mbështetje

maxresdefault-1-1280x720.jpg
ent ela15:08 | 12/01/2018

Në vazhdën e takimeve korteziale, prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, priti në zyrën e saj përfaqësues te Euralisit. Sipas zyrës së shtypit të prokurorise se përgjithshme, teme e diskutimit ka qenë nxitja e reformës në drejtësi dhe përshpjetimi i procesit të vettingut.

Takimi  ka zgjatur rreth 20 minuta dhe u zhvillua ndërmjet stafeve ngushta të drejtuesve.

Që pas marrjes së detyrës në muajin dhjetor, kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në zyrë ambasadorë të rëndësishëm si ambasadori Donald Lu, ambasadorja e BE Vlahutin si dhe ambasadorë të vendeve të tjera europiane./abcnews.al

fam.jpg
ent ela10:01 | 12/01/2018

Një familje shqiptare në Francë po përballet me dëbimin nga vendi, ndërsa banorët vendas kanë dalë në mbrojtje të tyre.

Më shumë se 100 vetë u mblodhën përpara shkollës së Polle a Cherbourg në Manche në mbështetje të kësaj familje shqiptare me katër fëmijë të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela. Mësues, nxënës dhe prindër thonë se janë të zemëruar me vendimin e autoriteteve franceze për të dëbuar këtë familje që është integruar me jetesën në Francë.

Çifti shqiptar mbërriti në Cherbourg të Francës në Shtator 2017 dhe në Dhjetor 2017 iu refuzua kërkesa për azil. Dëbimi i tyre është planifikuar për të premten më 12 Janar.

“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, kështu është shprehur një prej mësuesve të shkollës.  /tvklan.al

vlcsnap-error671-1280x721.jpg
us er16:43 | 03/01/2018

Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit duke bërë me dije se manifestimet e dhunshme kanë përfunduar u shpreh se “kryengritësit janë mundur”. Ndërkohë, në shumë qytete të Iranit janë zhvilluar protesta pro-qeveritare.

Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit ka deklaruar mposhtjen e “kryengritjes” në vend, duke iu referuar një valë proteste kundër qeverisë. Gjeneral Majti Mohammad Ali Jafari bëri njoftimin kur dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në tubime pro-qeveritare të thirrura për të luftuar trazirat. Protestat filluan të enjten e kaluar në qytetin e Mashhad. Protestat fillimisht ishin kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, por u kthyen në një ndjenjë më të gjerë anti-qeveritare.

“Mund të themi se ky është fundi i kryengritjes së vitit 96”, u shpreh gjenerali duke iu referuar vitit aktual – 1396 – në kalendarin persian. Ai tha se “gatishmëria e sigurisë dhe vigjilenca e njerëzve” çuan në humbjen e “armiqve”. Zyrtari fajësoi agjentët anti-revolucionarë, pro-monarkistët dhe forca të tjera, për të cilët tha se ishin “shpallur nga ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton për të krijuar trazira, anarki, pasiguri dhe intriga në Iran”.

“Armiqtë” u përpoqën të paraqesin “kërcënime kulturore, ekonomike dhe të sigurisë kundër Iranit islamik”, tha Ali Jafari. Komentet e tij i bënë jehonë atyre të udhëheqësit të Lartë Ajatollah Ali Khamenei, i cili gjithashtu fajësoi “armiqtë” e papërcaktuar që analistët besojnë se i referoheshin SHBA, Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Në disa nga manifestimet e shumta pro-qeveritare të transmetuara nga televizioni shteror i Iranit, dëgjoheshin thirrje të tilla: “vdekje mercenarëve amerikanë; gjaku në venat tona është një dhuratë për liderin tonë”.

Ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë, presidenti iranin Hasan Rohani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas mediave ndërkombëtare, Rohani i ka thënë Erdogan se autoritetet iraniane nuk do të qëndrojnë në heshtje përballë dhunës dhe akteve të tjera të paligjshme./abcnews.al

vlcsnap-error454-2-1280x720.jpg
us er12:04 | 19/12/2017

Pas nje takimi që pati mbrëmë në Bruksel me përfaqësuesen e BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë prej saj një tjetër konfirmim të mbështetjes për hapjen e negociatave të anëtarësimit ne BE-në. Referuar situatës politike në Shqipëri dhe protestës së opozitës, brenda dhe jashtë Parlamentit, Rama tha se në gjuhë të huaj nuk fliste për opozitën, por për Shqipërinë.

Takimi kokë më kokë me shefen e politikës së Jashtme të BE-së dhe darka e organizuar nga Federica Mogherini me liderët e Ballkanit Perëndimor, i ka dhënë Edi Ramës një tjetër konfirmim se ka mbështetjen e institucioneve të Brukselit, për çeljen e negociatave.

Kur zhvilloi këto takime në Bruksel, kishin kaluar vetëm pak orë nga tymi në Parlament dhe objektet që fluturonin mbi kokat e qeveritarëve, të hedhura nga deputetë të opozitës për të bllokuar zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

Sipas Kryeministrit, në sytë e Europës ka qenë e qartë se vendimi në Parlament, i marrë vetëm me votat e mazhorancës, i ka shërbyer rritjes së besimit që reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur dhe se ka vullnet për ta çuar atë përpara.

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, zyra e Mogherinit theksoi përmes një njoftimi për shtyp se viti 2018 do të paraqesë një mundësi unike për rajonin në rrugëtimin drejt BE-së, me kusht që t’u jepet prioritet reformave të nevojshme, në veçanti shtetit të së drejtës, reformës në drejtësi dhe të drejtave themelore të njeriut. Shefja e diplomacisë së Unionit ka nënvizuar nevojën që partnerët e Ballkanit Perëndimor – siç i cilëson ajo – të përshpejtojnë reformat për përmbushtjen e pritshmërive të qytetarëve përkatës./abcnews.al

vlcsnap-error354-1280x720.jpg
us er15:30 | 12/12/2017

Ndërkombëtarët kërkojnë më tepër vëmendje për mediat në Shqipëri. Në Forumin për Zhvillimin e Medias ku ishin të pranishem Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe ai i OSBE-së Bernd Borchardt  u diskutua për sfidat për lirinë e medias dhe perspektivat e zhvillimit të vetërregullimit të gazetarëve.

Media nuk është një biznes si gjithë të tjerët. Me këtë deklaratë  kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin në Forumin për Zhvillimin e Medias kërkoi më tepër vemendje për gazetarët.

“Fatkeqësisht ka shumë gazetarë në Shqipëri që vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe kjo për një shoqëri demokratike, për gazetarët dhe aktivitetin e tyre është krejtësisht e papranueshme.

Media nuk është biznes si bizneset e tjera edhe kur flasim për mediat private. Ne sigurisht që kemi interesa dhe pika të përbashkëta dhe një ndër to mbetet informimi i plotë i audiencës.”

Liria e medias sipas kryetarit të Prezencës së OSBE-së në vendin tonë është tregues i një demokracie të qëndrueshme. Po nuk ka të drejta pa përgjegjësi e në këtë pikë media duhet të respektojë standardet.

“Raportimi kritik është vendimtar për çdo demokraci, por ai duhet ushtruar në mënyrë konstruktive, me argumente të mirëhulumtuara dhe të shmangin sulmet personale.

Kritikoni personat me pushtet – kjo është puna juaj – por bëjeni këtë me artikuj të bazuar mirë. Raportimet e pabazuara në fakte mund të përfundojnë në padi për shpifje. Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se çështjet gjyqësore mund të krijojnë precedentë që mund të ndikojnë negativisht në gjendjen e lirisë së medias, duke çuar në vetëcensurim dhe duke penguar të drejtën e gazetarëve, apo mundësinë dhe gatishmërinë e tyre, për të shkruar në mënyrë kritike. Shpresoj që gjykatësit që merren me çështje të tilla të kenë parasysh balancën sensitive mes mbrojtjes së individit dhe lirisë së domosdoshme të medias kur marrin vendime për këto raste. Ju lutem të keni gjithmonë parasysh se është më e lehtë të mbrosh një gazetar kur ai ose ajo respekton standardet profesionale”. 

Raporte të ndryshëm ndërkombëtarë e kanë cilësuar median shqiptare pjesërisht të lirë ndërkohë që vetëm pak kohë më parë kryeministri Edi Rama u përplas me gazetarët të cilët pas ofendimeve u detyruan t’i hiqnin mikrofonin.

Sfidat për lirinë e medias dhe perspektivat e zhvillimit të vetërregullimit të gazetarëve në vendin tonë ishin temë disktuimi në këtë forum që në organizimin e Prezencës së OSBE-së në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe të medias u zhvillua për të tretën herë në Tiranë./abcnews.al

vlcsnap-error577-1280x720.jpg
us er21:33 | 08/12/2017

Qeveria e Serbisë ka ndarë 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë pas vërshimeve që ndodhën. Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabiç. Serbia do të dërgojë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet. “Në emër të Qeverisë së Serbisë do të doja të shpreh mbështetjen tuaj dhe Qeverisë suaj në përballjen me përmbytjet. Në situata të tilla të pa këndshme dhe të pa pritura është e nëvojshme të këmi mbështetje të ndërsjellë dhe bashkëpunim”, thuhet në letrën e kryeministres serbe drejtuar kryeministrit Edi Rama. Bërnabiç kujton se vendet e rajonit, përfshirë Serbinë, kanë kaluar në periudha me dëme të mëdha nga përmbytjet viteve të fundit dhe shpreson që të gjithë bashkë do ta gjejnë një zgjidhje./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono