mesazh

edi-rama-123-2.jpg
ger ta07:39 | 18/01/2020

Kryeministri Edi Rama të kthyer tashmë në një rutinë, edhe këtë mëngjes ka publikuar një frazë të shkëputur sipas tij nga “fjalët e shenjta”.

Sot kreu i qeverisë ka zgjedhur të nisë ditën me shprehjen e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza. “Unë mund të bëj gjëra që ju s’i bëni dot. Ju gjëra që unë s’i bëj dot. Bashkë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, është ky mesazhi i Shën Terezës.

Sakaq, një mesazh i tillë publikuar nga Rama vjen në një kohë, kur palët opozita dhe mazhoranca janë ulur ne një tryezë të përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore, produkti përfundimtar i së cilës pritet të jetë gati në mars./abcnews.al

ramush-haradinaj123.jpg
ger ta09:14 | 02/01/2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërsish nismën e mini-Shengenit Ballkanik.

Në një intervistë për Kosovapress, Haradinaj tha se nisma ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë.

 “Po ai po bëhet nervoz, ai duhet ta kuptojë që bari nuk hamë në Kosovë, ne me këto tema jetojmë gjithë kohën, ne nuk kemi qare pa i nxjerr në dritë këto probleme, nuk mundemi me i hesht”, është shprehur kryeministri në detyrë.

Haradinaj shton më tej se nuk dëshiron të prishë gjuhën e komunikimit, ndërkohë deklaron se shqiptarët kudo janë vëllezër. Ai thotë se mund të flitet për një minishengen mes Kosovës dhe Shqipërisë, por jo duke përfshirë Serbinë.

 “Pse ne duam me i forcu tregjet tona për ekonominë e Serbisë e nuk integrohemi ndërsjellë, pse nuk kthehemi ne njëherë në një treg të fuqishëm e pastaj edhe të bashkëpunojmë me të tjerët, është tepër e ngutshme me hap Kosovën për Serbinë, me heq taksën për Serbinë, me hap tregun e Shqipërisë për Serbinë për çfarë, vetëm me i bë qefin Vuçiçit ose Rusisë, jo nuk guxojmë ashtu”,ka thënë ai.

Për Haradinajn, taksën mbi mallrat serbe nuk do ta heqë as qeveria e re e Kosovës.

 “Nuk besoj që ka me u heq taksa, taksën e heq vetëm Qeveria e Serbisë, nuk e heq Qeveria e Kosovës, ata e kanë në dorë me heq, me njohje”, deklaron ai./abcnews.al

 

edi-rama-irish.jpg
ger ta07:48 | 02/01/2020

Kryeministri Edi Rama e ka bërë tashmë si “traditë” të përcjellë mesazhe të cilat ai i quan “fjalët e shenjta”.

Rama zgjedh shpesh fraza nga Bibla dhe Kurani, të cilat i ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ndërsa këtë mëngjes kreu i qeverisë ka zgjedhur të përcjellë mesazhin e tij me fjalët e Papa Françeskut, i cili është shumë aktual sidomos në ditë festash si këto.

“Hiqni telefonët dhe komunikoni me njëri-tjetrin. Hiqini nga duart edhe kur drekoni e flisni. Ju dini vetëm të çatoni dhe keni harruar komunikimin”, është ky mesazhi i Atit të Senjtë që Rama e ka ndarë në Facebook./abcnews.al

edi-rama-kryeminister.png
R D18:05 | 30/12/2019

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve me një videomesazh një natë para ndërrimit të viteve, duke deklaruar se “2020 do të jetë viti i një rifillimi të ri”. Ai e nisi fjalimin me termetin, duke cilësuar se “situata mund të ishte më e rëndë nëse nuk do të ndërhyhej në kohë”. Më tej Rama shpalli gjithë prioritet e qeverisë së tij për vitin 2020, duke përsëritur se kjo është barra më e rëndë që i ka rënë ndonjë qeverie, por ai dhe mazhoranca janë gati ta rikthejnë këtë fatkeqësi natyrore në një rilindje ekonomike e sociale.

Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit:

Ishte mrekulli që numri i të vdekurve nga termeti nuk ishte më i madh. Kjo mrekulli ishte nga dora e zotit që u ndal aty, por edhe nga mijëra duart tona…

Jetuam ditë e netë të paharrueshme. Pamë vlerën e paçmueshme të njerëzillëkut shqiptar. Ne ia dolëm, përtej jetëve që nuk i kthejmë dot, përtej shkatërrimeve, ne ia dolëm që të mos lëmë vetëm asnjë fatkeq. Nuk ngelem peng i kampeve. Ia dolëm tu japim strehë dhe ushqim të ngrohtë mijëra familjeve. Mijëra të tjerëve u siguruam çadra dimërore. Ia dolëm ta përballojmë furtunën e emergjencës.
Po njësoj do ia dalim edhe me rindërtimin. Një qeverie nuk i ka rënë kurrë një barrë kaq e madhe. Sot jemi më të fortë se përpara termetit. Unë jam i bindur në forcën e kësaj shumice qeverisëse. Librat e shenjtë thonë se termeti vjen si e një keqe e madhe, por dhe si mundësi që njerëzit të pendohen e pastrohen. Në sytë e mi ky është momenti i një fillimi të ri.

Nuk duhet ta humbim këtë moment të ri, pas termetit do të kemi rilindje ekonomike e sociale. Ta shtyjmë me forcë përpara, çdo punë që s’duhet lënë për nesër. Me rindërtimin e shtëpive do ta kthejmë vitin e ri viti 2020 vitin e punës shembullore. Deri në fund të vitit 2020 çdo familje jashtë qytetit duhet të hyjë në banesë të re, deri në gjysmën e parë të 2020 në qytetet e dëmtuara duhet të jenë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat dhe cerdhet e shembura do të rindërtohen nga e para deri në shtatoritn e ardhshëm. Rindërtimin do ta bëjmë pa cënuar priotiret e këtij mandati qverisës. 2020 viti i një kthese për qytetarët.

Termeti i shtetit do bjerë mbi të fortët

Rama: Viti 2020 duhet të shënohet si viti kundër forcës së krimit. Me të nisur Viti i ri tërmeti i shtetit do të bjerë fuqishëm mbi të fortët, që i bëjnë karshillëk komunitetit dhe këtij vendi, që nuk meriton njollën e pisllëkut. Kush është akuzuar nga Prokuroria dhe i ka shpëtuar drejtësisë, duhet të provojë pastërtinë e burimit të pasurisë. Kush i ka shpëtuar drejtësisë me anë të KÇK, do të përgjigjet.

/abcnews.al

ramaaaa.png
R D17:40 | 30/12/2019

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një videomesazh të gjatë qytetarëve një natë përpara ndërrimit të vitit. Ai e nisi me tërmetin, më pas premtimet për 2020, mini-shengenin dhe në fund foli edhe për veten. “Unë s’jam tradhtar, ky është helm patriotik. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur”, u shpreh ai.

Rama për veten:

Ju shoh në sy, dhe dua të them dy fjalë për veten. Unë nuk jam i rënë nga qielli, nuk jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë të meta, meqënëse jam më i gjatë. Nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm, përkundrazi jam i gabueshëm, propabiletin për gabime e kam më shumë, sepse marrë më shumë vendime se ju. Asnjëhere nuk e kam bërë këtë detyrë, për të përfituar në dëm të popullit që kam nderin të drejtoj. Kush më njeh nga afër, e se i dëgjoj argumentat i dëgjoj dhe kur janë bindëse terhiqem. Nuk e kam vështirë të kërkoj ndjesë publike, gjë që s’e kanë bërë paardhësit e mi. Jo të gjitha që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, ka edhe ndonjë premtim që s’kam arritur ta mbaj. Unë uk kam premtuar thjesht për vota. E para sepse nuk jam nga ai soji i politikanëve që gënjej për vota, unë jam në politikë nga forca dhe ëndrra për ndryshim. Unë kundërshtarët mund ti mund me qerekun e premtimeve që bëj. Ato akuzat, balta, me hajdutëri nuk më përket mua. Unë s’jam i varfër por s’kam jetuar për të fituar, por fitoj sa për të jetuar. Nuk jetoj për salltanete, por për pasionet e mia. Këtë që po bëj (postin e kryeministrit) e kam privilegjinin më të madh.

Jo unë nuk jam armik i fjalës së lirë, jam armik i injorancës dhe vulgut. As nuk kam menduar ndonjëherë të ndal lirinë e shprehjes, kam votuar një ligj që viktimat e shpifjeve të mbrohen nga agresioni i portaleve. Liria nuk është armë për të sulmuar dinjitetin njerëzor.

mona.jpg
ger ta17:51 | 27/12/2019

Në prag të festave të fundvitit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.

Kryemadhi bën thirrje që në tavolinën e festës të ketë produkte shqiptare, kjo në ndihmë të fermerëve.

Me anë të një video-mesazhi kryetarja e LSI, shprehet se ky është momenti të ndihmojmë njëri-tjetrin, ndërsa akuzon qeverinë  se kërkon ti vendosë produktet shqiptare “përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare”.

Mesazhi i plotë:

BLEJ SHQIP, KONSUMONI SHQIP, GËZONI SHQIP!

Të nderuar miq!

Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës.

Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin.

Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.

Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë.

Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.

Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira.

Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinat tona.

Blini shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip.

Gëzuar miq!

basha-rama-salianji.jpg
R D18:00 | 18/12/2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për vendimin e Gjykatës së Tiranës për të dënuar me 1 burg ish-deputetin Ervin Salianji. Ky vendim, mbase për koncidencë u dha ditën kur Parlamenti pritet të votojë paketën antishipfje. ” Edi Rama ka hedhur sot në erë dy prej kolonave kryesore të demokracisë në Shqipëri. Sot, ai dënoi me vendim gjykate, pa asnjë provë, opozitën dhe median që zbuluan dhe denoncuan përshirjen në trafikun e drogës të vëllait të Ministrit të brendshëm të Edi Ramës. Po sot, Edi Rama miraton ligjin që synon t’i mbyllë gojën medias online për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t’i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën”, u shpeh Basha.

Gjatë deklaratës së tij, nga selia e PD-së, Basha akuzoi gjyqtarin se “Artan Gjermeni, i cili dënoi pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës.

Për Partinë Demokratike dhe për mua personalisht, nuk ka asnjë dyshim se ushtari i bandës së Lushnjës e kishte marrë prej kohësh vendimin politik që Edi Rama e shpalli prej ditës së parë të publikimit të skandalit Xhafaj. Për ne nuk ka asnjë surprizë për hakmarrjen e Edi Ramës ndaj deputetit Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi që ekspozuan qeverinë e tij si të përfshirë direkt në trafikun e drogës”.

Më pas lideri demokrat, iu drejtuar Ramës me mesazhin se nuk ke për t’ia dalë kurrë ti mbyllësh gojën opozitës dhe medias.

“Në këto 6 vjet ne jemi përballur me padrejtësinë dhe hakmarrjen politike të Edi Ramës sa herë kemi denoncuar lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe me aferat korruptive. Për pothuajse të gjithë përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike, drejtësia e kapur ka vendosur sipas urdhërit dhe interesit politik të Edi Ramës, duke u bërë palë me këtë pushtet të kriminalizuar dhe të korruptuar.

A na e ka mbyllur gojën dot ne Edi Rama me të korruptuarit dhe kriminelët e tij në polici, prokurori dhe gjyqësor? Jo! Dhe nuk ka për t’ia dalë kurrë!
Ne jemi Partia Demokratike! Ne jemi sot partia që gëzon besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Bashkë me ta, do të bëjmë të mundur që, me zgjedhje të lira e të ndershme, të shpëtojmë vendin nga një kryeministër që sundon me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh.

Partia Demokratike është dhe do të jetë në krahun e çdo gazetari, në krahun e çdo qytetari, që denoncon padrejtësinë, korrupsionin dhe lidhjet e Edi Ramës, familjes apo qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim!”.

/abcnews.al

785-0-5d7f5627d62a4.jpg
R D20:49 | 08/12/2019

Moderatorja e Tch, Dojna Mema ka humbur të atin në moshë të re.  Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë ajo, duke ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura bashkë me të atin.

“Nuk le asnje sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.

P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkruan Dojna.

edi-rama-bratisllave.jpg
R D18:11 | 08/12/2019

Kryeministri Edi Rama ka fshirë papritur postimin në twitter vetëm një orë pasi i kishte bërë thirrje Lulzim Bashës të ulej në tryezën e bashkëpunimit. Madje Rama e gjykonte Bashën se po bënte një gabim të madh me refuzimin e tij.

Kryeministri Rama në Twitter:

@lulzimbasha_al
një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave😊 Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh☹

Ku mesazh u postua në orën 16:05 por siç shihet tashmë është fshirë nga llogaria e Kryeministrit në twitter. /abcnews.al

rama-2.jpg
R D16:23 | 08/12/2019

Kryeministri Edi Rama i drejton një tjetër mesazh liderit të opozitës për bashkëpunim. Në rrjetin social Twitter ai shkruan: “Lulzim Basha, një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave, por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”.

Kujtojmë se edhe më herët Rama i ka kërkuar Bashës të ulen në tryezë për të hartuar së bashku planin e masave për të dëmtuarit nga termeti, por vetë Basha është shprehur se “nuk është momenti për të dalë bashkë në fotografi por për të ndihmuar njerëzit e goditur nga fatkeqësia natyrore”.

Sot, kreu i PD-së ka propozuar paketën me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të prekur nga tërmeti në Durrës:

1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.

4. Përjashtimin nga tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono