mbrojtësi

Inter2-1280x740.png
Veronik Istrefaj21:37 | 12/11/2019

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka analizuar sezonin e zikaltërve deri më tani, duke shprehur lumturinë e tij për mënyrën sesi gjërat kanë shkuar. “Ne jemi të kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat. Ne fituam 2-1 kundër Helleas Verona në ndeshjen e fundit.

Dominuam në ndeshje, por nuk është kurrë e lehtë të luash kundër skuadrave që mbrohen shumë thellë. Ende ka shumë ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit. Jemi të lumtur për mënyrën si po shkon sezoni në Serie A, por duhet të bëjmë mirë edhe në Champions League.”

24-vjeçari tani është në sezonin e tij të tretë me Interin pas ardhjes së tij nga skuadra Serie A, Sampdoria, në vitin 2017. Skriniar mendohet se është dhe favoriti për tu bërë një kapiten i ardhshëm i Interit./abcnews.al

Malota.jpg
Veronik Istrefaj20:33 | 08/11/2019

Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota, ishte heroi i ekipit shkodran në ndeshjen kundër Tiranës, duke i hequr golin Dungës në vijën fatale në sekondat e fundit. Pas ndeshjes, Malota foli për Supersport, ku u shpreh:

RASTI – “Me sa di, ishte një dyluftim mes portierit e sulmuesit, një top aksidental që po shkonte drejt rrjetës. Fatmirësisht, u gjenda aty dhe e hoqa topin. Mund të kishte qenë fatale për ne, pasi nuk kishim kohë të barazonim”.

GRUPI – “Nuk e kemi luksin që të kemi 18 lojtarë njësoj. Janë aktivizuar sot 2-3 lojtarë që kanë munguar në dy javët e fundit dhe kanë bërë mirë. Por edhe taktika e trajnerit doli pozitive sepse donim që të mbanim ekipin e Tiranës para.”

TABELA – “Jemi 3-4 ekipe që jemi aty-aty. Laçi, Bylis dhe Skënderbeu. Skuadrat kanë luhatjet e veta, por unë besoj se jemi në të njëjtin grup”.

PROBLEMET NË SULM – “Siç është parë në shumë ndeshje kemi vuajtur në sulm. Po vuajmë për një “pykë”. Deri në janar do ta shtyjmë kështu sepse e kemi të pamundur që të ndërhyjmë tashmë”, tha Malota./abcnews.al

Zguro-1.png
Veronik Istrefaj22:01 | 06/11/2019

Ish-mbrojtësi i Kukësit në Superiore, Vangjo Zguro, mbylli një sezon shumë të mirë në Amerikë me skuadrën e Chattanooga. Mbrojtësi anësor vendosi të ndërpresë bashëkpunimin me klubin amerikan dhe është në pritje të ofertave.

Me anë të Facebook të tij zyrtar, Zguro nuk harroi tifozët që e kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit, si dhe stafin teknik. Me një mesazh të publikuar pak çaste më parë, Zguro shkroi: “Do të doja të thosha një “faleminderit” të madhe për të gjithë fansat e Chattanooga dhe për stafin teknik.

Për të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit. Chattanooga gjithmonë do të mbetet në zemrën time dhe do të jetë si shtëpi e dytë. I uroj më të mirat skuadrës dhe sa më shumë sukses në të ardhmen! Faleminderit, Vangjel Zguro.”/abcnews.al

kumbulla1111.png
Veronik Istrefaj23:23 | 03/11/2019

Marash Kumbulla e nisi si zakonisht titullar sfidën mes Hellas Verona dhe Brescias, e vlefshme për Serie A. Mbrojtësi shqiptar kishte një duel shumë të vështirë me Mario Balotellin, por për aq kohë sa ishte në fushë, neutralizoi çdo rrezik.

Talenti 19-vjeçar ishte i pafat në këtë sfidë, pasi u dëmtua pas vetëm 16 minutash lojë. Lojtari i kombëtares kuqezi pësoi një dëmtim në kofshë, më saktë një tendosje, dëmtim që zakonisht kërkon 6-8 javë kohë rikuperimi.

Kumbulla me shumë gjasa i ka humbur sfidat e nëntorit të kombëtares së Shqipërisë, që do të luajë përballë Andorrës dhe Francës. Shumë i pafat 19-vjeçari me këtë dëmtim, pasi po kalonte momentin e tij më të mirë në karrierë./abcnews.al

Hoxha.jpg
Veronik Istrefaj20:01 | 02/11/2019

Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha, ishte autori i golit të barazimit në takimin kundër Tiranës. Pas ndeshjes, mbrojtësi foli për Supersport, në emisionin Gol pas Gol, ku u shpreh:

NDESHJA – “Mendoj se të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë sot. Bëmë një ndeshje të mirë, e nisëm në mënyrën e duhur dhe në 25 minuta dominuam, duke krijuar raste dhe duke fituar shumë korne. Pësuam atë gol nga një vendosje e gabuar e jona. Por në fund arritëm të shënonim dhe të merrnim një pikë, që është më mirë se një humbje. Mund të shënonim më shpejt dhe ta kishim fituar takimin.

TITULLI – “Vëndi i tretë është objektivi minimal. Ne do të tentojmë të bëjmë më të mirë dhe në këtë kampionat, kushdo mund të dalë kampion. Diferencat janë shumë të vogla”.

GOLAT – “Tani, mungesa e golave dihet. Po hasim probleme në sulm. Çfarë na ngroh, është fakti që kemi raste ndeshje pas ndeshjes. Shpresoj të jetë thjesht një ngërç psikologjik i sulmuesve dhe të vazhdojnë të shënojnë”.

RIVALI MË I FORTË – “Për renditjen që është, nuk ka shumë diferenca. Mendoj se janë katër ekipe që mund të shpallen kampionë, por asnjë nga këto të katërta nuk ka treguar se e meriton më shumë njëra ose tjetra. Me gjithë respektin për ekipet tjera, mendoj se ne, Tirana, Partizani dhe Kukësi janë për titull”, tha Hoxha./abcnews.al

bicaj-1-1280x611.jpg
Veronik Istrefaj22:56 | 28/10/2019

Mbrojtësi i Bylit, Ditmar Bicaj, analizoi sfidën kundër Teutës, që u mbyll 0-0. I ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”, mbrojtësi tha: “Të luash kundër Teutës, nuk është asnjëherë e lehtë.

Ka një projekt prej disa vitesh dhe kanë qenë në vendet e para. E dinim që do të ishte një sfidë e vështirë, edhe mund ta humbisnim ndeshjen.

Deri në minutën e 70-të, kishim tre raste për të shënuar, por jemi të kënaqur me pikën e marrë për mënyrën si erdhi ndeshja. Edhe arbitrimi nuk ishte i duhuri, pasi kemi pësuar shumë faulle ndaj nesh.

Kemi bërë vetëm një ndeshje të dobët këtë sezon, kundër Laçit, pasi menduam vetëm për t’u mbrojtur. Ndërsa në sfidat tjera, kemi krijuar futboll të mirë. Edhe në Laç morëm një pikë shumë të artë për ne.

Objektivi? E ka thënë presidenti, trajneri: Duam Kupat e Europës. Ne e themi hapur, pasi tjerët në Shqipëri nuk e thonë dot. Ky është objektivi jonë, të kapim Kupat e Europës”./abcnews.al

 

Maguire-1.png
Veronik Istrefaj19:18 | 24/10/2019

Harry Maguire u transferua nga Leicester City te Manchester United për gati 80 milionë euro, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Gjiganti anglez ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon te “Djajtë e Kuq”, ndërsa sot, në takimin kundër Partizan Belgrade, ka marrë dhe shiritin e kapitenit për herë të parë.

Numri 5 i Manchester United nuk e ka idenë si të sillet para fillimit të sfidës dhe në vend që t’i bashkohej kapitenit të Partizan dhe skuadrës së arbitrave, vazhdon nxehjen me shokët e skuadrës.

Arbitri kryesor i takimit detyrohet ta thërrasë dhe gjatë gjithë procesit të shkëmbimit të flamujve dhe zgjedhjes së topit apo fushës, Maguire duket i humbur. Një moment që nuk i ka shpëtuar kamerave dhe video më poshtë po bën xhiro në rrjet./abcnews.al

Osmani-1.jpg
Veronik Istrefaj22:31 | 23/10/2019

Mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, ka shfrytëzuar Instagramin e tij zyrtar për të ngritur disa akuza kundrejt gazetarëve dhe ish-trajnerëve të Tiranës. Lojtari bardheblu nuk është përmbajtur fare, duke shkruar:

“Unë si fillim, i kërkoj falje çdo tifozi që e ndjen Tiranën me shpirt, për këto rezultate. Meqë kërkoni ta dini ku jam unë: “Unë jam duke iu ndjekur juve çdo javë se çfarë do të shkruani dhe çfarë do të thoni. Po ju, ku jeni? Keni vite që po e shkatërroni këtë klub, arritët deri aty sa e rrëzuar edhe nga Kategoria.

Si ju gazetarë që bëni menaxherin që çdo lojtar që ka ardhur në klub, iu keni marrë 1 ose 2 rroga. Si ju ish-trajnerë, që keni qenë hajdutë me xhinse, saqë keni marrë nga klubi edhe pianot, që i keni çuar në shtëpi. Por mos u mërzisni, do të jetë shumë e shpejtë dita kur do ua them në sy të gjitha.”

kombetarja.jpg
Veronik Istrefaj20:14 | 17/10/2019

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ardian Ismajli, ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për t’iu përgjigjur disa kritikuesve të tij. Gjiganti i mbrojtjes luajti për moshat e Kosovës, por zgjodhi Shqipërinë për të përfaqësuar. Kur ai bëri këtë zgjedhje, mediet e Kosovës e “masakruan”, duke e quajtur lojtar stoli dhe asnjëherë zgjedhje të parë.

Por pas shumë paraqitjeve të shkëlqyera me Shqipërinë, Ismajli është kthyer në një titullar të padiskutueshëm. Pak minuta më parë, futbollisti kuqezi i është përgjigjur këtyre kritikave, duke shkruar: “Diçka për ‘rezervistin’. Nuk po dëgjohen disa gazeta dhe analistë nga Kosova. Kanë humbur, sidomos ai i famshmi… Askush nuk ka mundur të më mposhtë e as nuk do të munden. Kam ndihmën e Zotit edhe familjes. Vetëm përpara dhe me suksese vazhdojmë”.

duarte-1.jpg
ad min17:20 | 20/08/2019

Milani ka qenë aktiv në këtë merkato vere duke afruar disa futbollistë, ku kryesisht i është besuar edhe të rinjve. Një nga afrimet e verës, është edhe Leo Duarte i cili ka ardhur nga Flamengo te kuqezinjtë. Sot ka qenë dita e tij e prezantimit zyrtar në shtëpinë Milan.

Një tjetër përforcim për skuadrën e Milanit. Së fundmi është prezantuar dhe ka dalë përpara mediave mbrojtësi brazilian Duarte, i cili u transferua nga Flamengo te Milani për 10 milionë euro. 23-vjeçari deklaroi se është gati të hajë edhe barin për të dhënë maksimumin te Milani dhe për të fituar një vend titullari. Braziliani ka dal përpara mediave duke bërë kështu dhe prezantimin zyrtar me klubin kuqezi.

“Isha duke bërë shopping me gruan time, kur më telefonoi Maldini. Babai im është fans i Paolos dhe ne jemi krenar për këtë. Milani ka mbrojtës cilësorë, nëse duhet të ha barin për të fituar një vend titullari do e bëj. Do të jetë një luftë e shëndetshme. Romagnoli është një futbollist i shkëlqyer. Kur shikoja ndeshje në Brazil, e ndiqja gjithmonë me vëmendje. Ai po më ndihmon shumë në pozicion. Shpresoj të adoptohem për të dhënë kontributin tim. Mendoj se nga fiziku dhe trupi mund t’i ngjaj pak Thiago Silvës, por me këmbë në tokë. Nëse do të kem gjysmën e suksesit të tij, do të jem i lumtur”, u shpreh Durate.

“Unë dola nga futbolli brazilian dhe është padyshim ndryshe nga këtu, veçanërisht në nivelin taktik. Më duhen akoma disa ditë për tu përshtatur me idetë e klubit dhe trajnerin. Dua të mësoj gjuhën dhe të mësoj më shumë nga loja e Giampaolo. Nëse mund të kem gjysmën e suksesit të Thiago Silva-s do të jem i lumtur, shpresoj të marr pikët pozitive”, kanë qenë fjalët e para në media të mbrojtësit më të ri të Milanit, që tashmë vihet në urdhrat e trajnerit, ku për pak ditë do të nisë edhe sezoni i ri./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono