merr

taulant-balla-1-1280x721.jpg
nev ila15:44 | 14/10/2019

Ambasadori i OSBE-së, Bern Boshard ju kërkoi sot ndjesë protestuesve të Unazës së re, për një gjest të pahijshëm që kishte bërë teksa kalonte pranë tyre. Deputetët e opozitës parlamentare e dënuan këtë akt, ndërsa mazhoranca socialiste tha se PD duhet të ndalë sulmet e ambasadorëve.

Ky gjest i ambasadorit të OSBE-së, Benr Boshard në drejtim të protestuesve të unazës së re, ngjalli shumë reagime duke u konsideruar.

Një ditë më pas, ambasadori kërkoi ndjesë përmes llogarisë në twitter të institucionit që drejton.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht, tha Berdn ambasadori Borchardt.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, tregon si ndodhi ngjarja, dhe pse ambasadori u nxeh me protestuesit që thirrën “Rama ik” dhe “Turp të të vijë”.

Ky gjest nuk është dënuar nga Partia Socialiste e cila, i kërkon opozitës që të mos sulmojë ambasadorët.

Opozita e re parlamentare, e kritikon veprimin e kreut të OSBE-së.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadori replikon me protestuesit në Shqipëri. Gjatë protestës së studentëve në dhjetor, disa prej tyre i shkruan “Boschard, turp për ty” në murin e pallatit ku banonte./abcnews.al

klp-1280x622.jpg
nev ila12:53 | 16/09/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh këtë të hënë  në nisje të sezonit të ri të punës duke marrë disa vendime.

Në një nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e sotme të KLP ka patur ndërprerjen si e përkohshme të Esmeralda Camit në Prokurorinë Dibër.

Bëhet me dije se me 8 vota pro nga KLP, është caktuar prokurori Rifat Kojku, i cili ka zëvendësuar pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

KLP gjithashtu ka caktuar në pozicionin e Drejtuesit të  Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Mat me 8 vota pro prokurorin Abaz Muça.

Drejtuesi aktual i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Hysni Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me dt. 9 Shtator.

Ndërkohë Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar për anëtarë të KLP, pas shkarkimit nga detyra nga KPA të anëtarit Gentian Osmani.

Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë Dibër, e cila nuk mund të merrte dosjen 184, pas shpalljes së moskompetencës nga Krimet e Rënda dhe kalimit të saj në Dibër, për shkak të konfliktit të interesit.

Ndërsa Vladimir Mara, prokuror i çështjes Tahiri e 339, u skualifikua nga gara për SPAK.

Në seancën e sotme kanë munguar  2 anëtarë, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi.

Në mbledhje gjithashtu u miratua projekt-akti i vlerësimin në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.

Afati i fundit për aplikime në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është dita e nesërme, data 17 shtator./abcnews.al

download.jpg
Sej rie13:45 | 10/08/2019

Dy gra përfunduan në lumin Vjosë në rrethana të paqarta dhe rrjedhja i mori para. Për pasoje njëra nga gratë është mbytur, kurse gruaja e dytë është plagosur dhe është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Policia po heton për të zbardhur se si ka ndodhur ngjarja. Të dyja gratë ishin banore të Këlcyrës dhe po kalonin lumin pranë fshatit Dragot.

 

vlore-1-1280x694.jpg
Sej rie16:30 | 08/08/2019

Një makinë ka shpërthyer në flakë ndërsa ka qenë në lëvizje dhe për fat drejtuesi i saj ka dalë me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë në rrethana të paqarta. Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë shuarjen e flakëve që po rrezikonin makina të tjera. Nuk dihet shkaku dhe pse dyshohet që mjeti mund të ketë patur ndonjë shkëndijë elektrike./ABC News Albania 24/7

 

burgu-Greqi.jpeg
Sej rie13:15 | 08/08/2019

Një i kërkuar prej 7 vitesh nga policia greke, bie në pranga teksa kryen një tjetër krim në vendin fqinj. Shqiptari 35-vjeçar i arrestuar, akuzohet si autor i grabitjes se armatosur të një banke në qytetin veriperëndimor, Parga, 3 ditë më parë.

I  arrestuari dhe një tjetër person u futën në filialin e një banke të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën sasinë e parave qe gjeten: mbi 26 mije euro dhe 200 dollarë amerikanë.

Sipas policisë, 35 -vjeçari shqiptar u arrestua në qytetin e Prevezës. I arrestuari është person me precedentë të rëndë penale. Ai ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras, ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur. Gjithashtu ai ishte dënuar në mungesë me 19 vjet burg, për një tjetër grabitje me armë./ABC News Albania 24/7

kamza-1280x694.jpg
Sej rie18:45 | 07/08/2019

Socialistët hynë sot pas 12 vjetësh në Bashkinë e Kamzës, teksa Rakip Suli u fut në zyrën e tij pas shpërthimit me forcë të derës kryesore që ishte kyçur nga administrata e Xhelal Mziut. Demokratët thanë se zgjedhjet ishin të paligjshme dhe do ta denonconin uzurpimin e zyrës.

Rakip Suli u betua përpara Këshillit të ri të Bashkisë Kamëz, si kryebashkiaku i ri i të gjithëve.

Kryebashkiaku i ri u betua në Shkollën Ibrahim Rrugova dhe u nis për të hyrë në bashki si i pari socialist pas 12 viteve të epokës blu të Xhelal Mziut.

Por rruga për në bashki, edhe pse vetëm 1 km larg vendit të betimit nuk ishte e lehtë.

Suli u kthye në mes të rrugës, kur mësoi se disa mbështetës të Mziut kishin bllokuar hyrjen kryesore të bashkisë.

Në orën 4, mbështetësit e Xhelal Mziut kishin ikur. Zyra ishte zbrazur dhe dera ishte kyçur. Përpara se të vinte kryebashkiaku i ri, policia shoqëroi disa persona të cilat e shpërthyen derën me forcë. Efekte

Mes entuziamit, Rakip Suli hyri në kështjellën demokrate. Ai nuk pranoi të ulej në të njëjtën karrige të paraardhësit të tij.

Zyra e Mziut ishte zbrazur. E vetmja që kishte ngelur ishte një foto e Ilir Metës, të cilën stafi i  kryebashkiakut të ri, e kishte përmbysur. /ABC News Albania 24/7

60460847_186066599043101_8912193379857596416_n.jpg
nev ila13:24 | 19/07/2019

Ka ndryshuar gjendja në bashkinë Durrës, ku sot, një tjetër gjyqtar ka vendosur ta njohë Valbona Sakon si kryebashkiake. Gjyqtari Shpëtim Reka ka pranuar një kërkesë që i është dorëzuar shkresërisht nga vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Partia Socialiste përmbysi vendimin e gjyqtares së Durrësit Mimoza Margjeka, e cila nuk pranoi të njihte Valbona Sakon si kryebashkiake të Durrësit.

Siç ka mësuar ABC News, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është drejtuar të enjten me një shkresë Gjykatës së Durrësit, duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në bashkinë Durrës, Valbona Sako.

Çështja i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit Shpëtim Reka, i cili ndryshe nga kolegia e tij, nuk i ka vlerësuar zgjedhjet të paligjshme, por një ditë pasi ka pasur në tryezë shkresën me firmën e kryeministrit, ka marrë vendimin.

Të premten paradite ai njohu si kryebashkiake të Durrësit, Valbona Sako.

Për këtë bashki janë në fuqi dy vendime, ai i ditës së mërkurë që, kishte si kërkuese vetë Valbona Sakon, dhe që nuk e pranoi si fituese, dhe ky i së premtes, më kërkues Edi Ramën, që e konfirmoi fitoren e Sakos.

Vetë kandidatja tha se do ta apelojë vendimin e së mërkurës, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të shuajë betejën juridike.

Burimet i thanë ABC NEWS se të njëjtën taktikë, PS do te përdorë edhe për bashkinë Vorë. Edi Rama do të depozitojë një kërkesë pranë Gjykatës së Tiranës për ketë çështje, duke i hapur mundësi rishqyrtimit.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës vlerësoi se nuk ishte ajo kompetente për të shpallur fitues në Vorë, Agim Kajmakun./ABC News Albania 24/7

barleti-volley.jpg
Sej rie21:15 | 16/07/2019

Artan Pogoni merr drejtimin e skuadrës së femrave të Barleti Volej. Pogoni thekson se do të ndërtojë një skuadër dinjitoze.

14 vjet pritje për të kërkuar që të rikthejë kampion një skuadër universitare por prezente dhe rivale në parketet e volejbollit shqiptar. Artan Pogoni merr drejtimin e skuadrës së femrave të Barleti Volej, dhe vendos të riveshë tutat e stërvitjes, dhe të futet në garën e trainingut. Një periudhë shumë e gjatë shkëputjeje nga trajnimi aktiv në fushë për të, por tashmë me afrimin si pedagog në këtë universitet sportiv e joshi sërish instinkti për ti rikthyer suksesin kësaj skuadre.

Artan Pogoni për një kohë të gjatë është marrë me aspektin drejtues e organizativ në sport, si drejtor sporti në Bashkinë Tiranë, por edhe me pjesën akademike sportive, si pedagog për vite me radhë në Universitetin e Sporteve Tirana dhe tashmë te Marin Barleti. Vendos të marrë përsipër të karikojë veten me adrenalinën e Barleti Volej, aty ku do të duhet të rivalizojë. Premton për një ekip simpatik, edhe pse paralel me simpatiken në parket nevojitet një grup cilësor me një buxhet konkret për të arritur ku dhe ai vetë do: titullin kampion./ABC News Albania 24/7

Pacolli-1280x700.jpg
nev ila17:00 | 15/07/2019

Kosova merr kryesimin e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli premtoi kontributin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të këtyre shteteve.

Deri në korrik të vitit  të ardhshëm Kosova do të kryesoj nismën rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli  tha se Kosova do të jetë shembull i bashkëpunimit gjatë këtij kryesimi derisa komentoi Samitin e Sarajevës për të cilin tha se Kosova nuk është respektuar dhe trajtuar si shtetet tjera.

“Në aktiviteti përfundimtar të SEECP në Bosnjë, pozita e Kosovës nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet tjera anëtarë. Kjo mund të ishte shmangur me koordinim ë shteteve.  Politika e BE-së për fqinjësi të mirë do prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukturë”, tha ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.

Pacolli foli edhe për ndalimet e fundit të  zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

 “Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë që çakordon marrëdhëniet ndëretnike dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve”, tha ai.

Për Pacollin ndalimi i disa zyrtarëve të Serbisë për të vizituar Kosovën nuk po bëhet në formë hakmarrje, por me këtë Kosova po dëshmon se është e zonja të mbrojë interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim kombësie./ABC News Albania 24/7

gettyimages-1155388220-1024x1024.jpg
Sej rie19:30 | 13/07/2019

Ish-kampioni i botës, Mats Humels, pati një kthim të lumtur tek Dortmundi. Ish-lojtari I Bajernit mori edhe shiritin e kapitenit, vetëm 9 ditë pasi nisi stërvitjen me skuadrën e tij të re.

Nuk mund të ishte ndryshe për një fshat me vetëm 702 shpirtëra, pra me 702 banorë.

Skuadra fshatare e kategorisë së tetë, FC Shvajnberg, luajti një miqësore ndaj Borusias së Dortmundit, nënkampione në fuqi e Gjermanisë, ndaj edhe banorët e cilësuan si “ndeshja e shekullit”.

Plot 5 000 njerëz ishin në stadium, kuptohet të ardhur nga fshatra të tjerë aty rrotull.

Nëse për Shvajnbergun ishte një ditë e shënuar, për Dortmundin mund të quhej vetëm prova e parë e lehtë e fazës përgatitore të verës.

Trajneri Lysien Favre pati rast të provonte disa nga lojtarët e rinj, ndërsa i mungonte kapiteni Marko Rojs.

Ndeshja u fitua me rezultatin e thellë 10-0, ku spikati njëri nga djemtë e rinj, Filip, që shënoi 4 gola.

Trajneri Favre pati rast të shikonte në aksion edhe ish-yllin e mbrojtjes, Mats Humels, që u kthye tek Borusias pasi kaloi 3 vjet me Bajernin.

Mbrojtësi i qendrës, jo vetëm pati rast të vishte fanelën verdhekuqe, por vetëm pas 9 ditësh stërvitjeje, të mbante në krah edhe shiritin e kapitenit.

Në pjesën e parë, Favre pati kapiten veteranin 33-vjeçar Lukas Pishçek, por pastaj e zëvendësoi dhe shiriti i kaloi Humelsit.

Ish-kampioni i botës ishte shtylla e mbrojtjes, në krah të Diallosë dhe Zagadusë, për kënaqësinë e trajnerit.

Favre beson se me përvojën e ish-kampionit të botës, Dortmundi i tij do të mundë të sfidojë Bajerni dhe të fitojë titullin e parë kampion që nga viti 2012./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono