media

ANDI-NE-LAGJEN-18-PALLATI-I-ZHYTUR-2-METRA-1280x720.jpg
ent ela12:57 | 29/11/2019

Ministria e Mbrojtjes u bën apel gazetarëve dhe operatorëve që janë në terren dhe raportojnë për situatën nga tërmeti që të mos futen në brendësi të godinave të dëmtuara. Ministrja vlerëson mediat për kontributin në këto ditë të ëvhstira, ndërsa apelon ëpr kujdes pasi, lëkundjet vazhdojnë ende.

“I lutem të gjithë kolegëve gazetarë, që duke qenë se lëkundjet vazhdojnë, të mos futen në brendësi të godinave të dëmtuara. Në funksion të sigurisë të secilit prej jush. Lutem të bëni lidhjet direkte jashtë godinave. Është apeli që ne po i bëjmë çdo banori e sidomos për të gjithë ju, operator e gazetar që po kaloni ditëte netë të vështirë, ju lutem të tregoni kujdes.

Në emër të Ministres së Mbrojtjes, vlerësimet maksimale për kontributin e çdo përfaqësuesi të medias në këto ditë të vështira”. /abcnews.al

aaa.jpg
nev ila16:39 | 02/11/2019

Një lajm i rremë ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane, ku sipas asaj që raportohej dy shqiptarë Bujar Hysa dhe Bardhyl Hoxha janë shpallur në kërkim pasi do të përfshiheshin në një sulm terrorist në Itali.

Alarmi në Itali u nxit gjatë natës nga policia italiane, ku thuhej se dy shqiptarët po përgatisnin një sulm terrorist. Madje metoda e ekzekutimit nga dy autorët do të ishte si ai i Teatrit Bataclan, në vitin 2015 në Francë, ku humbën jetën 130 persona.

Sipas lajmit, dy terroristët  shqiptarë po kërkoheshin në të gjithë territorin italian.

Mirëpo, duket se mediat italiane kanë dalë blof, kjo pasi Bujar Hysa ndodhet në qeli duke vuajtur dënimin prej më shumë se 3 vitesh. Ky i fundit është dënuar me 18 vite burg dhe është nën monitorim të plotë, në ambientet e vuajtjes së dënimit këtu në Shqipëri.

Hysa u arrestua tre vite më parë së bashku me një grup imamësh të vetë shpallur që rekrutonin besimtarë të rinj për të luftuar në Siri./abcnews.al

 

aksidenti-4.jpg
ad min17:54 | 23/10/2019

Përplasja me një rrënjë ulliri rezultoi fatale për një të ri shqiptar. Shendy Çaushaj humbi jetën, ndërsa një tjetër shqiptar ende i paidentifikuar u lëndua rëndë pas aksidentit ë ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën Rio Moro di Colannella.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, mjeti tip “Opel Meriva” që drejtonte 32-vjeçari doli nga rruga për arsye që ende nuk janë përcaktuar nga policia. Fatkeqësisht makina u përplas me një rrënjë ulliri. Pasojat do të ishin fatale për Çaushajn pasi humbi jetën direkt në vendin e ngjarjes.

Siç shikohet edhe nga fotoja, makina ka pësuar dëmtime të shumta sidomos në krahun e shoferit. Ndërkohë për sa i përket shqiptarit tjetër, i cili udhëtonte si pasagjer në makinë, mediat nuk ia kanë bërë publik identitetin. Mësohet se ai u dërgua në spital gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas hetimeve paraprake, nuk përjashtohet pista që përplasja të jetë shkaktuar prej shpejtësisë së lartë. Megjithatë, pritet që shumë shpejt autoritetet të dalin në një përfundim zyrtar për të qartësuar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë./abcnews.al

zgjedhjet-kosove-1280x631.jpg
nev ila10:07 | 07/10/2019

Mediat e huaja shkruajnë për gruan e parë e kandiduar si kryeministre dhe “Che guevarën e Kosovës”, duke cilësuar rezultatet e zgjedhjeve si një fitore të gjeneratës së re e cila sfidoi gardën e vjetër.

Zgjedhjet e katërta të përgjithshme për 11 vjet në Kosovë, të cilësuara si shumë të rëndësishme për rinisjen e dialogut me Serbinë, shpallën fitues gjeneratën e re e cila sfidoi gardën e vjetër.

Mediat ndërkombëtare nisin pasqyrimin e tyre me një portret të shkurtër të dy kandidatëve të cilët janë shumë pranë njëri tjetrit….Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e Lidhjes demokratike të Koosvës

Ai shihej si fitues, dhe ashtu rezultoi, lider i së majtës nacionaliste të lëvizjes vetëvendosje, e cila doli parti e parë në zgjedhjet e dy viteve më parë. Albin Kurti 44 vjec ish student rebel i burgosur nga Slobodan Milloshevic në vitet ’90, doli nga lëkura e Che Guevarës së Kosovës, ashtu si cilësohej, duke veshur këmishën dhe kravatën: mjaft me aksione të dhunshme; si tri vjet më oarë kur ai dhe deputetët e tij hidhnin gaz lotsjellës në parlament…dhe mjaft më me idenë e një Shqipërie të Madhe….një linjë vërtet e kuqe për Beogradin.

Ajo është një pedagoge e re e të drejtës ndërkombëtare, e diplomuar në juridik, dhe me master e doktoraturë në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të AMerikës. Vjosa Osmani, 37 vjeç, shihet si fytyra e re e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë. Ajo është gruaja e parë që kandidohet për postin e kryeministres.

Pjesa më e madhe e mediave të huaja shkruajnë mbi premtimet e elitës politike që do të marrë në dorë të ardhmen e vendit, të fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe marrëveshjen e paqes e të njohjes me Serbinë.

“New York Times” shkruan se Kosova kërkon një të ardhme të re, por mbeten ende problemet e vjetra. Qëkur Kosova përfundoi luftën e saj me Serbinë dy dekada më parë, figurat e saj politike mbizotëruese kanë qenë të gjithë burra që u ngritën si luftëtarë dhe e mbajtën pushtetin, pavarësisht se nuk arritën të siguronin një paqe të qëndrueshme dhe një ekonomi të mirë.

Por në zgjedhjet kombëtare të dielën, një gjeneratë e re politikanësh po sfidon gardën e vjetër për herë të parë. “Ndërsa mbetet ndarja e hidhur me Serbinë, me qeverinë në Beograd që refuzon ta njohë Kosovën si komb të pavarur, dhe shpresat për pajtim duken akoma larg, vëzhguesit shpresojnë se votimi mund të sigurojë një mundësi që vendi të shkëputet nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i viteve të pasluftës dhe përqendrohet në qeverisje më të mirë”, shkruan NYT.

Ndërkohë, “Euronews” shkruan se mes shqetësimeve më të mëdha të vendit janë korrupsioni i rrënjosur thellë dhe një marrëveshje paqeje me Serbinë që mund të shtrojë rrugën për një anëtarësim të Kosovës në OKB.

“Sipas sondazheve, pakënaqësia publike me arritjet e Haradinajt në krye të koalicionit trepalësh ka rritur mbështetjen për partitë opozitare”, shkrua “Euronews”./abcnews.al

bordelloja.jpg
ad min13:05 | 26/09/2019

BBC ka kryer një investigim në një prej bordellove më të mëdha në botë. Në Bangladesh, prostitucioni është i ligjshëm, por sipas reportazhit të gjigandit mediatik britanik, vajza 7-vjeçare përgatiten që të bëjnë këtë lloj jetese. Disa femra në Daulatdia janë shprehur se janë detyruar që të prostituojnë që kur ishin fëmijë.

“Isha 19 vjeç kur erdha. Më sollën këtu dhe më detyruan të qëndroj kundër dëshirës sime. Nuk ishte i afërm ishte një person që e njihja nga zona ku jetoja. Më gënjeu, më tha që do shkojmë diku tjetër”, tha një grua për BBC.

Në bordellon më të madhe në botë, e cila gjithashtu është e ligjshme, rriten edhe fëmijët e prostitutave.

Për këtë arsye disa organizata bamirësie kanë ndërtuar një shkollë pranë, e cila frekuentohet më së shumti nga këta fëmijë. Gjithashtu janë hapur edhe shtëpi të sigurta për të ndihmuar të rinjtë që të largohen nga ajo lloj jetese./abcnews.al

SINKRON-TAHIRI.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela15:17 | 21/09/2019

Dy ditë pasi u dënua nga gjykata për shpërdorim detyre, Sajmir Tahiri nuk është gati as të qeshë e as të qajë, pasi siç tha ai, ende nuk është zbardhur vendimi i gjykatës. Tahiri tha përpara medias se nuk ka kërcënim më të madh për gjyqtarët sesa deklarimet e ambasadës amerikane, teksa shtoi se ai nuk kishte kërcënuar kryeministrin.

“Bëni durim dhe prisni. Në këtë vend që duket sikur parimet vlejnë pak, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshe”.

Toni i lartë i ish ministrit të brendshëm, tërhoqi vëmendjen e pushuesve që po laheshin në pishinën e hotelit ku u mbaj konferenca.

I dënuar me 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre, dhe i shpallur i pafajshëm për trafik ndërkombëtar droge e grup të  strukturuar kriminal.

“Ky sigurisht ishte një gjysmë lajm i mirë për mua”.

I gatshëm të përballet në apel me akuzën për të cilën u dënua. “Nuk kam shpërdoruar detyrën

Nuk pranon as përgjegjësinë që gjykata i ngarkon për kanabizimin e vendit.

Dhëmbë për dhëmbë me ambasadën amerikane, që e quajti shkurajues dënimin e tij vetëm për shpërdorim detyre.

“Dekurajuese dhe për mua që i dëgjova ato deklarata. Në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër për një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma. Nuk besoj se ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet për një vendim gjykate. E nuk besoj që mund të ekzistojë ndonjë presion më i madh mbi gjyqtarët se sa ky“.

Nxehet kur i kujtohen pretendimet e opozitës se burgut i shpëtoi ngaqë kërcënoi Edi Ramën. SINK Kërcënimi për Ramën.

“Është fyese për mua që po e çaj rrugen drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz lart poshtë, jo kam vetëm të vërtetën”.

Dy vjet nën hetim dhe i rënë nga pushteti, e ka bërë të seleksionojë njerëzit.

“Edhe me ata që heshtnin a thua s nuk kisha jetuar kurrë dhe me ata ata që më kapën për fyti”.

Por ende nuk është gati të flasë me emra brenda Partisë Socialiste.

“Më shumë se emrat më shqetëson fenomeni, me emrat e zgjidh kollaj, më shqetëson fenomeni”.

Nuk e komenton faktin që Fatmir Xhafaj pëlqeu deklarimet e ambasadorit anglez, që kërkonte më shumë dënim për Tahirin, por brenda vetes është i qartë.

“Nuk dua të abuzoj dhe të bëj komente të parakohshme e di shumë mirë kë kam rrotull”.

Ish kolegëve në qeveri e politikë, ju kujton se është më i lirë se ata. “Kurban nuk do të thotë të mos jesh në burg por të jesh i lirë, ka njërëz që nuk janë në burg, po janë kurbanë se nuk kanë qenë të lirë. Kam njohur burra që kanë qenë të lirë edhe kur kanë qenë në burg para dhe pas burgut. Ka të burgosur pafund që janë në burg dhe qeverisin. Unë jo”.

Thotë se nuk e ka menduar se çfarë do të bëjë me jetën e tij publike.

“Jam duke i shkuar rrugës sime deri në fund dhe çdo bëj me veten time nuk e ka në dorë as partia, as ndonjë individ, e kam në dorë vetëm unë”.

Të qenit pak hapa larg burgut, e ka bërë të reflektojë.

“Më vjen keq për të gjithë ata që janë dënuar padrejtësisht dhe gjithë të tjerëve që u kemi rënë më qafë e kam kuptuar shumë vonë këtë, po më vjen shumë keq”.

Si ditën që hetimi i filloi, edhe sot pas dy vitesh, Sajmir Tahiri e konsideron veten po një lloj: “I vetëm përballë të gjithëve”. /ABC News Albania 24/7

 

AMSTERDAM-VRASJET_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:22 | 21/09/2019

Në Holandë kanë shpërthyer debatet për sa i përket sigurisë në kryeqyteti që ditët e fundit është tronditur nga dy ekzekutime të stilit mafioz. Një avokat dhe një ish futbollist u vranë këtë javë në mes të ditës në rrugë të populluara të Amsterdamit

Një avokat i vrarë në mes të ditës në një rrugë në Amsterdam, dhe në Holandë shpërthen debati për sa i përket sigurisë. Viktima, Derk Viersum mbronte një super dëshmitar kundër një bande kriminale të akuzuar për disa vrasje të ndodhura në periudhën 2015 – 2017.

Ai që qëlloi ishte një i ri i moshës 16 deri në 20 vjeç, i cili u largua në këmbë nga vendngjarja sipas zëdhënësit të policisë.

Çështja mbi të cilën po punonte avokati ishte e pasur me vrasje dhe dhunë dhe tregon se si tashmë krimi i organizuar holandez nuk ka më asgjë për të mësuar nga organizata të tjera kriminale më të njohura. Si dhe dëshmon se dhuna e bandave vendore synon marrjen e kontrollit të territorit dhe asgjësimin e konkurrencës.

Personi që mund të ketë urdhëruar vrasje, apo që gjithësesi përfiton nga kjo është Ridouan Tagi, qytetar holandez me origjinë nga Maroku, në krye të një bande prej 16 personash të akuzuar sidomos për trafik droge. Ai është në listën e personave më të kërkuar të Europol për të cilin është vënë një shpërblim prej 100 mijë eurosh.

Të mërkurën e kaluar u ekzekutua ish futbollisti Kelvin Mejnard. Këtë herë vrasësit u larguan nga skena e krimit me një motor. Nuk mendohet të ketë një lidhje mes dy vrasjeve por polemikat janë të shumta për situatën e krijuar në rrugët e kryeqytetit holandez. /ABC news Albania 24/7

neymar-1.jpg
ad min19:17 | 21/08/2019

Barcelona nuk ka para për Neymarin. Sidoqoftë mbetet ende një betejë intensive mes Barcelonës dhe  Realit të Madridit për shërbimet e yllit brazilian Neymar. Të gjitha mediat botërore presin me mjaft kureshtje se cila do të jetë e ardhmja e 27-vjeçarit.

Barcelona nuk ka para për Neymarin. Kushton shumë, dhe operacioni me shkëmbim lojtarësh nuk vlen për PSG. Sinjali më i fundit që përcjellin edhe mediat vendase dhe shumë afër klubit blaugrana.

Sidoqoftë mbetet ende një betejë intensive mes Barcelonës dhe  Realit të Madridit për shërbimet e yllit brazilian Neymar. Të gjitha mediat botërore presin me mjaft kureshtje se cila do të jetë e ardhmja e 27-vjeçarit, ndërkohë që “El Chiringuito”, ka publikuar së fundmi një lajm të bujshëm.

Sipas prestigjiozes spanjolle, Barcelona nuk ka mjaftueshëm të ardhura për ta përballuar Neymarin, dhe si pasojë, destinacioni i tij i radhës do të jetë Madridi. Ndoshta Perez ka gati lëvizjen dhe një operacion banker për të sjellë në “Santiago Bernabeu” brazilianin.

Drejtuesit e Realit, janë në tratativa për të bindur yllin e PSG-së, teksa kalimi te “galaktikët” shihet si e vetmja zgjidhje. Kujtojmë që shifra që kërkojë parisienët për të lënë të lirë Neymarin është plot 222 milionë euro.

Një shifër e madhe, por që për momentin Barcelona ka bërë një dietro të vogël në aspektin e shifrës së lekëve, që janë shumë, teksa Reali pret. Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi për të qenë zëvendësuesi i Luis Suarez. Dëmtimet e shumta kanë bërë që në sulm për momentin të jetë vetëm Griezmann pasi Messi, Suarez dhe Dembele janë të dëmtuar./ABC News Albania 24/7

strakosha-1-1280x720.jpg
ad min20:00 | 19/08/2019

Bledi Strakosha është një nga personazhet pa komplekse dhe që shprehet lirshëm në median shqiptare. I tillë u tregua edhe gjatë një interviste që zhvilloi për Edicionin Veror këtë të hënë.

Jemi mësuar që gjithmonë ta shohim teksa bën të tjerët të rrëfehet, por kësaj here Bledi Strakosha iu përgjigj pyetjes së gazetares nëse beson te miqësia apo tek dashuria.

“Jo. Kam pasur histori shumë të bukura dashurie. Shumë të forta dhe të dyanshme. Problemi kryesor i dashurisë është kur është e njëanshme dhe aty lëndohesh, aty në një kuptim të shkatërrohet jeta nëse je natyrë e ndjeshme siç unë jam. Kam patur edhe miqësi shumë të mira, por vjen një moment kur të zhgënjejnë. Të vetmit që nuk të zhgënjejnë janë familjarët edhe qentë. Unë për hir të marrëdhënieve të shkuara nuk kam ndëshkuar asnjë marrëdhënie të ardhshme. Kjo duhet shtuar që edhe ne zhgënjejmë se fokusohemi te zhgënjimet që na japin të tjerët, por edhe ne jemi qenie njerëzore. Jemi altruistë, por jemi edhe egoistë”, tha moderatori./abcnews.al

metaa-1280x714.jpg
ad min10:15 | 09/07/2019

“Konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera.” Kështu është shprehur presidenti Ilir Meta në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka komentuar edhe vendimin e fundit të Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij.
Përplasja Presidencë-Kryeministri ka kaluar kufijtë e Shqipërisë e ka ngjallur kureshtjen edhe të fqinjëve grekë. Gazetari i të përditshmes greke Kathimerini e përshkruan si hakmarrje ndaj njëri tjetrit ndërsa pyet presidentin Ilir Meta se çka ndërmend të bëjë me vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij.

“Në Shqipëri sot ka vetëm një konflikt madhor. Është konflikti mes kryeministrit dhe shtetit të së drejtës, demokracisë dhe pluralizmit politik. Ky është “nëna” e të gjitha konflikteve të tjera”.

Presidenti Meta ia sqaron edhe medias greke se çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gjykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës.
“Është në të drejtën e kryeministrit, apo të dikujt tjetër që të kërkojë e të përpiqet të kapë me çdo kusht të gjitha institucionet e pavarura, por Shqipëria i ka thënë autoritarizmit njëherë e përgjithmonë “kurrë më”.

Kathimerini duket e interesuar për të mësuar më shumë mbi planin e instalimit të një junte që ka si qëllim krijimin e shtetit paralel në Shqipëri dhe në Kosovë, të mbështetur nga Edi Rama e të frymëzuar nga Xhorxh Soros. Një deklaratë e bërë nga numri një I shtetit në daljet e fundit përpara medias.

“Unë thjesht e kam gërmëzuar qartë dhe saktë se si një grup i strukturuar, që praktikon taktika të një shteti paralel është duke synuar dhe kërkuar kapjen totale të shtetit në Shqipëri, gjë që u shërben agjendave të fshehta.
Është e qartë se këto agjenda nuk janë gjë tjetër, veçse në mospërputhje me anëtarësimin tonë në NATO, me procesin tonë të integrimit në BE, ose edhe me partneritetin tonë strategjik me SHBA-në”.
Pavarësisht kësaj situate që po kalon vendi kreu i shtetit shqiptar është optimist për hapjen e negociatave në tetor, gjithmonë nëse politika tregon vullnet për gjetjen e zgjidhjeve.

 “Kryeneçësia për të qëndruar indiferentë ndaj rrethanave të përkeqësuara aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërruese për vendin dhe të ardhmen e tij europiane”.

Përgjigja më e mirë dhe i vetmi shërim për çdo lloj krize të brendshme në një vend të NATO-s është demokracia dhe sundimi i ligjit sugjeron presidenti Meta.

“Bazuar në këtë besim, unë kam paraqitur përsëri një propozim të ri për të mbajtur zgjedhje trillojëshe më 13 tetor: zgjedhjet vendore, parlamentare dhe presidenciale. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asnjë propozim kundërshtuese, ose reagim ndaj propozimit tim. Jam ende duke pritur, me durim”.

Shpresëplotë e mbyll intervistën e tij Presidenti Meta për gazetën greke Kathimerini se në këtë situatë do të mbizotërojnë pjekuria, përgjegjësia dhe interesi më i mirë kombëtar./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono