mesila doda

doda.jpg
ger ta11:39 | 16/12/2019

E pranishme në tryezën e opozitës për ligjin anti-shpifje, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda u shpreh se janë gazetarët ata të cilët kanë në dorë ndryshimin e situatës.

Duke mos përjashtuar as politikën, Doda theksoi se një grevë qoftë edhe 24 orëshe e gazetarëve do të thoshte shumë, teksa shton se nuk arsye pse ERTV të transmetohet.

Ajo që më bën përshtypje nuk është tendenca e Ramës për të kapur median, ka qenë tendenca e tij për tu shpallur mbret. Më bën përshtypje përgjumia e komunitetitn dhe përgjumia e politikës. Askush më shumë se ju nuk mund ta bëjë rezistencën. Nuk ka arsye pse ERTV të transmetohet. Kjo është një gjë që nuk mund të ndodhë në vitin 2020. Ju e keni në dorë, një grevë qoftë edhe 24 orëshe të gazetarëve…Nuk do vijë askush të na çlirojë nga diktatura, ju e keni në dorë, sigurisht opozita do jetë në mbështetjen tuaj. Absolutisht duhet të jeni ju që ti thoni ndal. Nuk mund të presim dhe të shikojmë se si ai merr nga liritë tona . Mjafton që ne të bëhemi bashkë për të ndryshuar këtë realitet që po bëhet i kalbërzuar cdo ditë. Mendoj se vetëm kjo mund të jetë mënyra”, tha Doda./abcnews.al

mesila-doda-1.jpg
ad min17:48 | 09/10/2019

“Ne negociata duke përdorur kazuse të tilla nuk kemi për të bërë. Kemi një mendim tonin lidhur me problemet e sistemit politik, por që të futemi në negociata me dikë që është garanti i kësaj politike që është sot nuk kemi ndërmend të futemi, për arsyen sepse është treguar sa herë që ulemi të dialoguar si politikanë gjendemi përpara një personi që e keqpërdor edhe dialogun politik”.

Kështu u shpreh sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, pasi u pyet nëse reforma zgjedhore po përdoret për të ulur palët politike në tavolinë. Gjatë një bisede në studion e ABC News, me gazetaren Juli Xhokaxhi, ajo u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është me sistemin zgjedhor, por me vullnetin politik.

“Nuk dua t’i hyj çështjes në vetvete, por dua të kuptojmë këtë. Po me këtë sistem janë bërë disa zgjedhje me të cilat OSBE thoshte që janë arritur standarde shumë të mira. Kësaj radhe nuk u arritën standardet dhe kjo do të thotë që nuk është çështje e sistemit, është çështje e vullnetit politik. Nëse nuk ka vullnet banditë do të jenë më shumë herën tjetër.

Nuk do të kemi përmirësim të klimës politike, nuk do të kemi përmirësim të sistemi politik. Do kemi problemin tjetër që do votojnë njerëzit, por nuk do të votohen partitë. Do kemi një shifër akoma më të madhe dhe një rrëmujë akoma më të madhe. Pra le të themi që në thelb nuk kam asnjë probleme për sistemin, të gjitha sistemet janë të pranueshme në demokraci. Në rastin tonë nuk është çështje sistemi, por mentaliteti dhe duhet të ndahet njëherë e mirë krimi nga politikanët”, tha Mesila Doda, sipas të cilës sa herë që Rama ka qenë në krye, zgjedhjet kanë qenë të shkatërruara./abcnews.al

mesila-doda.jpg
ent ela17:23 | 09/10/2019

Sekretatrja e përgjithshme e  PDIU- së Mesila Doda ka bërë akuza të forta për kryeminsitrin Edi Rama sa i takon çështjes çame. E ftuar në studon e ABC News, Doda akuzon kryeministrin Rama se e ka shitur dhe keqpërdorur çështjen çame.

Rama e ka keqpërdoruar çështjen çame. E kemi parë kur dikur ngrinte zërin ën mbrojtej të çështjes çame, por e kemi parë sesi e ka shitur dhe ka harruar çështjen çame, ka arritur deri aty sa të heqë nga librat e historisë së çështjes çame. Do keni shkresa pas ca ditës për çështjen çame. Flitet për diçka shumë të rëndë”. /abcnews.al

doda-1280x720.jpg
ent ela20:57 | 04/06/2019

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda ka folur në studion Provokacias për situatën aktuale politike në vend. Në këndvështrimin e saj Doda thekson se në ëkto kushte vendi po shkon drejt përplasjes.

“Kjo situatë nuk ka ardhur në këtë pikë nga një hiç, por është përshkallëzuar. Në këto kushte mendoj se po shkohet drejt përplajsjes. Unë shikoj që vendi po shkon përditë e më keq. Vetëm dje dhe sot çdo qeveri duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Sot flitet për rivendosjen e vizave. Është shumë e rëndë si fenomen dhe të kthehemi mbrapsht shumë vite dhe kjo ka vetëm një emër rritjen e kriminalitetit”.

Sipas Dodës ka një krizë të madhe ekonomike dhe një depresion social.

“Ka një krizë të madhe ekonomike dhe një depresion social. Sot ne jemi të pamundur që të konsiderohemi treg, për shkak edhe të faktit që popullsia është rrudhur. Çdo gjë që po ndodh të çon drejt një fundi të paralajmëruar”.

Zgjidhja për poltikanen do të ishte garancia për zgjedhje normale pa banda dhe kriminelë, le të ishte kjo ehde qeveri socialiste, por pa njerëz të inkriminuar.

“Një qeveri që do kishte siguruar kushte normale. Le të jetë qeveri e PS, por me njerëz që nuk janë përfolur për vjedhje vote dhe kriminale, por të ketë edhe garanci që sigurojnë zgjedhje normale në vend.

Do të duhet të shohim mënyrat më të mira por edhe me këtë sistem të kishim garanci që s’do lëshohen bandat dhe të jenë të mbrojtura me urdhër nga lart”.

Doda sugjeron modelin qytetar dhe jo atë të forcës. Është kjo këmbana e alarmit sipas saj që na rrezikon të zhbëhemi.

“Ne nuk mund të ulim kokën para forcës, ne nuk duhet te kemi model inspirimi të fortin. Duhet të kemi modelin qytetar, modelin që sjell pozitivitet, ndryshe do zhbëhemi. Kjo është këmbanë alarmi”.

Sipas Dodës këtë vend e kanë bërë bashkë demokratë e socilistët, por në këtë rast ekziston një hendek i madh që për të është tepsia.

“Flasim për njerëz që kanë bër histori në PS. Këtë vend e kanë bërë bashkë demokratët e socialistët kanë gjetur rrugën, por mes rilindësve e demokratëve dhe socialistëve, është një hendek i thellë. Është tepsia”. /abcnews.al

 

 

 

 

mesila-doda-1280x709.jpg
ent ela21:06 | 08/03/2019

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Provokacija” është shprehu se mazhoranca po luan në dy fusha. Sipas saj qeveria nga njëra anë po bën të fortën ndërsa nga ana tjetër po përgatitet për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

Mustafa Nano: Çfarë do ndodhi tani?

Mesila Doda: Unë u mundova ta them edhe gjatë intervistës se në momentin që sistemi demokratik ka rënë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Janë zgjedhjet e reja me një qeveri socialiste nuk ka arsye dhe askush nuk kërkon pushtet në tavolinë dhe të ketë persona të palidhur me krimin. Persona të cilët japin besim që mund të kalohet dhe mund të riverifikohet sërish mazhoranca. Mund të fitojë PS është në të drejtën e vet, por do ta fitojë pa kriminelë.

Mustafa Nano: Kjo është ajo që ju keni thënë por nga krahu tjetër nuk po shikoj ndonjë gatishmëri për …

Mesila Doda: Mendoj se po lozet në dy fusha. Nga njëri krah mundohen të bëjnë sikur janë të fortë dhe nga krahu tjetër po merren me përgatitjen e zgjedhjeve. Ka zëra që thonë se janë duke u përgatitur edhe vetë për zgjedhje që ti kalojnë brenda 45 ditëve. Nuk duan që të lënë asnjëherë qeverisjen nga Edi Rama është fjala sepse nga dikush tjetër do të ishte krejtësisht e pranueshme. Por në asnjë mënyrë nuk mund të justifikosh dot një sistem i cili është monopartiak. Dhe në mes të Evropës të pranosh një diktaturë, është një gjë e papranueshme. deri më sot opozita është bërë fasadë e këtij sistemi. Tani nuk ka më fasadë, tani ka dalë ky sistem që është ndërtuar./abcnews.al  

mesila.jpg
ent ela20:50 | 04/12/2018

Të hënën në Finiq u dëmtua një përmendore e një prijësi të një minoriteti në zonë. Për Mesila Dodën ata që e kanë kryer këtë veprim duhen përgëzuar. Ajo tha në “Provokacija” se Thimio Loli ka masakruar popullsinë çame.

“Ka qenë një dokumentar i Marin Memës, i cili nxorri të gjithë të vërtetën për këtë person që jo vetëm kishte vrarë dhe masakruar shqiptarë në 1914, por më pas i futur në bandat zerviste kishte masakruar popullsinë çame. Pra një person me tërbim antishqiptar që i është ngritur një përmendore në vendin tonë. Kanë qenë edhe deputetë që kanë qenë të pranishëm aty atë ditë, për turpin e tyre dhe të qeverisë që përfaqësonin. Por ajo që mua më bën çudi është tendenca për t’i quajtur sikur janë normalitete për t’i harruar fakte të tilla. Dikush e ka thyer këtë përmendore dhe unë e përgëzoj shumë si veprim. E quaj veprimin më të mirë dhe të drejtë për të bërë në këto kushte sepse në asnjë mënyrë nuk mund të pranosh një person që është përfshirë drejtpërdrejtë nga akte genocidiale dhe të spastrimit etnik. Të lejohet sikur është hero në këtë vend”.

Sipas saj duhej që në fillim që të mos vendosej një monument i tillë pasi duhej parë biografia e tij dhe aktet e veprat e caktuara që ai ka kryer. Për rastin në fjalë policia ka ngritur një hetim për të zbuluar autorët dhe shkaqet./abcnews.al

mesila-doda.jpg
ent ela20:40 | 04/12/2018

Sipas Mesila Dodës kryeministri Rama ka keqpërdorur çështjen kombëtare. Ajo ishte e ftuar në “Provokacija” ku tha se është pesimiste rreth marrëveshjes me Greqinë, për shkak të sjelljes së shtetit tonë. Sipas sekretares së përgjithshme të PDIU-së, Rama përdor tonet nacionaliste sa herë që ka probleme të brendshme.

“Unë jam shumë pesimiste për mënyrën si është sjellë shteti shqiptar. Ka një tendencë kohët e fundit për të rimarrë tonet nacionaliste. Po të vini re sa herë ka një krizë brenda vendit, Rama fshihet dhe mundohet të marrë tonet nacionaliste siç ka bërë këto ditë. Mendoj që atdheu dhe koncepti i kombit shqiptar, është diçka që e tejkalon politikën e ditës dhe ti nuk mund ta përdorësh. Ajo që ka rezultuar është që kryeministri i sotëm e ka keqpërdorur çështjen kombëtare sa herë i është dashur për të krijuar një diversion apo një pozitë të tij më të fortë brenda vendit. Pra nëse ka probleme siç i ka sot me çështjet e brendshme, përgjimet që dalin, përgjimet që janë për blerje votash, përgjime që tregojnë për vjedhje të jashtëzakonshme që bëhen në vepra publike, kemi menjëherë një zhvendosje të debatit, dhe kalim me tone të forta nacionaliste me qëllim që të unifikojë vendin, siç ndodhi dhe në zgjedhje, kishte vota kuqezi. Pas gjashtë muajsh tha unë e përdora çështjen çame”, tha ajo.

Përsa i përket çështjes çame, Doda tha se Shqipëria tërhiqet sa herë i bëhet presion.

“Shteti shqiptar flet me gjysmë zëri sa herë që i bëhet presion për këtë çështje dhe tërhiqet shumë hapa pas kur nuk i duhet. Tani Kryeministri është shtrembëruar sepse ka kuptuar që problemet brenda vendit janë trashur dhe është normale që t’i të kërkosh përbashkimin në emër të patriotizmit. E vetmja gjë që unë mendoj është që Shqipëria ka histori shumë tragjike që të vazhdosh, të pranosh dhe të luash me ndjenjat kombëtare. Ai e di më mirë se deri ku mund të arrijë me këtë retorikë dhe i di shumë mirë rezultatet reale”, u shpreh Doda. /abcnews.al

vlcsnap-error527-1280x720.jpg
ent ela10:58 | 14/02/2018

Ka startuar mbrëmjen e 13 shkurtit 2018  në ABC News emisioni më i ri “Provokacija”, drejtuar nga Mustafa Nano. Në hyrje të tij gazetari Nano ka folur për ato që do të ndodhin në këtë emision. Sipas tij nuk do të ketë sherre dhe akuza të ngritura kuturu. Do ketë debat publik dhe mbrojtje të qëndrimeve.

Të ftuarit në episodin e parë të këtij emisioni kanë qenë:

1. Koço Kokëdhima

2. Mesila Doda

3. Arjan Curi

4. Mentor Nazarko.

Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për zhgënjimin e tij më të madh që është Partia Socialiste. Sipas tij kjo parti ka rënë në duart e një mafie, e cila ka braktisur dhe kauzat e saj.

Mesila Doda ka folur për deklaratat nacionaliste të presidentit grek.

Ndërsa publicisti Arjan Curi ka folur për nacionalizmin e elitës greke.

Mentor Nazarko ka folur për Ermal Metën/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono