messi

Messi-Suarez-Griezmann.jpeg
Veronik Istrefaj08:24 | 06/12/2019

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për disa tema delikate, ku mes tyre është dhe një rikthim i Neymar dhe deklarata e Lionel Messi pas fitimit të “Topit të Artë”. Për BeIN Sport, bomberi uruguaian u shpreh:

“Tërheqja e Messit? U keqinterpretua, jam i sigurt se do të qëndrojë te Barcelona, akoma dhe për shumë kohë. Më emocionoi foto e tij me 6 “Topa të Artë”, është unik. Ka bërë historinë e futbollit. Më bën krenar fakti që e njoh dhe që kam luatur me atë”.

Griezmann? u mirëprit në dhomat e zhveshjes dhe do të na ndihmojë të tojmë ato trofe që synojmë. Gjithsesi është shumë e komplikuar të fitojmë të tre kompeticionet. Neymar u largua me dëshirën e tij. Ishte një zgjedhje e kuptueshme dhe e pranueshme. Rikthimi varet prej tij dhe PSG-se”, përfundoi Suarez./abcnews.al

Messi-2.jpg
Veronik Istrefaj17:22 | 04/12/2019

Lionel Messi vazhdon të vendosë rekorde të pabesueshme. Ylli katalanas shënoi golin e vetëm në atë fitore 0-1 përballë Atletico Madrid, duke shkuar në kuotën e 613 golave me fanellën e Barcelonës.

Ky gol, ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Barçës, por vendosi dhe një rekord absurd për Lionel Messin. Argjentinasi tani ka më shumë gola se golashënuesi i dytë më i mirë i Barcelonës në histori, së bashku me golashënuesin e tretë dhe të katërt më të mirë.

Me emra konkretë, Messi ka më shumë gola se Cesar (232 gola), László Kubala (194 gola) dhe Luis Suarez (187 gola). Të tre këta sulmues, arrijnë në kuotën e 613 golave, ndërsa Lionel Messi i vetëm ka 614. I paarritshëm!/abcnews.al

Messi-1-1280x720.jpg
Veronik Istrefaj17:34 | 03/12/2019

Lionel Messi ka pranuar se kur Ronaldo fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, i kishte ardhur inat. Në një intervistë ekskluzive për “FranceFootball”, ylli argjentinas foli hapur, ku më shumë u ndaluar te rivaliteti me Cristiano Ronaldon.

“Isha shumë i lumtur kur kisha pesë “Topa të Artë”, isha i vetmi që e kisha arritur një rekord të tillë. Por kur Ronaldo më barazoi, kisha inat me veten. Nuk mund ta pranoja diçka të tillë dhe e pashë si motivim për të arritur numrin gjashtë.

Sot, kam gjashtë “Topa të Artë” dhe jam shumë i lumtur. A jam unë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Vështirë për t’u thënë, pasi çdo njeri ka mendimin e tij”, përfundoi Messi./abcnews.al

Messi-1.png
Veronik Istrefaj00:05 | 03/12/2019

Lionel Messi fitoi për herë të gjashtë në karrierën e tij “Topin e Artë”, duke shkruar historinë. Në fjalimin e tij, ylli argjentinas tha: “Dua të falënderoj të gjithë gazetarët që votuan dhe donin që unë ta fitoja këtë çmim.

Gjithashtu, dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit dhe çdokënd tjetër. Kur fitova ‘Topin e Artë’ të parë, më kujtohet që vija me familjen dhe isha vetëm 21 vjeç. Çdo ditë mundohem të përmirësohem.

Po afrohet edhe koha e tërheqjes nga futbolli për fat të keq. Normalisht, nuk është momenti tani, por koha ikën shpejt”, përfundoi Lionel Messi./abcnews.al

Van-Dijk.png
Veronik Istrefaj22:33 | 02/12/2019

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, u rendit i dyti në listën e “Topit të Artë”, pas Lionel Messit që e fitoi këtë trofe individual.

Në mbyllje të ceremonisë, holandezi foli për mediet, ku tha se është i pafat që ka lindur në epokën e Lionel Messi, si dhe “pleshti” argjentinas është jashtëtokësor dhe i pakrahasueshëm.

“Kam kaluar një vit të shkëlqyer me Liverpool, por fatkeqsisht, ekzistojnë lojtar si Lionel Messi që janë jashtëtokësorë. Të fitosh gjashtë herë “Topin e Artë”, është e pabesueshme. Duhet respektuar madhështia e tij”, përfundoi gjiganti holandez./abcnews.al

Messi-1.png
Veronik Istrefaj21:37 | 02/12/2019

Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” 2019. Ylli argjentinas e fiton këtë çmim individual prestigjioz për herë të gjashtë në karrierën e tij, më shumë se kushdo tjetër.

Numri 10 i Barcelonës bëri një sezon të shkëlqyer individual, duke treguar se është ende në formën e tij më të mirë dhe mosha është vetëm një numër.

Messi parakalon kështu rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon, i cili mbetet me 5 “Topa të Artë”. Sulmuesi i Barcelonës mposhti Virgil Van Dijk, Cristiano Ronaldon dhe Sadio Mane për të fituar “Topin e Artë” 2019./abcnews.al

10. Riyad Mahrez (Manchester City)
9. Bernardo Silva (Manchester City)
8. Robert Leëandoëski (Bayern Munich)
7. Alisson (Liverpool)
6. Kylian Mbappé (PSG)
5. Mohamed Salah (Liverpool)
4. Sadio Mané (Liverpool)
3. Cristiano Ronaldo (Juventus)
2. Virgil van Dijk (Liverpool)
1. Lionel Messi (Barcelona)

messi.png
Veronik Istrefaj22:39 | 01/12/2019

Barcelona ka fituar me shumë vështirësi përballë Atletico Madrid, me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar një gol i Lionel Messit në minutën e 86-të që Barcelona të marrë tre pikët e plota në fushën e Atleticos, si dhe kreun e La Ligas, duke parakaluar Real Madridin.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe në mesfushë, ndërhyrjet ishin shumë të ashpra. Thomas Partey markoi në mënyrë të shkëlqyer Lionel Messin për shumicën e takimit dhe dukej se taktikat e Simeones do t’i jepnin të paktën një pikë Atleticos, por magjia e Lionel Messit bëri diferencën.

Atletico tentoi të barazojë në minutat e mbetura, por Barcelona arriti të menaxhojë mjaft mirë takimin dhe mori tri pikët e plota./abcnews.al

Messi-2-1280x806.jpg
Veronik Istrefaj22:04 | 27/11/2019

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, vazhdon të vendosë rekorde. Ylli argjentinas ka shënuar edhe në sfidën e sotme përballë Borussia Dortmund, duke kaluar Barçën në avantazh të dyfishtë.

Pasi asistoi për Luis Suarez, Messi vendosi të shënojë vetë, duke vendosur një rekord fantastik. Borussia Dortmund është skuadra e 34-t që Messi i ka shënuar, duke u bërë kështu lojtari i vetëm në Champions League që i shënon 34 ekipeve të ndryshme.

Rekord absurd ky i yllit katalanas dhe me shumë gjasa, duhen vite që dikush të përsërisë diçka të tillë./abcnews.al

Messi-4.png
Vladimir Prenga10:51 | 26/11/2019

Lionel Messi këmbëngul që Barcelona të blejë Neymar. Katalanasit u munduan këtë verë ta mbyllnin me sukses operacionin e transferimit të brazilianit, por sigurisht bëhet fjalë për një mision shumë të vështirë. Mënyra se si u largua Neymar, apo edhe gjyqi që ka hapur me klubin spanjoll, nuk janë kapërdirë akoma.

Gjithsesi Messi dëshiron që kur të largohet Barcelona të mos e vuajë mungesën e tij. “France Football” zbulon edhe fjalët që argjentinasi i ka thënë Neymar dhe sikurse kuptohet e ka “bekuar” si pasuesin e tij.

“Vetëm së bashku mund të fitojmë Champions League. Dua që të kthehesh, për dy vite do të largohem dhe ju do të jeni i vetëm dhe do të merrni vendin tim”, raportohet t’i ketë thënë Messi sulmuesit të PSG, Neymar. /abcnews.al

Messi-1.jpg
Veronik Istrefaj18:34 | 15/11/2019

Po luhet miqësorja mes Brazilit dhe Argjentinës, një klasike për futbollin e kombëtareve. Dy ekipet gjigante amerikano-latine janë përplasur sërish sot me njëra-tjetrën dhe pas vetëm 13 minuash lojë, shifrat janë zhbllokuar.

Ishte Lionel Messi ai që gjeti rrjetën, duke kaluar në avantazh Argjentinën. Pas një dueli me Alex Sandro në zonë, kapiteni argjentinas rrëzohet dhe për gjyqtarin penallti.

Messi merr përsipër vetë ekzekutimin e këtij 11-metërshi dhe në 2 tentativa, mposht portierin Alisson./abcnews.al

Miqësore

Brazil – Argjentina  0-1
Messi 13’


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono