mbijeton

filigrani-1280x721.jpg
nev ila19:30 | 12/08/2019

Prizreni, përveç se historik është edhe një qytet ku arti i filigranit me fije ari dhe argjendi mbijeton ende. Atje, një grup i vogël artizanësh punon me përkushtim për të mbajtur gjallë traditën.

Prizreni është një prej qyteteve më të vjetra, ndërsa quhet edhe “qytet muze” i Kosovës.

Prej shekujsh qyteti i Prizrenit njihet për traditën e stolive të filigranit të punuara prej ari dhe argjendi.

Një grup i vogël artizanësh po përpiqen të mbajnë gjallë një traditë shekullore të bizhuterive të filigranit.

Periudha me shitjet më të mëdha është pragu i verës kur sezoni i dasmave arrin kulmin.

Për këtë zanat duhet durim dhe përkushtim i madh.

Lushaj dhe të gjithë filigranistët e Prizrenit dikur janë shkolluar për këtë zanat, ndërsa tash po mundohen të mbajnë kurse për të rinjtë për të mos u shuar kjo traditë.

Nuk mungon interesimi i të huajve që vizitojnë këtë qytet./ABC News Albania 24/7

Tsipras-prgazgjedhje.jpg
ad min17:30 | 11/05/2019

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka shpallur miratimin e masave të reja menjëherë pasi qeveria e tij i mbijetoi mocionit të votëbesimit në parlamentin e vendit. Një mocion i kërkuar nga kreu i ekzekutivit grek.

Qeveria e kryeministrit Aleksis Tsipras i ka mbijetuar mocionit të besimit që paraqiti opozita. Pas votimit, Tsipras tha se ditët e ardhshme parlamenti do të miratojë masat lehtësuese që komunikoi në fillim të javës.

Aleksis Tsipras jo thjesht i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit, por ka filluar dhe një votë më shumë nga ç’llogaritej para votimit. 152 votave të maxhorancës qeveritare i është shtuar dhe një deputet i Unionit të Qendrës, duke i çuar në 153 votat në favor të qeverisë. Në anën tjetër, mocioni i mosbesimit të paraqitur nga Demokracia e re, mori vetëm 136 vota.

Debati parlamentar që zgjati tri ditë, ishte një spektakël elektoral me tone tepër të larta. Kyriakos Mitsotakis, kreu i partisë më të madhe opozitare, demokracia e re, kërkoi që kryeministri Tsipras të shpallë zgjedhje të parakohshme kombëtare mbrëmjen e 26 majit.

Mitsotakis: “Mbrëmjen e 26 majit dhe përderisa SYRIZA do të humbasë-siç vlerësoj unë- nuk ju mbetet asnjë alternativë. Të shpallni zgjedhje kombëtare dhe t’i jepni shansin popullit që të marrë në duar fatet e veta”.

Por kryeministri preferoi mos t’i përgjigjet sfidës së opozitës.

Pas marrjes së votëbesimit, Tsipras tha se javën e ardhshme parlamenti do të votojë paketën e masave lehtësuese që u shpallën ditët e fundit. Tsipras tha se masat nuk u morën me qëllim që të joshin votat e qytetarëve për zgjedhjet e 26 majit.

“Është një strategji që synon mbështetjen e shumicës së popullsisë, me qëllim që ata qytetarë të cilët nuk e kanë ndjerë akoma përfundimin e krizës, të kenë në jetën e tyre të përditshme frymëmarrje, lehtësi dhe perspektivë”, deklaroi kryeministri grek./ABC News Albania 24/7

8769e4e38c8e403797ea70956cd22743_18.jpg
ad min21:04 | 16/01/2019

Falë votës së deputetëve që kishin kundërshtuar marrëveshjen e Breksit, kryeministrja Thereza Mej i ka mbijetuar votëbesimit të mbajtur në Parlament. Në këtë mënyrë Mbretëria e Bashkuar ka shpëtuar nga zgjedhjet e parakohshme, por e ardhmja e saj mbetet e paqartë.Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka mbijetuar votëbesimit të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës në Parlamentin britanik.

Kabineti i kryeministres Thereza Mej ka marrë mbështetjen e 325 votave, kundrejt 306 që kanë shkuar kundër saj. Sipas raportimeve të BBC, kanë qenë konservatorët rebelë dhe deputetët e Unionit Demokrat ata që e kanë mbajtur zonjën Mej në pushtet, edhe pse 24 orë më parë kishin votuar kundër marrëveshjes së Breksit.

Duke reaguar ndaj rezultatit, Mej u tha ligjvënësve se ajo do të vazhdojë të punojë për të përmbushur vullnetin që qytetarët britanikë dhanë në referendumin e dy viteve e gjysmë më parë. Ajo ftoi në takime individuale liderët e të gjitha partive për të përcaktuar rrugën që do të ndjekë Mbretëria e Bashkuar, por u kërkoi atyre të dalin me qasje konstruktive. “Duhet të gjejmë zgjidhje që janë të negociueshme dhe të sigurojmë mbështetjen e duhur këtu në Dhomën e Përfaqësuesve”, deklaroi Mej.

Ajo përsëriti se është gati të kthehet në Parlament ditën e hënë për një tjetër votim të planeve të saj. Por lideri i laburistëve, Xheremi Korbin deklaroi se administrata “zombi” e zonjës Mej e ka humbur të drejtën për të qeverisur. Ai theksoi se, përpara se të zhvillohen takime konstruktive, kryeministrja duhet të përjashtojë opsionin e daljes nga BE pa një marrëveshje. Votëbesimi u mbajt një ditë pas dështimit të marrëveshjes së Breksit, që vitin e kaluar Mej ndërmjetësoi me Brukselin. Falë mbijetesës, qeveria vazhdon të ruajë mazhorancën prej 19 votash, edhe pse se çfarë do të ndodhë më tej mbetet e paqartë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono