me vdekje

trumpo.jpg
nev ila18:37 | 05/08/2019

Me një fjalim të ri, ndryshe nga të mëparshmit kur villte vrerë ndaj emigrantëve, presidenti Donald Trump ka dënuar ideologjinë e supremacisë së bardhë dhe ka propozuar dënim me vdekje për autorët e vrasjeve në masë. Reagimi i tij lidhej me ngjarjet në Teksas dhe Ohajo, që lanë 29 të vdekur.

Presidenti Donald Trump ka dënuar racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e bardhë, në një fjalim të mbajtur të hënën në lidhje me dy incidentet e armatosura që lanë 29 të vdekur.

Gjatë fjalimit, Trump bëri thirrje për reforma që parashikojnë kontrollin e shëndetit mendor për kë dëshiron të pajiset me armë, dënim me vdekje për kë kryen krime në masë dhe më shumë bashkëpunim ndërpartiak në lidhje me ligjet për armët.

“Shëndeti mendor dhe urrejtja e tërheqin këmbëzën e një armë, jo arma vetë”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Ai nuk shprehu mbështetje për masat për kontrollin e armëve të propozuara në Kongres.

Me një zë të vetëm, kombi ynë duhet të dënijë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë e bardhë. Këto ideologji dashakeqe duhen mposhtur. Urrejtja nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Komentet e tij erdhën pak përpara se autor i sulmit në El Paso të Teksasit të akuzohej zyrtarisht me vrasje në masë. Presidenti e vuri theksin tek një numër politikash, përfshirë këtu bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe kompanive të rrjeteve sociale, tek ligjet për shëndetin mendor dhe tek nevoja për ndryshimin e kulturës që lartëson dhunën.

Ai u shpreh gjithashtu në favor të paketës së ligjeve të njohur si “flamuri i kuq”, që u lejon forcave të rendit t’ua konfiskojnë armët individëve që dyshohet se përbëjnë kërcënim.

“Agjencitë qeveritare duhet të punojnë së bashku dhe të identifikojnë individët që mund të kryejnë akte të dhunshme. Ato duhet të parandalojnë aksesin e tyre tek armët”, vijoi Trump./ABC News Albania 24/7

aksidentet-1280x706.jpg
ad min15:00 | 04/08/2019

Në gjysmën e parë të këtij viti në rrugët e Shqipërisë pati më shumë aksidente me viktima, se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga 102 jetët e humbura në këtë 6-mujor në aksidente rrugore, 26 janë regjistruar vetëm në muajin Qershor.

Edhe pse pati një angazhim maksimal të efektivëve të policisë rrugore gjatë sezonit turistik veror, përsëri numri i aksidentet me pasojë vdekjen mbetet i lartë.

Vetëm gjatë muajit qershor humbën jetën nga përplasjet e automjeteve 26 persona. Një shifër disa herë më lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian në raport popullsie. Në  Qershorin e vitit të kaluar vdekshmëria nga aksidentet, sipas statistikave te policisë, ishte më e ulët, me gjashtë persona më pak se këtë Qershor.

Pjesa më e madhe e aksidenteve u shënua gjatë akseve kombëtare, veçanërisht në zonat bregdetare, por edhe në rrugët e sapo-përfunduara, siç është autostrada Tiranë-Elbasan. Konkretisht  në rreth rrotullimin e Saukut u regjistruan 6 viktima në më pak se 40 ditë. Pothuajse në të njëjtat shifra kanë mbetur edhe aksidentet rrugore me pasojë plagosjen  e rëndë dhe plagosjen e lehtë gjatë muajit Qershor.

Ajo që shqetëson më tepër specialistët e policisë së qarkullimit rrugor është fakti se në Qershor, në mbi 91  % të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Në  këtë periudhë rreth një e treta e aksidenteve është kryer nga drejtues mjetesh te grup-moshës 25 – 35 vjeç.

Trend në rritje kanë aksidentet rrugore, sipas policisë së Shtetit, edhe në gjashtëmujorin e parë 2019-s. Numri i viktimave në rrugë në gjysmën e parë të këtij viti është 102 persona, ose 4 më shumë se në të njëjtin 6 mujor të vitit 2018./ABC News Albania 24/7

aksident-2.jpg
ad min12:40 | 14/06/2019

Rrugët e Tiranës u përgjakën mëngjesin e kësaj të premteje ku u shënuan dy viktima, të cilët po kalonin rrugën nga njëra anë në tjetër. Policia arrestoi drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve rezultoi i dehur.

Ngjarjet kanë ndodhur në njëra pas tjetrës  në dy aksidente të ndryshme. Dy viktimat ishin këmbësorë, ndërsa ngjarjet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Qytetarët shprehen të frikësuar dhe të pasiguritë kur kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën. I tillë është edhe ky kryqëzim të rruga e Dibrës. Ka edhe nga ata këmbësor që kalojnë mespërmes rrugës.

Policia ka arrestuar dy drejtyesit e automjeteve, ku njëri prej tyre ka rezltuar në gjendje të dehur në të dy testet e alkoolit. Vetëm gjatë muajin maj u shënuan në të gjithë vendin 22 viktima nga aksidentet rrugore, duke shënuar një rritje krahasuar me me të njëjtën periudhë me një vit më parë./ABC News Albania 24/7

MJEKU-NEBRASKA-ABC-1280x720.jpg
ent ela19:49 | 15/09/2018

Gjykata e Nebraskës dënoi me vdekje një ish mjek i shpallur fajtor për katër vrasje. Mes viktimave të tij dhe një fëmijë 11 vjeç. I dënuari vrau katër personat në shenjë hakmarrjeje pasi e kishin pushuar nga puna.

Një ish-mjek i cili në vitin 2001 ishte pushuar nga puna nga një universitet i Mjekësisë në Nebraska, është dënuar me vdekje pasi vrau katër persona në shenjë hakmarrjeje. Mes viktimave ishte dhe fëmija 11 vjeçar i një prej kolegëve të tij.

Antoni Garsia 45 vjeç, u shpall fajtor në 2016-ën për dy sulme që kanë ndodhur me pesë vjet diferencë njëri nga tjetri. Në vitin 2008 ai qëlloi me thikë duke lënë të vdekur fëmijën 11 vjeçar si dhe një grua 57 vjeçare, e cila punonte në të njëjtin institucion. Ndërsa në vitin 2013 ai ka vrarë një tjetër mjek të përfshirë në pushimin e tij nga puna dhe bashkëshorten e tij

Shteti i Nebraskës, ekzekutoi një muaj më parë, dënimin e parë me vdekje pas 20 vjetësh, ndaj Keri Den Mur, i cili kishte vrarë dy shoferë taksie në vitin 1979. /abcnews.al

vlcsnap-error965-1280x720.jpg
ent ela09:54 | 02/02/2018

Mediat greke kanë zbuluar se ministri i jashtëm i qeverisë së Athinës, Nikos Kotzias ka marrë një letër, në të cilën kërcënohet me vdekje ai dhe familja e tij. Zougla.gr thekson se në një letër të dërguar shefit të diplomacisë thuhej: “Ne kemi 3 plumba për ty”. Lajmi për ekzistencën e dokumentit është konfirmuar për mediat greke nga ministri i Mbrojtjes, Nikos Toskas. Ky i fundit nënvizon se letra vjen në kohën kur Athina është në negociata me Shkupin për emrin e Maqedonisë. Sipas Toskas, po bëhen përpjekje për të minuar klimën politike pozitive që ekziston për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ministri i Brendshëm u bëri thirrje partive politike që të dënojnë veprime të tilla. Ndërkohë, policia ka marrë në dorëzim letrën kërcënuese dhe ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorin e saj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono