mesazhe

SINKRON-RAMA-PER-BASTET.mpg_snapshot_00.05-1280x707.jpg
ad min13:41 | 18/10/2018

Kryeministri Rama përsëriti në parlament se pikat e basteve dhe kazinotë do të mbyllen pas 1 janarit. Kreu i qeverisë foli edhe për sulme të orkestruara, sipas tij, nga burgu 313, që u dërgohen disa deputetëve të Komisionit të Ekonomisë kundër mbylljes së këtyre aktiviteteve të lojrave të fatit.

Edi Rama: “Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në shënjestër të një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313. Ka propozime të ndryshme edhe për sa i përket idesë së një monopoli dhtetëror të lojërave të fatit, të basteve sportive, por që sot po ua them unë personalisht, jam kundër. Megjithatë janë të gjitha të hapura për diskutim, ama me 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në këtë parlament, nuk ka më asnjë lloj basti, nuk ka më asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar. Ka dhe një temë tjetër, apo një aspekt tjetër që është e rëndësishme të theksohet, sepse janë bërë spekulime edhe me çështjen e kazinove elektronike ehde me spostimin me demek në periferi. Nuk ka asnjë spostim në periferi. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet dhe rezortet me pesë yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të të gjitha autoriteteve përkatëse të planifikimit të territorit si zona turistike. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër. Është fatkeqësi, por është realitet që ata që sot mungojnë këtu janë në krahun e atyre që po luftojnë online dhe që po agresojnë një pjesë të deputetëve të kësaj shumice me mesazhe. Personalisht lideri legjendar i PD, ka marrë anën e basteve duke e vënë tabelën e tij të fletërrufeve digjitale në dispozicion të shpifësve dhe në dispozicion të të gjithë kësaj fushate shpifjesh që organizohet nga krimi i organizuar që financon një pjesë të madhe të kësaj veprimtarie.”/abcnews.al

MBULIM-POLITIKANET-PER-TRAGJEDINE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min14:44 | 15/08/2018

“Kjo tragjedi ka thyer zemrat e shumë shqiptarëve dhe se jo vetëm dy viktimat shqiptare, por të gjithë jetët e humbura janë motra dhe vëllezër tanë”. Është ky mesazhi që kryeministri Edi Rama ka dhënë pas tragjedisë që ndodhi në Itali.

Kyetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër ngushëllimi Senatit dhe Dhomës së Deputeteve të Italisë, ku ndër të tjera shpreh solidaritetin me popullin mik dhe fqinj italian.

Një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë të të plagosurve.
Një ditë më parë mesazhe ngushëllimi qeverisë dhe popullit Italian i kanë dërguar edhe presidenti i republikës Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha./abcnews.al

REAGIMET-PER-ZGJEDHJET-NE-TURQI-1280x720.jpg
ent ela17:42 | 25/06/2018

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka marrë mesazhe urimi nga shumë liderë dhe Bashkimi Europian. Ndërsa SHBA nuk ka dhënë ende asnjë prononcim për fitoren e Erdogan në zgjedhjet e djeshme.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, arriti të sigurojë një fitore të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë ky sukses i tij nuk është pëlqyer nga disa vende të ndryshme. Por aleatët e tij nuk kanë ngurruar në urimet e tyre për mandatin e ri 5-vjeçar. Aleati i tij më I afërt, presidenti rus Vladimir Putin ka përgëzuar kreun e shtetit të Turqisë për suksesin e tij dhe nënvizoi në një deklaratë se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë plotësisht autoritetin politik të Presidentit Erdoan. Në një reagim nga Bashkimi Europian, në lidhje me zgjedhjet në Turqi është vënë theksi “në vazhdimin e bashkëpunimit me Turqinë” në çështje të rëndësishme si emigracioni, siguria, stabiliteti rajonal dhe lufta kundër terrorizmit. Më herët Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe ai I Bullgarisë, Bojko Borisov përgëzuan Erdogan. Një mesazh urimi, atij I ka mbërritur edhe nga ministri I jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Por triumfi i tij nuk është pritur me aq shumë entuziazëm nga SHBA e Donald Trump, që shpresonte për një rezultat tjetër në këto zgjedhje. Nga Uashingtoni nuk ka dalë asnjë mesazh lidhur me zhvillimet në Turqi. Ndër liderët e tjerë të botës që e kanë uruar presidentin Erdogan për fitoren janë: presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, autoritetet e Katarit, Palestinës, Azerbajxhanit e shumë të tjerë. Ndërsa, sa i përket Ballkanit, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti kosovar Hashim Thaçi, ai maqedonas Ivanov, ai serb Aleksandër Vuçiç si dhe autoritetet e Bosnjë Hercegovinës bëjnë pjesë në vendet që kanë uruar presidentin Erdogan për fitoren e arritur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. /abcnews.al

PROTESTA-E-GRAVE-1280x720.jpg
ent ela12:24 | 08/03/2018

Dhjetra gra dhe vajza,  marshuan sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Të  organizuara nga shoqëria civile, ato kanë kërkuar më shumë të drejta për femrat dhe protestuan kundër dhunës ndaj tyre.

8 marsi në Tiranë karakterizohet nga dy panorama kontradiktore: Festë dhe protestë.

Janë gra nga organizata dhe shoqata të ndryshme që janë bërë bashkë në këtë ditë për të renditur arsyet pse duhet të ngrenë zërin në ditën ndërkombëtare të gruas.

Prandaj të gjitha ftohen t’i bashkohen ftesës për marshim

Sfiduan shiun për të bërë ndalesat e parashikuara. Bashkia ishte stacioni i parë.

U  ndeshën nga vështrimi i shumë grave që kishin bërë zgjedhje tjetër në këtë ditë

Barazi dhe dinjitet, mbrojtja, mosdiskriminimi ishin disa nga parrullat që lexoheshin e dëgjoheshin më së shumti përgjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit, shoqëruar me bilbilfryrëse.

Stacioni i radhës Kryeministria. Kjo e fundit nuk kishte marrë ndonjë masë të vecantë përveç shtimit të disa punonjësve të sigurisë.

Edhe pse shumë gra të tjera kanë zgjedhur të marin apo të japin një dhuratë, këto protestuese edhe në emër të tyre shprehin kërkesat që duhet të kihen në vëmendje nga politkëbërësit.

Protestën e 8 marsit këto dhjetra gra e mbyllën përpara institucionit të Presidencës. /abcnews.al

vlcsnap-error845-3-1280x720.jpg
ent ela12:03 | 27/01/2018

Mesazhet qeverisë protestuesit ja dërguan me zë edhe me figurë. Simbolika shoqëroi nga fillimi në fund protestën e opozitës këtë të shtunë.

U nisën për në Tiranë me Audin AA 003 GB.

Mbi targat e automjeteve të tyre protestuesit e opozitës simbolikisht vendosën ato të makinës që ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu shiti vëllezërve Habilaj.

Qëllimi thotë Partia Demokratike ishte të tregonin se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili sipas opozitës vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.

Mbishkrimet “Narkoshteti” dhe “Të paprekshmit” në Tiranë i zëvendesuan me pankarta.

Kryeministrin Rama e kurorëzuan mbretin e kanabisit.  Gurë të çmuar për të ishin personazhe të njohura për drejtësinë.

Me pankarta në duar u nisën drejt “Dëshmorëve të Kombit”.

Nuk ndodhi njësoj me fotografinë e Ardit Gjoklajt që një grup të rinjsh të Partisë Demokratike shpalosën në sheshin “Skënderbej”

Portreti i 17 vjeçarit që u vra në landfillin e Sharrës u hoq nga policia bashkiake para fillimit të protestës.

Gjithesesi protestuesit vijuan të kërkonin drejtësi. Nuk lanë pas ironinë as me ministrat në qeveri.

Me parulla anglisht dhe shqip shoqëruan fjalimet përpara Kryeministrisë.

“Banditët në burg, jo në qeveri” ishte një nga sloganet kryesore të protestës që protestuesit ia lanë kryeministrit përpara selisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono