Medikamente

zvernec.jpg
G. P.13:40 | 03/07/2019

Qendrat shëndetësore në plazhet e Vlorës janë kompletuar me medikamente shëndetësore dhe me personel. Këto ditë të nxehta shumë pushues kanë probleme me alergjitë dhe me insektet.

Me ngritjen e temperaturave kanë nisur dhe problemet shëndetësore për pushuesit në bregdet. Pranë qendrave çdo ditë paraqiten plazhistë të djegur nga rrezet ose të infektuar nga pickimet e insekteve.

“Sidomos pickimet e insekteve, alergjitë nga diellit, rastet e krizave hipertensive kryesisht tek moshat e treta ndodhin shpesh, kemi raste dehidrime , kemi dhe djegiet e diellit që janë nga ekspozimi i shtuar në orët problematike që janë ora 11:00 deri në 15:30”.

Nga Zvërneci deri në Qeparo funksionojnë tetë qendra shëndetësore. Ato kanë mjete që qarkullojnë në gjithë bregdetin e Vlorës. Të plotësuar me logjistikë e medikamente, japin ndihmë edhe rasteve të rënda, si në urgjencën e spitalit.

“Stafi në Qendrën Shëndetësore Plazh i Vjetër është dy mjekë dhe dy infermierë që funksionojnë të alternuar, por kjo varet nga fluksi që ka qendra shëndetësore, ku disa qendra funksionojnë me një mjek dhe një infermier dhe qendrat e tjera me 3 mjekë dhe 3 infermierë”

Jo vetëm në Vlorë, por në të gjitha plazhet e vendit, pushuesve do t’u vihet në ndihmë deri në fund të sezonit. Aktualisht qendrat shëndetësore në Zvërnec, Plazhin e vjetër, Orikum, Rradhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë edhe Qeparo janë në funksion me kapacitet të plotë./ABC News Albania 24/7

maxresdefault-2-933x445.jpg
G. P.10:02 | 11/11/2018

Dhimbjet e kokës janë të padurueshme për të gjithë. Përdorimi i medikamenteve mjekësore nuk preferohet shumë, për këtë fakt njerëzit janë në kërkim të formave natyrale për shërimin e dhimbjes.

Përdorimi i xhenxhefilit mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit të enëve të gjakut në kokë, duke siguruar kështu lehtësim nga dhimbja e kokës. Lëngu i Mentes ka efekt pozitiv në ndalimin e dhimbjes në kokë.

Aroma e vajit të lavandës është ndihmesë e madhe në përmirësimin e simptomave edhe të migrenës./tvklan.al

KRONIKE-PAMPURI-PER-HOMOFILINE-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
G. P.13:04 | 09/09/2018

Jeta e të sëmurëve me hemofili varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut. Por 300 pacientët në Shqipëri nuk mund ta marrin dot sipas deputetes të Partisë Demokratike Oriola Pampuri.

Oriola Pampuri, deputete: “Faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera. Në këtë situatë ku luhet me jetën e të paktën 300 të sëmurëve me hemofili, Ministria e Shëndetësisë hesht dhe nuk shpjegon pse QSUT nuk blen faktorë të mjaftueshëm për trajtimin normal të të sëmurëve”.

Sipas deputetes Pampuri pacientët me hemofili nuk mund ta blejnë dot vetë gjithmonë faktorin për jetën e tyre, sepse një i tillë kushton nga 1 milion e 200 mijë lekë në 2 milion lekë të vjetra. Përgjegjës bën edhe qeverinë.

“Vetëm në 8 muaj qeveria e Edi Ramës ka harxhuar mbi 6 milionë euro për të bërë zyrat veta të rehatshme dhe luksoze, ndërsa qindra të sëmurë me hemofili rrezikojnë të invalidizohen nga mungesa e Faktorit. Keto para dhe ato që abuzohen me tendera të tjerë korruptivë nga Ministria e Shëndetësisë, mjaftojnë për të blerë faktorët për pacientët hemofilikë dhe për t’u krijuar atyre kushtet të kurohen në qytetet ku banojnë, pa qenë nevoja të torturohen disa herë në muaj nga ardhja në Tiranë”.

Për Partinë Demokratike është prioritet kryesor anullimi i koncesioneve që paguhen 75 milionë euro çdo vit nga taksat e shqiptarëve dhe përdorimi tyre për shëndetin e qytetarëve./abcnews.al

mediakmente-farmaceutike.jpg
us er15:34 | 20/09/2017

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për kontrabandë medikamentesh farmaceutike.
Ata janë Enval Xhoxhi 31 vjeç dhe Kozeta Ylli 47 vjeçe të dy nga Tirana.
Këta persona u arrestuan nga sektori për Krimin Ekonimik dhe Financiar, pasi tregtonin dhe transportonin mallra që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.
Gjate arrestimit policia u gjeti 90 medikamente të ndryshme farmaceutike kontrabandë. 42 prej tyre janë gjetur në farmacine e Enval Xhoxhit.
Ndërsa 48 medikamente farmaceutike kontrabandë u gjetën në farmacinë që menaxhonte shtetasja Kozeta Ylli.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono