mbetjet

gotulla-adriatik-1280x700.jpg
ent ela13:40 | 12/06/2019

Plazhi i Gotullës në Adriatik të Kurbinit është nga bregdetet me të virgjëra në vend. Por e gjithë vija bregdtare është mbuluar me plehra e mbetje të lumenjve, kurse pushuesit e kanë braktisur përgjithmonë.

Pas kësaj ure në të cilën mund të kalojnë vetëm delet, hapet një lesë thurur me kallam. Vendasit e quajnë llajk. Dikush e ka vendosur si portë hyrëse për në plazhin e Gotullës në Adriatik të Kurbinit.

Më tej pamja është më shumë dramatike. Dy km rrugë kalon përmes një moçali. Duhen çizme për të shkuar në bregdet.

40 km larg metropolit me një vijë ranore prej gjashtë km është plazhi më skandal ndoshta se në çdo vend të botës.

Rëra kurative dhe e virgjër është mbuluar nga mbetjet e dy lumenjve Ishëm dhe Droje. Katastrofë ekologjike dhe askush nuk di të tregojë pse ka ndodhur kështu.

Plazhi i Gotullës është kthyer në një landfill, kurse pushuesit janë larguar përfundimisht. Këtë mrekulli të natyrës e vizitojnë vetëm lopët ose ndonjë kafshë tjetër.

Ndonjë varkë është braktisur në breg të detit. Dhe kasollet e braktisura të peshkatarëve janë dëshmia e fundit e atij mëkati të bërë me këtë zonë. /ABC News Albania 24/7

PORTO-ROMANO-DURRES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 27/05/2019

Në këtë periudhë çdo gjë duhej të kishte përfunduar në Porto Romano të Durrësit sipas planit të emergjencës. Në të vërtetë aty asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm hapësira ku derdhen plehrat është zgjeruar.

“Edhe pas disa muajsh nga shpallja e emergjencës mjedisore në landfillin e Porto Romanos situata mbetet e njëjtë”.

Derrat janë shtuar dhe temperaturat po rriten. Era e rëndë nga  mbeturinat është e padurueshme. Shpresa për një verë më të pastër, është shuar. Spostimi i mbetjeve drejt Tiranës dhe pastrimi i zonës, gati 1 vit më parë u fol si zgjidhje.

Por, sot në këtë vend asgjë nuk ka ndryshuar. I shtrirë në një sipërfaqe prej 18 hektarësh vendgrumbullimi vazhdon të zgjerojë kufinjtë tij. Ndalimi i asgjësimit të mbeturinave me anë të djegies në terren të hapur ka ulur ndotjen e ajrit. Por, nga ana tjetër ka rritur volumin e mbeturinave. Edhe rrethimi i landfillit si masë paraprake për minimizimin e nivelit të ndotjes u bë vetëm pjesërisht.

“Zona e vendgrumbullimit nuk u rrethua plotësisht ashtu sikurse u premtua nga institucionet. Siç shihet edhe nga pamjet vetëm një pjesë e saj është me gardh, ndërsa pjesa tjetër mbetet e ekspozuar ndaj kafshëve që hyjnë në brendësi të landfillimit apo edhe banorëve të zonës”.

Për këtë arsye, dy muaj më parë banorë të zonës dhe studentë të universitetit “Aleksandër Moisiu” depozituan një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ndaj Bashkisë së Durrësit. Ata kërkuan marrjen e masave konkrete për menaxhimin e ndotjes që shkaktohet nga landfilli. Fusha ka mbi 25 vjet që shfrytëzohet. Volumi aktual i mbetjeve arrin në 550 mijë metër kub.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

borshi-933x445.jpg
ent ela08:30 | 09/05/2019

Borshi është një nga fshatrat më të populluar gjatë stinës së verës. Vija bregdetare, uji i pastër dhe ushqimet radicionale e bëjnë atë tërheqës për turistët shqiptarë dhe të huaj. Por ashtu si kudo në Shqipëri, edhe Borshi nuk i ka shpëtuar sëmundjes së hedhjes së mbetjeve vend e pa vend.

Përroi kryesor i këtij fshati është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh. Megjithëse koshat janë fare pranë me përroin, përsëri ata janë bosh, dhe mbetjet kanë pushtuar rrugët e fshatit.

Gjatë shirave të rrëmbyeshëm të pranverës, ky përrua do t’i çojë drejt e në det mbetjet e hedhura nga pakujdesia e banorëve apo turistëve, duke ndotur kështu një nga plazhet më të bukura në vend, të pa shkatërruar ende nga ndërtimet e shumta.

Klan Plus

SEMAN-MBETJET-MBULIM_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
nev ila09:55 | 20/04/2019

50 milionë tonelata mbetje elektronike prodhon bota çdo vit dhe tashmë ato po shndërrohen në një kërcënim për mjedisin global. Alarmi jepet nga OKB, në raportin e së cilës theksohet se vetëm 20% e tyre riciklohet, të paktën zyrtarisht. Dhe kjo industri mbetjesh elektrike e elektronike që po pushton planetin, ka një vlerë që prek 55 miliardë dollarë.

Sipas OKB duhen masa urgjente, veçanërisht përsa i përket metaleve të rënda dhe të rrezikshme, si dhe lëndëve toksike që përmbajnë të gjitha pajisjet, të cilat përfundojnë në ujë, apo nën tokë.

Gjatë mbledhjes së fundit të mbajtur në Gjenevë, me përfaqësuesit qeveritarë dhe të organizatave sindikaliste, është arritur në dakordësim për promovimin e investimeve në infrastrukturat dhe sistemet e riciklimit në të gjitha nivelet.

Por tjetër urgjencë është edhe domosdoshmëria dhe krijimi i kushteve maksimale të sigurisë për të gjithë punonjësit e sektorit, duke qenë mjaft i rrezikshëm, si për shëndetin e njeriut ashtu edhe për mjedisin./Klan Plus

marina-japoneze.jpg
nev ila23:50 | 10/04/2019

Marina japoneze ka gjetur të mërkurën mbetjet e avionit luftarak amerikan “F-35”, që ishte zhdukur teksa fluturonte mbi oqeanin Paqësor.

Rasti i avionit ishte kthyer në dhimbje koke si për vendin aziatik, ashtu dhe për Shtetet e Bashkuara, për faktin se mbetjet e tij mund të rikuperoheshin më parë nga Kina ose Rusia, të cilat do të mësonin sekretet teknologjike të mjetit luftarak.

Avioni “F-35” ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Misaua, në veri-lindje të Japonisë bashkë me tre avionë të tjerë dhe kur ndodhej 135 kilometra larg u zhduk nga radarët. Piloti i tij rezulton ende i humbur.

Qeveria japoneze i bleu avionët “F-35” nga Shtetet e Bashkuara janarin e vitit të kaluar me një çmim prej 80 milionë euro për ekzemplar. Qeveria në Tokio parashikon një marrëveshje të mëtejshme me aleatët amerikanë për 105 avionë të këtij lloji, të cilët mund të ngrihen në ajër në mënyrë vertikale./abcnews.al

BISEDE.mpg_snapshot_10.52-1280x720.jpg
ent ela18:22 | 01/02/2019

“Morina së shpejti do të shndërrohet në një park dhe vendpushim me drurë dekorativë dhe hapësirë relaksuese”. Këtë premtim bëri Ministri për Mjedisin dhe planifikimin Mjedisor në Kosovë Fatmir Matoshi në studion e ABC News, i pyeur rreth marrëveshjeve me Shqipërinë dhe implementimin e tyre.

“Ne jemi dakord me ministrin Klosi të fillojmë nga gjërat e vogla praktike, përshembull Morinën ta shndërrojmë në një park. Shpresojmë që së shpejti nuk do ketë kufi aty. Do të mbetet një vendpushim shumë i mirë, do mbjellim drurë dekorativë hapësirë relaksuese”.

Sipas tij kjo bëhet për të treguar përkushtimin ndaj mjedisit duke nisur nga pikat dhe për të vijuar më tej me malet e Pashtrikut dhe ide të tjera.

“Për të treguar përkushtimin tonë që nga pikat kufitarë për mjedisin, malet e Pashtrikut dhe ide të tjera që do i zhvillojmë sëbashku”.

Ai informoi se këtë vit organizohet pastrimit të tokës, e cila do të jetë një reklamë shumë e mirë nga Kosova dhe Shqipëria.

“Ne organziojmë këtë vit fushatën e pastrimit të tokës dhe këtu dakorduam që bashkë me organizatorët një vend të veçantë të japinm edhe ministria e mjedisit të Shqipërisë. Do jetë një reklamë shumë e mirë nga Kosova e Shqipëria”.

Gjatë fjalës së tij në studion e  ABC News me Juli Xhokaxhi, Matoshi foli edhe për asgjësimin e mbetjeve kimike, ndërtimin e impianteve inceneratorë dhe shndërrimine tyre në përfitime për qytetarët, ndërsa shtoi se problem kryesor mbeten shishet plastike.

“Ne kemi mbëshettur dy impiante me 7 mln euro me ndërtimin e tyre. Këtë vit marrim vendimin e madh, duhet bashkëpunim edhe me aktorët e tjerë dhe kryeministrin dhe këto mbeturina ti shndërrojmë në pëprfitime për qytetartë, për t’u hapur rrugë dhe investitorëbve të rinj.

Ka ndotje kimike, ujra që dalin nga miniera, deponi ilegale të krijuara më shumë se 20 vite kanë mbetur dhe 350 të tjera dhe po punojmë t’i eleminojmë edhe ato dhe të hyjmë në procesin e riciklimit. Problemi kryesor mbeten shishet plastike” ./abcnews.al

 

PORTO-ROMANO-VENDIMI1-1280x720.jpg
ent ela14:45 | 23/11/2018

Kryetari i Bashkisë ka njoftuar se pika e grumbullimit të mbetjeve në Porto Romano do të mbyllet brenda vitit 2019. Të njëjtin premtim ka dhënë dhe ministrit i Mjedisit Blendi Klosi.

Brenda 2019-ës vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto-Romano do të mbyllet, për t’u kthyer në një park të gjelbër. Ndërsa po shikohet mundësia për mbylljen e kanaleve të hapura të ujërave të zeza që përshkojnë disa zona të qytetit bregdetar. Është ky premtimi i dhënë nga kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako, për qytetarët durrsakë.

Vangjush Dako: Pasi e shpallëm gjëndje të jashtëzakonshme, jemi duke bashkëpunuar për të realizuar mbylljen e fushës së mbetjeve në Durrës dhe për t’i dërguar në Sharrë.

Në të njëjtën linjë me kryebashkiakin e Durrësit, ishte dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi. I pranishëm në aksionin kombëtar “Ta pastrojmë Shqipërinë”, ministri Klosi tha se prioritet do t’i jepet zgjidhjes së mbetjeve në Porto-Romano.

Blendi Klosi: Jemi në përgatitje të një aksioni të madh që do të zgjidhë përfundimisht problematikat e zonës më të ndotur në Porto Romano dhe për këtë duhet përpjekje e përbashkët dhe kontribut i qytetarëve.

Vengrumbullim i mbetjeve në Porto Romano dhe asgjësimi i tyre në terren të hapur është kthyer nder ndotësit me të mëdhenj të mjedisit në qytet. Për të minimizuar ndotjen, pas shumë vitesh bashkia ka nderhyrë.

Fillimisht u ndalua djegia e mbeturimave, ndërsa më pas u investua në rrethimin e vendngrumbullimit. /abcnews.al

KLOSI-KLRITIKA-BASHKIVE-PER-MBETJET-1280x720.jpg
ent ela14:07 | 16/11/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi kritikoi punën e pushtetit vendor për menaxhimin e mbetjeve. Ministri paralajmëroi masa, nëse drejtuesit vendorë nuk sistemojnë landfillet e vegjël brenda 31 dhjetorit.

Nga 198 vende të depozitimit të mbetjeve në të gjithë vendin vetëm tre kanë leje mjedisore. Situata kritike ka detyruar ministrin e Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi të thirri në takim përfaqësuesit e 61 bashkive. Pushteti vendor ka kohë deri më 31 dhjetor për të nisur sistemimin e landfilleve të vegjël, por duket se pak ka bërë në këtë aspekt.

Bashkitë duket se me indiferencë kanë kaluar edhe vendimin e qeverisë për të zbatuar sistemin e unifikuar të llogaritjes së tarifës për menaxhimin e mbetjeve. Një tjetër çështje ku ministri Klosi iu tërhoqi vëmendjen.

Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi prej përfaqësuesve të pushtetit vendor të angazhohen për aksionin masiv të pastrimit që do të zhvillohet në vend më 23 nëntor. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

mbetje.jpg
ent ela15:50 | 19/09/2018

Po ndosim më shumë ndërsa mbetjet po i përpunojmë më pak. Në këtë përfundim të çojnë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Në vitin 2017 mesatarisht një banor ka gjeneruar 386 kilogramë mbetje. Rreth 13 kilogramë më tepër se në vitin 2016. Megjithëkëtë në shkallë vendi u menaxhuan 1.2 milionë ton mbetje nga 1.3 milionë ton që rezulton të jenë menaxhuar vitin paraardhës.

Instituti i Statistikave ve në dukje se mbulimi i popullsisë me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane shënoi rritje me 0.2%, ndërkohë që po kaq ra edhe sasia e mbetjeve të depozituara në landfille. Rritje u vu re në sasinë e mbetjeve të ricikluara dhe të trajtuara me diegje në incinerator për qëllime energjetike.

Në vitin 2017 u ricikluan 17,4 % e sasisë totale të mbetjeve ndersa ne  vitin 2016 17,2 %. Nderkohe qe u trajtuan me  me djegie në incenerator për qëllime energjetike rreth 1,8 % e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 1,1 %, krahasuar me vitin 2016. /abcnews.al

KLOSI-PER-AKSIONIN-E-PASTRIMIT-NE-DIVJAKE-1280x720.jpg
ent ela15:07 | 14/04/2018

Në prag të sezonit veror pushteti vendor dhe qendror do të ndërmarrin aksionin për pastrimin e plazheve dhe lumenjve. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit ishte në Divjakë ku takoi një grup të rinjsh vullnetarë.  Klosi ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij aksioni.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka kritikuar bashkitë të cilat sipas tij kanë kthyer brigjet e lumenjve në venddepozitim mbetjesh.

“Në mënyrë krejtësisht të papranueshme kemi shtratin e lumit si land filld zyrtar”

Nga Divjaka ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi një menaxhim më të mirë të burimeve për ta kthyer Shqipërinë në një vend të pastër.

“Shqipëria nuk është e ndotur, Shqipëria është e papastër, Shqipëria nuk ka arsye për të qenë e ndotur. Ne nuk kemi industri të mëdha, në s’kemi fabrika, konfeksione, pra mbetje që nuk i trajtojmë dot, ne nuk kemi problematika me konsum, të cilat bëjnë pis Shqipërinë, ne kemi problematika me menaxhimin e burimeve njerëzore, edhe pasurive, edhe burimeve financiare për të administruar mbetjet urbane”.

Ndërkohë Klosi i bëri thirrje qyetarëve të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e lumenjve dhe zonave bregdetare që nis javën e ardhshme e kulmon më 22 prill, ditën e tokës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono