merkato

Pepe-Arsenal-1280x802.jpg
Klejdi Kaimi23:14 | 26/02/2020

Objektivi kryesor i Arsenalit në këtë sezon arritja e vendit të pestë në renditje, e cila automatikisht të dërgon në Champions League. “Topçinjtë” kanë pasur luhatje gjatë sezonit deri tani, ku disa herë kanë dhuruar paraqitje fantastike në fushë, por ka dhe disa ndeshje që kanë lënë për të dëshiruar.

Nëse në fundin e sezonit londinezët nuk kapin zonën Champions, atëherë gjatë verës do të ketë disa largime. I pari që do të largohet është kapiteni Aubameyang. Lojtari nga Gaboni ka kohë që kërkon largimin nga Arsenali sepse kërkon të luajë në Europë. Një kalim tek Barcelona po e tundon sulmuesin dhe me shumë mundësi në verë do ta shikojmë në Katalonjë.

Nga ana tjetër dhe partneri në sulm i Aubameyangut ka kërkuar largimin. Bëhet fjalë për Alexander Lacazzette, i cili dëshiron një aventurë të re në rast se ekipi nuk arrin Championsin. Kontrata e tij aktuale përfundon në verën e 2022, por Arsenali mund të përfitojë më shumë nësë e shet këtë vit. Gjithashtu në listën e largimeve janë dhe emra si Ozil, Mustafi dhe Sokratis që priten të braktisin Londrën. /abcnews.al

 

Pierre Emerick-Aubameyang, kapiteni i Arsenalit
pixlr_20200224085858851-1280x768.jpg
Vladimir Prenga11:12 | 24/02/2020

Myrto Uzuni ishte vendimtar sërish për kroatët e Lokomotiva Zabreg, teksa realizoi golin që zhbllokoi takimin në triumfin e regjistruar në transfertë kundër skuadrës së Varazdin. Beratasi shënoi golin e gjashtë sezonal në kampionat dhe të tretin në harkun kohor të 7 ditëve.

🎥VIDEO: Uzunijev treći gol u zadnje dvije utakmice 🚅💪⚽

Gepostet von NK Lokomotiva Zagreb am Samstag, 22. Februar 2020

Uzuni është një nga lojtarët që në verë mund të shitet. Ofertat për të nuk kanë munguar edhe në janar, por klubi kroat ka pritur diçka më tepër. Së fundmi ata shitën Lirim Kastratin te Dinamo Zagreb dhe tani është radha e Uzunit.

Të premten, në ndeshjen që Lokomotiva luajti në transfertë me Varazdin, vëzhgues nga Turqia kanë qenë në stadium për Uzunin. ABC News mëson se klubi i Alaniaspor e ka parë nga afër sulmuesin e kombëtares.

Anil Onuk, kryeskauti i klubit turk, ka qenë vetë i pranishëm në stadium dhe Uzuni shënoi në sytë e tij. Sigurisht për ta blerë Uzunin ata duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Lokomotiva Zagreb. Edhe në të shkuarën ka pasur interesim nga Turqia për Uzunin dhe Alaniaspor mund të ishte një destinacion interesant për beratasin. / abcnews.al

Lautaro-2.jpg
Klejdi Kaimi13:25 | 23/02/2020

Në merkaton e verës priten lëvizje tek Interi. Sulmuesi Lautaro Martinez pritet të largohet nga klubi zikaltër. Në mediat spanjolle e konsiderojnë të mbyllur kalimin e tij te Barcelona dhe prandaj drejtuesit e Interit po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për argjentinasin.

Emri më i përfolur deri tani për sulmin e Interit është kapiteni i Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni shikohet si njeriu i duhur për Interin dhe mund të formojë një dyshe të fortë së bashku me Lukakun. Gjithashtu, ai është një nga të preferuarit e Contes dhe shikohet si objektivi kryesor.

Nga ana tjetër Aubameyang kërkoi largimin nga “Topçinjtë” e Londrës. Forma jo e mirë që po kalon Arsenali apo dhe mungesa në Champions League janë disa nga arsyet se përse ai kërkoi largimin. Me shumë mundësi sezonin tjetër do ta shikojmë sulmuesin në Seria A. /abcnews.al

 

Pierre-Emerick Aubameyang
pog3.jpg
Klejdi Kaimi14:35 | 20/02/2020

Juventus e ka marrë seriozisht rikthimin e Paul Pogbas në Torino. Drejtuesit e bardhezinjve po bëjnë gjithçka që Manchester United të pranojë ofertën e tyre. Mesfushori nuk është më i lumtur në Manchester dhe ka kërkuar largimin.

Oferta më e fundit e bërë nga “Zonja e Vjetër” përpos parave përfshin dhe një lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin uellsian, Aaron Ramsey. Ish-lojtari i Arsenal nuk po përshtatet me futbollin italian dhe në verë do të largohet. Juventusi ofron 42-50 milionë sterlina plus shërbimet e Ramsey për francezin.

Tashmë pritet një përgjigje nga klubi anglez, i cili mund të tundohet nga oferta. Ndërkohë Paul vazhdon rikuperimin nga dëmtimi, i cili e ka lënë jashtë fushave muajt e fundit. Ai po stërvitet individualisht dhe pritet që në fillim të muajit mars të jetë gati për trajnerin Solskjaer. /abcnews.al

braithwaite.jpg
Vladimir Prenga11:19 | 20/02/2020

Barcelona ka blerë sulmuesin Martin Braithwaite nga Leganes. Klubi katalanas ka paguar klauzolën prej 18 milion eurosh dhe futbollisti danez do të jetë pjesë e klubit të ri deri më 30 qershor të vitit 2024. Nuk mungon edhe klauzola që e lë të lirë atë dhe kap shifrën e 300 milion eurove.

“Por Martin Braithwaite bën më shumë se sa dërgon topat në rrjetë. Ai është një lojtar që punon shumë, është shumë i dedikuar dhe mund të luajë kudo në sulm. Te Leganes ai ka qenë edhe vija e parë e mbrojtjes, duke shfrytëzuar shpejtësinë e tij për t’u kthyer prapa.

Gjithashtu ai është një lojtar i mrekullueshëm në kombinime. Me pak fjalë ai është një dhimbje koke për çdo mbrojtje që duhet të përballet me të”, shkruan mes të tjerash Barcelona në postimin e zyrtarizimit të sulmuesit. /abcnews.al

Rashica-Werder.jpg
Veronik Istrefaj20:12 | 19/02/2020

Milot Rashica me shumë gjasa do të lëvizë në merkaton e verës. Klauzola e tij prej 35 milion eurosh ka vënë në lëvizje shumë skuadra, por Liverpool, sipas medieve britanike, është ekipi favorit për firmën e tij.

23 vjeçari ka qenë lojtari i vetëm që po bën një sezon të mirë në Bundesliga, pasi Werderi i tij, rrezikon rënien nga kategoria. Rashica ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 3 herë, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e Klopp.

Për të siguruar firmën e tij, Liverpool është gati të heqë dorë edhe nga Lallana, duke mos i rinovuar kontratën mesfushorit anglez. Gjithashtu, në verë pritet të largohet edhe Shaqiri, kështu që afrimi i Rashicës duket më se i logjikshëm./abcmews.al

Pogba.png
Klejdi Kaimi14:29 | 19/02/2020

Ka disa ditë që në mediat italiane flitet se Juventusi do të rikthejë në Torino mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Francezi nuk po kalon një moment të mirë te “Djajtë e Kuq” dhe ka kërkuar largimin nga Anglia. Një rikthim në klubin ku ai shkëlqeu mund të jetë zgjidhja më e mirë për Pogbanë për të dalë nga kjo periudhë jo e mirë për të.

Nëse ylli i Francës është objektivi kryesor, bardhezinjtë kanë dhe një emër të dytë nëse transferimi i Pogba dështon. Bëhet fjalë për mesfushorin e Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Spanjolli i lindur në Itali ka kërkuar largimin nga bavarezët dhe një kalim te kampionët e Seria A mund ta tundojë atë.

“Zonja e Vjetër” mund ta transferojë mesfushorin për një shifër jo të majme, pasi kontrata e tij me Bayernin përfundon në vitin 2021. Nëse gjermanët vendosin të mos ta shesin Alcantarën, atëherë rrezikojnë që ta humbasin vitin tjetër me parametra zero. /abcnews.al

 

Thiago Alcantara
Lautaro.jpg
Vladimir Prenga13:51 | 19/02/2020

Lautaro Martinez është çështja që Interi duhet të zgjidhë. Katalanasit shohin te argjentinasi sulmuesin e duhur për skuadrën e tyre, ndërkohë që Tuttosport raporton se ka pasur kontakte jo zyrtare mes klubeve, Interit dhe Barcelonës, dhe flitet se janë përmendur shifra, që kapin vlerën e 150 milion eurove.

Një shifër e tillë do e ndihmonte shumë Interin për të rregulluar bilancet. Nuk duhet harruar se kjo shifër është 40 milion euro më e madhe se klauzola, që është e vlefshme për 15 ditët e para të korrikut.

Barcelona duhet të kënaqë edhe kërkesat e sulmuesit, i cili përmes menaxherit të tij ka tentuar të rritë pagën në 5 milion euro në sezon. Zikaltrit deri më tani kanë shkuar deri në 3.5 milion euro. /abcnews.al

Pogba-e1578054418224.png
Vladimir Prenga10:40 | 19/02/2020

Manchester United mund ta gjejë veten me shpatulla pas muri për Paul Pogba. Mesfushori francez ka qenë i dëmtuar dhe gjatë pjesës së parë të sezonit nuk ka luajtur as 100 minuta në Premier League. Edhe pse e kanë blerë për një shifër rekord, në Manchester janë gati të heqin dorë prej tij edhe për 50 milion sterlina.

Në kampin e “Djajve të kuq” ekziston një mendim që do të ishte veprimi i duhur për të gjithë nëse Pogba do të shitet një vit para se t’i përfundonte kontrata që ka me klubin anglez. Ky sezon ka qenë zhgënjyes dhe normalisht vlera e kartonit të tij vetëm bie.

Më siguri në Manchester janë penduar, pasi verën e shkuar mund të kishin përfituar shuma më të mëdha. Thuhet se Real Madrid ishte gati të paguante 150 milion sterlina për shërbimet e kampionit të botës. Tanimë spanjollët nuk e kanë në plan të parë mesfushorin, pasi duan të shpenzojnë për një sulmues.

Juventusi është opsioni kryesor, por edhe bardhezinjtë do të duhet të shesin për të blerë një lojtar si Pogba. Mino Riola e ka thënë haptazi kohët e fundit që Torino është si shtëpia e tij për Pogba, për të cilin pati edhe replika në distanca mes menaxherit të tij dhe trajnerit të United, Solskjaer. /abcnews.al

Chong-United.jpg
Veronik Istrefaj19:59 | 17/02/2020

Tahith Chong mbetet në bisedime me Interin për një transferim me parametra këtë verë, sipas raportimeve nga Italia. Talenti i Manchester United është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij dhe mund të largohet jashtë Anglisë për asnjë qindarkë.

Gazeta italiane, “Tuttosport”, pretendon se Inter e ka seriozisht për Chong, i cili është vetëm 20 vjeç. Romelu Lukaku u bashkua me zikaltërit verën e kaluar, ndërsa Alexis Sanchez është në huazim për sezonin aktual.

Ashley Young u bashkua me Interin në janar, ndërsa më pas, Christian Eriksen zgjodhi të bashkohet me ekipin e Antonio Conte. Dhe Conte vazhdon të shikojë në Premier League për përforcime dhe Chong mendohet të jetë transferimi i radhës për të./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono