merret

marsidaa.jpg
nev ila20:55 | 16/10/2019

Abc News, ka mësuar se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzen e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, referuar nenit 285/a. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por që për këtë do të vendosë gjykata.

Sipas këtij neni (285/a), ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave, me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale, rrezikojnë deri në 5 vjet burg.

Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toçi.

30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj./abcnews.al

sander-lleshaj-pustec-1280x705.jpg
nev ila13:43 | 30/08/2019

 

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj për çeljen e negociatave dhe vendimi pritet të merret në tetor. Lleshaj i bëri deklaratat pas takimit me homologun maqedonas në bashkinë e Pustecit ku u diskutua për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare që lidhin dy vendet.

“Shqipëria i ka përmbushur më së miri  detyrimet e saj për çeljen e negociatave për në BE”.

Kështu është shprehur ministri i brendshëm Sandër Lleshaj pas një takimi që zhvilloi me homologun maqedonas në bashkinë e Pustecit.

Ai u tha gazetarëve se për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut vendimi do të merret në tetor.

“Detyrat e integrimit evropian të shqipërisë janë përmbushur më së miri dhe kjo ësht certifikuar nga komisioni evropian i cili ka rekomanduar pa kushte hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe maqedoninë e Veriut dhe ne presim që në një kohë shumë të shkurtër negociatat të hapen. Nuk ka ende një vendim, as për shqipërinë as për Maqedoninë”.

Mes dy ministrave u ra dakort për një lehtësim të procedurave në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit./ABC News Albania 24/7

 

 

bejleri-933x445.jpg
ad min17:30 | 22/05/2019

Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë nën hetim kryetarin e partisë Omonia për Himarën, Fredi Bejleri, i cili dyshohet se ishte pjese e grupit te ekstremistëve grekë që sulmoi postën kufitare 10 prillin e 1994. Jashtë Organit të Akuzës Bejleri u shpreh se në kohën kur ka ndodhur masakra ka qenë në Qipro dhe se gjithçka është bërë për të dëmtuar imazhin e tij dhe për ta goditur atë politikisht.

Fredi Bejleri u thirr në Prokurori, pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të refuzojë kandidimin e tij në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Himarës. Bejleri rezultoi i dënuar me 3 vite burg për akuzat e “Thirrjes së urrejtjes Nacionale” dhe “Poshtërim të republikës dhe simboleve të saj”.

Prokuroria për Krime të Rënda rihapi pas 25 vitesh, një dosjen e “Masakra e Peshkëpisë”, ku një grup ushtarësh grekë sulmoi postën kufitare me të njëjtin emër, duke vrarë komandantin e saj dhe një ushtar si dhe grabiti armatimet gjatë tërheqjes./ABC News Albania 24/7

dallani-1280x802.jpg
ad min21:52 | 05/05/2019

Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve kanë marrë në mbrojtje gjyqtaren e Apelit për Krime të Rënda Saida Dollani. Burime saktësojnë se gjyqtarja nuk ka marrë kërcënime por masat i janë shtuar për shkak të çështjeve që po gjykon.

Gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani i janë shtuar masat e sigurisë. Burime për ABC News konfirmojnë se Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve e kanë marrë në mbrojtje. Gjyqtarja Dollani është një nga anëtaret e trupës që po gjykon në Apel Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Nuk konfirmohet zyrtarisht se cila është arsyeja dhe nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime por shtimi i ruajtjes për të vjen në një fazë mjaft të rëndësishme për procesin gjyqësor.

Dyshime janë se mbrojta për Saida Dollanin vjen për shkak të peshës që kanë çështjet që ka në shqyrtim gjyqtarja. Në seancën e fundit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë u dorëhoq nga gjykimi Nure Dreni për shkak të konfliktit të interesit. Gjithashtu nga çështja janë larguar edhe dy gjyqtarët që ishin caktuar në fillim të procesit Fehmi Petku që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  dhe Sokol Binaj që dha dorëheqjen, por pa shpjeguar arsyen.  Blerim Shullazi, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani për arsyen se e kishte gjykuar në një tjetër proces./ABC News Albania 24/7

ervin-salianji-1280x753.jpg
nev ila18:03 | 12/04/2019

Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen “Babalja” me të pandehur ish-deputetin, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallezimit të rremë”. Ish-deputeti i PD-së jashtë gjykatës është shprehur se së shpejti do të ketë surpriza në lidhje me këtë dosje. Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa të pandehurit e tjerë pushimin e gjykimit.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të pranojë kërkesën e organit të akuzës duke e dërguar për gjykim dosjen “Babalja”. Të pandehur në këtë proces do të jenë ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ish-deputeti Salianji pasi ka dalë nga salla e gjyqit premtoi se do të ketë ‘surpriza’ të tjera për sa i përket çështjes së “Babales”.

Jashtë Gjykatës ku u zhvillua seanca paraprake ndaj tij për “kallëzim të rremë”, ish-deputeti tha se është një proces i montuar dhe se në seancë avokatët e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ishin bashkë me prokurorin.

Gjatë zhvillimit të seancës Fredi Alizoti që dyshohet se është personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar, ka bërë kërkesën për gjykim të shkurtuar, ndërsa ish-deputeti demokrat dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë kërkuar pushim të çështjes. Nga ana tjetër prokurorët kanë kërkuar që dosja të kalojë për gjykim, pasi në bazë të aktit të ekspertimit të kryer ka rezultuar se audio përgjimi i publikuar nga partia demokratike nuk është origjinal.

Në kërkesën për gjykim, Prokuroria ka paraqitur të gjitha bisedat telefonike gjithashtu edhe rezultatet e kampionit të zërit të Agron Xhafajt. Në audio-përgjimet e publikuara nga Alber Veliu, i cili është arratisur dhe i kërkon azil politik flitej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Vlora në Itali. Agron Xhafaj ndodhet ne Itali dhe po hetohet për trafikim te lëndëve narkotike./abcnews.al

ervin-1280x725.jpg
ent ela16:09 | 06/03/2019

Prokuroria e Tiranës ka marrë si të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin për dosjen “Babale”. Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në Prokurori për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një nga mediat online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, i njohur si “Babale” për pazare droge. Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës, por i Fredi Alizotit, thuhet në deklaratën e Prokurorisë. Tashmë mësohet se dosja “Babale” ka shkuar në Gjykatën e Tiranës.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono