Mc Kresha

MC-KR.jpg
So Nila10:22 | 16/12/2019

Reperi i njohur Mc Kresha kurorëzoi me martesë mbrëmjen e kaluar dashurinë e tij me partneren, Erzinën.

Pamjet e dasmës së tyre qarkulluan kudo në rrjet dhe ceremonia u kthye në kryefjalën e mediave.

Kresha dhe Erzina i thanë “Po” njëri-tjetrit para të ftuarve, të cilët ishin si familjarë, ashtu edhe personazhe të njohur të shoëbiz-it.

Ndër ta përmendim Ledri Vulën me partneren, Sara Hoxha, Gjikon dhe Elita Rudin, vëllain e Gjikos me bashkëshorten,Blerina Bokshi, Lyrical Son me bashkëshorten, Gresa Krasniqin etj.

Më poshtë ju sjellim foto të të ftuarve, të cilët u veshën me shumë klas dhe shkëlqyen në natën më speciale të Mc Kreshës dhe Erzinës./abcnews.al

 

 

mc2.jpg
So Nila09:53 | 16/12/2019

Mc Kresha dhe e fejuara e tij, Erzina Shehu, kanë kurorëzuar  dashurinë e tyre në martesë. U tha se ceremonia do të ishte tejet private dhe se të ftuarve u është kërkuar të mos postojnë asgjë, por rrjetet sociale janë mbushur plot me lajmin se rreperi më në fund është martuar.

Erzina jetonte në Kanada dhe një vit më parë u kthye në Kosovë. Shkurtimisht pas shpërnguljes, ajo u njoh me Kreshën dhe aty nisi gjithçka. Epo urime çiftit!

Reperi Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë dhe ai po feston martesën e tij me Erzinën i rrethuar me familjarë e miq të ngushtë, në një hapësirë të bukur të dekoruar nga Grand Dekor.

Megjithëse të ftuar kanë qenë një numër i vogël, një rreth shumë i ngushtë i çiftit të cilët kanë dëshiruar ta mbajnë çdo gjë private – prapëseprapë kishte mjaft të  fytyra publike të njohura.

Lyrical Son, Lumi B, Ledri Vula, Gjiko dhe Elita Rudi, Big Bang Beats, janë vetëm disa nga personazhet VIP që nuk munguan në këtë mbrëmje.

Në mesin e të pranishmëve është edhe Sami Lushtaku. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka uruar çiftin e ri.

Ai shkruan: “I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu. Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit. SL”.

Erzina duket shumë e lumtur teksa bëri hyrjen në ceremoninë e organizuar, në një fustan aspak tradicional i cilin i shkon shumë, ndërsa reperi e priti me fytyrë të qeshur. Ajo ka zgjedhur që për këtë natë të veshë një fustan të bardhë mjaft të veçantë, të punuar nga dizajnerja shqiptare, Saime Buleshkaj.

Erzina ka zgjedhur të jetë një nuse pak më ndryshe dhe shumë moderne, ndërsa ajo njihet edhe si menaxherja e rrjetit të firmës së modës ‘Zara’ në Kosovë./abcnews.al

mc-kresha.jpg
ger ta07:32 | 16/12/2019

Reperi i njohur nga Kosova Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë. Mbrëmjen e kaluar, reperi ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij me Erzinën.

Çifti e ka mbajtur deri më momentin e fundit sekret martesën e tyre, ndërsa ceremonia ka qenë tepër private.

Gjithsesi mediat kosovare kanë publikuar edhe foto të partneres së Mc Kreshës, Erzinës si dhe pamje nga vendi se ku zhvilluan ceremoninë e dasmës çifti./abcnews.al

mc-kresha.jpg
ger ta08:04 | 15/12/2019

Reperi i njohur nga Kosova MC Kresha do t’i japë fund beqarisë. Dasma do të zhvillohet këtë të dielë.

Këngëtari do të kurorëzojë në martesë lidhjen e tij me Erzina Shehun. Ndërkohë, ceremonia do të jetë tërësisht private, me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të Prishtinës.

Festa ka nisur që mbrëmë dhe Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo ndryshe kanagjeqi.

Ndërkohë, Prive.al bën me dije se të ftuarve u është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga dasma.

Teksa fansat presin me padurim ndonjë foto nga dasma e këngëtarit, një gjë e tillë mbetet për tu parë nëse do te ndodhë./abcnews.al

ce.png
in a20:21 | 05/11/2019

Këngëtari shqiptar Mc Kresha prej kohësh përflitet se është në një lidhje dashurie, por ka preferuar të mos japë asnjë detaj rreth kësaj romance. Mesa duket Kresha ka preferuar të qëndrojë larg mediave dhe ka vendosur ta shijojë në privatësi.

Edhe pse ka dashur të mos japë detaje, këngëtari është kapur mat rrugëve të Tiranës. Madje ai ka dalë të festojë edhe ditëlindjen me të dashurën e zemrës, por mesa duket ai nuk dëshiron të flasë për jetën private. Mirëpo, Prive ka zbuluar identitetin e vajzës bionde që i ka rrëmbyer zemrën reperit nga Kosova.

Ajo quhet Erzina dhe është kthyer nga Kanadaja, një vit më parë për të punuar si menaxherja e një firme rrobash në Kosovë. Gjatë këtij viti ajo është njohur dhe dashuruar me Kreshën.

“Kresha është bashkë me Erzinën prej ca kohësh dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor”,- kanë thënë burime të sigurta për “Prive”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono