mesazhe

91304-whatsapp-reuters-2.jpg
So Nila10:23 | 06/01/2020

Ai është tashmë një nga aplikacionet më të shkarkuara në botë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani ka vendosur një rekord të ri që rivalët e tij mund ta kenë shumë të vështirë për ta mposhtur.

WhatsApp njoftoi se janë dërguar 100 miliardë mesazhe private në prag të Vitit të Ri.

Numri i mesazheve të dërguara për Vitin e Ri në të gjithë botën ishte më i larti ndonjëherë në historinë e WhatsApp.

Vetëm përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar dërguan mbi 900 milionë mesazhe në prag të Vitit të Ri.

“WhatsApp gjithashtu mund të konfirmojë se me mbi 100 miliardë mesazhe të dërguara, më 31 dhjetor 2019 panë më shumë mesazhe të dërguara sesa çdo ditë më parë në historinë dhjetë vjeçare të WhatsApp. Vetëm në Indi, përdoruesit e WhatsApp dërguan mbi 20 miliardë mesazhe në 31 dhjetor”, tha “WhatsApp” në një deklaratë për shtyp.

Nga 100 miliardë mesazhet e dërguara, më shumë se 12 miliardë ishin mesazhe fotografish.

Ja çfarë dërguan më tepër përdoruesit në prag të Vitit të Ri:

1 – Tekste

2 – Statuse

3 – Foto-mesazhe

4 – Telefonata

5 – Mesazhe me zë./abcnews.al

auto_new-year-in-bansko1546262442.jpg
So Nila09:36 | 31/12/2019

Viti i Ri është fare afër dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart edhe një mesazh special për t’ua uruar ndryshe festën njerëzve të dashur. Janë të shumta mënyrat për të uruar shëndet, dashuri dhe sukses, ndaj bëje urimin më të personalizuar. Këtu janë disa mesazhe sugjeruese për Vitin e Ri që mund t’i ndash me miqtë dhe familjarët.

1.Tani që Viti i Ri po afron gjithmonë e më shumë, unë po mendoj të gjitha bekimet e këtij viti që shkoi. Jam mirënjohëse për shumë njerëz të rëndësishëm duke të përfshirë edhe ty. Askush nuk e di se çfarë ka në dyqanin e tij Viti i Ri për ne, por ti mund ta presësh një kartë tjetër pushimesh nga unë.

2.Duke numëruar bekimet e mia, ty të uroj më shumë. Shpresoj që të gëzosh shumë nga të mirat e Vitit të Ri! Të uroj për shumë vjet Gëzuar, miku im!

3.Duke pritur Vitin e Ri, unë gjithmonë mendoj për dhuratat më të shtrenjta që prindërit më kanë bërë. Edhe pse jemi milje larg, ti gjithmonë je në mendimet dhe lutjet e mia. Gëzuar për shumë vjet Vitin e Ri!

4.Njohja me ty ka qenë Masteri im në miqësinë e vërtetë. Në Vitin e Ri, shpresoj që ta meritoj dashurinë dhe ngrohtësinë tënde. Të uroj një Vit të Ri të gëzuar!

5.Çdo fund është një fillim i ri. Mbaje shpirtin dhe vendosmërinë të patundur dhe gjithmonë do të ecësh në një rrugë me lavdi. Me guxim, besim dhe përpjekje, do ta arrish çdo gjë që ke dëshiruar. Të uroj një vit të lumtur!

6.Pas me të vjetrën, përpara me të renë – gjithçka në këtë mes qoftë e lumtur për ty! Gëzuar Vitin e Ri!

7.Ndërsa mendoj për miqësinë tonë dhe sa të lumtur më ka bërë ajo mua, dua të të uroj shumë lumturi për vitin që po vjen!

8.Urimet e mia për ty: fillim i mbarë për janarin, dashuri për shkurtin, paqe për marsin, asnjë shqetësim për prillin, qejf për majin, gëzim nga qershori në nëntor, lumturi për dhjetorin. Paç një 2020 me fat dhe të mrekullueshme!

9.Uroj në këtë Vit të Ri shpresa dhe aspirata të reja, së bashku me zellin, guximin dhe angazhimin tënd për t’i arritur. Të uroj gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri!

10.Uroj që Viti i Ri të të japë forcën për të përballuar sfidat e jetës dhe kurajën për të qetësuar ujërat e për të pasur gjithçka nën kontroll në çdo hap që do të ndërmarrësh! Është Vit i Ri, i dashur!

 

shkira-1.png
ger ta17:55 | 10/12/2019

Moderatorja Einxhel Shkira ka publikuar disa foto në Instastory, me anë të të cilave ka dhënë disa mesazhe.

Prezantuesja e emisionit sportiv “Pressing” në Abc News shkruan se njerëzit dashurohen lehtësisht me të, pasi i përket shenjës së Shigjetarit në horoskop.

Bukuroshja shkruan se të lindurit e kësaj shenje sado që sulmohen tallen, shahen në rrugën drejt famës, ata e kalojnë gjithçka me një postim dhe shumë të qeshura.

“Ata i bëjnë miqtë lehtë dhe shpesh pa dashje i bëjnë njerëzit të dashurohen me ta. Sado që sulmohen tallen, shahen në rrugën drejt famës, ata e kalojnë gjithçka me një postim dhe shumë të qeshura, a thua se shigjetat nuk drejt tyre,”– shkruan ajo në dy postime.

Kujtojmë se pak javë më parë Einxhel ishte kryefjala e mediave rozë, pas sherrit me Kejvina Kthellën. Mos vallë këto mesazhe moderatorja e ka në adresë të Kthellës?/abcnews.al

skenderiii-1280x854.jpg
Vladimir Prenga20:14 | 11/11/2019

Skënderbeu vijon të mos e pranojë vendimin e marrë nga UEFA për përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës, ndërkohë që duket i “fryrë” nga lajmet që vijnë nga përtej Adriatikut për përfshirje të Sportradar në aktivitete kriminale. “Si mund të fitosh ndaj këtyre që janë në dijeni të vendimit përpara shpalljes!? Ndërkohë mediat Italiane vijojnë të përfshijnë SportRadar me mafian Italiane…

– https://giocopulito.it/le-mafie-puntano-sul-calcio-guadagno-evasione-riciclaggio-al-tempo-delle-scommesse-online-non-solo/

Drejtësia nuk do të vonojë”, shkruan klubi i Skënderbeut, që ka postuar edhe dy mesazhe të tjera në faqen zyrtare në Facebook.

MESAZHI1
– “Shiko lajmet”.
– “Ku?”.
– “Tani a më beson mua?”
– “Jam shumë i lumtur. Besimi im tek ju është 1000%

MESAZHI 2
– “Më dërgo linqet”.
– “Tani nuk më do më, fitove sikur deshe. Nuk e kuptoj për çfarë më do mua, pasi e fitove çështjen”.
– “Të thashë që do të fitonim. Por ne duam akoma më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takojmë?
-“Ok, por ti the që klubi ka marrë fund dhe ia dole.. Çfarë mund të bësh më shumë në këtë pikë, sepse…”

 

MESAZHI I PUBLIKUAR PARA DISA DITËS
-“Të thashë që mund të fitojmë, por na duhen edhe më shumë prova kundër Takajt. Kur mund të takohemi?”
-“Pra, na jepni prova që do të na ndihmojnë ne për ta varrosur atë”.
-“Çfarë? Unë nuk kam ndërmend të flas derisa të vish dhe të diskutojmë për pagesën e provave”.

Në fakt duken të çuditshme këto mesazhe që po bëhen publike nga klubi korçar, pasi nuk të çojnë askund. Vetëm Gjykata Federale në Zvicër mund të marrë një vendim. Beteja e Skënderbeut me UEFA-n, apo edhe SportRadar që është nën akuza prej korçarëve, mund të zhvillohet vetëm aty, pasi CAS e hodhi poshtë apelin e bardhekuqve. /abcnews.al

donaldi.jpg
ad min13:40 | 10/09/2019

Tashmë ekziston një tregues, i cili do të masë pasojat e mesazheve në Twitter të presidentit amerikan Trump, në bursa. Treguesi i cili ka marrë emrin e një termi të përdorur nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, u krijua nga kolosi bankar, “JP Morgan”.

Quhet “Volfefe Index” dhe është krijuesi i krijuar posaçërisht nga kolosi bankar “JP Morgan” për të vlerësuar impaktin që shkaktojnë mesazhet në Twitter të presidentit amerikan Donald Trump në bursa.

Emri është marrë nga termi i çuditshëm i përdorur nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë pak kohë më parë. Sipas analistëve, që kur është në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka postuar 10 mijë mesazhe për politikën monetare dhe për argumentet, të cilat kanë pasoja të drejtpërdrejta në lëvizjet e tregut.

Treguesi sipas CNBC, merr si pikë referimi lëkundjet e bondeve amerikane në një periudhë 2 dhe 5-vjeçare. Nga kjo gjë u zbulua se vetëm 146 mesazhe në Tëitter të presidentit amerikan arritën të lëviznin tregun./ABC News Albania 24/7

auto_rip21565967993.jpg
ad min18:45 | 16/08/2019

Pas vdekjes së parakohshme të gazetarit dhe publicistit Fatos Baxhaku ka reaguar presidenti Ilir Meta. Në rrjetet sociale, Meta e cilëson si një nga pionierët e shtypit të pavarur të fillim viteve ’90.  Kreu i shtetit e përshkruan Baxhakun si një profesionist, i cili nuk bëri kurrë kompromis në dëm të përmbushjes së misionit, që iu dedikua me pasion dhe përkushtim.

Edhe Kryeministri Rama ka reaguar ku shkruan se Fatos Baxhaku, ishte njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë.

Ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha, duke shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe, shkruan se Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesit okult.

basha-7-1280x678.jpg
ad min17:11 | 10/05/2019

Nga Kamza dhe Kavaja, Lulzim Basha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita të shtunën. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se ndërkombëtarët janë të qartë në mesazhet e tyre se, zgjedhjet pa opozitën janë të paligjshme dhe nuk do të pranohen.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka dyshime që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 12 javë nga nisja e betejës opozitare u shpreh Lulzim Basha në Kamzë gjysma e punës është kryer.

Mesazhet e ndërkombëtarëve sipas Bashës janë të qarta. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se asnjë akt i dalë nga parlamenti pas djegies së mandateve nga opozita nuk do të njihet.

Akuza shefi i selisë blu adresoi dhe në drejtim të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Nga Kamza, kryetari i Partisë Demokratike ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e të shtunës në Tiranë, ndërsa u shpreh se do t’i jepet goditja finale tiranisë së krimit. Mesazh të cilin Lulzim Basha e përsëriti dhe më pas në takimin me banorët e Kavajës.

Lulzim Basha thotë se kjo nuk është një betejë për rrotacion politik, por për transformimin e thellë të vendit. Me zgjedhje të lira do të ndërtojmë Evropën në vendin tonë tha Basha e do të ndalim eksodin drejt saj./ABC News Albania 24/7

basha-4-1280x712.jpg
ad min17:18 | 09/05/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve gjirokastritë që t’u bashkohen prostestës së madhe që do të mbahet me 11 Maj përpara Kryeministrisë. Në Ditën e Evropës, Basha theksoi se këto vite tranzivcioni kanë qenë të vështira dhe plot sakrifica.

“30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim  plot sakrifica drejt Evropës. Edhe ju Gjirokastritët keni qenë dëshmitarë të emigracionit drejt Greqisë. Kush s’e di se emigracionin dhjetëra të rinj e paguan edhe me jetë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica që është shkruar në memorien e nënave dhe baballarëve të Shqipërisë, e në veçanti të Gjirokastrës. 30 vite për të shkuar në Evropë, por edhe hapa për ta sjellë Evropën këtu. Nuk është rastësi se këto hapa janë marrë nga demokratët shqiptarë, nga PD, që nga anëtarësimi në KE, nënshkrimi i MSA, marrja e ftesës për në NATO, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe marrja e statusit për vendin kandidat.  Sot edhe njëherë po na thërret në skenë, në skenën e vendimit të madh politik, po na thërret vokacioni perëndimor, ndaj thirrja ime e parë ndaj aktivistëve tanë dhe ndaj qytetarëve tanë, shqiptarë e minoritarë: bashkohuni me 11 maj për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati Basha deklaroi se qeveria ka marrë një mesazh nga Berlini dhe ai është që pa u futur në burg politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017-s nuk do të hapen negociatat.

“Në këtë Ditë të Europës, mesazhet kanë ardhur të qarta dhe të prera për qeverinë e Edi Ramës, mesazhe të qarta nga Berlini se pa u hetuar dhe pa shkuar në burg, pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017-s, Shqipërisë nuk do i hapen negociatat. Kjo është e vërteta dhe jo pallavrat e Edi Ramës, jo propaganda e tij. Kjo është e vërteta e zeza mbi të bardhë, drejtpërdrejt nga Berlini sot. Pa u ndëshkuar ato që vodhën zgjedhjet e vitit 2017 nuk mund të ketë çelje negociatash.  Se po nuk u ndëshkuan vjedhësit e votave si mund të kemi një palë të tjetra zgjedhjesh. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë dhe të vendosur. Unë e di si shkohet në Europë. Shkohet me zgjedhje të lira, me ndarje të pushteteve, ku parlamenti kontrollon qeverinë dhe jo e kundërta”, tha Basha./abcnews.al

Screenshot_26-3-469x360.jpg
ad min15:04 | 06/05/2019

Lajmi për ndarjen nga jetë të efektives Zarife Hasanaj, ka shkaktuar dhimbje të thellë tek familjarët, të afërmit miqtë dhe shokët. Reagimet e tyre në rrjetet sociale janë mjaft prekëse.

32-vjeçarja humbi jetën pas shpërthimit të një mine në Letoni. “Në këtë botë nuk ka njerëz perfekt, por ti ishe”, të tillë e përshkruajnë miqtë Zarifen, e cila mesa duket ka lënë një boshllëk të madh në shoqërinë e saj./abcnews.al

gg-1280x704.jpg
ent ela15:40 | 08/03/2019

Edhe gratë po ndërtojnë karrierën e tyre në sektorin ushtarak i cili është dominuar gjithnjë nga meshkujt.  4 gra dhe vajza na përcjellin përvojën e tyre në mbrojtjen e shtetit shqiptar duke vërtetuar se jemi të barabartë.

Ministrja e Mbrojtjes gjithnjë është dominuar nga burrat, por  gratë kanë vërtetuar se ato mund të jenë po aq të afta.

“Të shërbesh me uniformë për mua nuk ka qenë e vështirë”, thotë njëra nga ushtaraket.

Tanimë, 110 vite pas themelimit të shoqatës së parë të grave shqiptare, ato po dominojnë. Ministria e Mbrojtjes, ka publikuar histori suksesi të disa vajzave për këtë 8 mars.

“Mendoj që gratë janë po aq të forta që të përballojnë jetën familjare dhe karrierën e tyre. Dikur, vetëm një burrneshë trajtohej në nivel të barabartë, por historia po rrjedh ndryshe”, thotë një tjetër.

Ndërsa ushtarakja tjetër shprehet se : “Kur isha në mision nuk e kam patur të vështirë, kam patur mbështetjen e familjes”.

20% e studentëve ushtarakë shqiptar janë vajza.  Ato nuk e ndjejnë veten më të dobëta se burrat dhe këtë e vërtetojnë me punën e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono