merkel takimi

TRUMP-MERKEL-_ABC-1280x720.jpg
ent ela20:02 | 11/07/2018

Pak orë pas akuzave që i bëri Gjermanisë për vartësinë nga Rusia, Donald Trump ka bërë një kthesë drastike. Pas takimit kokë më kokë me kancelaren Merkel, ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë marrëdhënie shumë të mira dhe do të intensifikojnë shkëmbimet tregtare.

Edhe pse e cilësoi Gjermaninë një vend që mbahet peng nga Rusia, Donald Trump duket se ka mbetur i kënaqur nga takimi me gruan që qeverisë fuqinë ekonomike më të madhe të Europës. “Ishte një takim i madh. Kam një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me kancelaren”, ka thënë Trump pas takimit kokë më kokë në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel. Me kancelaren Merkel, presidenti amerikan ka diskutuar për çështjet tregtare dhe ato për shpenzimet ushtarake. “Besoj se marrëdhëniet tona tregtare do të intensifikohen dhe po ashtu shumë gjëra të tjera. Të shohim se ç’do të ndodhë në muajt e ardhshëm”, ka thënë Trump. Nga ana e saj, Merkel ka deklaruar se me Trump ka folur për emigracionin dhe tregtinë, duke theksuar gjithashtu se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë dy partnerë të mirë. Vetëm pak orë më parë, në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump kishte deklaruar se Gjermania është një vend që kontrollohet nga Moska, për shkak të naftës dhe gazit rus që blen prej saj. Por para se të shkonte në takimin me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Merkel i dha një përgjigje sa cinike aq edhe të moderuar akuzave të tij. “E kam përjetuar personalisht kontrollin e asaj pjese të Gjermanisë nga Bashkimi Sovietik dhe sot jam shumë e lumtur që jemi të bashkuar në një republikë federale, në gjendje të vendosë vetë për politikat e saj”, tha Merkel. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono