Mbrëmje

BUNDESTAGU-NEGOCIATATABCM4T2.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela17:00 | 26/09/2019

Parlamenti Gjerman do të votojë sonte në mbrëmje nëse Berlini do të pranojë ose jo nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Vendimi pritet të jetë pozitiv, por me kushte, pasi grupimi i mazhorancës CDU/CSU e konfirmuan këtë qëndrim qysh të martën. Mes kushteve që i kërkohen vendit tonë, është reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese, arrestimi i peshqve të mëdhenj si dhe zgjidhja e krizës politike përmes dialogut.

Vendimi i Bundestagut do të përcillet në Këshillin Evropian nga Angela Merkel në 17-18 tetor. Ndërsa ende i paqartë ngelet vendimi i Francës, kur presidenti Macron është shprehur më herët kundër zgjerimit të Unionit. /ABC News Albania 24/7

liverpool-chelsea-1280x720.jpg
nev ila12:35 | 14/08/2019

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet në Stamboll finalja e superkupës së Evropës, Liverpul-Chelsea. The reds janë favorit përballë londinezëve të cilët kërkojnë suksesin e parë nën drejtimin e trajnerit Lampard.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e superkupes së Evropës Liverpool-Chelsea. The reds fituan ligen e kampioneve ndërkohë që blutë e Londrës Europa Leage. Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në finalen e superkupës së Evropës.

Liverpool kërkon të fitojë për herë të katër këtë trofe dhe e nisin sfidën si favorit ndërkohë që Chelsea e ka fituar vetëm një herë këtë trofe. Përballja e sotme në Stamboll mes Chelseat dhe Liverpoolit do të jetë e 11 në kompeticionet evropiane.

Në radhët e Liverpool do të mungojë portieri Alison i dëmtuar në sfidën e kampionatit anglez ndaj Noruiç ndërkohë që në radhët e Chelseat janë në dyshim Rudiger dhe Uilliam. Por si pritet të luajnë dy skuadrat angleze në këtë takim.

Trajneri Jurgen Klop do të hedhë në fushë formacionin 4-3-3. Në portë Adrian. Në mbrojtje Dahjk Matip Robertson dhe Arnold. Në mesin e fushës Milner, Fabinjo dhe Henderson. Ndërkohë që faza sulmuese do të plotësohet nga treshja Salah Firminjo dhe Mane.

Në radhët e Chelseat, trajneri Frenk Lampard pritet të luajë me skemën 4-2-3-1. Në portë Kepa, në mbrojte Azpilikueta, Zouma, Kristensen dhe Alonso. Në mesin e fushës Kovaçiç dhe Zhorzhinjo ndërkohë që Pedro, Pulisiç dhe Maunt do të vendosen në mbeshtetje të sulmuesit shtat lart Zhiru.

Chelsea synon trofeun e parë nën drejtimin e legjendës së klubit, Lampard ndërkohë që Liverpool kërkon suksesin e radhës në Europë./ABC News Albania 24/7

xhacka-mirela.jpg
nev ila21:40 | 11/06/2019

Mbrëmjen e sotme në ABC News në emisionin Mbrëmje ABC, me gazetaren Mirela Milori, ka qenë e ftuar Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Xhaçka ka dhënë opinionin e saj në lidhje me situatën politike në vend. E pyetur nga gazetarja Mirela Milori se, nëse i kishin votat në parlament për shkarkimin e presidentit Meta, Xhacka tha se, mazhoranca do të parashtrojë gjithë argumentet pse ky akt i presidentit është antikushtetues dhe se askush nuk mund të thotë nëse i ka votat apo jo, duke lënë të kuptohet se, nuk është cudi që mazhoranca, të mos plotësojë dot votat për shkarkimin e presidentit Meta.

“Garancinë nuk ja u jap dot, nëse i kemi votat as unë dhe askush tjetër. Askush nuk mund të thotë që ka votën e tjetrit apo unë kam fuqi mbi opinionin, mendimin apo veprimin e dikujt tjetër. Mund të themi që do guxonim patjetër ti bindnim apo të parashtronim gjithë argumentet e domosdoshëm për të patur mbështetjen e opozitës në parlament”, tha Xhacka./abcnews.al

LAJME-19-_-I-FTUAR.mpg_snapshot_24.54-1280x720.jpg
ad min20:44 | 01/11/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News me gazetaren Mirela Milori ishte eksperti ligjor pranë PD Gazmend Bardhi. Një diskutim mbi reagimin pas daljes publike të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe çështjet me të rëndësishme politike në vend.

“Ajo ç’ka i PD ka sqaruar sot opinionin publik është vendimi që paraqiti Tahiri për akuzën nga Prokuroria për trafik droge është një vendim që nuk ka lidhje për vendimet që po kryen në Shqipëri. Dalja e sotme e Tahirit është pjesë e strategjisë që ai ka zgjedhur për të parapregatitur opinionin publik për atë vendim të prokurorisë shqiptare.”

Bardhi dhe dhe mendimin e tij për faktin se sa e favorizon Tahirin dokumenti italian:

“Zero. Këtë gjë e di çdo jurist, këtë gjë e din edhe Saimir Tahiri, por thjesht e ka pjesë të strategjisë për të manipuluar opinionin publik. Ai e di që një hetim për veprimtarinë e tij kriminale në Itali nuk ka ndikim për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri. E përsëris, Saimir Tahiri ka kryer veprimtari kriminale në Shqipëri.”

“Saimir Tahiri sot përdori gjuhë prej mafiozi ndaj çdo punonjësi drejtësie që nuk i është bindur deri më tani urdhërit të Edi Ramës për të ndërprerë hetimet për Saimir Tahirin. Saimir Tahiri është bashkëpunëtori i Edi Ramës dhe koordimini i veprimeve mes të dyve tregon që janë bashkë. Ka fakte për këtë. Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, siç di Edi Rama veprimtaritë e Saimir Tahirit, di dhe Saimir Tahiri me fakte dhe prova veprimtari kriminale të Edi Ramës dhe familjarëve të tij.”

“Ai i arrestuar duhet të jetë dhe pas kësaj deklarate duhet të arrestohet, për shkak se është i aftë dhe po tregon së është i gatshëm për të prishur prova, për të shantazhuar dëshmitarë, për të blerë dëshmitarë, për të shantazhuar prokurorë. ”

“Ka prova dhe fakte të plota që Saimir Tahiri do të duhej që sot të ishte në burg. Ai ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe Prokuroria për sa kohë të jetë kryeministër Edi rama do të bëjë atë që thotë Edi Rama, sepse sot kryeprokuror në Shqipëri është Edi Rama. Ai vendos kush hetohet, si hetohet dhe kush janë rezultatet e hetimit.”

Gjithashtu ai tregoi se nëse Partia Demokratite do të ketë më denoncime të kësaj natyre apo jo:

“Unë besoj që po për sa kohë që fokusi jonë është në luftë pa kompromis ndaj lidhjeve midis qeverisë dhe krimit të organizuar. Jo si dëshirë e opozitës, por si nevojë e qytetarëve shqiptarë. Unë sot nuk jam në gjendje të them ndonjë rast konkret, por të jeni të sigurt që nëse Prkuroria do të kishte si busull orientuese zbatimin e ligjit, sot pa asnjë dyshim, të paktën 2 ministra të Edi Ramës do të ishin në burg dhe të paktën 6 deputetë të tijdo të ishin në burg. Prokuroria ka dosje, jo vetëm dosjen 339 në qendër të së cilës është zoti Dako, por ka dhe dosje të tjera me të njëjtën mënyrë siç ka vepruar Vangjush Dako kanë vepruar edhe ministra të Edi Ramës. Janë të dokumentuara lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe shkëmbimi i favoreve ku krimi i organizuar blen vota në emër të Edi Ramës dhe përfiton pushtet me anë të Edi Ramës në lidhje direkte me të paktën 2 ministra. Në atë dosje ka gjithçka për të provuar që Vngjush Dako është një politikan i lidhur me krimin dhe i korruptuar. Prokuroria ka dosje të plota të tjera ku faktohet lidhja e ministrave dhe deputetëve të Edi Ramës me krimin e organizuar dhe korrupsionin.”/abcnews.al

bode3-1280x655.jpg
ad min10:49 | 09/03/2018

I ftuar në mbrëmje në ABC News, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ridvan Bode, foli rreth situatës më të fundit të krijuar në Partinë Demokratike.
Një lëvizje e re është krijuar nga disa anëtarë të PD-s, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, që thotë se kjo lëvizje synon t’i japë shpresë njerëzve.
Sipas Bodes, Lulzim Basha ka vetëm retorikë dhe nuk është një lider i aksionit./abcnews.al

blendi-fevziu.jpg
ad min20:57 | 25/01/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, Blendi Fevziu është shprehur se protesta e 27 Janarit do të tregojë edhe hapat e mëtejshëm të opozitës

“Nuk e di se si do të jetë, protesta, se çfarë koreografie do të ketë ajo nëse mund ta quajmë kështu, por më pas lind pyetja e dytë. Po më tej? Cfarë raporti do të vendoset me parlamentin, çfarë beteje dhe kush do të jetë targeti kryesor. Besoj në protestë ne do mësojmë, të paktën kështu duhet të jetë normalisht edhe hapat e mëtejshëm të opozitës”, është shprehur Fevziu.

Më tej Fevziu është shprehur se opozita duhet të tregojë veten pavarësisht se asnjëherë në Shqipëri opozita nuk ka bërë ndryshimin.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono