Meghan Markle

harry-meghan-date.jpg
So Nila13:50 | 22/02/2020

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, njoftuan disa javë më parë largimin nga pallati mbretëror, duke humbur kështu titujt e tyre.

Çifti nisi jetën e re në Kanada, së bashku me të voglin e tyre Archie Harrison dhe burimet kanë treguar se Meghan është më e lumtur se kurrë nga ky vendim.

Duka dhe dukesha janë duke përfunduar detyrat e tyre të fundit mbretërore, përpara largimit përfundimtar.

Sipas “Fatherly”  çifti do të heqë dorë përfundimisht nga rolet e tyre në datën 31 mars të këtij viti.

Më parë, Meghan dhe Harry do të zhvillojnë disa evente që janë të përfshira në axhendën e tyre.

Ata do të takojnë Bon Jovi-n më 28 shkurt, ditën e shërbimit të ‘Comonwealth’.

Siç u mësua më herët, mbretëresha i ndaloi Meghan dhe Harry-n të përdorin titullin “çifti mbretëror” për përfitimet e tyre në bizneset e ardhshme.

Meghan i ka thënë rrethit të saj të brendshëm se suksesi i tyre është i pashmangshëm me ose pa emrin e tyre aktual të markës./abcnews.al

 

meghan-markle5-1280x720.jpg
So Nila08:22 | 22/02/2020

Meghan Markle u ka thënë miqve se nuk ka asgjë që “e ndalon ligjërisht” që ajo dhe Princi Harry që të përdorin titullin e tyre “Royal Sussex”, pavarësisht se Mbretëresha i ndalon ata ta përdorin atë.

38-vjeçarja thuhet se është ankuar në rrethin e saj të brendshëm duke thënë se përdorimi i emrit nuk duhet të jetë një çështje që duhet të diskutohet sepse ata nuk do t’i futen biznesit të shitjes së bluzave dhe lapsave shkruan Style Caster.

“Meghan tha se i ka ardhur në majë të hundës me dramat dhe nuk ka vend në jetën e saj për ditët e sotme, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Harry-n”.

Të martën, DailyMail zbuloi se Mbretëresha dhe zyrtarët e vjetër kishin rënë dakord që çifti të mos e mbante fjalën “mbretërore” në bizneset e tyre.

Meghan i ka thënë rrethit të saj të brendshëm se suksesi i tyre është i pashmangshëm me ose pa emrin e tyre aktual të markës.

“Ajo tha se pavarësisht nga emri, Harry dhe Archie kanë gjak mbretëror dhe askush nuk mund ta ndryshojë atë. Dhe si familje, ata gjithmonë do të konsiderohen mbretërorë.

Meghan gjithashtu tha se ata e dinë se cilat janë qëllimet e tyre të vërteta dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi./abcnews.al

PRC_138768692.jpg
So Nila08:25 | 18/02/2020

Aktorja e njohur, Margot Robbie po planifikon t’i japë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it një mirëseardhje të ngrohtë, gjatë udhëtimit të tyre në Amerikën e Veriut.

Gjatë fundjavës, ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” foli për miqësinë me princ Harry-n dhe Meghan Markle, duke thënë ndër të tjera se çifti kishte “arsyet e tyre” që hoqi dorë nga detyrat e familjes mbretërore.

“E kam njohur princin për pak kohë dhe është vërtet një djalë i mirë. E di më mirë se kushdo çfarë vendimi i madh është të transferohesh në gjysmën tjetër të botës. Ende më mungon Londra, por kisha arsyet e mia që lëviza, kështu që të gjithë kanë një të tillë përderisa marrin një vendim si ky.”- u shpreh Robbie, e cila ka jetuar për shumë kohë në Londër para se të zhvendosej në Los Angeles me bashkëshortin e saj.

Aktorja vijoi duke thënë se ajo dhe partneri i saj do të ishin më shumë se të lumtur nëse do të dilnin për një darkë me çiftin Sussex, nëse ata vendosin të kalojnë pak kohë në West Coast./abcnews.al

 

featured_5_3.jpg
So Nila12:00 | 05/02/2020

Madonna ka një qëllim për momentin: Të marrë Meghan dhe Harry-n të jetojnë në shtëpinë e saj. Ylli i pop-it e konfirmoi vetë këtë përmes një videoje në llogarinë e saj të Instagram-it, kur thoshte se me shumë qejf do t’ja linte me qira Meghan-it dhe Harry-it apartamentin e saj në New York.

 

Siç e dini, çifti hoqi dorë nga detyrat mbretërore për të jetuar të pavarur mes Kanadasë dhe Anglisë, por Madonna i sugjeron një ide edhe më interesante. Zhvendosjen në zemër të New York-ut dhe specifikisht, shtëpinë e saj.

“Harry, mos shko në Kanada. Do mërzitesh aty. Do të të lë me qira apartamentin tim në  Central Park West. Ka dy shtretër, ka dhe pamjen më të bukur nga Manhattan. Ka dhe një super ballkon! Pallati mbretëror s’ka asgjë më shumë se Central Park!”

Në përpjekje për t’i mbushur mendjen Meghan-it dhe Harry-it, këngëtarja bëri ca gafa, pas të cilave e ka të sigurt refuzimin e dyshes. Quajti Kanadanë vend të mërzitshëm dhe dukesha sigurisht s’ndan të njëjtin mendim me të.

Me siguri, postimi i Madonna-s ka qenë thjesht një shaka, por imagjinoni për një çast Madonna-n, princ Harry-n dhe Meghan-in duke bashkjetuar brenda një shtëpie. Ndërkohë që Meghan përpiqet të vërë në gjumë bebushin Archie, Madonna këndon “Like a Prayer”./abcnews.al

 

prince.jpg
So Nila10:49 | 01/02/2020

Më pak se tre javë më parë, ishte lajmi mbretëror më i madh në të gjithë botën – njoftimi i Princit Harry dhe Meghan Markle që ata po largoheshin si anëtarë të vijës së parë të Familjes Mbretërore, duke u bërë të pavarur financiarisht dhe që tani e tutje do të jetonin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut. Ky lajm nga çifti tronditi botën, por më së shumti Mbretëreshën.

Kur e konsideroni hendekun e madh midis asaj që Princi Harry dhe Meghan Markle donin që rolet e tyre të reja të ishin dhe ato që ata në fakt përfunduan duke marrë, shumë prej nesh do të pyesnin veten nëse ka ndonjë bazë matematikore ajo që ata bënë. A do të përfundojë Princi Harry i penduar për ikjen e tij nga jeta mbretërore?

Mbretëresha Elizabeth II i dha dëshirën çiftit, pjesërisht. Ajo u dha atyre lirinë e tyre dhe hoqi kufizimet dhe aspektet e jetës mbretërore dhe detyrës që Harry dhe Meghan kishin. Në mënyrë ideale, Harry dhe Meghan shpresonin të krijonin një  “rol përparimtar” të ri brenda këtij institucioni, sipas një deklarate në llogarinë e tyre në Instagram. Është jashtëzakonisht e qartë se çifti shpresonte të linte gjërat që nuk donin, por menduan se mund të ishin në gjendje të mbajnë të gjitha gjërat që ata donin, shkruan FORBES.

Siç është raportuar nga Max Foster i CNN dhe Amy Woodyatt, “Çifti Sussex kishin zënë një rol hibrid, ku ata do të lejoheshin të kishin të ardhurat personale, por gjithashtu të vazhdonin përfaqësimin e Mbretëreshës. Por duket se atyre iu ofruan dy zgjedhje nga Pallati – brenda ose jashtë. Ata zgjodhën. “Princi Harry ka qenë një mbretëror i vijës së parë, gjatë gjithë jetës së tij, dhe ai dëshironte ndryshim. Ndërsa ai mund të mos pendohet që hoqi titullin HRH (Lartësia e Tij Mbretërore) dhe humbet fondet e shtetit, ka disa gjëra për të cilat shumë mirë mund të vijnë për keqardhje pasi ai u largua nga kjo “jetë mbretërore”.

1.Prestigji që vjen nga të qenit anëtar i një familje mbretërore – veçanërisht një mbretëror i vijës së parë

 

Kjo është në të vërtetë një nga gjërat për të cilat Princi Harry dinte të ankohej. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për vëmendjen e mediave dhe mungesën e intimitetit me jetën e tij. Mund të ndodhë që ai ta humbasë fare këtë. Por, nga ana tjetër, mund të jetë që ai ende mund të marrë  gjithë vëmendjen e mediave, por humbet prestigjin që vjen me mbajtjen e statusit të mbretërve të vijës së parë. Nëse ai merr të gjitha përfitimet e jetës së tij mbretërore dhe karrierës me idenë e fitimit të intimitetit dhe paqes dhe atëherë akoma zbulon se nuk do të marrë intimitetin dhe paqen, a mund t’i sjellë kjo keqardhje? Gjithashtu, a do të jetë në rregull që ai të lëvizë nga një klub shumë ekskluziv i mbretërve prestigjiozë për t’u bërë thjesht një tjetër njeri i famshëm i pasur?2

2.Fuqia dhe ndikimi që statusi mbretëror i solli atij

 

Princi Harry lindi në mbretërinë e Anglisë, me profil të lartë – dhe ai e ka kaluar tërë jetën e tij duke pasur një ndikim dhe fuqi që të tjerët (madje edhe të tjerët në Familjen Mbretërore) mund vetëm ta ëndërrojnë. Kur një person është mësuar të ketë diçka, ai me të vërtetë nuk di ta vlerësojë. Dhe, megjithëse jeta e tij vjen me probleme, ajo sjell gjithashtu privilegje dhe përfitime të mëdha.

Princi Harry ka tërhequr vëmendjen më shumë sesa shumë mbretëresha britanike me profil më të ulët, dhe kjo i jep atij më shumë fuqi dhe ndikim për të ndikuar në ndryshim dhe për të tërhequr vëmendjen për kauzat e tij. Princi Harry beson se ai dëshiron një jetë më të lehtë, por nëse ai humb fuqinë dhe ndikimin e tij, a do ta bëjë kjo të pendohet? Nëse ai do të shihet si një person me më pak me ndikim ose më pak i fuqishëm – veçanërisht me shkaqet e tij – a do të mendojë se ia vlejti ikja? Nëse ai zbulon se nuk është më në kërkesë dhe nuk merr më përfitimet dhe aksesin që sjell statusi i tij i vjetër-mbretëror aktualisht, a do të pendohet ai për ndryshimin?

3.Titujt ushtarakë, nderimet dhe detyrat zyrtare

 

Princi Harry ka një karrierë mjaft të gjerë dhe të arritur ushtarake. Ai kaloi 10 vite në detyrë aktive në ushtri, shërbeu dy turne detyre në Afganistan dhe u ngrit në gradën e Kapitenit. Duke u larguar nga detyrat e tij mbretërore, Princi Harry kërkohet që të tërhiqet nga të gjitha emërimet e tij zyrtare ushtarake. Ai ka nënkuptuar gjithmonë që ai nuk e kishte kuptuar se do të duhet të hiqte dorë nga kjo dhe shpreh zhgënjimin për këtë. Force Network raporton se Princit Harry do të kërkohet të heqë dorë nga tre emërime ushtarake që ai zotëron (1) Kapiten i Përgjithshëm (2) Komandanti i Nderit Ajror, RAF Honington dhe (3) Kryekapiten i Përgjithshëm i komandës detare, për anijet e vogla dhe zhytjet

Ai do të mbetet, sidoqoftë, mbrojtës i Fondacionit Invictus Games, fondacioni që ai themeloi për të nderuar, mbështetur dhe festuar “personat me nevoja të veçanta ” dhe veteranët.

4.Përfaqësimi i Mbretëreshës

 

Përveç shërbimit ushtarak, Princi Harry është gjithashtu një dukë, dhe ai punon me kohë të plotë për monarkinë, ku ai përfaqëson Madhështinë e saj Mbretëreshën në cilësinë e saj si kryetar shteti në disa vende të ndryshme. Ai ka detyrime dhe angazhime reale.

Megjithëse ai dhe Meghan thonë se do të vazhdojnë të mbështesin Monarkinë dhe të bëjnë bamirësi dhe punë themelore, ata nuk do të njihen si përfaqësues të Mbretëreshës. A do ta vërejë Harry një ndryshim në mënyrën se si njerëzit e mirëpresin apo e perceptojnë atë me kalimin e kohës? Me siguri, ka njerëz në botën e bamirësisë dhe fondacioneve që thjesht mund të preferojnë të  përzihen me më shumë familje të nivelit të lartë, sa herë që të jetë e mundur, të cilët në të vërtetë përfaqësojnë Mbretëreshën. Meqenëse Harry po ul pozitën dhe profilin e tij në Familjen Mbretërore, ai në fund të fundit do të ketë më pak fuqi dhe ndikim brenda saj. Dhe ndërsa ndikimi dhe fuqia e tij po tkurren, a mund të zvogëlohet kërkesa apo vlerësimi për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e tij? A mund të ndodhë që Harry të pendohet edhe për këtë?

5.Marrëdhëniet familjare dhe identiteti i fortë i vendit për fëmijën e tij

 

Përveç keqardhjes së mundshme për humbjen e roleve dhe titujve të tij ushtarakë, Princi Harry flet për dashurinë e tij për vendin dhe njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar në videon e mësipërme.

Shpesh, ne nuk na mungon diçka derisa të ketë mbaruar. Princi Harry u rrit në rrethin e brendshëm mbretëror si një nip i dashur i Mbretëreshës dhe biri i mbretit të ardhshëm. Me kalimin e kohës, ai mund të pendohet që djali i tij nuk do të ketë përvojat, marrëdhëniet familjare dhe lidhjet që ai kishte. Pavarësisht nga të gjitha sfidat dhe mundimet që erdhën për të shërbyer si një mbretëror i vijës së parë, a mund të pendohet ai, në planin afatgjatë, që u largua nga përfitimet e lidhjeve të ngushta familjare për fëmijën e tij ose për fëmijët e ardhshëm? A mund të ndjejë një nevojë dërrmuese për t’u rikthyer në rrënjët e tij dhe vendin ku ai i ka shërbyer në nivelin shtetëror tërë jetën e tij?/abcnews.al

Prince-Harry-Meghan-Markle-20.jpg
So Nila08:50 | 31/01/2020

Vendimi i Princit Harry dhe Meghan-it për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar tronditi botën. Ky vendim ishte i papritur edhe për vetë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, duke qenë se Harry dhe Meghan nuk e kishin diskutuar me asnjë prej tyre para se ta bënin publik. Tani, të gjithë jemi kuriozë të dimë si ndihet çifti i famshëm pas këtij vendimi.

Pak ditë më parë, burime Us Weekly për thanë se Meghan tani ndihet e lirë dhe e lumtur që është larguar nga Londra. Po Harry?

Me sa duket, për princin nuk e ka qenë e lehtë e gjithë kjo. Nacho Figueras, një mik i ngushtë i Harry-t, foli për ABC News, duke rrëfyer se princi po vuan nga kjo situatë.

“Fola me Harry-n pak ditë më parë. Ai ka vuajtur shumë nga gjithë këto gjëra që i kanë ndodhur. Ai e vuan faktin që njerëzit e gjykojnë. Harry është një baba… një njeri që po mundohet të mbrojë ‘këlyshin’ dhe ‘luaneshën’ e tij me gjithçka që ka mundësi. Ai është bërë një burrë i mrekullueshëm, një burrë për të cilin e ëma do të ishte shumë krenare”, -është shprehur Figueras.

Harry ka përkrahjen e njerëzve të tij të dashur dhe mbi të gjitha, ka mbështetjen e William-it. Me siguri do ta kalojë shpejt këtë periudhë./abcnews.al

untitled-design-28.jpg
So Nila11:45 | 29/01/2020

Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të marrëdhënies që kanë me njëra-tjetrën.

Ka patur mjaft raste ku është përfolur se dy kunatat nuk shkojnë mirë së bashku, edhe pse në daljet e tyre të përbashkëta publike kanë treguar se janë të afërta dhe se kanë marrëdhënie të mirë.

Por gjërat jo gjithmonë janë ashtu siç duket, pasi burime  për “Us Weekly” kanë treguar se Meghan dhe dukesha e Kembrixhit nuk kanë folur më me njëra-tjetrën që pas largimit të saj nga familja mbretërore.

Duket se krisja e marrëdhënies së tyre ka nisur më herët dhe pas largimit të Meghan në Kanada, Kate nuk ka më kontakte me të.

Kujtojmë se tashmë Harry dhe Meghan i kanë humbur titujt mbretërorë dhe se kanë nisur një jetë të re në një shtet tjetër, së bashku me djalin e tyre.

Ndërkohë burimet kanë shtuar se Markle nuk ka qenë asnjëherë më e lumtur se tani.

“Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Eshtë e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat”, ka treguar burimi./abcnews.al

 

1580184921_Meghan-Markle39s-father-threatens-to-do-monthly-interviews-until-she.jpg
So Nila08:50 | 28/01/2020

Thomas Markle, babai i Meghan-it, kërkon sërish të bëhet me çdo kusht qendra e vëmendjes. Kësaj here ai është i sigurt se do të marrë masa nëse e bija nuk kontakton me të.

“Do të jap një intervistë dhe do të pres 30 ditë për një përgjigje prej saj. Nëse nuk marr asgjë, do të jap një tjetër intervistë. Eshtë e vetmja mundësi që kam…Nëse pas kësaj interviste nuk marr asnjë lajm prej askujt, do të dal sërish pas 30 ditësh.  Nuk dua të ulem në sallonin e shtëpisë për pjesën e mbetur të jetës dhe të pres që dikush të më përgjigjet.”- është shprehur ai gjatë intervistës për “Good Morning Britain”.

Ndërkohë që Meghan nuk bën përpjekjen më të vogël për të komunikuar me të atin, ky i fundit tregon se ka folur edhe me të ëmën e saj, Doria për t’u lidhur me dukeshën. As kjo nuk funksionoi.

“Nuk mendoj se ajo po bullizohet në një formë apo një tjetër për racizëm. Të gjithë që përdorin rrjete sociale e dinë që kjo është shumë larg të vërtetës. Edhe nëse e takoj në një seancë gjyqi, do të ishte shumë mirë. Të paktën më në fund do t’i shoh, por unë s’dua të luftoj kundër tyre. S’është qëllimi im.”- u shpreh ai.

Thomas nuk e ka takuar kurrë Harry-n dhe as nipin e tij, Archie-n, kurse marrëdhënia me Meghan ka qenë gjithnjë e komplikuar. Problemet familjare dolën më shumë në pah pas dasmës Meghan-Harry.

Babai tentoi të ribashkohej me Meghan-in, por ky dokumentar i prishi më shumë punë

Babai i Meghan-it mund të dëshmojë kundër saj në gjyq./abcnews.al

Capture-43.png
So Nila14:45 | 27/01/2020

Sigurisht që Meghan nuk është lloji i gruas që pëlqen të qëndrojë në hije. Sipas Daily Mail, që citon një burim të afërt me familjen mbretërore, Meghan Markle është ndjerë e acaruar pasi është detyruar të qëndrojë larg çështjeve politike pas martesës së saj me princin Herry.

Dhe për këtë arsye ka vendosur të rimarrë në dorë jetën e saj dhe të kthehet aktive në këtë front: madje mundet edhe të ketë një rol në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane.

Që Megan e ka politikën për zemër, kjo nuk është një risi. Në të shkuarën ka sulmuar Donald Trump dhe ka refuzuar edhe ta takojë gjatë vizitës së tij në pallatin mbrrtëror duke përdorur si justifikim se duhej të kujdesej për djalin e saj.

Markle është po ashtu edhe shumë mike e Xhesika Mulronej, nusja e djalit të kryeministrit kanadez Brajan Mulroni. Dhe është shumë e afërt edhe me Justin Trudeau apo Barack dhe Mishel Obamën.

 

 

Nëse dukesha do të vendoste të behej pjesë e politikës, ndoshta do të provokonte një stuhi të re diplomatike, mbi të gjitha nëse do të sulmonte sërish Trump apo do të fillonte të merrej me punët e shtetit në Kanada, ku tani qëndron bashkë me familjen e saj. Nuk duhet as të harrohet se Markle, e lindur në Los Angeles, është qytetare amerikane; asgjë nuk do ta pengonte që një ditë, të kandidonte edhe për shtëpinë e bardhë./abcnews.al

meghan-harry-anniversary.jpg
So Nila10:52 | 22/01/2020

Planet e Princ Harry-t për një jetë më të qetë larg vëmëndjes që sjell familja mbretërore po vihen në rrezik nga paparacët që vijojnë të fotografojnë atë, Meghan dhe djalin e tyre Archie-n, tani jetojnë në Kanada.

Pasi u publikuan foto të Meghan teksa shëtit me Archie-n dhe me dy qentë e saj, avokatët e çiftit paralajmëruan mediat të mos botojnë më foto pa marrë miratim.

Harry ka pasur një marrëdhënie të vështirë me shtypin që kur ishte ende fëmijë; i rritur nën dritat e kamerave, princi pa si të ëmës, Princeshë Diana-s i vështirësohej jeta nga paparacët. Diana vdiq pasi u ndoq me makinë nga paparacët në Paris.

Vitin e kaluar, Harry pranoi një dëmshpërblim të majmë dhe një ndjesë nga një agjenci paparacësh që përdori një helikopter për të fotografuar shtëpinë ku jetonin ai dhe Meghan. Si pasojë e fotove, çifti u detyrua të shpërngulej.

Përplasja e fundit me paparacët ndodh pak pas finalizimit të largimit nga detyrimet e familjes mbretërore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono