mesazhi

ramush-haradinaj_1499679648-5275555.jpg
nev ila20:42 | 29/12/2019

Mediat në Kosovë raportuan se polici me iniciale V. H, i cili dyshohet se ekzekutoi një qytetar sot në Gjilan, ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt të Haradinajt. Për këtë ngjarje ka reaguar vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Hradinaj.

Me një shënim në faqen e tij në “Facebook”, kreu i ekzekutivit kosovar ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa ka mohuar zërat se polici i përfshirë në këtë ngjarje të ketë qenë pjesë e mbrojtjes së tij.

Ai thotë se qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’u pengojë shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin e tij.

Qëndrimi i palëkundur kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër pazareve të errëta të këmbimit të territoreve, po vazhdon t’i pengoj shpifësve dhe propaganduesve, që në emër të informimit, qëllimshëm shpërndajnë dezinformata dhe të pavërteta, duke etiketuar emrin tim. Përkundër që ne e dënuam vrasjen e një qytetari nga ana e një polici, bëmë thirrje për organet e rendit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore dhe sqaruam që polici në fjalë, asnjëherë nuk ishte pjesë e ekipit tim të mbrojtjes së afërt, disa mediume, të shtyrë nga propaganda e politikës së ndarjes, vazhdojnë ta etiketojnë dorasin si person të afërtë me emrin tim.As kjo përpjekje dhe as njollosjet e mëhershme dhe as të tjerat që mund të vijnë, nuk do të na ndalin, që në çfarëdo detyre institucionale, ta mbrojmë Kosovën nga copëtimi dhe nga pazaret e një grusht profiterësh.Kosova do të jetë ajo e 17 Shkurtit, për të cilën dhanë jetë luftëtarët tanë, sakrifikuan nënat dhe familjet tona, intelektualët tanë dhe çdo shqiptarë!”, shkruan Haradinaj./abcnews.al

Asani.png
Vladimir Prenga10:59 | 18/12/2019

Jasir Asani do të jetë pjesë e AIK në Suedi nga 1 janari. Një ditë më parë klubi i kuq dhe ai suedez e bënë zyrtare këtë lëvizje, ndërkohë që sulmuesi anësor ka qenë shumë aktiv dje në rrjetet sociale, duke publikuar dedikimet e bëra nga tifozët dhe miqtë e tij.

Mes shumë postimeve vihet re edhe një mesazh i një tifozi, që kërkon që pas ndeshjes së sotme me Teutën të marrë si dhuratë fanellën e Asanit.

“Në Ballsh nuk ma dhe. Shpresoj që nesër (sot) të ma japësh fanellën, sepse do të jetë kujtimi më i bukur nga një njeri me zemër të madhe si ty”, shkruhet në mesazhin e drejtuar Asanit. /abcnews.al

Drenica-Tifoze.png
Igli Nikolli18:27 | 28/11/2019

Drenica nuk hasi vështirësi për të vazhduar aventurën në Digitalb Kupën e Kosovës. Ekipi nga Skënderaj mposhti 3-1 Fushë Kosovën dhe u kualifikua në raundin e 1/8 në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit dardan.

Lojtarët e Drenicës pozuan përpara sfidës me një pankartë në mbështetje të vendit tonë, që po kalon një moment shumë të vështirë si pasojë e tërmetit shkatërrues që ka rënë në Shqipërinë e mesme.

Mesazhi i ekipit të Drenicës përpara ndeshjes së sotme

“Drenica është me Shqipërinë”, ishte mesazhi i zgjedhur nga ekipi, duke shprehur solidarizimin e tyre kundrejt viktimave dhe të prekurve nga ngjarja e rëndë. /abcnews.al

Screen-Shot-2019-07-24-at-12.18.54-PM.png
nev ila20:09 | 31/10/2019

Aktori hollivudian, Leonardo Di Caprio, jep një mesazhi për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri. Aktori me famë botërore shkruan në “Instagram” se Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Në mesazhin e tij, Di Caprio ngre shqetësimin e dëmtimit të kësaj perle natyrore të Shqipërisë, teksa thekson se qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për të ndërtuar aty një hidrocentral.

Mesazhi i plotë i aktorit hollivudian Leonardo Di Caprio:

“Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë? Lumi Vjosa përshkon shpatet e mbuluara me pyje të maleve Pindus të Greqisë në brigjet e Adriatikut të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare ka vendosur në lëvizje planet për të dëmtuar Vjosën, për të gjeneruar energji elektrike të nevojshme për një nga vendet më të varfëra të Evropës, me qëllimin për të ndërtuar tetë diga përgjatë lumit kryesor.

Është pjesë e një ‘bumi’ hidrocentrali botëror, kryesisht në Azinë Juglindore, Amerikën e Jugut, Afrikë dhe pjesë më pak të zhvilluara të Evropës. Disa hidrocentrale, si një burim i besueshëm, i lirë dhe i rinovueshëm i energjisë që ndihmon në frenimin e varësisë nga karburantet fosile të ngrohjes së planetit. Por disa studime të fundit vënë në dyshim vlerën e hidrocentraleve në luftën kundër ngrohjes globale. Kritikët thonë se përfitimet e hidrocentralit janë të mbivlerësuara – dhe mbizotëruar nga digat e dëmit mund të bëjnë.

Digat bllokojnë rrjedhën natyrale të ujit dhe sedimenteve. Ata gjithashtu mund të ndryshojnë kiminë e ujit dhe të bëjnë që algat toksike të rriten. Lumenjtë janë një pjesë thelbësore e ciklit global të ujit. Ato veprojnë si arteriet e natyrës, duke mbajtur energji dhe lëndë ushqyese nëpër peizazhe të gjera, duke siguruar ujë për pije, prodhim ushqimi dhe industri.”, shkruan Di Caprio. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

#Regram #RG @apnews: This is one of Europe’s last wild rivers. But for how long?⁠ ⁠ The Vjosa river runs through the forest-covered slopes of Greece’s Pindus mountains to Albania’s Adriatic coast.⁠ ⁠ Albania’s government has set in motion plans to dam the Vjosa to generate much-needed electricity for one of Europe’s poorest countries, with the intent to build eight dams along the main river.⁠ ⁠ It’s part of a world hydropower boom, mainly in Southeast Asia, South America, Africa and less developed parts of Europe. Some tout hydropower as a reliable, cheap and renewable energy source that helps curb dependence on planet-warming fossil fuels. But some recent studies question hydropower’s value in the fight against global warming. Critics say the benefits of hydropower are overstated — and outweighed by the harm dams can do.⁠ ⁠ Dams block the natural flow of water and sediment. They also can change the chemistry of the water and cause toxic algae to grow. Rivers are a crucial part of the global water cycle. They act as nature’s arteries, carrying energy and nutrients across vast landscapes, providing water for drinking, food production and industry.⁠ ⁠ For more, visit the AP news story.⁠ ⁠ #APVideo Felipe Dana @felipedana ⁠

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio) on

selena-gomez-we-day-5-3-2019-billboard-1548-1280x847.jpg
ent ela16:21 | 26/10/2019

Selena Gomez publikoi një këngë në të cilën flet për Justin Bieber dhe gruan e tij, Hailey i përgjigjet me një mesazh indirekt, por shumë të qartë.

Selena Gomez mbrëmë publikoi një këngë të re, e cila gjendet në Youtube.

Quhet “Lose You to Love Me” dhe fansat menjëherë menduan se i ishte kushtuar Justin Bieber, ish-i dashuri i Selenës, i cili gjithmonë hyn në tekstet e këngëve të saj.

Dhe fjalët nuk bëjnë gjë tjetër veçse e konfirmojnë.

Në një moment të caktuar, Selena këndon ” In two months you replaced us ” (“Ju na zëvendësuat në dy muaj”), duke bërë referencë të qartë për faktin se Bieber dhe Hailey filluan të dilnin menjëherë pasi ndarjes me Selena Gomez.

Fansat e duetit të vjetër Justin dhe Selena ishin në pritje të një përgjigje nga Hailey, gruaja e këngëtarit, e cila në fakt nuk e priste.

Jo shumë kohë pasi u publikua kënga e Selena Gomez, zonja Bieber ndau në instragram një pjesw të këngës që po dëgjonte, e cila ishte “I Kill You di Summer Walker feat. Jhené Aiko”.

Hailey Baldwin nuk ka instinkte vrasëse, por është mjaft e qartë që kënga është përdorur për të dërguar një mesazh.

Teksti i pjesës do t’ju bindë: “Provoni ta vendosni veten mes nesh dhe kjo nuk do të përfundojë mirë. Ai është vetëm i imi “./abcnews.al

 

luigi-soreca.jpg
ent ela16:38 | 25/10/2019

Bashkimi Europian e sheh reformën zgjedhore si një proces të rëndësishëm që Shqipëria duhet të kalojë për të vijuar rrugëtimin e saj drejtë Bashkimit Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasadori i Bashkimit Europian, në Shqipëri Luigi Soreca u zotua për mbështetjen që BE do të japë për Shqipërinë.

“Angazhimi i Europës për integrimin në BE të Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht rrugën e Shqipërisë në BE, për të sjellë përsëri popullin shqiptar në familjen që i përket”, shkruan Soreca.

Ambasadori i BE bëri thirrje që klasa politike të angazhohet për vijimin e reformës zgjedhore.

“Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj.  Jo për BE-në, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta për sa i përket demokracisë”, përfundon mesazhin e tij Soreca. /ABC News Albania 24/7

edi-rama-3.jpg
ad min23:10 | 22/10/2019

Ka gjithmonë një mesazh për gratë. Këtë vit ka bërë bilancin e duket se nuk e kanë zhgënjyer kryeministrin Rama.

“PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat e këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë. Në rast se në Shqipëri do të votonin vetëm gra e vajza, Partia Socialiste do të ishte me 85 deputetë. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë”.

Ka ardhur koha që gratë socialiste të drejtojnë organizatat e partisë  e kjo nuk duhet të mbetet një nismë tha kreu i qeverisë në takimin që zhvilloi me këshilltarët bashkiakë në kuadër të rrjetit “Edhe një” të sekretaritarit të burimeve njerëzore në Partinë Socialiste.

“Të mos lejoni që materializimi i kësaj nisme të jetë fiktiv, të mos lejojmë që gratë dhe vajzat të përdoren si dekor”.

Ndryshe nga zakonisht, mesazhin e ia dedikoi burrave./ABC News Albania 

marsidaa.jpg
Autor E10:06 | 17/10/2019

Marsida Qatja, 30-vjeçarja që u bë u “mollë sherri” për përplasjen me armë në banesën e saj në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, që sipas saj, ja dërgon bashkëshorti, që ndodhet në burg në Gjermani.

Në mesazhin e publikuar nga Qatja, bashkëshorti i kërkon asaj të marrë pasaportat dhe të shkojë ta takojë, nëse e do akoma. Ndër të tjera, ai i shpreh edhe dashurinë, teksa i thotë se “jeta do të ishte e kotë pa ty, ti je fryma ime”.

Mesazhi

“Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime”, thuhet në mesazh.

MBULIM-META-MESAZHI.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela11:29 | 07/09/2019

Presidenti Ilir Meta, përmes një video nga mitingu i vitit 2008, kur drejtonte LSI-së, i ka përcjellë një mesazh politikës se nuk do të lejojë asnjë kompromis që cënon Kushtetutën e vendit. Kreu i Shtetit risjellë në vëmendje momentin kur ai kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS, Edi Rama, nga e cila ndryshoi thellësisht Kushtetuta e Shqipërisë.

Reagimi i fundit i Metës vjen në një kohë kur faktori ndërkombëtarë ka bërë thirrje të vazhdueshme  që qeveria dhe opozita të ulen në dialog për të zgjidhur krizën politike në vend dhe të nisin nga puna për reformën zgjedhore.

Mesazhi i Presidentit për të mos lejuar cënimin e Kushtetutës nënkupton se ai nuk do të pranojë një marrëveshje të re politike mes Ramës dhe Bashës, që cënon sërish Kushtetutën si në vitin 2008.  Ndërkohë, përtej krizës politike, mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Kreu i Shtetit ka konfimuar se do të jetë i pranishëm para këtij Komisioni në seancën dëgjimore që është planifikuar të zhvillohet të paraditen e së hënës. /ABC News Albania 24/7

edi-rama-1.jpg
nev ila16:45 | 11/08/2019

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë, drejtuesve politikë të Partisë Socialiste, ku thekson se profili i administratoreve duhet të jetë “PROFIL SHERBETORI I KOMUNITETIT”, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake, siç i quan ai. Rama gjithashtu ka dhënë porosi për kandidaturat që do të propozohen për stafin politik të PS. Sipas tij, propozimet duhet të jenë me njerëz të ditur, të edukuar, e të respektuar.

Rama ka qenë tepër i qartë edhe në lidhje me zgjedhjet e 2021. “Drejtuesit e PS duhet të bëjnë gjithçka që partia të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021″, ka theksuar kryeministri. 

Mesazhi i plotë i Ramës:

“Në mbledhjen e KD në fund të gushtit, duhet të sillni propozimet për stafin politik, dmth nënkryetarët dhe administratorët (minimumi dy propozime). Një nënkryetar duhet të jetë medoemos grua dhe kjo vlen edhe për bashkitë e majta – kush s’e ka do ta gjejë e ta vendose!

Profili i administratoreve duhet të jetë PROFIL SHERBETORI I KOMUNITETIT, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem.

Po ashtu një raport për drejtorët aktuale në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki. Po ashtu, një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventuale, mundësisht të konsultuar paraprakisht me deputetët, ASNJË LEVIZJE DERI ATE DITE!

Njëkohësisht, secili të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave, problemeve kryesore.

Këto për momentin.

Datën dhe një axhendë të plotë të takimit do ta merrni nga Sekretari për koordinimin e Këshillave Drejtues të Rajoneve, Ilir Beqja.

Kalofshi sa me mire!

Edhe një merak paraprak qË mos i ngrini mendjen kujt:

Asnjë nga ata që kanë qenë kryetare komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, po mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po PËR TË DREJTËN! Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë çmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë ndër të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë!

Dhe mos e harroni:

PS fitoi per ju në 30 qershor. Ju duhet të bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! Kjo është në themel të krijimit të Këshillave Drejtues të Rajoneve!“, ka përmbyllur mesazhin e tij kryeministri Rama./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono