mbyll

edmond-spahoo.jpg
nev ila15:19 | 11/10/2019

Opozita do të refuzojë të marrë pjesë në tryezat e organizuara nga Kuvendi për Reformën Zgjedhore, nëse më herët maxhoranca nuk do të shprehet për draftin me 5 pika të propozuar prej tyre. Në një intervistë për ABC NEËS, nënkryetari i PD, Edmond Spaho kërkon largimin e menjëhershëm të Damian Gjiknurit nga drejtimi i komisionit.

Partia Demokratike refuzon të ulet në tryezën e reformës zgjedhore me maxhorancën pa marrë më parë një përgjigje për platformën me 5 pika që paraqiti në takimin e zhvilluar me OSBE-në pak ditë më parë. Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i PD, Edmond Spaho thekson se drafti i opozitës i jep zgjidhje jo vetëm çështjeve thelbësore të reformës por edhe krizës politike.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi një ditë më parë se miratimi i reformës mund të bëhet në dy faza.

Por për Spahon në vend të propozimeve Gjiknuri në pozitat e personit të kapur në përgjime në shit-blerje votash aktin e parë që duhet të bëj është të jap dorëheqjen.

Partia Demokratike refuzoi të marrë pjesë në mbledhjen e zhvilluar në Kuvend për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që maxhoranca ka premtuar se propozimet e demokratëve do të mund të diskutohen në një tjetër tryezë që do të organizohet me përfaqsues ndërkombëtarë dhe anëtarë të shoqërisë civile./ABC News Albania 24/7

edi-rama-vlore-1280x709.jpg
nev ila21:18 | 28/06/2019

Kryeministri Edi Rama mban mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Bashkinë e Vlorës.

“Shumë faleminderit. Kjo është një pamje e Vlorës që meriton fjalët e përjetshme ‘Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zëmër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr. Po këtu kemi bërë takimin përmbyllës të fushatës së dy viteve më parë dhe e mbaj mend atë takim duke e kujtuar se i kisha parë të gjitha por me ç’po shoh s’kam parë gjë akoma. Kjo prani e jashtëzakonshme këtu nuk është thjesht mbështetja që ju i jepni Pëllumbit, Dritanit, mua, PS por është mesazhi që i jepni gjithë Shqipërisë për ditën e diel. Çdo shqiptar nga Tropoja në Konispol, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Kukësi në Fier duhet ta dëgjojë mesazhin e kryeqytetit të historisë së shqiptarëve. Çdo burrë e çdo grua. Çdo vajzë e çdo djalë që fjalën e parë e ka pasur nënë duhet sot ta harrojë nëse është socialist apo demokrat dhe duhet të dëgjojë zërin e historisë që kërkon historinë. Zërin e qytetit të pavarësisë që kërkon lirinë dhe demokracinë , zërin e Vlorës së shpresës dhe ëndrrave që kërkon që çdo kush qytetar i këtij vendi të mundi dhe të fundosë njëherë e mirë Shqipërinë e vjetër të frikës dhe kërcënimeve. Ju jeni populli që i jepni mesazhin të gjithë Shqipërisë për 30 qershorin. Kurrë më parë nuk kemi parë një opozitë si kjo. Nuk kishim parë që në parplament që të gjuhej me vezë dhe çizme. Nuk kishim parë që institucionet të sulmoheshim me flakë. Në vitin e 2019 u përsërit historia e Haxhi Qamilit. Po të ishte Saliu sot në Vlorë do të thoshte se kishin ardhur 2 milion veta. Ata janë gati ta djegin edhe njëherë Shqipërinë“, tha Rama.

“Kërkesa e fjalës së fundit është që fjalën e fundit, meqë e tërë Shqipëria tani na sheh e dëgjon, ta themi së bashku me një buçitje vlonjate, Shqipëri-Shqipëri. Shqipëri…

Rroftë Vlora!

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë!”

Me këto fjalë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka përmbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore. Ai ka zgjedhur Vlorën për mbylljen e kësaj fushate, në qytetin ku është zgjedhur dhe deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare. /abcnews.al

bashahaaa-933x445.jpg
Sej rie22:15 | 21/06/2019

Ashtu sikur ishte thirrja e Lulzim Bashës, protestuesit marshuan drejt Parlamentit e më pas drejt selisë blu aty ku përfundoi edhe protesta e sotme.

“Mirënjohje që i falët sot Shqipërisë shpresën e bukur dhe të vërtetë të ndryshimit që po vjen dhe nuk ka forcë ta ndalë sepse ka forcë të na ndalë sepse kemi forcën e shpirtit tuaj, ndihmën e Zotit dhe misionin hyjnor kombëtar!  Mirënjohje për ju vëllezër dhe motra që sonte shkatërruat  një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës kularin që i ka venë Edi Ramës, kularin që i ka vënë Evropa pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ju nuk e ndihmuat Edi Ramën për të hequr këtë kular me skenarin sepse nuk ratë pre e provokimit për të mbytur këtë skandal me zhurmën e provokimeve të provokatorëve të Edi Ramës,  por e bëtë të pakthyeshëm fatin politik të kufomës politike të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale të rilindjes.  Mirënjohje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe  për të gjithë qytetarët shqiptarë që mu bashkuan dhe u derdhën sonte në atë që ata do njihet e do mbahet mend si oqeani i shpresës që sjell ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal dhe asnjë hap pas nuk hedhin dhe 30- Qershori është varreza politike e Edi Ramës.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë kurrë! Por sonte me bekim dhe kërkesën tuaj dhe qëndrimin tonë politik për zgjedhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm: arrestimi dhe çuarja para drejtësisë e hajdutëve të vota tuaja. Nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi. Nuk do ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve.

Dhe së fundmi duke përkujtuar me mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg si të burgosur politikë të Edi Ramës, nga Bardh Spahia e me shokë dua edhe një herë t’i them kupolës mafioze të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek polici më i fundit i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën se shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli. Ju do të shkoni atje sepse liberatorët janë krenaria jonë dhe frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë: Rama ik!”, tha Basha. 

Por duhet të theksojnë se në protestën e sotme, e cila ishte edhe protesta e 9 kombëtare e opozitës  nuk u përdorën molotovëve, fishekzjarrëve dhe lëndë piro-teknike. Ka pasur një mungesë totale të tyre gjatë protestës së mbrëmjes së sotme të mbajtur para Kryeministrisë dhe më pas u stacionuan për pak minuta tek Parlamenti, ku në fund u mbyll tek selia blu./abcnews.al

kieza-1.jpg
Sej rie21:45 | 05/06/2019

Skuadra e Juventus ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e Fiorentines, Federiko Kieza. Talenti Italian pritet të firmosë me bardhezinjtë për 5 sezonet e ardhshme. Një tjetër objektiv i “Zonjës së Vjetër” është edhe James Rodriguez.

Juventus ka shpenzuar shifra marramendëse vitet e fundit në merkaton e transferimeve për të synuar trofeun e ligës së kampioneve. Merkatoja pritet të jetë e nxehtë në shtëpia bardh e zi pasi skuadra pritet të pësojë disa ndryshime. Një ndër objektivat e shumtë të Juventusit është talenti i skuadrës së Fiorentinës, Federiko Kieza. Talenti italian ka një klauzole prej 70 mln euro, një shifër që nuk përben problem për arkat e “Zonjës së Vjetër”. Mediat italiane raportoje se kampionët në fuqi të Italisë kanë gjetur akordin me sulmuesin anësor për një kontratë pesë vjeçare me një pagë prej 5 mln euro në sezon plus  bonuset. Skuadra tjetër e interesuar për shërbimet e kineze është edhe Interi por Juventus cilësohet si favorit pasi ofron më shumë nga ana financiare.

Një tjetër objektiv i bardhezinjbve, James Rodriguez mund të përfundojë në Torino. Futbollisti kolumbian luan prej dy sezonesh te Bayerni dhe kampionet në fuqi të Gjermanisë nuk pranojnë të paguajnë  për kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese. Nga ana tjetër edhe real Madrid nuk beson tek Hames dhe e ardhmja e futbollistit është e destinuar tek Juventus. Sipas mediave italiane Cristiano Ronaldo po punon që futbollisti në fjalë të vijojë karrierën në Torino.

Facebook-mbyll-adresat-1280x630.jpg
nev ila12:41 | 13/05/2019

Rrjeti social Facebook ka mbyllur me dhjetëra faqe në Itali të cilat publikonin lajme të rreme, dhe që numëronin më shumë se 2.4 milion ndjekës. Gati gjysma e tyre mbështesnin Legën e Salvinit dhe Lëvizjen me pesë yje.

Llogari të dyfishta, identitete të rreme, faqe të krijuar nën një emër dhe që më pas riciklonin ndjekës. Dhe më pas “Fake News”, përmbajtje anti semite, kundër vaksinimit dhe emigrantëve. Rrjeti social Facebook ka mbyllur 23 faqe në Itali me më shumë se 2.46 milion ndjekës.

Faqe që mbushnin rrjetin social me urrejtje dhe mashtrime. Më shumë se gjysma e tyre ishin në mbështetje të Legës dhe Lëvizjes me pesë yje. Mes tyre ishte dhe faqja “Duam lëvizjen me pesë yje në qeveri”. E njëjta faqe që publikonte një citim të shkrimtarit Roberto Saviano, të cilin ai nuk e kishte thënë asnjëherë:

“Preferoj të shpëtoj refugjatët dhe vëllezërit klandestinë se sa të ndihmoj italianët qaramanë e të llastuar, viktima të tërmeteve”.

Faqet “Beppe Grilo President”, “Lega Salvini Sulmona” e “Lega Salvini kryeministër Santa Teresa di Riva” të cilat kishin shpërndarë një video, në realitet skena e një filmi. Për të fajësuar emigrantët të cilët shkatërronin një automjet të policisë.

Vendimet pas sinjalizimeve të organizatave jo fitimprurëse “Avaaz” që merret me të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e ambientit, nuk janë të parat ndaj rrjetit social./ABC News Albania 24/7

gjyqtari-1280x698.jpg
Sej rie16:53 | 17/04/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbyll pas 6 muajsh hetimet për Edmond Islamajn, gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Në seancën e 17 Prillit trupa gjykuese u njoh me provat e Komisionerit Publik dhe provat e subjektit të rivlerësimit. Gjyqtari  Islamaj kërkoi sërish shtyrjen e seancës, pasi kërkoi kohë për të kundërshtuar dhe argumentuar provat që ka sjellë komisioneri publik. Por trupa gjykuese e rrezoi kërkesën, duke i thënë që argumentet mund t’i paraqiste në seancën e sotme.
Edmond Islamaj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Qershor të 2018, ndërsa u ankimua nga Komisioni Publik pak muaj më pas për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK. Seanca radhës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të mbahet në 2 Maj./abcnews.al

protesta-4-1280x691.jpg
ent ela21:24 | 16/02/2019

Edhe pse u angazhuan një numër ikonsiderueshëm efektivësh policie, përsëri nuk u bë e mundur ndalimi i protestuesve të dëmtonin dyert e kryministrisë. Për të shpërndarë tubuesit e dhunshëm, forcat e Gardës së Republikës hodhën gaz lotsjellës.

Ndërkohë të asfiksuar mbetën shumë persona. Kronika sjell detaje nga fillimi deri në mbyllje të protestës. Protesta e organuzuar nga opozita ishte njoftuar nga Policia e Shtetit se do të ishte e dhunshme dhe për këtë arsye në të gjitha pikat hyrëse të Tiranës kishte postoblloqe të uniforamve blu.

Garda e Republikës, ishte stacionuar në godinat e sigurisë së veçantë, ndërsa policia e Rendit, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpjetë, ishin në të katërta anët e kryeministrisë.

Fillimi i tubimit në duke ishte i qetë, madje kishte edhe nga protestues që i dhuronin policisë karafila. Por lulet shumë shpejtë u zëvendësuan nga gurë dhe shkopinj.

Protestuesit  nuk u tërhoqën dhe drejtimit tyre ishte kryeministria, ndërsa policia zgjodhi të mos reagonte. Duke parë që situata por agravonte, nga tarraca e kryeministrisë, u hodhën tymuese dhe gaz-lotësjellës.

Shumë tubues u asfiksuan. Më e rëndë gjendja ishte për këtë protestues që kishte mbetur në skelat e kriministrisë.

Sulmi i dytë frontal u organizuar në këtë mënyrë… teksa hedhja e gazit lotësjellës largonte tubuesit nga dera e Kryeministrisë. Pas 5 orësh përballje me uniformat blu, protestuesit u larguan në drejtim të selisë së Partisë Demokratike.

Në fund të tubimit Ardi Veliu kreu i policisë përshëndeti sakrificën e vartësve të tij. I gjithë sheshi përballa kryeminsitrisë u rrethua me shirita, i konsideruar si skenë krimi. Prokurorët Ekled Gjini dhe Kreshnik Ajazi, asituan oficerët e policisë gjyqësore në mbledhjen dhe dokumentimin e provave materiale./abcnews.al

Chec.jpg
ent ela13:47 | 15/01/2019

Portieri i madh, Petr Çeh,do të mbyllë karrierën në përfundim të sezonit. Ylli çek fitoi gjithçka me klubet angleze, Çelsi dhe Arsenal.

Edhe pak muaj dhe nuk do ta shohim në në portë. Një nga profesionistët më të mirë të futbollit në dy dekadat e fundit, Petr Çeh, do t’i japë fund karrierës në mbyllje të sezonit.

Portieri I madh çek, tashmë 36-vjeçar, i thotë stop një periudhe 20-vjeçare, me 15 edicione të kaluar në Premier Ligën e Anglisë.

“U bënë 20 vjet që kur unë firmosa kontratën e parë si profesionit, – deklaroi Çeh në rrjetet sociale, – dhe ndjej se kjo është koha e duhur për t’u tërhequr në fund të sezonit. Pas 15 viteve në Premier dhe pasi fitova gjithçka që mund të fitoja, mendoj se i përmbusha dëshirat e mia”.

Gardiani i famshëm çek pati kulmin e karrierës në muajin maj të vitit 2012, kur ndihoi Çelsin që të fitonte Championsin, në finalen e madhe ndaj Bajernit në Mynih.

Një vit më vonë, ai u shpall fitues i Ligës së Europës, po me Çelsin duke mundur në finale Benfikën.

Në Angli, Çeh fitoi 4 tituj kampionë, që të katër me Çelsin, në vitet 2005, 2006, 2010 dhe 2015, tre prej të cilëve me Murinjon, dhe një me Ançelotin.

Po ashtu, fitoi pesë Kupa të Anglisë, tri Kupa të Ligës dhe katër Superkupa angleze, në një karrierë vërtet të madhe.

Arsenali reagoi menjëherë pasi mori vesh lajmin, me një postim në rrjetet sociale.

“Duam të të themi faleminderit, Petr Çeh, për profesionalizmin, për shembullin që keni dhënë gjithnjë, për 50 ndeshje pa gol, për ndershmërinë, integritetin dhe punën tënde frymëzuese”.

“Një kampion në fushë dhe jashtë saj, – ishte komenti i Çelsit, , – të urojmë një jetë të lumtur pas futbollit, Petr Çeh”.

Çeh u bë i pari portier i Arsenalit që mbajti portën për 200 ndeshje të paprekur në Premier Ligë. Po ashtu, ai luajti 124 ndeshje për kombëtaren e tij, Republikën Çeke, duke qenë rekordmen./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono