menaxhimi i parave publike

LESKAJ-VLAHUTIN-1280x720.jpg
ent ela18:03 | 11/07/2018

Mbyllet projekti i Bashkimit Europian për financimin e kapaciteteve të auditimit të jashtëm. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj vlerësoi se ka qenë tepër efektiv, ndërsa Ambasadorja e BE-së në vendin tonë kërkoi më tepër kujdes nga institucionet për menaxhimin e parave publike.

Ambasadorja e Bashkimit Europiane në vendin tonë Romana Vlahutin i ka kërkuar institucioneve shqiptare të bëjnë kujdes me menaxhimin e parave publike, ndërsa Kontrollit të Lartë të Shtetit të forcojë auditimin e jashtëm.

“Qeverisja e mirë ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit janë themel për çdo shtet që do të bashkohet me BE. Kjo nënkupton që ne duam që financat publike të mirëmenaxhohen në mënyrë të përgjegjshme. Qytetarët shqiptarë kanë të gjitha të drejtat për të ditur se çfarë është bërë me paratë e tyre. BE-ja do të mbështesë KLSH-në për të përmirësuar cilësinë e raporteve për t’i bërë sa më të kuptueshme për qytetarët. Po ashtu është shumë i rëndësishëm përçimi i rolit të KLSH-së dhe parlamentit për të parë se si zbatohen rekomandimet. Edhe shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në këtë rast ndaj duhet të jetë më aktive”.

Deklaratën ambasadorja e BE-së Vlahutin e bëri në konferencën përmbyllëse “institucionet supreme të auditimit shikojnë drejt të ardhmes” projekt i financuar nga Bashkimi Europian.

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha se ka ndikuar në rritjen e standardit të punës por që nuk është mjaftueshëm dhe se bashkëpunimet do të vijojnë.

“Nëpërmjet këtij projekti binjakëzimi, transferimi i njohurive dhe aftësive tek audituesit e KLSH-së, ka përmirësuar dhe do të vijojë të përmirësojë standardet dhe transparencën e metodave të punës. Së dyti, KLSH përballë sfidave të zhvillimit po mbështetet tek një personel me kualifikime të larta dhe sisteme e procese moderne menaxhimi. Dobia më e madhe dhe vlera e shtuar e këtij projekti të financuar nga BE qëndron në faktin se ai vendos piketa të qëndrueshme për zhvillimin e auditimit të jashtëm publik për vitet 2020-2025 , kohë kur sigurisht Shqipëria do të jetë vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Europian”.

Projekt i financuar nga BE  me vlerë prej 2.1 milionë euro realizoi 93 misione ekspertësh, 6 vizita  pune dhe shkëmbime eksperiencash dhe pati një shtrirje kohore më shumë se dy vite. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono