë. /abcnews.al

BUSHATI-PER-METEN-1280x720.jpg
ent ela15:58 | 04/10/2018

I habitur është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për deklaratën që bëri një ditë më parë presidenti i Republikës, Ilir Meta, për marrëveshjen me Greqinë.

Prandaj pikëpamje të ndryshme kanë lirinë e plotë institucionale për t’u trajtuar vetëm në rrugë institucionale dhe në ansjë moment  në kanale të tjera informative. Më habit që Presidenti Meta ka ndryshuar qëndrim, po kush jam unë që të gjykoj Presidentin e Shtetit, unë jam një ministër”, tha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kryetarin e shtetit e konsideron si pjesëtar të ekipit negociator, prandaj dhe ministri Bushati  sqaron se deri më tani janë hedhur një nga një hapat për një proces që është në vazhdim e që presidenti e ka dhënë autorizimin.

“Nëse do përdor një shprehje popullore: ”Ne nuk mund të bëjmë dasëm nëse nuk kemi çiftin”. Në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në përfundim të tyre ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekipi përfshirë Presidentin e Republikës, të cilin e ngarkon Kushtetuta”, u shpreh Bushati.

Qëndrimin e tij ndaj deklaratave të kreut të shtetit ministri Ditmir Bushati e shpreu gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e tij austriake Karin Kneissl. Ministrja federale për Evropën dhe Punët  e Jashtme të Austrisë vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Por ajo i kërkoi të gjithë politikës shqiptare që të jenë të bashkuar në këtë proces.

“Ju përgëzoj për përpjekjet dhe punët që keni arritur në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, të pavarësisë të gjyqësorit. Në mbyllje të fjalës sime dëshiroj të them për çështjet e interesit kombëtar që i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar”, tha ministrja austriake.

Jo një po dy herë i drejtohet ministri Bushati opozitës. Njërën dorë mazhoranca e shtrin për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore.

“Jemi në limitet kohore dhe në këtë kontekst ne duam një orë e më parë të miratojmë këtë paketë aktesh që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për t’i dhënë mundësi zbatimit të kësaj pakete për zgjedhjet e ardhshme vendore”, u shpreh ministri.

Dorën tjetër e zgjat për reformën në drejtësi.

“Na duhet të punojmë sëbashku për t’i dhënë mundësi magjistratëve të rinj të studiojnë në Shkollën e Magjistaturës dhe të kenë një strategji të përbashkët se si do të jetë sistemi drejtësisë nga pikëpamja burimeve njerëzore në 2, 5 dhe dhjetë vitet e ardhshme”, tha Bushati.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, sëbashku me homologen austriake kanë kryesuar takimin e ministrave të integrimit që u përmbyll me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët.

43070518_300766460722814_7183666023302692864_n.jpg
ent ela10:06 | 03/10/2018

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës në SHBA u prit në një takim të posaçëm nga Presidenti i Senatit Amerikan, Senatori Orrin Hatch.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit të Senatit mirënjohjen për ndihmën e deritanishme që SH.B.A dhe Senati në veçanti, i kanë dhënë Shqipërisë në procesin e reformave të brendshme, në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në vend.

Sipas kreut te shtetit shqiptar, SHBA ka një rol të pazëvendësueshëm në arritjet e deritanishme të Ballkanit në drejtim të paqes e stabilitetit. Angazhimi i tyre edhe në të ardhmen është i domosdoshëm për të mos cënuar arritjet e deritanishme – i tha Meta kreut te senatit amerikan.

Shqipëria mbështet politikën e “dyerve të hapura” të NATO-s, e pas anëtarësimit të Malit të Zi, urojmë që edhe Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës- vijoi presidenti Meta.

Ai theksoi gjithashtu inkurajimin e shtetit shqiptar që dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me sukses për të garantuar të ardhmen europiane të dy vendeve”. /abcnews.al

META-ROY_ABC-1280x720.jpg
ent ela12:38 | 02/10/2018

Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta është pritur në një vizitë zyrtare në Shtetet e bashkuara të Amerikës nga senatori Roy Blunt, zëvendës-kryetar i konferencës së senatorëve Republikanë atje. Gjatë takimit të mbajtur në Ëashington, presidenti shqiptar theksoi rolin e rëndësishëm që Shtetet e bashkuara kanë për të ardhmen e rajonit tonë, jo vetëm në konsolidimin e arritjeve të deritanishme por edhe në sigurimin e stabilitetit dhe përparimit të demokracisë.

Ne mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s – ka thënë presidenti Meta – dhe pas antarësimit të Malit të Zi, vlerësojmë se edhe antarësimi i Maqëdonisë do ishte një arritje pozitive për të ardhmen e gjithë rajonit.

Dy bashkëbiseduesit gjatë diskutimit kanë shprehur dëshirën që parlamenti maqedonas të mund të arrijë bashkëpunimin e duhur për t’iu përgjigjur aspiratës së qytetarëve për antarësim në NATO dhe BE. /abcnews.al

LIGJI-PER-TEATRIN-NE-PRESIDENCE-1280x720.jpg
ent ela18:08 | 25/09/2018

Ka mbërritur ditën e hënë në Presidencë ligji për Teatrin Kombëtar, ai i ndryshuar në seancën parlamentare të 20 shtatorit përmes amendamenteve të njoftuara nga komisioni i veprimtarive prodhuese. Ndryshe nga hera e parë, ligjin që kërkon shembjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e një godine të re sëbashku me zonën urbane përreth, Presidenti i vendit nuk ka më tagër ta kthejë. Kjo pasi ky ligj i ndryshuar mban të njëjtin numër me atë të mëparshëm, i cili u kthye me dekret presidencial në Kuvend për rishqyrtim. Sipas Kushtetutës Presidenti ka të drejtë të kthejë një ligj vetëm një herë.

Mazhoranca pasi pranoi dekretin e presidentit që kthente ligjin si antikushtetues, antiligjor dhe në shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare, njëkohësisht miratoi ndryshime të neneve specifike të ligjit. Për demokratët kjo procedurë është në shkelje të rregullores pasi nëse një ligj rrëzohet në tërësi me dekret presidencial, atëherë nuk ka më lligj mbi të cilin të depozitosh amendamente. Opozita akuzoi socialistët se arsyeja e shkeljes së procedurës është pikërisht që ligji të mos kthehet dot me nga Presidenti, sot i vetmi organ institucional që mund të kthejë një ligj, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Por socialistët këmbëngulën se kuvendi ka precedent të rasteve të tilla dhe vijuan me miratimin e ligjit mbi të cilin sot Presidenti ka vetëm dy mundësi, ose të shpallë ligjin, ose të qëndrojë i heshtur duke lejuar shpalljen automatike të tij pas 20 ditëve nga paraqitja. /abcnews.al

d05c7504-46c7-4cca-9fbb-59d1e324364f.jpg
ent ela13:02 | 16/09/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për gazetën prestigjioze italiane “Il Messaggero” foli për marrjen e 20 emigrantëve të anijes Dicioti në Shqipëri, që sipas tij ky ishte një gjest reflektimi për Europën. Gjatë intervistës kreu i shtetit shqiptar u pyet për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të konsolidojnë marrëdhëniet e të shkojnë bashkë drejt BE pa prekur çështjen e kufijve.

Sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Meta theksoi se BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, ndërsa shpreson anëtarësim të shpejtë.

Meta foli gjithashtu edhe për takimin e nesërm në Vatikan me Atin e Shenjtë, teksa shprehu falenderimet për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë.

Intervista e plotë e Presidentit Meta

1. Zoti President pas 20 emigrantëve të anijes Dicioti, do të ishit të gatshëm të merrnit emigrantë të tjerë që zbarkojnë nē Itali?

Ne shqiptarët në rast se do të duhej, do të ishim tē gatshēm për sakrifica të tjera në ndihmē të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë. Megjithatë mendojmë se një ose pak vende nuk mund të zëvendësojnë rolin e BE ne administrimin e krizës së refugjatëve. Me gjestin tonë të marrjes së 20 emigrantëve kemi dashur që të ketë edhe një reflektim europian sesi të zgjidhet ky problem i rëndësishëm.

2. Pikërisht Europa…

Vendi juaj për shumë kohë ështē pērballur vetëm në linjë tē parë me krizën e emigracionit të paligjshëm. Rasti i anijes Dicioti është i rëndësishëm sepse tregoi kudo në kontinentin e vjetër se duhen politika të reja të pērbashkëta. Duhet gjithashtu të ndryshojë qasja strategjike e BE ndaj këtij fenomeni. Politika e jashtme nuk duhet vetëm pēr të administruar mbërritjen e emigrantëve por mbi të gjitha për ta parandaluar atë. Situata në Afrikën e Veriut dhe në Siri imponon një rol politik dhe në këtë drejtim Brukseli duhet të bëjë më shumë.

3. Brukseli u tregua i ftohtë ndaj ndërhyrjes Tuaj në ndihmë të Italisë.

Nuk dua të bëj polemika apo interpretime të cilat nuk shërbejnë. Unë di që në fund të gjithë kanë kuptuar gjestin tonë si një veprim solidariteti dhe vullneti të mirë. Megjithatë mendoj se Italia nuk duhet lënë e vetme përballë fenomenit. Ne i detyrohemi Italisë për ndihmën dhe solidaritetin e dhënë ndaj shqiptarëve në vitet ’90. Mendoj se të gjithë i detyrohen Italisë, duke kuptuar vështirësitë dhe sakrificat e bëra përballë fenomenit të imigracionit me një mikpritje të rrallë.

4. Shpejt do të duhet të hapni bisedimet për anëtarësim në BE ?

Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë. Dëshiroj që BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për të focuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

5. Keni frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë?

Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit europian por pa prekur çështjen e kufijve.

6. Çfarë prisni nesër nga vizita që do të bëni tek Papa?

Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë.

7. Italia është partneri i parë tregëtar i Shqipërisë…

Gjysma e eksoprteve shqiptare shkon drejt Italisë. Turizmi është rritur dhe gjithashtu prezenca e operatorëve italianë në këtë sektor. Tani na duhen më shumë përkrahje dhe iniciativa për të rritur bashkëpunimin dhe mirëqenien e popujve tanë. Duhet gjithashtu më shumë bashkëpunim përsa i përket modernizmit të infrastrukturave.

8. Kryeprokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero del Raho, ka ngritur shqetësimin se grupet kriminale shqiptare janë po aq të forta sa klanet mafioze italiane…

Pak kohë më parë ministrat tanë të Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe Etilda Gjonaj u takuan për të rritur bashkëpunimin në kētë drejtim. Puna e mirë e prokurorisë Antimafia të Italisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shërbimeve tona sekrete ka qenw dhe është kryesore në luftën kundër klaneve kriminale. Njē rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe reforma nē drejtësi të cilën po implementojmë.

9. Ç’mendim keni për dyshimet e qeverisë italiane përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit TAP, që kalon nëpër territorin Tuaj?

TAP nuk ështē i rëndēsishëm vetëm për Shqipërinë dhe Italinë por për sigurinē energjitike të mbarë Europës. Autoriteteve italiane do t’i duhej të merrnin veprime të mençura pērsa i përket kësaj çështje. /abcnews.al

META-RAMA-OSBE-PER-LALEN.jpg
G. P.17:21 | 30/08/2018

E ka telefonuar gazetaren Klodiana Lala edhe Presidenti i Republikës,Ilir Meta. Jo vetëm i ka shprehur solidaritetin e plotë me të dhe vajzat e prindërit e saj, por kreu i shtetit e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

Ilir Meta: “Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.”

Në mesazhin publik presidenti Meta nënvizoi se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike. Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në rrjetet sociale ai bën thirrje për zbardhje të ngjarjes.

Edi Rama: “E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”.

Me forcë e ka dënuar edhe OSBE sulmin kundër gazetares Klodiana Lala duke nxitur gjithashtu autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë- e përfundon reagimin e saj në rrjetet sociale prezenca e OSBE në vendin tonë./abcnews.al

META-1-1280x584.jpg
ent ela12:25 | 21/08/2018

Festën e Kurban Bajramit, besimtarëve mysliman ua uroi edhe politika shqiptare. Pas vizitës në selinë e komunitetit Mysliman Shqiptar kreu i shtetit Ilir Meta ndau mesazhin e tij të urimit.

Meta: Mesazhi i solidaritetit, bashkëpunmimit, i vëmendjes ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për t’u përkrahur, për t’u ndihmuar. Këto janë mesazhet që na sjell kjo ditë e rëndësishme e besimit islam për të gjithë qytetarët tanë. Është një ditë që dëshmon bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, e cila ka në themelet e saj vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore.

Për nënkryetarin e kuvendit Edmond Spaho, kjo ditë e shenjtë jep mesazhin e sakrificës dhe solidaritetit sidomos ndaj më të pamundurve.

Spaho: I uroj myslimanët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Të jetë vit i mbarë dhe i begatë ku të sundojë paqja e begatia mbi të gjithë ne. Në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit është një thirrje për të qenë të lidhur dhe afër njëri-tjetrit. Një ditë për sakrifica ndaj atyre që e sigurojnë ekzistencën me mund e vështirësi. I gjithë viti të jetë i mbarë, i mirëqënies e dashurisë për njëri- tjetrin.

Thirrje për solidaritet ndau edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj: Dua falënderoj qindra vullnetarë të bashkisë, qendrave sociale, shoqatave humanitare xhamisë që mbrëmë kanë shpërndarë mish për 2 mijë familje që janë në nevojë ekonomike. Ky është një apel që mund të jemi solidarë jo me statuse e lajka, por me diçka konkrete. Nëse ne do funskionomin me këtë mentalitet të bashkimit solidaritetit, sakrificës çdo ditë do të ishte mrekuli. Unë nuk jam naiv, e di se mrekullitë mezi ndodhin. E e di se kur të vijë shtator do rikthehet sherri, debati. Lutem që shtatori të na gjejë të bashkuar dhe siç jemi në festa të jemi edhe në ditët e punës.

Shefi i ekzekutivit Edi Rama, ai i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi urimet e tyre zgjodhën t’i ndanin përmes rrjetit social facebook.

Në postimin e tij Rama përcjell urimin, të shoqëruar me një video që tregon punën për ringritjen e disa objekteve të kultit të fesë myslimane në Berat, Tiranë, Gjirokastër e Delvinë. Ai shkruan se xhamitë janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, në urimin e tij për këtë ditë feste bëri thirrje që tolerancën si besimtarë, ta plotësojmë edhe me tolerancën si qytetarë.

Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lutjet e tij i çon në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit dhe të nëpërkëmburit, në këtë festë të flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit. Mesazhi i kësaj dite – vijon ai – dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin./abcnews.al

META-NUK-PRANON-TE-FLASE-PER-KUSHTETUESEN-1280x720.jpg
ent ela16:43 | 03/08/2018

Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar t’i japë asnjë përgjigje interesimit të gazetarëve për ngërçin që po kalon vendi me mosfunksionimin e gjykatave. Kreu i shtetit ndodhej në Shkodër për të marrë pjesë në Aleancën për dhurimin e gjakut.

Shqipëria ka mbetur në udhëkryqin e gjykatave. Janë aty po nuk funksionojnë. Një mendim ia kërkuan gazetarët në Shkodër edhe presidentit të republikës Ilir Meta. Por qëllimi që e bëri të udhëtojë në kryeqendrën e veriut nuk do që të zbehet ndaj çdo lajmi politik, përfshi edhe rrëmujën në sistemin e drejtësisë.

Turizmi ishte urimi për të gjithë shkodranët, ndërsa mesazhi që përcolli është përfshirja në aleancën që ka për zemër, atë për dhurimin e gjakut.

Presidenti i Republikës vlerësoi seancën e dhurimit të gjakut në Bashkinë e Shkodrës pikërisht në këto ditë të nxehta kur nevoja për dhurim është më e madhe. Vizitën kreu i shtetit e mbylli në një takim pa praninë e mediave me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. /abcnews.al

DEKORIMI-I-BASHKIM-ZENELIT-1280x720.jpg
ent ela19:59 | 13/07/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Titulli iu dha “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë”. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, parlamentit, trupit diplomatik, pushtetit vendor, ish-ambasadorë si edhe personalitete të tjera të jetës publike në vend. Bashkim Zeneli është nderuar me tituj të ndryshëm dhe ka marrë vlerësime të shuma nga autoritetet e vendeve ku ka shërbyer si Ambasador, si në Gjermani ashtu edhe në Greqi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono