media

policiaa123.jpg
G. P.14:07 | 29/10/2018

Policia greke ka deklaruar zyrtarisht se minoritari Kostandinos Kaçifa nuk u vra për flamurin grek. Sipas policisë greke, nuk ka asnjë provë që ngjarja të jetë shkaktuar nga ndonjë provokim nga pala shqiptare.

Policia Greke ka rrëzuar të gjitha pretendimet që minoritari Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për flamurin apo të jetë provokuar nga pala shqiptare. E përditshmja greke “Kathimerini”, por edhe media të tjera të Athinës, citojnë burime zyrtare të Policisë Greke, sipas të cilave autoritetet e vendit të tyre kanë qenë vazhdimisht në kontakt me palën shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Aristeidis Andrikopoulos, ka kontaktuar me homologun e tij shqiptar dhe është mbajtur vazhdimisht i informuar për situatën që po ndodhte në Bularat të Gjirokastrës.

“Kathimerini” shkruan gjithashtu se burime zyrtare nga Policia e Athinës kanë thënë se nuk ka prova apo dëshmi që Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për ngritjen e flamurit grek. Vetë policia helene e mohon që 35-vjeçari minoritar të jetë provokuar nga policia shqiptare apo faktorë të tjerë.

Ndërkohë, e përditshmja tjetër “I Efimerida” shkruan se policia greke ka shtuar masat e sigurisë në ambasadën shqiptare në Athinë, në Zyrën Konsullore shqiptare në Selanik, si dhe në biznese e dyqane që i përkasin komunitetit shqiptar në Greqi, për të shmangur çdo episod të dhunshëm nga ekstremistë. Në të njëjtën kohë ekziston frika edhe për të burgosurit shqiptarë në burgjet e paraburgimet e Greqisë./abcnews.al

 

 

 

kosta.png
G. P.18:48 | 28/10/2018

Mediat greke i kanë bërë jehonë ngjarjes që tronditi Gjirokastrën gjatë së dielës. Disa prej portaleve dhe gazetave kryesore të shtetit fqinj kanë pasqyruar gjerësisht ngjarjen duke iu referuar mediave shqiptare.

Megjithatë, ato nuk raportojnë faktin që shtetasi grek Kostandinos Kaçifas ka qëlluar në drejtim të policisë shqiptare. Disa prej tyre shkruajnë se ka qëlluar në ajër në momentin që forcat RENEA po hiqnin flamurin grek. “Vritet vorio-epirioti pas përplasjes me policinë shqiptare”, shkruan në titull Zougla.gr.

Ndërsa gazeta “Protothema” vijon: “Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”.

Dhe më tej nënvizon se “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të festës kombëtare greke të 28 Tetorit”. I njëjti version përcillet edhe nga media si “Skai.gr”, “Ta Nea”, “Efimerida”, “Newsbomb.gr” e shumë të tjera. /abcnews.al

fatmir-xhafajj.png
G. P.12:31 | 27/10/2018

Mediat e huaja i kanë dhënë hapësirë të gjerë dorëheqjes së papritur të Minstrit të brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj. Duke u përqendruar të mënyra e publikimit të lajmit, duket se pjesa më e madhe e tyre njëzëri shtrojnë pyetjen: pse kjo dorëheqje?

Deutche Velle ashtu si dhe një pjesë e mirë e mediave të huaja më prestigjoze kanë pasqyruar lajmin për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm shqiptar fatmir Xhafaj. Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u bë e ditur të shtunën (27.10) nga një njoftim i kryeministrit Edi Rama, në median sociale, që bën me dije, se ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Xhafaj, nis analizën e saj Deutche Velle.

Nga postim i kryemnistrit të Shqipërisë, Edi Rama duket se arsye për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është kërkesa për  “shpejtësi, energji dhe rezultate të reja”, dhe pse një arsye e qartë nuk është dhënë ende nga tashmë ish ministri, vijon shkrimi.

Dorëheqja e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm vjen e papritur. Vetëm një javë më parë Policia e Shtetit, strukturë e Ministrisë së Brendshme, zhvilloi me sukses Mega-Operacionin e parë në Shqipëri për nga përmasat dhe rezultatet: në 12 qytete të Shqipërisë, në të njëjtën kohë, u arrestuan anëtarët e 4 grupeve kryesore kriminale të trafikut të drogës, që bashkëpunonin mes tyre si një organizatë kriminale. U shkatërrua laboratori i përpunimit të heroinës, në Has, të qarkut të Kukësit. U arrestuan dy ish-deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çako, për bashkëpunim me  krimin e organizuar të trafikut të drogës. Pse dha dorë heqjen Fatmir Xhafaj pas suksesit të fundit? Kjo mbetet ende e panjohur, vijon më tej analizaq. Vetë ish-ministri Xhafaj, në një pronocim për mediat, të shtunën (27.10) paradite nuk dha asnjë shkak për dorëheqjen e tij. “Sfidat kanë qënë tepër të mëdha, por jam krenar që në krye të një ekipi  me integritet dhe përkushtim në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kemi arritur suksese shumë të rëndësishme në forcimin e rendit dhe sigurisë në vend, disa prej  të cilave, të konsideruara të pamundura për vite të tëra”, tha Fatmir Xhafaj.

Në Maj të këtij viti, Xhafaj hodhi poshtë kërkesën e opozitës për të dhënë dorëheqjen, që pretendonte se ai kishte fshehur dënimin e vëllait  të tij, Agron Xhafaj, në vitin 2002  në Itali për trafik droge dhe e kishte mbrojtur nga drejtësia në Shqipëri, ku i vëllai ishte ekstraduar nga autoritetet italiane.

Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Ndërkohë Daily Mail, Nju Jork Tajms dhe Asocciated Press ndër të tjera shkruajnë se lajmi për dorëheqjen e tij u bë nga profili në Tuiter i kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se kishte pranuar dorëheqjen. Por deri tani nuk është dhënë asnjë shpjegim, ndaj pritet një reagim nga tashmë ish ministri i Brendshëm. Brenda pak minutash kryeministri Rama, ka emëruar Sandër Lleshin, një ish zyrtar ushtarak në postin e ministrit të Brendshëm shkruan Asociated Press. Emërimi i Lleshit duhet miratuar nga presidenti dhe më pas nga parlamenti, ndërsa kryeministri premtoi se ai do të sjellë një energji të re positive./abcnews.al

MIRELA-MILORI-1280x720.jpg
ent ela23:01 | 12/10/2018

“Më shqetëson fakti që televizioni po i ikën mendimit, sepse çdo gjë del nga moda përveç trurit kurrë”. Kështu është shprehur gazetarja e ABC News Mirela Milori në studion e Provokacijas, ndërsa ka folur për situatën ku ndodhet media sot në Shqipëri.

Sipas saj, sot kanë më shumë shikueshmëri show pa tru, siç e cilëson ajo, që gjeneron lekë, sesa komunikimet cilësore.

“Show shikohet, një lloj show që mua nuk më tërheq. Këto show pa tru dhe vetëm me xixa për të gjeneruar lekë nuk mundem. Komunikimi nuk do dalë kurrë nga moda do jetë pjesë e televizionit  si do të vijë puna”.

Por Milori ndjen më shumë keqardhje, për zgjedhejt e gabuara të gjeneratës së vjetër që e njeh profesionin.

“Më dhemb më shumë gjenerata e vjetër që e di zanatin dhe bën zgjedhje të gabuara te përfaqësuesit e gjeneratës së re”.

Duke pranuar arrogancën gjinore në media, Milori u shpreh se po krijoheshin mundësi të barabarta në përputhje me gjininë, atëherë do merrej produktiviteti i duhur nga gratë.

“Ka arrogancë në media por nuk është më e spikatur se ajo që kemi në shoqëri, kur përballë kemi një grua që është e zonja, dhe po qe pak e bukur në këtë moment bëhet arrogant personi përballë ka arrogancë maskile. Njeriu i zot qoftë burrë apo grua do dalë, do evidentohet, por shanset nuk i jepen të barabarta. Nëse do na krijonin mundësi të barabarta në përputhje me gjininë, atëherë ne do marrim produktivitetin e duhur nga gratë dhe diferenca në pagë është gjinore”.

Me një përvojë mbi 20 vjeçare në media dhe në një situatë të tillë ku ndodhet media shqiptare, Milori apelon që profesionistët të bëjnë të pamundurën për të dhënë modelin e duhur.

“Ne jemi pjesë e të tërës, mos prit një media si në Britani dhe SHBA. Intervistat më të mira që bëj unë,  kanë shikueshmëri më të vogël. Nëse hedh një foto artistike nga plazhi ka më shumë shikueshmëri se një intervistë e mirë, sepse media është në një situatë të tillë, ke gjithçka po nuk ke gjithçka, shfleton gjithçka po nuk lexon gjithcka. Mos të jepet modeli i gabuar. Ne si profesionistë duhet të bëjmë të pamundurën aq sa kemi në dorë, sepse balanca e forcave mban botën”– theksoi Milori.

Ajo rrëfeu gjithashtu edhe fillimet e para në media, ku përvojën në televionin Klan e konsideri si një ëndërr të jetuar, që punoi mes profesionistëve të kohës.

“Vitet e para vitet, më të bukura. Klani i parë ka qenë një ëndërr e jetuar, një organizim, frymë të mirë, një puën të mirë mbrapa, më ndihmonin, respektonin, më mësuan gjënë më të mirë të punës dhe kur shkova te Zëri i Amerikës isha gati. Asnjëhërë e lënduar, asnjëherë e anashkaluar, kam punuar me më të mirët si Baxhaku, Shkullaku, Balla, Peza, Demi”– rrëfeu ajo. /abcnews.al

.

arratisje.png
G. P.20:38 | 07/10/2018

Gazeta Britanike “Sunday Express” thotë se dëbimi i kriminelëve të huaj nga vendi po shndërrohet në një problem serioz, pasi autoritetet nuk po veprojnë. Kjo media, e cila ka publikuar një koment, e mbështet këtë me rastin e një shqiptari.

Gazeta britanike “Sunday Express” në numrin e së dielës ka publikuar një koment lidhur me një fenomen që po ndodh gjithnjë dhe më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një i arratisur, i dënuar për vrasje, i cili në një kohë ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, është i lirë të endet në Britani. Që kur erdhi këtu nga Shqipëria, Hektor Mahmutaj, 42 vjeç, është përfshirë në krim”, shkruan e përditshmja duke saktësuar se ai është burgosur nga Gjykata e Liverpolit për posedim armësh.

“Sunday Express” nënvizon se ai akoma lëviz i lirë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të pretendimit se një ekstradim i tij në Shqipëri do të “shkelë të drejtat e tij të njeriut”. Gjithashtu njofton se autoritetet as që kanë nisur procedurat e deportimit.

Media britanike thekson se historia e tij çon në një problem më të gjerë. “Sunday Express” shkruan se zyrtarët kanë premtuar marrjen e masave për të huajt që bëjnë krime në Angli, por deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret. Një gjë e tillë, sipas gazetës, konfirmohet edhe nga fakti që Mahmutaj ndodhet ende në Britani.

arlinda-causholli.png
G. P.20:37 | 05/10/2018

Rasti i Xhisiela Malokut ka hapur një debat në media. Arlinda Çausholli ishte e ftuar në “Provokacija” nga Mustafa Nano për të folur pikërisht për mënyrën se si e përcolli media ngjarjen.

Sipas publicistes, duhet ruajtur sensi i masës sepse në momentin që ngjarja harrohet nga njerëzit e thjeshtë për personin e përfshirë vazhdon akoma.

“Duhet ruajtur një sens i masës sepse është një vullkan që do zgjasë për 3-4 ditë dhe ma beso, ditën e hënë jam e bindur që do harrohet, ndërkohë që veshët e asaj vajze do kumbojnë akoma”, tha Çausholli.

Më tej Çausholli tregoi edhe se si do e kishte preferuar rininë sot. Sipas saj duhet të jemi më të bashkuar dhe t’i gjendemi njëri-tjetrit si njerëz.

“Unë do kisha preferuar që kjo rini që shoh nëpër kafe, që shoh baste të pafund që janë të hapura, do preferoja që nga Ministria e Arsimit, nga shteti të krijohej një lehtësi që kjo rini me ligj të shkojë të ndihmojë ose t’i njohet si intership, si stazh me kredite nëpër jetimore, azile, t’i gjendet njeriu njeriut, moshës së tretë”, u shpreh publicistja./abcnews.al

edi-rama-1.jpg
G. P.20:21 | 03/10/2018

Kryeministri Rama e pasuroi me një tjetër detaj idenë e tij të përcjellë pas rastit të Xhisela Malokut, për një paketë antishpifje. Në një postim në Twitter, me një gjuhë të fortë, Rama thotë se paketa antishpifje nuk do futet në kodin penal, që parashikon deri dënime me burg, por do konsiderohet si shkelje civile, e dënueshme me gjoba financiare. E kjo nuk do prekë vetëm politikanët, por edhe median që i përcjell.

“Paketa AntiShpifje në Kod Penal?Jo jo, as edhe një supë burgu nuk mund të paguajnë shqiptarët për shpifësat. Shpifësat e çdo lloji po, ata duhet t’i paguajnë sa frëngu pulën shpifjet e tyre, dhe çdo pellg mediatik, duhet t’u dalë për zot shpifësve që hedhin gurin e fshehin dorën”, shkruan Rama./abcnews.al

VUCIC-TAKIMET.mpg_snapshot_00.12-1280x762.jpg
G. P.16:14 | 25/09/2018

Sipas mediave serbe, zyrtarë të lartë ndërkombëtarë i kanë thënë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se mund të zvarrisë dhe për disa vite të tjera marrëveshjen me Kosovën. Kjo për arsye se një zgjidhje e mundshme mes dy palëve as nuk duket në horizont.

Presidentit serb Vuçiç i kanë thënë se mund të zvarrisë zgjidhjen me Kosovën. Sipas të përditshmes serbe Blic, duket se një zgjidhje mes dy vendeve nuk do të gjendet as këtë vit, por as në vitin 2019, pavarësisht dëshirës së komunitetit ndërkombëtar. Blic thekson se ka konfirmuar nga burime diplomatike se presioni nga vendet europiane për zgjidhjen përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës po zbehet. Burimi diplomatik në Bruksel, ndër të tjera ka thënë për të përditshmen e Beogradit se Gjermania dhe Franca e kanë kuptuar se zgjidhja përfundimtare për çështjen e Kosovës as nuk duket në horizont. Për këtë arsye është marrë vendimi që të mos këmbëngulet më në gjetjen e një zgjidhjeje për momentin ky mesazh iu ëshët dhënë dhe zyrtarëve të lartë serbë, dhe sipas Blic, presidentit të Serbisë Vuçiç i është thënë në takime të ndryshme se mund të zvarrisë çështjen e Kosoëvs dhe për disa vjet të tjera.

Arsyeja për këtë sipas medias serbe është se Prishtina nuk pranon të bëjë asnjë lloj kompromisi në një kohë që Serbia dhe presidenti i saj janë të vendosur të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet një kompromisi. Gjithësesi vullneti vetëm i njërës palë nuk është i mjaftueshëm. Në të njëjtën kohë, vijon më tej artikulli, problem tjetër është se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk ka mbështetjen e duhur politike në vend, ndërsa Vuçiç e ka. Dhe për këtë arsye Thaçi nuk guxon të ndërmarrë një zgjidhje konkrete përveç të flasë shpesh për ndryshim kufijsh. Por kreu i shtetit kosovar gjatë gjithë kohës refuzon krijimin e asocacionit të komunave serbe në veri të Kosovës. Raundi i fundit i dialogut në Bruksel, përfundoi para se të niste pasi Vuçiç refuzoi të takohet me Thaçin. Në një kohë që sipas Blic janë disa nga vendet më të fuqishme që kanë nisur të ndërrojnë qëndrimin e tyre ndaj Prishtinës. Duke pritur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ushtrojnë një presion përfundimtar në përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, një gjë që gjithqësesi nuk ka ndodhur

Blic thekson se administrate e presidentit amerikan tramp, ka zbutur qëndrimin ndaj Beogradit Brenda javëve të fundit. Nga deklarata: Marrëveshja është bërë, Kosova është një shtet i pavarur; ka kaluar në frazën: Uashingtoni nuk do të ndërhyjë në proces, do të mbështesë çdo marrëveshje për të cilat është rënë dakord nga të dyja palët. Shtuar këtu dhe qëndrimin e qartë të Rusisë e cila shprehet se do të mbështesë çdo zgjidhje që bie dakord Beogradi./abcnews.al

PROVOKACIJA-ROBERT-ALIAJ-J-PJ-2.mpg_snapshot_02.54-1280x720.jpg
ent ela21:39 | 21/09/2018

I ftuari i dytë në këtë puntatë të “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte artisti Robert Aliaj, i cili foli për marrëdhëniet e tij me televizionin dhe me të bukurën. 

Në një rrëfim interesant ai tregon se nuk ka nevojë për një stilist pasi ai “vishet vetë” dhe stilon gjithçka që ai zgjedh të mbajë. Aliaj tregoi gjithashtu për artikujt e tij më të fundit mbi gastronacionalizmin i ngacmuar nga cilësia jonë e rakisë së rrushit.

“Unë mund të pi sa të duash. Nuk jam bërë asnjëherë tapë, rakia më sjell në qef.”

U fol për marrëdhënien e tij me kameran dhe se si shpeshherë atë kamera e bezdiste për shkak të situatave që krijohen duke e ndaluar atë që të bënte gjëra që do të bënte.

“Kur e kam parë veten në TV më është dukur e tmerrshme, si e shohin njerëzit këtë gjë.”

Ajliaj tregoi gjithashtu dhe për prodhimtarinë artistike të tij, siç ishte dhe realizimi i një katalogu të quajtur “Tirana Horizontale”, vepër arti kontemporane ku ai evokuoi shumë vende historike të jetës së tij. Aliaj tregoi se sipas tij lufta është shumë e bukur pasi je në përpjekje për të mbijetuar dhe se e gjithë kjo është në vetëvete një poezi.

“Të jesh para togës së pushkatimit është eksitim i paparë. ”

Në lidhje me femrën në ekran ai u shpreh se kjo gjë është shumë bezdisëse sepse keqkuptohen rolet pasi nuk është ky ai fillestari. Gratë e bukura të Tiranës, sipas tij, janë të gjitha të panjohura sepse ai është kundër botoksit dhe silikonit.

I pyetur se çfarë pëlqejnë femrat tek ai, Aliaj u përgjigj: “Pëlqejnë faktin që s’kanë kuptuar se ça jam.”

Piktori gjithashtu tregoi për herë të parë për mediat herën e parë kur ka bërë dashuri dhe këtë ekperiencë aspak të zakontë. Gjithmonë provokues dhe me nota groteske ai rrëfeu gjatë kësaj puntate këtë situatë për të cilën jo shumë njerëz kanë guxim të flasin.

“Kam qenë i vogël dhe nuk kam bërë dashuri por më ka përdhunuar, një mami. Nuk ishtë traumatike, më pëlqeu shumë por që vetëm më shkatërroi sepse bënte xhiro aq shumë sa më copëtoi fare. Unë isha 16 vjeç. Unë e shijova mbas faktit sepse edhe një femër kur përdhunohet e ka nje moment kënaqësie, por kjo s’do të thotë që nuk u përdhunua, është fakt.”

I pyetur më tej nga gazetari Nano për këtë çështje ai u shpreh se po tregonte me shumë sinqeritet këtë përvojë të jetuar për herën e tij të parë.

“Tek Zogu i Zi isha i ftuar në një dasëm me familjen. Një zonjë aty më tërhoqi vëmendjen dhe më çoi tek shkolla e partisë që ishtë përballë. Në një moment aty u gjeta në bar, e mbaj mend sipër meje ajo ishte e eksituar. Nuk kam pasur trauma, por kjo nuk përjashton që është përdhunim.”

Në përfundim Aliaj tregoi dhe preferencat e tij muzikore, dashurinë e tij për artin e David Bowie dhe këndvështrimet e tij për situatën e medias sot në Shqipëri. Ai premtoi se do të rikthehej përsëri në studion e Provokacijas./abcnews.al

HAHN-SHKUP-MBULIM.mpg_snapshot_00.18-1280x700.jpg
G. P.14:30 | 17/09/2018

Po sot në Shkup ndodhet edhe një tjeter zyrtar i rëndësishëm i Brukselit, Johanes Hahn. Komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, ka folur në hapje të konferencës. “Ditët e medias Bashkim Europian – Ballkan Perëdimor”. Ai deklaroi se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian për sa kohë nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

“Nëse nuk përmbushen reformat për mediat të parashikuara në kapitujt 23 dhe 24, ekziston mundësia që të stopohet procesi i anëtarësimit në BE”, deklaroi komisioneri evropian. Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.

Më tej, gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.
“Liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur”, ka theksuar Hahn, duke bërë apel për reformim të sistemit të drejtësisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono