mbreteri e bashkuar

theresa-may-dithering-pmqs.jpg
G. P.14:45 | 12/07/2018

Nuk do të lejohet më që europianët të shkojnë të kërkojnë punë në Mbretërinë e Bashkuar. Deklaratën e ka bërë vetë kryeministrja britanike May me anë të një postimi në profiling e saj në Facebook.

Nuk do u lejohet më personave që vijnë nga Europa që të kërkojnë punë në Mbretërinë e Bashkuar. Është ky postimi më i fundit i kryeministres britanike, Theresa May në faqen e saj të Facebook.

Më tej, ajo shton se do të mirëpriten të gjithë profesionistët e kualifikuar që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë britanike, si doktorë e infermierë, inxhinierë dhe sipërmarrës, por për herë të parë prej dekadash tashmë do të ketë një kontroll të plotë të kufijve britanikë.

Më tej, kryeminsitrja May shton se plani i qeverisë britanike për Brexit, i përpunuar javën e kaluar nënkupton fundin e lëvizjes së lirë, firmosje e marrëveshjeve tregtare britanike, dhe nxjerrja jashtë e Mbretërisë së Bashkuar nga juridiksioni i gjykatës europiane.

Mej thekson dhe njëherë së Brexit do të realizohet i plotë dhe se nuk ka ndryshuar asgjë nga qëndrimi i saj i të mërkurës në Bruksel./abcnews.al

Sir-Alex-Ferguson.jpg
ent ela11:46 | 08/05/2018

Aleks Ferguson është rizgjuar duke dalë nga koma dhe ka dhënë shenja përmirësimi. Pas operacionit për një hemoragji cerebrale, ish-trajneri i Mançester Junajtid, sot 76-vjeçari ka biseduar me familjarët dhe miqtë e tij. Kjo është raportuar nga mediat britanike. Ndëkrohë, mjekët shprehen shumë optimistë lidhur me periudhën pas operacionit dhe për shërimin e plotë të Ferguson. Megjithatë, për këtë do të duhet shumë kohë pasi ndërhyrja nuk ishte e lehtë. /abcnews.al

femija.jpg
G. P.18:03 | 27/04/2018

Louis Arthur Charles, është emri i fëmijës së tretë të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh. Foshnja, 3.8 kilogramë, lindi të hënën në krahun privat të spitalit “St Mary” në Londër. Me anë të një mesazhi në Twitter, pallati mbretëror i Anglisë njoftoi se fëmija i Kate Middleton dhe princit William do të njihet si Lartësia e tij, Princi Louis i Krembrixh. Ai është i pesti në radhë për të trashëguar fronin që aktualisht mbahet nga Mbretëresha Elizabet e Dytë. Gjithashtu Louis është emri i mesëm i Princit William. Louis erdhi në jetë pas princit George dhe princeshës Charlotte./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono