mediat greke

VARRIMI-KATSIFA-1280x720.jpg
ent ela21:26 | 09/11/2018

Edhe mediat në Greqi kanë pasqyruar dhe komentuar vendimin e ministrisë sonë të brendshme për shpalljen “non grata” të 52 shtetasve greke. Disa të përditshme greke akuzojnë qeverinë shqiptare se vazhdon të stimulojë klimën armiqësore mes dy vendeve edhe pas varrimit të Kostantinos Kacifas.

Një pjesë e shtypit grek ka reaguar me tone agresive ndaj vendimit të ministrit të Brendshëm shqiptar Sandër Lleshi, për të shpallur “non grata” 52 shtetas grekë që u përfshinë në aktet antishqiptare antikushtetuese në Bularat.

Sipas Ta Nea, pala shqiptare në këtë mënyrë po stimulon klimën armiqësore mes dy vendeve. “Pas varrimit të Kostantinos Kacifas, klima e luftës jo vetëm nuk është venitur, por pala shqiptare parapëlqen ta stimulojë me çdo mjet, përsa kohë diplomacia greke vazhdon të notojë në moçal”, ka shkruar e perdistshmja “Ta Nea”. Gazeta helene i ka cilësuar të papranueshme etiketimet që ministri Lleshi u ka bërë veprimeve të shtetasve grekë, si “vulgare dhe të rrezikshme”.

Madje, për “Ta Nea”, aktet ekstremiste nacionaliste greke në fshatin Bularat ishin provokuar që në fillim nga shqiptarët. “Shqiptarët bllokuan hyrjen e mijëra qytetarëve grekë që donin të ndiqnin varrimin e Kacifas, duke kaluar nga justifikimet më absurde tek kërcënimet”, ka shkruar e përditshmja. Në të njëjtën linjë, “Protothema” shkruan se pas arrestimit të 12 shtetasve grekë nga policia e Gjirokastrës, pala shqiptare inskenon tensione të reja me shpalljen “non grata” të 52 shtetasve greke. “Vendimi i ministrit të Brendshëm vjen pas formulës provokuese të kryeministrit Rama, që i cilësoi pjesëmarrësit në varrimin e Kacifas provokatorë”, shkruan “Protothema”. Ndërkohë, e përditshmja tjetër “Kathimerini” ka bërë thjesht një pasqyrim të vendimit të qeverisë, duke theksuar se 52 shtetasit grekë nuk do të lejohen të hyjnë më në Shqipëri. /abcnews.al

ANALIZA-GREKE-MAQEDONI.mpg_snapshot_00.13-1280x935.jpg
G. P.17:10 | 01/10/2018

Sipas mediave greke një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së ulët në referendumin e së dielës për emrin në Maqedoni, është fakti se 300 mijë banorë janë larguar nga vendi.

Rreth 300 mijë qytetarë nga Maqedonia janë larguar nga vendi vitet e fundit. Për këtë arsye pyetja se sa reale kanë qenë listat zgjedhore, është shumë serioze. Kështu e nisin analizën e tyre mediat greke për referendumin e së dielës për çështjen e emrit në Maqedoni.

Listat zgjedhore nuk janë rifreskuar prej 16 vitesh, pasi regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2002, shkruan në analizën e saj e përditshmja greke “Ekathimerini”.

Sipas medias greke nëse në listën zgjedhore do të kishte rreth 1.2 milionë qytetarë që do të kishin të drejtën e votës, atëherë kryeministri Zaev sigurisht që do të kishte më shumë mundësi të arrinte fitoren e dëshiruar në referendum. Sdioqoftë edhe pse shumë qytetarë ishin të vendosur për të mos marrë pjesë, pavarësisht apeleve të ndërkombëtarëve, kryeministri Zaev do ta ketë shumë të vështirë që të bindë çdo vëzhgues objektiv se shumica e popullsisë është në mbështetje të “Marrëveshjes së Prespës”. Në këtë kontekst do të jetë edhe shumë më e vështirë që të sigurohet shumica e mjaftueshme dhe bashkëpunimi me opozitën në procesin e rishikimit të kushtetutës.

Mundësitë më të mëdha janë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare duke shtruar sërish si çështje, dilemën e pranimit të marrëveshjes me Greqinë si kusht për anëtarësimin në institucionet euroatlantike./abcnews.al

HAHN-DEKLARATA-1280x720.jpg
ent ela22:29 | 11/07/2018

Një deklaratë e komisionerit për Zgjerimin në samitin e Londrës është interpretuar nga mediat greke si paralajmërim për ndryshimin e kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por një zëdhënës i Johannes Hahn ka mohuar që shefi i tij të ketë folur për një skenar të tillë.

Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, i cituar nga mediat greke, ka deklaruar se pas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë ristrukturim të kufijve. Kanë qenë të përditshmet “Kathimerini” dhe “Proto Thema” që kanë raportuar deklaratën e Hahn, të cilën e kanë cilësuar “të çuditshme dhe të pabesueshme”. Sipas dy gazetave, komisioneri e ka bërë këtë deklaratë në konferencën “Përtej Berlinit” të mbajtur në Londër. “Po të kemi një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim të kufijve, rrjedhimisht duhet të kemi edhe një lidership që të kuptojë se duhen ndryshime në shoqëri. Duhet të ndryshojë mentaliteti që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”, citojnë organet greke të shtypit Hahn. Për “Proto Thema”, komisioneri ka paralajmëruar ndryshim kufijsh në rast se negociatat Rama-Tsipras përfundojnë me sukses. Por duke reaguar ndaj raportimeve të mediave helene, një zëdhënës ka mohuar që komisioneri të ketë folur për ndryshim kufijsh. “Komisioneri nuk i referohet ndonjë ndryshimi kufitar. Por duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe përpara një zgjerimi të mundshëm të BE-së, ai i është referuar bisedimeve greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të ketë sukses vetëm në bazë të një marrëvesheje reciproke mes dy vendeve”, ka thënë zëdhënësi për gazetën “Kathimerini”. /abcnews.al

rama-22.jpg
G. P.14:40 | 20/03/2018

Mediat greke raportojnë se kryeministri grek, Aleksis Tispras, do të vizitojë Shqipërinë nga 6 deri më 8 Prill. Ai do të takohet në Korçë me shefin e qeverisë shqiptare, Edi Rama. Këto raportime vijnë pas deklaratës së Tsipras se marrëveshja me Shqipëri për detin do të dërgohet në Parlamentin grek brenda Prillit.

Mediat greke kanë zbuluar detaje lidhur me vizitën e paralajmëruar kohë më parë të kryeministrit Aleksis Tsipras. “To Vima” në një shkrim të gjatë, ku evidenton problemet e shumta të koalicionit qeveriatar lidhur me marrëveshjen për detin me Shqipërinë dhe çështjen e emrit me Shkupin, nënvizon se Tsipras do të kalojë pashkët në qytetin e Korçës. Kryeministri grek do të vizitojë Shqipërinë nga data 6 deri në 8 Prill.

“Takimi i dy krerëve të qeverive është në kontekstin e kontakteve të vazhdueshme të palës greke me vendet fqinje, duke pretenduar një rol dominues në Ballkan si vendi më i fuqishëm i BE-së në rajon”, shkruan gazeta e njohur “To Vima”.

“Ne duhet ta justifikojmë rolin e Greqisë si një forcë udhëheqëse në Ballkan, por gjithashtu si një shtyllë stabiliteti në rajonin më të gjerë”, tha Alexis Tsipras disa javë më parë.

Gjithashtu raportimi i mediave greke përforcohet dhe më shumë nga biseda mes kryeministrit grek dhe kryetarit të partisë “To Potami”, Stavros Teodorakis. Ky i fundit bëri me dije se Tsipras është shprehur se marrëveshja eventuale me Shqipërinë sa i përket detit do të mund t’i paraqitet Parlamentit grek brenda muajit Prill.

Ndërkohë, kjo do të jetë hera e parë që Aleksis Tsipras do të vizitojë Shqipërinë si kryeministër i Greqisë. Raportimet për këtë vizitë, erdhën pasi Presidenti Ilir Meta i dha plotfuqinë ministrit të Jashtëm, Dimtir Bushati, për të negociuar për çështjen e detit me Athinën./abcnews.al

vlcsnap-error521-1280x720.jpg
ent ela12:50 | 27/02/2018

Mediat greke janë skeptike për sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. E përditshmja “To Vima”, citon burime diplomatike, sipas të cilave, pritshmëritë janë të ulëta.

E përditshmja greke “To vima” në një shkrim për çështjen e emrit të Maqedonisë, citon burime diplomatike greke sipas të cilave pritshmëritë për gjetjen e një zgjidhjeje janë të pakta. Kjo duke pasur parasysh qëndrimet e ndryshme të dy palëve për çështje të caktuara dhe shumë të rëndësishme. Në analizën e publikuar në versionin e saj on line, “To Vima” shkruan se po bëhen shumë përpjekje për të gjetur një qëndrim të përbashkët, edhe pse ekzistojnë shumë çështje të hapura dhe shumë raste të cilat shkaktojnë mospajtime midis të dyja palëve. Sipas të përditshmes greke ndër pengesat që vendosen janë edhe përmendja e shpeshtë e Kushtetutës nga kryeminstri Zaev, dhe qëndrimi i tij për të mos bërë asnjë ndryshim kushtetues. Kjo ëshët pikërisht dhe një nga pikat që vështirë se mund të pranohet nga pala greke. Lidhur me çështjen e emrit, To vima shkruan se variant “Maqedoni e Sipërme” është ai që mbizotëron, por as kjo nuk mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur./abcnews.al

 

vlcsnap-error801-1280x720.jpg
ent ela10:25 | 21/02/2018

Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht mesazhin e presidentit Ilir Meta lidhur me negociatat për kufirin detar. Disa të përditshme në vendin fqinj theksojnë se vendimi i Metës për të mos nënshkruar dekretin që autorizon qeverinë e Tiranës për të vazhduar negociatat, minon procesin e zgjidhjes së disa çështjeve me rëndësi. Ndërsa bllokon dhe rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Gjithashtu mediat greke citojnë edhe arsyetimin e presidentit Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të plotfuqishmërisë për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Mediat greke gjithashtu i referohen Metes, qe nënvizoi se nuk dëshiron të marrë pjesë në negociata sepse nuk është një ekspert. Ndërkohë, mediat akuzojnë Metën se më ketë qëndrim ka për qëllim të luajë lojëra të brendshme-mercenare dhe partiake./abcnews.al

edi-rama-730x440.png
ent ela11:50 | 20/02/2018

Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit shqiptar Rama në Kosovë, ku ai hodhi idene e një presidenti të përbashkët mes dy vendeve. Sipas analistëve grekë Rama po evokon krijimin e Shqipërisë së madhe.

Vijojnë reagimet ndaj deklaratave të Edi Ramës në parlamentin e Kosovës ku foli në seancën solemne me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje propozimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Analistë greke dhe media në vend kanë komentuar fjalët e kryeministrit shqiptar duke thënë se Rama po ëndërron Shqipërinë e Madhe. E përditshmja greke Skai.gr shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur mendimin se Shqipëria dhe Kosova përveç politikës së jashtme të përbashkët duhet të ketë të përbashkët edhe presidentin.

“Një president si simbol i unitetit kombëtar”, ka qënë propozimi i Edi Ramës në seancën festime të parlamentit të Kosovës në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë. Më tej thuhet se Rama ka theksuar se për momentin kjo është e pamundur por në fund çdo ëndërr është e realizueshme./abcnews.al

24301029_1504578922924872_6379399251135647960_n.jpg
ent ela11:55 | 10/02/2018

Pas lajmit të publikuar në median greke se është arritur marrëveshja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin, ka ardhur edhe reagimi i ish-Presidentit Bujar nishani. Sipas tij nëse lajmi i publikuar në mediat greke do të ishte i vërtetë, atëherë kjo do të ishte tradhëtia më e madhe kombëtare e shtetit shqiptar. Përmes një postimi në facebook, Nishani shkruan se Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.

Statusi i plotë i ish-Presidentit në facebook

Të dashur miq !
Media greke njofton sot se Marrveshja e Detit midis Shqiperisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse.
Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik.
Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës.
Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.
Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale.
Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.
Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës ?
Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.
Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese :

“26. Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar”.

Pra Gjykata thotë : “gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes”.

Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për Marrveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi Sovranitetin e Shtetit.
I bëj thirrje opozitës shqiptare të kërkoj transparencë të plotë për të gjithë proçesin e negociatave dhe rezultatin e arritur për këtë çështje. Në këtë rast opozita ka një përgjegjësi historike.
Shpresoj shumë që media dhe intelektualët shqiptarë të mos heshtin në bashkëfajsi !/abcnews.al

ydrogonanthrakes_1_2.jpg
ent ela11:26 | 10/02/2018

Sipas mediave greke qeveria greke dhe ajo shqiptare kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për detin, dhe deklarata zyrtare do ta konfirmojë shumë shpejt. Sipas kësaj marrëveshjeje Greqia do të nisë aktivitetin për kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Qeveritë e Greqisë dhe të Shqipërisë duken se kanë arritur marrëveshjen për zonat eksluzive ekonomike, implementimi I së cilës do të përcaktojë qartë kufijtë rajonalë dhe do të lejojë progres në kërkimet për hidrokarbureve në blloqet 1 dhe 2 të detit Jon. Kështu nis shkrimin e saj e përditshmja ekonomike greke “Energypress” në versionin e saj online. Më tej thuhet se një deklaratë zyrtare nga të dyja palët do të bëhet shumë shpejt publike.

Në të kaluarën Shqipëria ka reaguar ashpër ndaj çdo pretendimi për kërkime në këto dy blloqe për të cilat vendi i konsideron pjesë të territorit të saj detar vijon shkrimi.

Marrëveshja mes qeverisë greke dhe Tiranës vjen pas pranimit të disa gabimeve që kanë ekzistuar deri tani në vendosjen në hartë të zonave eksluzive ekonomike, thuhet nga burime zyrtare greke.

Si pasojë e kësaj, zyrtarët shqiptarë nuk do të kenë mundësi të kundërshtojnë më pretendimet greke.

Zyrtarë të qeverisë greke u shprehen optimist se problemet e së kaluarës, nga kundërshtimet e shqipërisë ndaj aktivitetit grek për kërkimin e hidrokarbureve në rajon, nuk do të përsëriten më pas firmosjes së marrëveshjes në fjalë. /abcnews.al

 

tsipras-speech-2-thumb-large.jpg
ent ela13:02 | 20/01/2018

E ndërsa Maqedonia dhe Greqia duken më parnë se kurrë një zgjidhjeje për çështjen e emrit, kryeministri grek Aleksis Tsipras në një intervistë për mediat vendase u shpreh se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në një intervistë për të përditshmen greke “Ehtnos” ka folur për marrëdhëniet me Maqedoninë dhe mundësitë e zgjidhjes së çështjes së emrit. Gjatë intervistës ai theksoi se kombi maqedonas nuk ka ekzistuar asnjëherë duke përshkruar në detaje rjedhën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës.

Deklarat e tij vjen në një moment kur Athina dhe Shkupi duken shumë pranë arritjes së një zgjidhjeje për sa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë. I dërguari special i kombeve të bashkuara Nimitz, disa ditë më parë u dorëzoi negociatorëve serbë dhe atyre maqedonas, listën me propozimet për arritjen një zgjdihje. Ndërsa palët pritet të japin një përgjigje Brenda dy javësh. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Shkup të premten bëri të qartë për politikën maqedonase, se nuk mund të ketë asnjë plan rezervë përveç arritjes së një marrëveshjeje. Dhe se kjo ishte e vetmja mënyrë që Maqedonia të anëtarësohej në NATO dhe të vazhdonte rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono