mbledh

selia-pd.jpg
nev ila12:27 | 21/10/2019

ABC News ka mësuar se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë aleatët. Pasditen e sotme në orën 17:00 Basha do të presë në selinë e PD kryetarët e partive të aksionit opozitar.

Lulzim Basha sot më herët, ka dhënë edhe një konferencë për shtyp, ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, pas dështimit me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë më 18 tetor./abcnews.al

klosi-1280x720.jpg
nev ila17:12 | 20/07/2019

Nga qyteti bregdetar i Vlorës, ku ministri Klosi mblodhi Task Forcën e Turizmit dhe ku të pranishëm ishin edhe ministri i Brendshëm, ministrja e shëndetësisë dhe zëvendës ministrja e Financave, të deleguarit e Këshillit të Ministrave për drejtimin e grupit ndërinsitucional për menaxhimin e sezonit turistik 2019, u raportuan problematikat dhe u lanë afate për zgjidhjen e menjëhershme të tyre, në shërbim të një sezoni turistik të mirëadministruar dhe në funksion të sigurisë së pushuesve.

“Nga 139 subjekte të kontrolluara në zonën e bregdetit në të gjithë qarkun e Vlorës vetëm 11 prej tyre kanë kontrata me bashkitë, ndërkohë që vetëm këtu ku jemi ka më shumë se 11 që e ushtrojnë këtë aktivitet, madje një numër i konsiderueshëm i këtyre aktiviteteve nuk ka nipt financiar”, tha ministri Klosi.

Ai foli edhe për sigurinë në plazhe, detyrimin që kanë subjektet për tu pajisur me kulla vrojtimi dhe ruajtës plazhesh të certifikuar, që sipas ministrit lë për të dëshiruar.

“Ne patëm 0 jetë të humbura në plazhet e Vlorës vitin e kaluar ndërkohë që sivjet nuk është po i njëjti rezultat sepse edhe shifrat flasin që kemi më pak roje plazhi sesa vitin e kaluar. Vrojtues të certifikuar kemi vetëm 84 ndërkohë që duhet të kishim më shumë. Kemi më shumë pika të ngritura për kulla vrojtimi krahasuar me vjet, por që nuk janë funksionale. Edhe pse është mesi i korrikut akoma nuk kemi realizuar në të gjithë zonën e vijës bregdetare, vijëzimet e detit; ku lejohet notimi dhe ku lejohet levizja e mjeteve te shpejtesise. Vjet patëm përsëri një arritje të madhe në të gjithë zonën e bregdetit me 0 aksidente me jetë të humbura. Ndërkohë që parvjet mungesa e këtyre vijëzimeve na bëri që vetë në Vlorë të kishim 3 aksidente disa edhe me jetë të humbura të turitëve të huaj në qarkun e Vlorës”, tha ministri Klosi.

Ministri tha se në Vlora i ka të gjitha mundësitë që deti të shfrytëzohet gjithmonë e më shumë, e megjithatë kontrolli mbi mjetet që shfrytëzojnë gadishullin e Karaburunit dhe Sazanin është pothuajse minimal.

Nëse vjet kanë qenë 2 sivjet janë 27 mjete që ofrojnë shërbimin në zonën e mbrojtur të Karaburunit që është një arritje për zonat e mbrojtura por përgjegjësia duhet të jetë gjithmonë e më e madhe. Meqë është dita e parë pas miratimit të Kodit Penal ku disa nga shkeljet e krimet mjedisore tashmë janë krime penale, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të ushtrojnë më shumë kontrolle, për të evidentuar dhe ndëshkuar krimin mjedisor, tanimë me ligj”, tha ministri Klosi.

Për ministrin Lleshaj, mos zbatimi i legjislacionit në fuqi për menaxhimin e stacioneve të plazhit duhet zgjidhur në mënyrë immediate, përndryshe do të nisin ndëshkimet.

“Java tjetër është afati i fundit për nënshkrimin e kontratave për dhënien me qira të stacioneve të plazhit. Nga e hëna, ekipe të bashkisë të shkojnë në çdo subjekt që të firmosin kontratat për marrjen në dorëzim të plazheve ose të ikin përfundimisht, përndryshe do të ketë penalizime dhe procedime penale. Kontrata të jenë me efekt prapaveprues që nga koha kur subjektet kanë filluar të ushtrojnë aktivitetin”, tha ministri Lleshaj.

Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat për të garantuar shërbim shëndetësor në çdo pikë turistike.

“Kemi përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor në 28 qendrat shëndetësore verore që funksionojnë në të gjithë zonat turistike, me trajnimin e vazhdueshëm të ekipeve mjekësore dhe koordinimin e punës nga urgjenca kombëtare në territor. Nga 1 Qershori kanë marrë shërbim mjekësor rreth 20 mijë pushues”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Për zëvendës ministren e Financave, turizmi është një nga sektorët prioritarë dhe strategjik që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Paketa fiskale që ne kemi sot për një kategori të madhe biznesesh deri në 5 milion lekë është me taskë 0, gjithashtu në ndryshimet e fundit të paketës fiskale, të gjithë subjektet në qarkullim nga 5-4 milionë lekë kanë reduktim me 5% të tatimit nga 15%, që ka qenë më parë. Shumë incentiva janë bërë edhe në fushën e akomodimit dhe shërbimeve në funksion të agrobiznesit, duke nxitur edhe agroturizmin. Por, të gjitha këto lehtësi, duhen shoqëruar edhe me masa ndëshkuese për subjektet që shkelin ligjin dhe ministria e Financës është padyshim pjesë integrale e Task Forcave për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe strukturat e saj kanë nisur kontrollet në terren për të identifikuar subjektet turistike, që veprojnë në shkelje të ligjit, duke cenuar mbarëvajtjen e sezonit turistik”, tha Ikonomi./ABC News Albania 24/7

aleatet-1280x705.jpg
ad min13:50 | 27/06/2019

Kreu i Partisë Demokratike dhe aletatë e tij kanë pasur takime gjatë ditës së sotme me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi pas takimit me Ilir Metën, se pritet që Presidenti të dekretojë një datë të re për zgjedhjet lokale, duke qenë se nuk e njeh më 30 Qershorin.

Ndërkohë, menjëherë pas deklaratës, Shehi së bashku me anëtarët e tjerë të Grupimit të Djathtë janë nisur drejt selisë blu, aty ku ndodhen në takim kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Pritet që në orët në vijim, si nga Presidenca ashtu edhe nga opozita, të ketë deklarata mbi një datë të re të mundshme për zgjedhjet lokale.

Sa i përket mazhorancës, Kryeministri Edi Rama ka reaguat në Twitter duke ironizuar takimet e sotme ku shkruan: “Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj. Çfarë karnevalesh politike. Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”.

Një ditë më parë kreu i qeverisë refuzoi ftesën e Metës për dialog duke theksuar se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 Qershor./abcnews.al

46354c29-1bbb-4ffc-a5cc-41789c1c8335-1280x853.jpg
ad min14:20 | 14/06/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët opozitarë për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike si dhe vazhdimësinë e aksionit opozitar. Njëri nga drejtuesit e partive aleate, Fatmir Mediu i Partisë Republikane, tha pas mbledhjes se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama, por pa dhënë një datë për tubimin e radhës.

“Është shumë e rëndësime të kuptojmë se EDI Ram po frymëzon dhe organizon një grusht kushtetues në vend, jo vetëm duke u shprehu ,kundër dekretit të Presidenti në mënyrë anti-kushtetuese, por duke kontrollua të gjitha institucionet e këtij vendi dhe anti-kushtetuese. I gjithë organizimi i diskutimit të sotëm është që ne duhet të marrim çdo hap bashkë me qytetarët për të ndaluar këtë grusht shteti të organizuar nga Edi Rama”, tha Meta.

Më tej mediu tha: “Sjellja e Edi Ramës, duke arrestuar protestuesit e PD, është kriminale. Arrestimet e protestuesve na kthejnë në diktaturë dhe shqiptarët duhet të reagojnë përballë kësaj situate.  Ne vazhdojmë që të kërkojmë qeveri transitore dhe largimin e Edi Ramës, që të garantohen zgjedhje të lira.

Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që  duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”./abcnews.al

lsdm-1280x716.jpg
ad min18:45 | 26/05/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka mbledhur komitetin qendror të LSDM-së për të diskutuar mbi ndryshimet masive që pritet të bëhen në radhët e partisë dhe pushtetit ekzekutiv. Për këtë të fundit më herët Zaev u konsultua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në mbledhjen e Komitetit Qendror të LSDM, që po mbahet në selinë e kësaj partie, diskutohen ndryshimet kuadrovike në radhët e partisë, por edhe të pushtetit ekzekutiv që i paralajmëroi kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale. Një nga lëvizjet e para të Zaevit në kuadrin e të ashtuquajturit operacioni “fshesa” ishte ndryshimi i kryetarëve të 78 organizatave komunale të LSDM-së, ndërsa për në fillim të qershorit u njoftua se do të pasonin ndryshimet në sektorin publik, pra në ndërmarrjet publike, ministritë, në Qeveri dhe në të gjitha institucionet qeveritare.

Në lidhje me ndryshimet e shpallura në pushtetin ekzekutiv, Zaev në fillim të kësaj jave pati një takim me partnerin e koalicionit – kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin ranë dakord që fillimisht të zhvillojnë konsultime në të dy partitë politike dhe për javën tjetër paralajmëruan takimin e tyre të ri. Qëllimi i këtyre iniciativave është të ofrohet zgjidhje kuadrovike për forcimin e kapaciteteve të institucioneve për të arritur rezultate më të mira në planin ekonomik dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve, njoftojnë nga Qeveria.

Në panelin pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 21 prill, Zaevi iu drejtua përkrahësve që qëndruan në shtëpi dhe ishin të pakënaqur me autoritetet duke njoftuar se ai do të bëjë “spastrimin” e zyrtarëve në nivel lokal dhe qendror. Sipas Zaevit, kriteret kryesore për operacionin “fshesa”, do të jenë arroganca, dështimi në përmbushjen e pritjeve, mosbashkëpunimi dhe nepotizmi./ABC News Albania 24/7

pd.jpg
ad min15:32 | 26/04/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e kësaj force politike si dhe ish-deputetët e dorëhequr një ditë pas protestës, e cila kishte formën e bllokimit të rrugëve në 5 akse kryesore të Shqipërisë. Në orën 18:00 këto struktura pritet të diskutojnë mbi mënyrën e vijimit të aksionit opozitar dhe protestën kombëtare të radhës të lajmëruar për të shtunën e 11 majit. Kryedemokrati Basha gjatë protestës së të enjtes njoftoi nisjen e mosbindjes civile, si strategji e re e opozitës së bashkuar për vijimin e aksionit, pas dy muajsh protesta thuajse çdo të enjte përpara parlamentit dhe 3 protestash kombëtare./abcnews.al

rama-10-1280x772.jpg
ent ela15:31 | 25/03/2019

Grupi Parlamentar dhe kryesia e Partisë Socialiste,  zhvilluan mbledhjen e radhës këtë të hënë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Porosia kryesore e kreut të qeverisë ka qenë vazhdimi i normalitetit të jetës parlamentare, pavarësisht deklaratave të opozitës së dorëhequr.

Në seancën që do të zhvillohet të enjten, kryeministri Rama ka kërkuar që diskutimet të bazohen tek rendi i ditës dhe të mos bëhet asnjë kundërpërgjigje për protestat që zhvillohen jashtë godinës së parlamentit. “Fokusi i punës së socialistëve duhet të jetë edhe fitorja në zgjedhjet e 30 qershorit”, i ka këshilluar kryetari i qeverisë deputetët e mazhorancës./abcnews.al

Rammmm-1280x699.jpg
ent ela10:42 | 18/03/2019

Pavarësisht protestave të opozitës, mazhoranca duhet të vazhdojë normalitetin parlamentar. Është kjo porosia që i ka dhënë kryeministri Edi Rama anëtarë të kryesisë së Partisë Socialiste. Ndërkohë që socialistët kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore, kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla është shprehur i sigurtë për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike.

Fitorja në zgjedhjet vendore është shqetësimi kryesor i socialistëve. Kjo temë zuri kohën më të madhe të diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nisë puna për përzgjedhjen e emrave që do të kandidojnë në listat e Këshillave Bashkiakë.

Në seancat parlamentare flisni të gjithë, jemi në normalitet parlamentar. Nisni diskutimet nëpër bashki për kandidatët për Këshill Bashkiak. Në fund, në listë vendosim njerëzit me kontribute.

Me vota unanime është miratuar në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste propozimi i kryeministrit për të emëruar ish Ministrin Damian Gjiknuri në detyrën e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, i cili do të jetë edhe koordinues i punës për reformën zgjedhore.

Të shtunën në kongresin e Partisë Socialiste mësohet se do të shpallen listat e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën, por nuk pritet të shpallen kandidatët për kryebashkiakë. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla jashtë sallës së mbledhjes së kryesisë, i cili shtoi se lista me emrat e kandidatëve për kryebashkiakë nuk ka përfunduar ende.

Kreu i grupit parlamentar të mazhorancës thotë se ata vetë do të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore që i kërkon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Nga ana tjetër këto ditë janë të angazhuar edhe për kongresin e Partisë Socialiste në agjendën e të cilit është parashikuar të ketë fjalime të disa prej ministrave dhe kryebashkiakëve më të suksesshëm.

Burime nga mazhoranca qeverisëse bëjnë me dije se kongresi që do të nisë në orën 10 në Pallatin e Kongreseve do të jetë i ndarë në tre sesione të ndryshme ku do të diskutohen shembujt e qeverisjes vendore të Partisë Socialiste, platforma e bashkëqeverisjes dhe pakti për universitetin.

Si një ish kryeministër socialist, ka marrë ftesë edhe Fatos Nano për të qenë i pranishëm në këtë Kongres./abcnews.al

rama-2-1280x710.jpg
ent ela15:25 | 12/03/2019

Nesër Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar, kryesinë e Partisë Socialiste dhe deputetët në një darkë pune në Elbasan.Burime nga selia rozë bëjnë me dije se mbledhja informale është parashikuar të zhvillohet në mbrëmje. Në të do të diskutohet mbi situatën politike në vend dhe gjetjen e zgjidhjeve për të kaluar krizën që ka shkaktuar largimi i opozitës nga parlamentit. Në qendër të këtij takimi është edhe diskutimi për të dalë fitues në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono