mësuesit

RAMA-ME-MESUESIT-ABC-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 14/09/2018

Në fillim të këtij viti shkollor kryeministri Edi Rama ka përsëritur vendimin e Ministrisë së Arsimit se nuk do të lejohet celular në shkollë. Kjo vlen për nxënësit dhe mësuesit- paralajmëroi kreu i qeverisë në takimin që zhvilloi me mësuesit.

Kanë ardhur mësues nga e gjithë Shqipëria në Tiranë për të marrë urimin e kryeministrit Edi Rama për fillimin e vitit të ri shkollor. Por edhe një urdhër të prerë.

“Nuk do të lejojmë celular në shkollë. As për fëmijët dhe më vjen keq as për mësuesit. Mësuesit duhet t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe ti marrin në fund të mësimit”.

Kryeministri Edi Rama bëri edhe një sqarim për ankesat e prindërve me librat shkollorë që duhet të kthehen në fund të vitit.

“Të shpjegohet pse i duam ne librat mbrapsht. Kam dëgjuar komente fantastike që po na stresojnë. Pse është stres t’i thuash fëmijës që ky që ke në dorë është miku yt më i mirë. Fëmijët e kuptojnë, ata që nuk e kuptojnë janë këta prindër që stresohen që i mundon ideja se libri nuk mund të shkarravitet, se shkarravitja  e librit i duket liri, ndërsa ruajtja i duket diktaturë”.

Një përgjigje i jep edhe akuzave të opozitës.

“Siç thonë disa nga këta që zbulojnë të gjitha hilet se jetojnë me hile për vete, ta kanë me hile. Jo, është raporti me librin”.

Risi e këtij viti shkollor sipas kryeministrit Edi Rama është se këtë vit 700 mësues do të jenë të dedikuar vetëm për nxënësit me aftësi të kufizuar. Ndërsa qeveria ka marrë përsipër të mbulojë të gjithë shpenzimet për nxënësit ekselente. /abcnews.al

 

KORCE-MBYLLEN-SHKOLLAT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x687.jpg
G. P.15:36 | 05/09/2018

Në Korçë tre shkolla do të mbyllen për shkak se numri i nxënësve është i ulët. Njëra prej tyre është shkolla në vendlinjen e Asdrenit në fshatin Drenovë.

Shkolla në vendlindjen e Asdrenit u mbyll. Pas gati një shekulli ndërtesës në fshatin Drenovë iu vendos kyçi përfundimisht.
Së bashku me shkollën 9 vjeçare të Drenovës, Drejtoria Arsimore ka marrë vendim për të mbyllur edhe shkollat e Barcit dhe Kolanecit, si rezultat i uljes së numrit të nxënësve. Për pasojë rreth 100 fëmijë, të klasave nga e gjashta deri tek e nënta, do të zhvendosen në shkolla të tjera, jo larg vendbanimeve të tyre. Mbyllja e shkollave, ku mësimi zhvillohej në klasa kolektive, do të rrisë cilësinë e mësimdhënies, thotë kreu i Drejtorisë Arsimore, i cili sqaron arsyet e këtij vendimi.

Kristaq Grabocka, drejtori i arsimit Korçë: “Bëhet fjalë për kategoritë e nxënësve nga klasa VI deri tek IX, të cilët e kanë më të lehtë zhvendosjen nga një qendër banimi tek një qendër më e përqëndruar. Duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike që qyteti i Korçës ka gjatë sitnës së dimrit. Në këtë kuadër në jemi në dinamikë të mbylljes të shkollës së Drenovës, Barçit dhe asaj të Kolanecit.”

12 mësuesit që do të preken nga mbyllja e tre institucioneve arsimore, nuk do të humbin vendin e punës, por do të mbeten pjesë e sistemit.

“Nga këto 3 instuticione që ne do mbyllim dalin 12 mësues gjithsej dhe me bindje të plotë dhe qetësisht, të gjithë kolegëve që preken iu them se asnji nga këta mësues nuk do të largohet nga sistemi.”

Shkolla e Drenovës u ndërtua në vitin 1926, me kontributin e drenovarëve të emigruar në SHBA./abcnews.al

RAMA-TAKON-MESUESIT.mpg_snapshot_01.51-1280x692.jpg
G. P.13:49 | 03/09/2018

190 mijë nxënës nga klasa e parë në të katërt, këtë vit nuk do të paguajnë për tekstet shkollore. Me qëllim që librat të mbërrijnë tek nxënësit para fillimit të shkollës kryeministri Edi Rama thirri në një takim në kryeministri mësuesit e shkollave nëntë vjeçare.

Dy javë para fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama mblodhi në kryeministri mësues të shkollave nëntë vjeçare në vend. Per ta kishte një porosi.

“Të bëjmë detyrën për ti dhënë në kohë të gjithë librat falas për fëmijët. Nuk bëhet fjalë më që ti blesh me lekët e tua e të merresh me fatura. Është e drejtpërdrejtë, pakot me libra duhet tu shkojnë prindërve dhe fëmijëve në dorë para fillimit të vitit të ri shkollor.”

Këtë vit pa i paguar librat shkollorë do ti marrin 190 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasë të katërt. Familjet e tyre, sipas kryeministrit, veç anës financiare do të kenë edhe një tjetër stres më pak.

“Mall nga gabi i injorancës dhe koirrupsionit. Sot mbyllim ciklin e nisur nga ministrja për zëvendësimin e librave skarco me libra të Kembrixh, Oksford. Libra të një cilësie të padiskutueshme.”

Tekstet shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të katërt i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 6 milionë dollarë.
Në këtë skemë, vitin e ardhshëm pritet të përfshihen edhe nxënësit e klasave të pesta, ndërsa deri në fund të mandatit kryeministri beson se librat falas do tu shpërndahen nxënësve deri në klasë të nëntë. Por ndërkohë ata që këtë vit duhet të paguajnë për tu pajisur me tekste shkollore, për disa prej librave do të shpenzojnë më teper se vitin e shkuar.

“Disa libra janë pak më të shtrenjtë seç ishin sepse janë produkte shumë më cilësore dhe nëse do të bëjmë krahasimin në çmim me vendet e tjera do të shikojmë se s’ka asgje anormale.”

10 mijë nxënës këtë vit do të mësojnë në shkolla me mjedise të rindertuara, ndërsa për fëmijët me nevoja të veçanta, në shkolla do të ketë 700 mësues ndihmës nga 300 që ishin vitin e shkuar, por shefi i qeverisë diçka tjetër quan krenari të punës së qeverisë.

“ Politika ka dalë nga shkolla dhe merita ka hyrë në shkollë.”

Ndërkohë këtë takim me mësuesit, kryeministri kërkon ta mbyllë pa asnjë dyshim.

“Edhe pse janë rritur rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje këtë se kemi harruar, thjesht për t’ju thënë që mos e kini këtë dyshim. Por çdo hap sipas mundësive të reja që krijohen dhe besoj që do të kemi edhe mundësi të reja në këtë aspekt.”/abcnews.al

Capture-3-1280x719.jpg
ent ela15:08 | 07/03/2018

Me rastin e 7 marsit, kryeministri Rama pati të ftuar në selinë e qeverisë një grup mësuesish nga gjithë vendi, 10 prej të cilave i nderoi me dekoratën e mirënjohjes. Rama premtoi edhe më shumë punë për arsimin, ndërsa u kërkoi falje mësuesve, për mëkatet e së enjtes, siç i quajti ai debatet e politikës në Parlament.

Kryeministri Edi Rama për festën e mësuesit u shpërndau 10 mësueseve të shkollave të ndryshme të Shqipërisë, dekoratën e urdhrit të mirënjohjes së kryeministrit. Në prag 8 marsi, dekoratat ua dha vetëm zonjave.

“Kisha shumë dëshirë t’ju bëja dhuratë, ndaj vendosa tju dhuroj libër të Pier Padro Pasolinit, ku flitet për adoleshentët”

Kryeministri u tha mësueseve se reformimi i arsimit në Shqipëri nuk mund të ishte bërë pa ndihmën e tyre dhe se kjo do të vijojë me ndryshime të mëtejshme në klasifikimin e mësuesve dhe nxënësve, por edhe me rritjen e mëtejshme të rrogave të mësuesve, të cilëve u kërkoi ndjesë.

 “Nuk besoj është e tepërt tju kërkoj ndjesë ju dhe gjithë mësuesve të shqipërisë, për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e funksionit tuaj thelbësor, te edukoni qytetarë të mirë. Ju pengojmë çdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj.

Pasi falenderoi mësuesit për punën me vetëmohim, kreu i ekzekutivit u kujtoi shprehjen se jo vetëm artistët nuk dalin në pension, por po kështu edhe mësuesit. /abcnews.al

rama-me-mesuesit.jpg
ent ela13:43 | 07/03/2018

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me mësuesit më të mirë për të uruar festën e 7 Marsit. Ai e ka shfrytëzuar këtë takim për të kërkuar ndjesë që politka  e pengon çdo të enjte misionin e mësuesit.

“Ndjesë mësuesve që unë dhe rraca ime e politikanëve nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por të edukoni qytetarë të mirë, por ju pengojmë çdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj edhe ditët e tjera, por sidomos të enjten. Shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që mund të themi gjatë javës në raport me virtytet e dhuntitë e mira. Sidoqoftë duke qenë në këtë detyrë unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javës të laj me sa më shumë punë dhe kontribut në mbështetjen tuaj dhe të gjithë të tjerëve mëkatet e së enjtes. Besoj që në raport me ju ne kemi ende shumë për të bërë, kemi shumë detyrime sesa të drejta sesa shumë kemi bërë.

Çdokënd prej jush që udhëhiqet nga arsyeja dhe faktet kemi bërë jo pak për krijimin e kushteve për të pasur nje mjedis edukimi e arsimimi dinjitoz”- deklaroi Rama.

 

 

thumbnail_40628423792_687bc19f6a_k-1280x853.jpg
ent ela13:07 | 07/03/2018

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë 7 Mars qindra nxënës të shkollave të kryeqytetit zgjodhën që t’u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre duke mbjellë pemë. Sot mori formë “Shtegu i dijes”, një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, së bashku me mësues të dalë në pension dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit, i uruan “Gëzuar 7 Marsin” të gjithë mësuesve. “Jam shumë i lumtur që sot u urojmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë, por sidomos atyre të Tiranës, Gëzuar Festën e 7 Marsit! Më vjen mirë që shumë shkolla të Tiranës na u bashkuan, jo vetëm në oborret e tyre, por edhe këtu në Parkun e Liqenit, ku shumë nxënës po i kushtojnë një pemë mësuesve të tyre; një pemë, e cila do të jetë këtu me dhjetra vite, si një dhuratë afatgjatë dhe shenjë emancipimi e shoqërisë sonë”, u shpreh Veliaj.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla falenderoi kryebashkiakun për modelin e suksesit që ka dhënë në krye të punëve të qytetit dhe për ndërtimin e shkollave të reja. “Jam shumë krenare që kam mundësinë të jem sot në krahë të këtyre mësuesve të talentuar dhe t’u uroj të gjithëve ‘Gëzuar 7 Marsin’. Faleminderit Erion dhe lejomë që në emër të të gjithë skuadrës së arsimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të të falenderojmë nga zemra për modelin e suksesit në krye të punëve të qytetit, për sa shumë ke bërë për shkollën, mësuesit, nxënësit, për të ardhmen”, tha ministrja Nikolla.

Ndërkaq, nesër është Festa e 8 Marsit dhe Bashkia e Tiranës ka një dhuratë për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit: transporti publik do të jetë falas për to. “Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se shkollat e reja që do të ndërtohen do të ofrojnë kushte komode për nxënësit. “Këtë vit do të shtojmë shkollat e reja në Tiranë. Shkolla “Kosova” hapet në shtator, me kapacitet të trefishuar, si shkollë model e qytetit tonë.  Shkolla e muzikës “Servete Maçi”, do të hapet gjithashtu këtë vit. Ndërkohë, sa kemi mbyllur garën e parë për shkollat e reja. Janë shkolla model, do të jenë të hapura 24 orë, si shkolla komunitare. Pesë të parat do t’i fillojmë në pranverë, pesë të tjera në verë dhe pesë në vjeshtë, për ta mbyllur njëherë e mirë çështjen e mësimit me dy turne në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin që shumë shkolla të Tiranës iu bashkuan nismës së bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për fëmijët. “Sot edhe unë mbolla një pemë për ish-mësuesen time, Polikseni Ndrenikën. Ajo fatkeqësisht nuk jeton më, por ia kushtoj asaj durimin dhe fokusin te puna dhe jo te zhurma. Porosia e zysh Polit ka qenë gjithnjë: fokusohu të mbarosh detyrat. Besoj se porosia e saj është shumë e rëndësishme edhe sot: të fokusohemi tek gjërat e rëndësishme, të kryejmë detyrat tona, sepse zhurmën dhe gjërat që na bëhen pengesë i sqaron koha”, u shpreh Veliaj.

Me rastin e Festës së 7 Marsit, kompania “Prodata” ka dhuruar pemë mimozash në 11 shkolla të 11 Njësive Administrative të Tiranës, të cilat u mbollën nga nxënësit. /abcnews.al

meta-me-mesuesit-1280x806.jpg
ent ela11:56 | 07/03/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta u rikthye në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë ku dhe ka zhvilluar mësim për të uruar mësuesit për festën e shtatë marsit. I shoqëruar nga ish-mësuesja kujdestare, ajo e matematikës Kreu i Shtetit u ndal në klasën e tij të dikurshme ku bisedoi me nxënësit. Presidenti i Republikes apeloi për një bashkëpunim intensiv mes shkollës dhe familjes për edukimin e fëmijëve.

Besoj se duke i kushtuar më shumë vëmendje shkollës, figurës së mësuesit, pedagogut, duke i kushtuar një vëmendje më të madhe dhe ruajtjes së familjes dhe rëndësisë që ajo ka në edukimin e fëmijëve, ne si shoqëri do të arrijmë të forcohemi, të fuqizohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do ta çojnë vendin me siguri më shpejt, më përpara drejt atyre standardeve që të gjithë i dëshirojmë edhe i ëndërrojmë” deklaroi Presidenti i Republikës.

“Dua të shpreh një kënaqësi të jashtëzakonshme që rikthemem në shkollën “Fan Noli”pas disa dekadave. Është emocion i fortë se janë kujtime të mrekullueshme. Mirënjohje ndaj mësuesve të mrekullueshëm që kemi patur, por edhe për këtë nivel shumë të lartë që shkolla “Fan Noli” vazhdon të ketë edhe sot, falenderoj drejtoreshën që vazhdon traditën.Sot është koha për apel të fortë për bashkëpunim intensiv mes shkollës edhe familjes për edukimin e fëmijëve dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Shkolla sot është ambient i ekspozuar ndaj fenomeneve shqetësuese”.- u shpreh Presidenti Meta. /abcnews.al

575eb532a53a46b6a853b19658ede800_18.jpg
ent ela12:37 | 26/02/2018

Ivanka duket se po shkon drejt një përplasje me babain e saj Donald Trump lidhur me propozimin për armatosjen e mësuesve në shkolla për të evituar masakrat. Ajo thotë se nuk e di nëse kjo është një zgjidhje e duhur.

Ivanka Trump është e sigurtë nëse armatosja e mësuesve mund të jetë e dobishme për të ndaluar masakarat në shkolla. “Të jem e sinqertë nuk e di”, është shprehur vajza e presidentit amerikan, Donald Trump për televizionin “NBC”, që e ka pyetur nëse e konsideron të duhur propozimin e babait të saj. Ajo ka shtuar se bëhet fjalë për një mundësi që duhet diskutuar.

Në këtë mënyrë, sipas mediave amerikane, Ivanka ka vënë në diskutim kërkesën e babait të saj, i cili e shikon këtë si një masë parandaluese për sulme të tjera të mundshme me armë. Trump doli me këtë qëndrim pas masakrës në një shkollë të mesme në Folrida ku Nikolas Cruz vray 17 persona.

“Natyrisht duhet të jetë një standard shumë i lartë i atyre që mund të mbajnë armë në shkollat tona”, nënvizoi Ivanka. Ndërkaq, presidenti ka premtuar që siguria në institucione mësimore do të jetë një prioritet I administratës së tij. “Mendoj se do të jetë e para në listë”, është shprehur Trump.

Ndërkohë, nuk ka konsens lidhur me masat e porpozuar për të ndaluar masakrat në shkolla. Presidenti kërkon që të rritet mosha minimale për posedimin e armëve dhe të ndalojë automatizuesit që transformojnë armët gjysëm-automatike në mitralozë. Por kërkesa më kontroverse është ajo e armatosjes së mësuesve. Guvernatori I Floridas ka thënë se është kundër kësaj nisme. Sipas tij për sigurinë në shkolla duhen policë të stërvitur mirë.

Përtej këtyre pengesave, Trump ka hasur edhe në kundërshtimin e lobit të armëve. Shoqata Kombëtare Amerikane e Armëve “NRA” ka bërë me dije se nuk mbështet asnjë ndalim të armëve apo masat shtrënguese. /abcnews.al

vlcsnap-error019-1280x720.jpg
us er13:25 | 30/12/2017

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, përmes një video-mesazhi uron Vitin e Ri 2018 për të gjithë kontribuuesit për reformimin e arsimit shqiptar.

2018-a do të jetë viti i reformave të mësuesisë. Premtimin ministrja e arsimit sportit dhe rinisë e bëri bashkëngjitur me urimin e saj për festën e ndrrimit të viteve.

“Të dashur mësues, viti 2018 do të jetë viti i reformave të mësuesisë. Së bashku me fakultetet e edukimit, ne do të startojmë një nismë të re që mundëson mësues cilësorë për arsimin që duam. Do të ketë më shumë mbështetje për kualifikim cilësor për ju, do të dyfishojmë mësuesin ndihmës që asiston çdo fëmijë me aftësi ndryshe, e padyshim do të vijojmë përmbushjen e detyrimit tonë për rritjen e pagave tuaja”.

Ministrja Nikolla premtoi edhe modernizimin e   kurrikulave në fakultete dhe përshtatjen me tregun e punës.

Të dashur pedagogë, ky është një vit që ju do të punoni edhe më me përkushtim për të përmbushur çdo rekomandim që la akreditimi institucional i bërë ndërkombëtarisht, e sigurisht më shumë punë e forcë për të modernizuar kurrikulat, për t’i përshtatur ato me tregun e punës dhe për t’ua bërë më të suksesshëm punësimin çdo të riu e të reje, që del nga bankat dhe auditorët e universiteteve tona.

Krenaria për sportistët që sollën në Shqipëri medalje e thyen rekorde, do të përkthehet gjatë këtij viti të ri edhe me më shumë mbështetje dhe mundësi për të rinjtë shqiptarë u shpreh ministrja e arsimit. Urimi I saj I fundit shkon për të gjithë mësuesit e pedagogët.

“Krenare për të gjithë ju, të dashur kolegë mësues, të nderuar e të dashur pedagog, keni qenë mbështetja ime më e madhe, me këshillat e vyera por edhe me kritikat racionale.

Faleminderit!

Dollia ime e parë shkon për ju. Gëzuar një vit të mbarë e plot suksese!”./abcnews.al

 

vlcsnap-error767-1-1280x720.jpg
us er20:13 | 28/12/2017

Në atmosferën festive të një pritjeje të organizuar për mësuesit në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama dha një lajm të mirë për të pranishmit.

“Ne kemi në program rritjen e mëtejshme të pagae për mësuesit. Pagat për mësuesit janë rritur në mënyrë të ndjeshme, ju jeni vetë dëshmitarë.

Megjithatë ne jemi të vetdijshëm që është shumë më mirë se ç’ishte por është më pak se ç’duhet të jetë. Për këtë arsye do të vazhdojmë rritjen progresive të pagave për mesueset dhe mësuesit”.

Rama theksoi se sistemet e testimit, rekurtimit do të jenë shumë rigorozë, por se për ata që do të kene vlerë pozitive në kartën e performancës paralelisht do të rriten edhe të ardhurat.

Më tej, duke bërë një paralelizëm mes një klase dhe kabinetit qeveritar, kryeministri vlerësoi mundimin e arsimtareve dhe ripohoi përmirësimin e shpërblimit financiar për ta.

“Unë drejtoj një qeveri me numrin më të vogël të ministrave në histori dhe e di shumë mirë cfarë vështirësie është për ta pasur qeverinë të disiplinuar. Imagjono ju që keni klasa, edhe nganjëherë me shumë sesa është norma dhe duhet të mbani të disiplinuar gjithë ata fëmijë dhe duhet t’i motivoni, t’i mësoni të respektojnë rregullat përditë përditë përditë. Krahasuar me mundimin tuaj, mundimi im është shumë më i vogël, ndërkohë që paga ime është padrejtësisht shumë më e madhe se e juaja. Këtë diferencë së bashku ne do ta ngushtojmë. Nuk mund t’ju premtoj që në fund të katër vitee paga juaj do jetë afër times, por mund t’ju premtoj që imja nuk do të rritet, ndërsa e juaja do rritet çdo vit”.

Me herët, kryeministri Rama nënvizoi  se mësuesia duhet të përfshihet me patjetër në kategorinë e parë të profesioneve në vend. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono