menduh thaci

MENDUH-THACI-PRESIDENTI.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
ent ela18:20 | 26/04/2019

Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi në emisionin Klan Debat në Klan Maqedoni duke analizuar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka shprehur shqetësime nëse do të arrihet censusi i nevojshëm për zgjedhjen e Presidentit. Ai është shprehur i bindur se në raundin e dytë fitues, do të jetë kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski.

Mesfushata për zgjedhjet e gjashta me radhë që nga Pavarësia e vendit të cilat duhet të zgjedhin presidentin e pestë, si kurrë më parë, ka nxjerrë një ballafaqim pretendentësh me koncepte të ndryshme, ndërkohë që raporti i forcave flet se më pesë maj  edhe një vote – mund të jetë vendimtare. Për Raundin e parë të zgjedhjeve, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi me vlerësimin se qytetarët e kanë dhënë në mënyrë të përsosur votën, por, siç shprehet, me këtë rezultat të gjitha forcat politike kanë ngelur të pakënaqura.

Thaçi, nuk ka lënë pa prekur edhe temën aktuale në vend, përplasjet brenda BFI-së.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajon,konkretisht  tek dialogu Kosovë -Serbi, Thaçi theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë unitet ne qëndrimet e krerëve të lartë shtetërorë të palës kosovare, e më pas të rezultojë me ndarje definitive të Kosovës dhe Sërbisë.

Deri fundjavën e ardhshme, Klan Debat do sjellë këndvështrimet e krerë të partive politike për të njohurat dhe të panjohurat e presidencialeve, epilogu I së cilës, sdo mend se ka për të përcaktuar edhe kahjen dhe tempon e zhvillimeve politike. /abcnews.al

mendi-thaci-1280x713.jpg
ent ela18:20 | 30/03/2019

Kreu i partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, deklaroi se pavarësisht dënimit të tij nga gjykata, partia e tij përkrah kandidatin Stevo Pendarovski për president të shtetit. Thaçi theksoi se pafajësinë për dënimin me 3 vjet burgim do ta kërkojë edhe në instanca ndërkombëtare të drejtësisë.

Dënimi i kreut të PDSH me 3 vjet burg  në rastin e PSP-së  “Titanik 2” që ka të bëj me  keqpërdorime në zgjedhjet lokale të vitit 2013, nuk ka ndikuar në vendimin që Partia Demokratike Shqiptare të mbështesë kandidatin konsensual për president Stevo Pendarovskin.

Këto komente kreu i PDSH-së i bëri  para mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, në të cilën sikurse u njoftua, është biseduar për formimin e shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare dhe shtabet e degëve. Kryetar i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale të kësaj partie është zgjedhur Imer Aliu sekretar i përgjithshëm i PDSH.

Ndryshe, prej të hënës me 1 prill në RMV fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale te 21 Prillit , ku në garë janë 3 kandidat. Bëerim Reka që përkrahet nga opozita shqiptare, Gordana Siljanovska Kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski kandidat i shumicës parlamentare. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të drejtë vote kanë mbi 1.8 milion votues./abcnews.al

menduh-thacii.png
ent ela14:08 | 08/03/2019

Në kuadër të procesit “Titanik 2”, Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me burg kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, 5 ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete të Maqedonisë, për parregullsitë e verifikuara në zgjedhjet vendore të vitit 2013.

Zotit Thaçi iu caktua dënimi me 3 vjet e dy muaj burg. Bedredin Ibrahimit, po ashtu zyrtar i lartë i PDSH-së dhe ish-anëtar i KSHZ-së, 4 vjet e gjashtë muaj burg. Edhe ish-drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, 3 vjet burg. Prokurorja e Prokurorisë së Posaçme, Fatime Fetai kërkoi masën e paraburgimit për zotërinjtë Mijallkov dhe Ibrahimi deri në hyrjen në fuqi të dënimit, për shkak të mundësisë së arratisjes së tyre.

Fatimi Fetai, prokurore e Prokurorisë Speciale: “Për këto arsye, për shkak të ekzistimit të rrethanave që japin indikacione për arratisje, nga i akuzuari Bedredin Ibrahimi me qëllim që ai ti ikë dënimit që i ngarkohet, mendoj që mekanizëm i vetëm për sigurimin e prezencës së tij në procedurën e mëtutjeshme është paraburgimi”.

Mijallkov e morri qetë kërkesën e Prokurorisë Speciale, por jo edhe Ibraimi. Tha që këtu ka lindur dhe këtu do të jetë për t’i qeshur në fytyrë Fatime Fetait, kur apeli do ta lirojë nga akuzat.

Bedredin Ibraimi, ish-anëtar i KSHZ-së: “Derisa në instancat më të larta gjyqësore nuk e dëshmojë se unë dhe kolegët e mi nuk kemi asnjë faj, nuk kam nevojë të ikë askund. Këtu do të mbetem, që kësaj nesër ti qeshem në fytyrë, sepse ky vendim është i shkallës së parë”.

Sasho Mijallkov, ish-shef i shërbimeve sekrete: “Unë disa herë para këtij trupi gjykues, mendoj që njëherë edhe para jush i nderuar gjykatës e kam thënë filozofinë e mendimit tim, e ajo është se me ikje problemet nuk zgjidhen. Stili i jetesës time nuk është ikja”.

Trupin gjykues pranoi kërkesën e Speciales që këta të dy të shkojnë në paraburgim dhe në orët e pasdites, ata janë transferuar në Burgun e Shkupit./abcnews.al

byro-politike.png
G. P.00:13 | 02/10/2018

Referendumi në Maqedoni ishte tema e Byro Politike këtë të hënë në ABC News.

Të ftuar në ABC News: Paskal Milo, Arben Cejku, Lisen Bashkurti dhe Ralf Gjoni. Në lidhje të drejtpërdrejtë nga Maqedonia ishin gjithashtu edhe Seladin Xhezairi, drejtor i Klan Macedonia dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Pikërisht kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, thotë se dështimi i referendumit për emrin ka ardhur edhe për shkak të listave të votuesve. Ai shprehet se listat zgjedhore janë të papërditësuara.

Gjithashtu sipas kreut të PDSH-së nëse marrëveshja për emrin me Greqinë nuk merr dy të tretat e votave në Kuvend, atëherë duhet shkuar në zgjedhje të parakoshme.


/abcnews.al

menduh-thacii.png
G. P.20:33 | 01/10/2018

Dështimi i referendumit për emrin në Maqedoni, ka ardhur për shkak të listave të zgjedhësve. E deklaroi kreu i PDSH, Menduh Thaçi, në emisionin Byro Politike. Thaçi tha se nëse nuk arrihet shumica për ta miratuar në Kuvend, atëherë Maqedonia do shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi thotë se dështimi i referendumit për emrin ka ardhur edhe për shkak të listave të votuesve. Në emisionin Byro Politike, Thaçi thotë se listat zgjedhore janë të papërditësuara.

“Ka 17 vjet që nuk bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni. Shqiptarët përbëjnë 40%, por një pjesë e tyre janë të punësuar e jetojnë në vendet perëndimore. Ka edhe shumë qytetarë maqedonas që janë jashtë vendit. Ata që donin dështimin e referendumit e dinin mirë këtë”.

Kreu i PDSH-së thotë se nëse marrëveshja për emrin me Greqinë nuk merr dy të tretat e votave në Kuvend, atëherë duhet shkuar në zgjedhje të parakoshme.

“Hapi tjetër është që brenda dy javësh marrëveshja shkon në kuvend. Mazhoranca nuk i ka dy të tretat e votave, ka vetëm 72 deri në 75 deputetë e unë kam besim se kryeministri Zaev, i mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, do e gjejë një marrëveshje me partitë opozitare, por nëse kjo nuk arrihet, atëherë kam dakord me kryeministrin se duhet shkuar në zgjedhje të parakoshme”.

Thaçi fajëson VMRO-DPMNE në opozitë si parti që nuk e do integrimin e Maqedonisë dhe tha se asnjë parti shqiptare nuk bën aleancë me të, ndërsa cilado parti maqedone në pushtet, nuk qeveris dot pa shqiptarët./abcnews.al

lideret-1280x674.jpg
G. P.15:50 | 30/09/2018

Liderët e partive politike në Maqedoni pas votimit në referendumin për emrin kanë bërë thirrje për pjesëmarrje massive. Ndërsa shprehën siguri se nga 1 Tetori vendi do të jetë më afër Bashkimit Evropian.

“Sot është festë e vërtetë. Unë pres që përmes masivitetit në votime, me pjesëmarrjen e madhe, edhe njëherë të konfirmohet uniteti multietnik i qytetarëve tanë dhe uniteti i përgjithshëm politik i qytetarëve pa dallim përkartësie politike. Unë besoj se një shumicë e madhe e qytetarëve do të votojnë “Po” pasi më shumë se 80 për qind e qytetarëve janë për NATO-n dhe BE-në. Unë besoj se kjo shumicë dërrmuese si në çdo demokraci, do të jetë një udhërrëfyes i saktë, për ne politikanët dhe për Kuvendin që t’i ndjek dëshirat e qytetarëve. Kuvendi do të votojë për këtë dëshirë të tyre, pasi atje konfirmohet e ardhmja jonë”, u shpreh Zoran Zaev.

“Unë do doja në radhë të parë që ky proces të jetë i qetë, të jetë konform standardeve demokratike. Ky është një moment historik për vendin tonë dhe besoj që këtij momenti të rëndësishëm me qetësinë qytetarët edhe t’i përgjigjen. Sigurisht që e drejta e tyre është të shprehin bindjet e tyre. Unë pres që qytetarët të vendosin në këtë referendum për të ardhmen e tyre. Ner të gjithë jemi angazhuar që nga 1 Tetori Maqedonia të jetë pranë vendeve ku aspirojmë ne pranë BE-së”, u shpreh kreu i BDI-së, ali Ahmeti.

“Ditë e qetë, pa probleme. Ditë feste dhe besoj plotësisht në përhgjigjen masive të qytetarëve të Maqedonisë në lidhje me referendumin”, tha Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono