Mesdhe

FEMIJET-1280x720.jpg
ent ela22:23 | 29/06/2018

Trupat e tre të miturve, që kishin më pak se një vit e gjysmë, janë rekuperuar nga roja bregdetare e Libisë në brigjet e këtij vendi. Lajmi është bërë  i ditur nga autoritetet libiane përmes një komunikate për shtyp, ku thuhet se të miturit ishin pjesë e një grupi prej më shumë se 100 refugjatësh të nisur drejt Europës, por që konsiderohen të humbur. Ndërkohë, 16 refugjatë të tjerë janë shpëtuar. Njëri prej tyre ka deklaruar se në bord ndodheshin 20 gra dhe 10 fëmijë dhe ka shtuar se mjeti lundrues, një varkë e madhe prej druri, u përmbys për shkak se ishte i vjetër. Ndërkohë, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka deklaruar se janë rreth 1 mijë personat e mbytur që nga fillimi i vitit në Mesdhe, një rritje e lehtë me atë të regjistruar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur viktimat ishin 972. /abcnews.al

emigranteee.jpg
G. P.22:50 | 22/06/2018

Mbi 1 mijë emigrantë të nisur nga Libia për të arritur Europën kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut që nga fillimi i vitit. Duke publikuar të dhënat shokuese, UNHCR ka kritikuar Bashkimin Europian për mungesën e unitetit për zgjidhjen e çështjes.

Mbytjet e fundit në brigjet e Libisë e kanë çuar bilancin e viktimave që përpiqen të kalojnë Mesdheun në mbi 1 mijë, që nga fillimi i vitit. Duke publikuar të dhënat, UNHCR e ka cilësuar një shifër shokuese dhe ka bërë thirrje për një aksion ndërkombëtar të menjëhershëm për të shpëtuar jetët e njerëzve.

“Duke qenë se jemi në stinën e verës presim që numri i refugjatëve që do të përpiqen të kalojnë Mesdheun të rritet”, thuhet në një komunikatë të agjencisë së OKB-së me bazë në Gjenevë të Zvicrës.

Ndërkohë, në ujërat territoriale libiane janë rekuperuar të premten trupat e pajetë të 20 emigrantëve. Lajmin e ka bërë të ditur simotra e Kryqit të Kuq, Gjysmëhëna e Kuqe, përmes një njoftimi të publikuar online.

Shumica e viktimave, 15, janë rekuperuar në brigjet e qytetit të Homsit, ndërsa 5 të tjerët në molin e bazës ushtarake Abu Seta në Tripoli. Në vijim të njoftimit, UNHCR ka kritikuar Bashkimin Europian për mungesë uniteti dhe koherence për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

“Vendet e lidhura nga gjeografia, nga kultura dhe vlerat kanë qenë të ndara sa i përket çështjes së azilit dhe asaj të mbrojtjes së personave që u largohen luftrave”, thuhet në deklaratë.

Kjo sjellje e vendeve anëtare, sipas UNHCR, kulmoi me rastin e anijes “Aquarius”, një rast, që sipas saj, nuk duhet të përsëritet më./abcnews.al

RUSIA-ANIJET-1280x720.jpg
ent ela23:44 | 16/05/2018

Anijet e marinës ushtarake ruse, të armatosura me raketa “Kalibr”, do të vendosen për misione afatgjata në detin Mesdhe. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Vladimir Putin, i cili ka saktësuar se shkak për këtë lëvizje është bërë kërcënimi që vjen nga terroristët ndërkombëtarë në Siri. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “TAS”, Putin ka thënë se këtë vit Rusia do të kryejë 120 operacione ushtarake detare, me anije dhe nëndetëse. Ndonëse shefi i Kremlinit nuk ka saktësuar se kujt i referohet me termin “terroristë ndërkombëtarë”, lëvizja e tij vjen pak kohë pas sulmeve të Perëndimit në Siri, nga anije dhe nëndetëse të pozicionuara në Mesdhe. /abcnews.al

ALARMI-MESDHE-RAKETAT-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 11/04/2018

Organizata europiane për sigurinë ajrore ka dhënë alarmin se në Mesdhe, lëshimi i raketave nga SHBA për në Siri, mund të shkaktojë probleme në qarkullimin ajror. Gjithashtu theksohet se një sulm i mundshëm raketor mund të ndodhë brenda 72 orëve.

Tensioni është shumë i lartë për Sirinë, dhe OKB është e pafuqishme përballë erërave të luftës që fryjnë në Lindjen e Mesme. Luftanija amerikane “Donald Cook”, e armatosur me raketa “Tomahaëk”, është larguar nga porti qipriot i Lanarkasë dhe gjendet në ujrat e mesdheut lindore, në mënyrë që të përgatitet të godasë Damaskun, që akuzohet ngë perëndimi se ka përdorur armë kimike në Duma të Gutës Lindore.

Eurocontrol, organizata europiane për sigurinë ajrore, ka lëshuar një alarm për kompanitë ajrore që të fluturojnë me kujdes në iteneraret e Mesdhetu lindore për shkak të ndonjë sulmi të mundshëm raketor në Siri që mund të ndodhë në 72 orët e ardhshme. Sipas kësaj organizate, hapësira ajrore në fjalë mund të jetë subjekt i një bllokimi të radiove duke shkaktuar problem të shumta në navigimin ajror. “Këshillohet planifikimi me kujdes i operacionieve të udhëtimit në zonën e lindjes të Mesdheut, në Nicosia”, lexohet në deklaratën e Eurocontrol.

Ndërkohë, gjatë të martës u raportua një lajm, i cili më pas u përgënjeshtrua nga Uashingtoni, se disa avionë rusë kanë fluturuar ulët duke bërë manovra kërcënuese ndaj luftëanijes amerikane. Përveç kësaj, NBC shkruan se forcat ruse po bllokojnë sinjalin e disa avionëve të SHBA që fluturojnë në qiellin e Damaskut, duke vështirësuar operacionet ushtarake të Uashingtonit. Nga ana tjetër ushtria izraelite ka vendosur disa bateri raketore të mbrojtjes në afërsi të kufirit me Sirinë./abcnews.al

NGROHJA-GLOBALE-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 14/03/2018

Pothuajse gjysma e specieve në Mesdhe, rrezikon të zhduket, si pasojë e ngrohjes globale. Fondi Botëror për mbrojtjen e jetës së egër ka dhënë alarmin, duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme.

Nëse në botë nuk do të reduktohen emetimet e dioksidit të karbonit, mesdheu rrezikon të humbasë deri në fund të këtij shekulli, 50 për qind të specieve që e popullojnë. Alarmi vjen nga një studim i kryer nga fondi botëror për mbrojtjen e jetës së egër në bashkëpunim me universitetin britanik të Anglisë lindore dhe atë Australian të Xhejms Kuk. Raporti ka analizuar situatën në Mesdhe në kuadër të një kërkimi për pasojat e ngrohjes klimaterike mbi 80 mijë specie në 35 zona të planetit

Rezultatet e studimit janë alarmuese. Një rritje prej 2 gradësh së temperaturës globale, maksimumi i lejuar nga marrëveshja e Parisit për klimën, në mesdhe do të rrezikonte rreth 30 për qind të pjesës më të madh etë grupeve të secieve të analizuara. Pa një shkurtim të emetimeve të gazit serë, me termometrin që do të ngrihej dhe 4.5 gradë, do të zhdukej gjysma e biodiversitetit. Speciet më të rrezikuara janë breshkat e ujit.

Në raport theksohet se duhen politika për shkurtimin e emetimeve të dioksidit të karbonit për të ndalur ndryshimet klimaterike. Raporti publikohet dhjetë ditë para Orës së Tokës. Në mënyrë të vecantë shoqata ambientaliste kërkon që të merren masa të menjëhershme për mbylljen e centraleve të qymyrit Brenda vitit 2025 dhe të hartohet një plan klime dhe energjie afatgjatë./abcnews.al

download-4-1280x878.jpg
us er13:13 | 26/12/2017

Rojet Bregdetare Italiane, shpëtuan gjatë mbrëmjes së të hënës 255 emigrantë në detin Mesdhe. Ata ndodheshin në bordin e një gomoneje dhe dy varkave të vogla. Në mesin e emigrantëve të shpëtuar ishin shumë fëmijëve të pashoqëruar.

Janë shpëtuar gjatë mbrëmjes së të hënës 255 emigrantë në detin Mesdhe, në tre operacione të ndryshme të koordinuara nga zyrat qëndrore të Rojes Bregdetare në Romë.

Zyrtarë italianë, bëjnë me dije se emigrantët gjendeshin në bordin e një gomoneje dhe dy varkave të vogla, dhe ishin në rrezik mbytjeje.

Ndërkaq, njësia tjetër e shpëtimit “Open Arms” konfirmoi shpëtimin gjatë natës të 134 persoanve, 36 prej tyre fëmijë.

Koordinatori i ekipeve të shpëtimit tha për mediat italiane se po punohet pa pushim sepse jetët e njerëzve janë në rrezik, dhe çdo minutë vlen. Operacionet e monitorimit janë shtuar duke marrë në konsideratë dhe temperaturat e ulëta të cilat vënë në rrezik jetët e atyre që përpiqen të mbërrijnë në brigjet italiane në kërkim të një jete më të mirë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono