mesim

gjermani.jpg
G. P.08:20 | 21/02/2019

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, 21 Shkurt, autori Krsto Lazarevic kërkon që Gjermania të nxisë dhe të përdorë shumëllojshmërinë e gjuhëve.

Dy shokë të mi mësuan gjatë studimeve arabisht. Falë njohurive të gjuhës, ata punojnë sot si forcë drejtuese në një sipërmarrje shumëmiliardëshe, që është aktive në 120 vende të botës. Njohuritë e gjuhës arabe i kanë kthyer ata në “Expats” të suksesshëm dhe konsulentë të kërkuar. Kur gjermanët flasin arabisht, kjo i favorizon në marrjen e vendeve të punës në sipërmarrjet ndërkombëtare.

Kur të rinjtë në Berlin- Neukölln flasin arabisht, kjo nuk i ndihmon ata të gjejnë një punë më të mirë. Në pjesën më të madhe të rasteve ata nuk shihen si “Expats”, por shihen si njerëz me sfond migracioni gjuha e nënës, e të cilëve përbën një problem.

Në muajin nëntor gazeta bulevardeske gjermane shkruante se “vetëm një në 103 fëmijë flet në shtëpi gjermanisht”. Prandaj një rektore shkolle paralajmëronte se “jemi arabizuar”. Bëhej fjalë për klasën e parë të një shkolle fillore në lagjen Neukölln të Berlinit, e cila është me shumicë popullsie migrante. Gazeta mund të kishte shkruar edhe “Lagje e favorizuar e Berlinit: Në Neukölln gati të gjithë fëmijët flasin edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës gjermane.” Por titulli i parë i shërben më mirë paragjykimeve të shumë lexuesve. Nuk do të ishte parë si problem nëse fëmijët në shtëpi do të flisnin suedisht, japonisht apo spanjisht. Si problem shihet kur ata flasin arabisht, turqisht, ose boshnjakisht.

Sa gjuhë mund të futen në tru?

Gjuha që flasin prindërit nuk është fajtore për perspektivat e këqija të fëmijëve. Fajin e kanë raportet në Gjermani, ku pozicioni social dhe shancet e jetës trashëgohen nga prindërit tek fëmija. Për shumë fëmijë nga familjet me probleme sociale, zotërimi i një gjuhe tjetër është privilegji i vetëm dhe përfitimi i vetëm që kanë në konkurencën me të tjerët.

Është mirë për fëmijët nëse ata rriten me dy gjuhë. Kjo nxit aftësinë e tyre për të mësuar dhe e bën më të lehtë mësimin e gjuhëve të tjera në të ardhmen. Me studimet që mbështesin këtë ide, mund të mbushet pa problem një Airbus A 380.

Megjithatë debati bëhet pjesërisht, sikur truri i njeriut ka vend vetëm për një gjuhë, e cila zë vend aty dhe sigurisht, që në Gjermani kjo duhet të jetë gjuha gjermane.

Që para propozimit të bërë nga Këshilli i integracionit në Landin e Vestfalisë, që në planet mësimore të futet pjesërisht edhe mësim në gjuhën e nënës, komentet raciste dhe të mbushura me urrejtje mbushën mediat sociale. Sikur dy orë mësimi në javë gjuhën turke do të sillte shkatërrimin e oksidentit.

Një gjuhë e “bukur” – dhe të tjerat të pista

Ndërkohë nxitja e qëllimtë e mësimit të gjuhës së nënës mund të ndihmojë shumë fëmijë me sfond migracioni, që të flasin një gjuhë tjetër dhe të përmirësojnë shancet për të ardhmen. Në këtë pikë ekziston potencial i madh. Shumë fëmijë që rriten dygjuhësh, janë në gjendje të kuptojnë gjuhën që flasin prindërit, por shpesh ata nuk e zotërojnë këtë gjuhë në të folur, sepse atyre u ka munguar mësimi. Me dhënie mësimi në gjuhën e nënës kjo gjë mund të bëhej më e lehtë. Unë jam duke e shkruajtur këtë tekst në gjermanisht. Unë mund ta shkruaja këtë artikull edhe në gjuhën e prindërve të mi. Artikulli do të ishte në gjendje të kuptohej, por nga ane e stilit nuk do të ishte shumë elegant.

Kur ne erdhëm në vitin 1992 në Gjermani nga Bosnjë Hercegovina, në kopshte dhe shkolla kishte shumë fëmijë nga ish-Jugosllavia. Gjermanishtja është gjuha e të vërtetës, të mirës dhe të bukurës. Kurse në gjuhën e prindërve të mi është ngjitur zhuli, gjaku dhe katundaria. Kështu na u përcoll ideja nga pjesa më e madhe e shoqërisë gjermane, që kur ishim të vegjël.

Ne ishim pothuajse të gjithë me sfond migracioni. Nga mësuesit tanë asnjë nuk qe me sfond migracioni. Në atë kohë mua mu përcoll ideja se gjuha e prindërve të mi nuk do të kishte vlerë në të ardhmen. As ekonomikisht, as personalisht.

Gjermania dhe shumëllojshmëria e gjuhëve

Unë e kisha harruar gjuhën e prindërve të mi dhe kur isha adoleshent mezi kuptohesha me familjen time. Mua mu desh ta mësoja gjuhën me mundim të madh. Sot unë jetoj me këtë gjuhë, sepse i nxjerr të ardhurat ngaqë e di gjuhën. Por asnjëherë nuk do të jem në gjendje ta flas atë pa akcent. Mbas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Polonia do të kthehet në vendin e pestë më të madh të Bashkimit Europian dhe një partner i rëndësishëm tregëtar i Gjermanisë. Megjithatë për shumë gjermanë është e çuditshme që të mësojnë polonisht. Pse? Në Frankfurt mbi Oder, në kufirin me Poloninë mund të të hyjë më shumë në punë polonishtja se sa frëngjishtja. Gjermanisë do i bëhej mirë nëse do të nxiste dhe mësonte gjuhë të tjera përveç anglishtes, frëngjishtes dhe spanjishtes./DW

probleme.jpg
G. P.13:02 | 06/02/2019

Fakulteti i Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës do të bojkotojë mësimin këtë javë. Ndërsa në javët e ardhshme, protesta do të vazhdojë në një ditë të caktuar të javës. Vendimi i Asamblesë së Pedagogëve të këtij fakulteti u bë publik nga Dekani i fakultetit, Sabri Laçi.

Fakulteti i Histori-Filologjisë dhe ai i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës do të rinisin mësimin nga java e ardhshme. Ndërsa siç bëjnë me dije këto dy fakultete, një ditë në javë do të zhvillohet protestë.

Sabri Laçi, Dekan i Histori-Filologjisë: “Asambleja ishte unanime në vendmmarrjet e sotme. U vendos që kjo javë të shpallet javë proteste nga stafi akademik i fakultetit të Histori Filologjisë dhe në vijimësi protesta të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari”.

Sipas dekanit të fakultetit histori Filologji Sabri Laci qëllimi i kësaj proteste do të jetë ndërgjegjësimi i opinionit për problematikën e gjerë që ka arsimi i lartë në vend.

Sabri Laçi, Dekan i Histori-Filologjisë:Qëllimi i kësaj proteste të vijueshme do të jetë ndërgjegjësimi i gjithë opinionit për roblemet që ka sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri, për të gjithë ato temat të cilat janë përmendur, trajtuar, nga profesiorati, nga ju, nga institucionet e tjera. Të gjithë janë preokupuar në zgjidhje. Ne presim zgjidhje nga qeveria për pjesën e vet”.

Vendimet për Fakultetet e Histori-Filologjisë dhe Fakultetit të Shkencave Sociale u morën pas mbledhjeve të zhvilluara nga Asambletë përkatëse të pedagogëve të tyre.

/abcnews.al

shkoder.jpg
G. P.14:28 | 04/02/2019

Pavarësisht vendimit të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës për fillimin e mësimit ditën e sotme, dyert e universitetit janë të bllokuara. Studentët e ngujuar nuk kanë lejuar të hyjnë pjesën tjetër të studentëve që duan të zhvillojnë mësim.

Më 4 Shkurt sipas vendimit të rektoratit Shkodër të gjithë studentët duhet të riktheheshin në auditore. Por në të vërtetë mësimi nuk ka nisur. Hyrja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” është bllokuar nga bankat dhe karriget.

Studentët që duan të vijojë procesi mësimor nuk janë lejuar të futen në brendësi të godinës. Nga ana tjetër të ngujuarit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Prej dy javësh, pjesa më e madhe e studentëve që ndjekin studimet në degët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë bojkotuar mësimin.

Gazetar i ABC News në Shkodër: Simon Shkreli

studentet-2-1280x701.jpg
ent ela14:50 | 29/01/2019

Mjediset e një prej shkollave të mesme në Tiranë në orët e pasdites do t’i vihen në dispozicon Fakultetit të Drejtësisë në mënyrë që studentët të zhvillojnë mësim.  “Ismail Qemali” dhe “Eqerem Çabej” janë dy gjimnazet që përfliten ndërkohë që përjashtohet “Petro Nini Luarasi” për të shkak të afërsisë me mjediset e fakultetit ku qëndron i ngujuar grupi tjetër i studentëve që kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Mungon ende një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit, por studentët që kërkojnë t’i rikthehen mësimit thonë se janë të gatshëm që leksionet dhe seminaret t’i nisin në çdo mjedis të mundshëm.

Grupi tjetër i studentëve po vijon ngujimin në mjediset e fakultetit të Drejtësisë. Hyrja për në auditore vazhdon të mbahet e mbyllur. Ligji për Arsimin e Lartë ngarkon me përgjegjësi Rektorin e Universitetit të Tiranës, si titullar I tij, për të zgjidhur situatën dhe  garantuar paprekshmërinë e institucionit. Statuti i Universiteti të Tiranës sugjeron ndërhyrjen e policisë.

Neni 34 pika gje e tij thotë; “Rektori autorizon në rast nevoje ndërhyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare”.

Neni 39 pika sh;“Administratori autorizon në rast nevoje ndërhyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare”. 

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni takoi dy grupet e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë, por ndonëse kanë kaluar katër ditë ende nuk ka dalë me një vendim. Ne tentuam të merrnim një përgjigje prej Rektorit Koni, por ai refuzoi të bisedojë për këtë çështje.

Ndërkohë drejtori i Komunikimit në Rektorat tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhje ndërkohë që përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes së policisë në Fakultetin e Drejtësisë. “Abc news” tentoi të merrte një përgjigje dhe nga Administratori i Universitetit të Tiranës, por dhe ai refuzoi të fliste./abcnews.al

kor1.jpg
G. P.10:20 | 20/09/2018

Nxënësit e klasave të pesta në shkollën “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në qytetin e Korçës kanë bojkotuar mësimin.

Shkak për këtë është sepse nga shorteu në shkollë atyre u ka rënë të zhvillojnë mësim pasdite.

Këtë gjë fëmijët nuk e kanë pranuar dhe në bojkotin e tyre janë bashkuar edhe prindërit e irrituar.

Ata kërkojnë një zgjidhje ndryshe nuk do t’i lenë fëmijët të shkojnë në shkollë./abcnews.al

nxenesit.jpg
G. P.14:52 | 18/09/2018

Fëmijët në Krajn dhe në Fishtë të Zadrimës në Lezhë nuk e kanë nisur akoma procesin mësimor. Shkollat e tyre janë mbyllur dhe atyre u duhet të shkojnë në shkolla të tjera larg vendbanimit. Por problemi i transportit nuk është zgjidhur akoma.

Pasi shkollat e tyre u mbyllën për të shmangur klasat kolektive, fëmijët e Krajnit dhe Fishtës në Njësinë Administrative Blinisht të Lezhës nuk e nisën mësimin.

Mungesa e transportit ka detyruar prindërit që t’i ndalojnë në shtëpi fëmijët e tyre. Ata thonë se distanca e vendbanimit me shkollë tjetër është e largët. Kurse mjeti që bën linjën është i vogël dhe i vjetër.

“Ne jemi dakord, por nuk na plotësohen kushtet e transportit”, tha një prind.

“Sikur të jetë edhe 25 vendësh, ai nuk mundet t’i përballojë që fëmijët të transportohen në kushte normale”, tha një tjetër.

“Nuk ka kushte edhe pikon brenda”, tregoi një nxënëse.

“Fëmijët nuk shkojnë në shkollë, po nuk u morën të gjitha këto masa”, u shpreh një prind.

Probleme me transportin kanë edhe mësuesit e shkollës së Blinishtit. Por ata nuk pranojnë të dalin për të folur mbi shqetësimet. Kjo ndoshta u rrezikon vendin e punës. Drejtori i Arsimit në Lezhë, Bardhok Pulaj, e konfirmon faktin se transporti ka patur probleme në Zadrimë. Por sipas tij do të gjendet zgjidhja.

“Kemi biseduar më prindërit dhe me kompaninë e transportit dhe gjithçka do të zgjidhet nesër. Ndërsa për mësuesit e blinishtit, ata kanë shkuar me mjete të tjera sot. Do të shohim kushtet e autobusit dhe do të zgjidhet”, tha Bardhok Pulaj, drejtor i Arsimit Lezhë.

Transferimi i nxënësve të shkollave që mbyllen në shkolla të tjera pranë tyre duhej të ishte shoqëruar edhe me sigurimin e transportit. Mesa duket kësaj nuk i është kushtuar vëmendja e duhur dhe shumë nxënës jo vetëm ne Zadrimë, vazhdojnë të mos marrin pjesë në mësim./abcnews.al

vlcsnap-error067-1-1280x720.jpg
G. P.19:44 | 26/02/2018

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin disa shkolla nuk kanë zhvilluar mësim këtë të hënë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar një njoftim për mediat nga ku mësohet se 82 shkolla nuk kanë zhvilluar mësim.

Ndërkohë, sipas ministrisë është duke u monitoruar situata në cdo qark dhe drejtori arsimore.

Berat – 9 shkolla
Dibër – 10 shkolla
Bulqizë – 8 shkolla
Mat – 20 shkolla
Korçë – 5 shkolla
Kolonjë – 1 shkollë
Devoll – 1 shkollë
Pogradec – 12 shkolla
Kukës – 3 shkolla
Librazhd – 9 shkolla
Tepelenë – 1 shkollë
Tropojë – 2 shkolla
Tiranë Qark – 1 shkollë

Moti i keq, situata e detajuar për çdo DAR/ZA

1. Drejtoria Arsimore Rajonale Berat
• Shkolla 9 vjeçare Kakos, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Zhepë, Skrapar;
• Shkolla fillore Gurrazez, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Grevë, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Konak, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Dobrenjë, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Terrovë, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Rromas, Skrapar;
• Shkolla 9 vjeçare Cerricë , Skrapar;

2. Drejtoria Arsimore Rajonale Dibër.
• Shkolla 9 vjeçare Grevë, Komuna Melan;
• Shkolla 9 vjeçare Luzni, Nj.A. Luzni;
• Shkolla fillore Hurdhë Muhurr, Nj.A Luzni;
• Shkolla fillore Lishan i Epërm, Nj.A Luzni;
• Shkolla 9 vjeçare Selishtë, Nj.A Selishtë;
• Shkolla e mesme e bashkuar Sllovë, Nj.A Sllovë;
• Shkolla 9 vjeçare Shumbat, Nj.A. Sllovë;
• Shkolla 9 vjeçare Ploshtan, Nj.A Kala e Dodës;
• Shkolla 9 vjeçare Radomirë, Nj. A Kala e Dodës;
• Kopësht nr. 1 qytet Peshkopi;

3. Zyra Arsimore Bulqizë
• Shkolla 9-vjeçare Sopot;
• Shkolla 9-vjeçare Strikçan;
• Shkolla 9-vjeçare Xheladin Murati;
• Shkolla 9-vjeçare Man Jella, Zogje;
• Shkolla 9-vjeçare Gjuras;
• Shkolla 9-vjeçare Faslli Cami, Viçisht;
• Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar Ostren i Madh;
• Shkolla 9-vjeçare Pasinkë.

4. Zyra Arsimore Mat
• Shkolla e mesme e bashkuar Xibër, Bashkia Klosnuk;
• Shkolla fillore Kashar;
• Shkolla fillore Xibër Hane;
• Shkolla fillore Xibër Murrizë;
• Shkolla fillore Petralbë;
• Shkolla 9 vjeçare Ketë;
• Shkolla fillore Muçaj;
• Shkolla fillore Dishaj;
• Shkolla fillore Plan i Bardhë;
• Shkolla fillore Pleshë;
• Shkolla 9 vjeçare “Rexhep Kërtusha” Frankth
• Shkolla fillore Selixë;
• Shkolla fillore Bushkash;
• Shkolla fillore Stojan;
• Shkolla e mesme “Haxhi Lata”, Suç;
• Shkolla 9 vjeçare “Veli Alla”, Rripë;
• Shkolla 9 vjeçare Gurrë e madhe;
• Shkolla 9 vjeçare “Hasan kala” Batër;
• Shkolla fillore Mallunxë;
• Shkolla fillore Rukaj;

5. Drejtoria Arsimore Korçë
• Shkolla fillore Lumaj;
• Shkolla fillore Osojë;
• Shkolla fillore Popçisht;
• Shkolla Fillore Peshtan;
• Shkolla 9 vjeçare Vithkuq;

6. Zyra Arsimore Kolonjë
Nuk zhvillohet mësim në Njësinë Administrative Çlirim dhe malësinë përrreth ku mungojnë rreth 300 nxënës

7. Zyra Arsimore Devoll
Për arsye të motit të keq nga dëbora nuk është zhvilluar mësim në shkollat si më poshtë:
• Shkollat vartëse të shkollës së mesme të bashkuar “Nesim Kaçani, Miras për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë.

8. Zyra Arsimore Pogradec
Si pasojë e kushteve të motit me dëborë janë bërë të pakalueshme rrugët për në zonën Mokër e Poshtme dhe Mokër e sipërme ku mësuesit kanë dalë për punë dhe nuk kanë shkuar dot pasi për në ato zona nuk kalon dot asnjë lloj mjet transporti.
Në këtë zonë funksionojnë 12 shkolla me 1344 nxënës në arsimin 9 vjeçar dhe 445 nxënës në arsimin e mesëm.

9. Drejtoria Arsimore Kukës
• Shkollat Kalimash dhe Kryemadh Njësinë Vendore Malzi;
• Shkollën Novosej Njësinë Vendore Shishtavec;
• Shkollat e Njësisë Vendore Kalis;

10. Zyra Arsimore Librazhd
• Shkolla 9 vjeçare “Kasem Zika” Përvallë;
• Shkolla fillore Kostenjë;
• Shkolla 9 vjeçare Lunik;
• Shkolla Fillore Orenjë;
• Shkolla fillore Orenjë katund;
• Shkolla 9 vjeçare Floq;
• Shkolla 9 vjeçare Zdrajsh Qendër;
• Shkolla 9 vjeçaRE Zdrajsh Katund;
• Shkolla Fillore Qarrishtë;

11. Zyra Arsimore Tepelenë
Shkolla 9 vjeçare “Sami Nela” Kalivaç nuk është zhvilluar mësim për arsye të motit të keq si pasojë e mungësës të numrit të madh të nxënësve që nuk janë paraqitur;

12. Zyra Arsimore Tropojë
• Shkolla e mesme e bashkuar “Hoxhë Zogu” Nj.A Bytyç;
• Shkolla e mesme e bashkuar “Tinka Kurti” Nj.A Lekbibaj;

13. Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë
Shkolla 9 vjeçare Kllojkë si pasojë e dëborës nuk është bërë mësim për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora./abcnews.al

vlcsnap-error651-1-1280x720.jpg
G. P.15:18 | 12/02/2018

Tavanit të një klase në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë i ka rënë suvaja gjatë orës së mësimit. Mësuesja e matematikës është plagosur në kokë, ndërsa nxënësit nuk kanë pësuar dëmtime. Vitin e shkuar shkolla i është nënshtruar rikonstruksionit të pjesshëm nga ndërmarrja numër 3 e Bashkisë.

Mësuesja Elbarina Toshkollari po u shpjegonte nxënësve lëndën e matematikës, kur një pjesë suvaje është shkëputur nga tavani dhe e ka plagosur në kokë.

Ngjarja ka ndodhur orën e dytë të mesimit në klasën e 9B, në katin e tretë të shkollës nëntë vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë.

Prindërit kanë nxituar drejt shkollës për të mësuar rreth fëmijëve të tyre sapo kanë dëgjuar lajmin në media.

Asnjë nga nxënësit nuk është dëmtuar. Menjëherë pas ngjarjes ishin zhvendosur në një tjetër klasë, ku po vijonin mësimin.

Disa prej tyre ende në ankth tregojnë për ABC Neës.

“U trembëm sepse nuk e prisnim të ndodhte. Zysha thjesht po shpjegonte papritur bie suvaja”.

Mësuesja ka marrë ndihmën e mjekëve në Qendrën Kombëtare të Traumës, ndërsa kolegët tregojnë se gjendja shëndetësore e saj është normalizuar

Shkolla nëntë vjeçare “Osman Myderizi” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në vitin 2004, ndërsa Gushtin e vitit të shkuar, ndërmarrja numër tre e Bashkisë së Tiranës ka kryer ndërhyrje të pjesshme.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në këtë shkollë nëntë-vjeçare në Tiranë. Menjëherë pas saj, Policia Bashkiake, ajo e Shtetit dhe oficerët e Policisë Gjyqësore kqyrën vendin e ngjarjes për të nxjerrë shkakun dhe përgjegjësitë për të./abcnews.al

4-1280x881.jpg
us er11:26 | 15/12/2017

Nesër do të zhvillohet mësim në të gjitha shkollat publike dhe private të kryeqytetit. Drejtoria Arsimore e Tiranës ka nxjerre kete urdher me qellim qe nxenesit e shkollave 9-vjecare dhe te mesme te zevendesojne mesimin e humbur  ne 27 nëntor. Me  Vendim të Këshillit të Ministrave, kjo date iu bashkua diteve te pushimit gjate festave te Nentorit.

Për shkollat në qarqet e tjera të vendit priten urdhëra edhe nga drejtoritë arsimore rajonale përkatëse./abcnews.al

22835432_10212549559872942_584451133_n.jpg
us er16:46 | 19/10/2017

 

Ministri serb i Mbrojtjes konfirmoi për mediat në vend se gjeneralë dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë që kanë luajtur një rol aktiv në luftëne kosovës, do të japin mësim në akademinë ushtarake në vend. 

Gjeneralë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Ushtrisë Jugosllave e që mbanin poste të larta komandoje gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-1999 do të japin mësim në akademinë ushtarake në Beograd. Agjencia serbe e lajmeve beta raporton se ndër këta personazhe është dhe Vladimir Lazarevic, i cili është dënuaer për krime lufte nga gjykata e Hagës. Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin, konfirmoi për mediat në vend se ish komandantët do të kenë rolin e tyre në edukimin ushtarak.

Sipas Vulin gjeneralët e luftës kanë shumë për ti mësuar kolegëve të tyre të rinj dhe në një farë mënyre duke i dhënë këtë rol atyre do ti dëmshpërblëhet dhe padrejtësia që iu është bërë në të kaluarën.

“Vecernje Novosti” shkruan ndër të tjera se përvec Lazarevic, lista me profesorët e ardhshëm të akademisë ushtarake përfshin dhe gjeneralin në pension dhe anëtarin partisë radikale serbe Bozidar Delic, por dhe shefi aktual i ushtrisë serbe gjenerali Ljubisa Dikovic.

Gjatë luftës në Kosovë Dikovic komandonte brigadën e 37, për të cilën qendra e ligjit humanitar në disa raste ka ngritur akuza për kirme lufte ndaj civilëve. Trupa të pajetë që vërtetonin këto akuza u gjetën në një varr masiv në Rudnicë në vitin 2014.

Dikovic hodhi në gjyq qendrën në fjalë për prishje të reputacionit dhe e fitoi atë.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono