mbërrijnë

kzaz-1-1280x723.jpg
ad min14:00 | 25/06/2019

Në disa rrethe kanë mbërritur materialet zgjedhore për 30 Qershorin.  Nga KQZ-ja për në KZAZ-të deri tani fletët e votimit janë shpërndarë në qytetin e Vlorës, Fierit, Krujës dhe Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës dhe Lushnjës.  Ndërkohë qe pritet të shpërndahen në të gjitha qendrat e KZAZ-ve në qarqet e vendit. Procesi transportimit të bazës materiale zgjedhore logjistike për t’u shpërndarë nga KQZ në çdo KZAZ po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes. Në Shqipëri kanë ardhur 3 606 815 flete votimi. Pak ditë më parë në Bashkitë e opozitës, u sulmuan dhe u dogjën zyrat ku ishin vendosur KZAZ-të. Për këto ngjarje pati dhe të arrestuar./ABC News Albania 24/7

lideret-Be.jpg
nev ila19:05 | 28/05/2019

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE, përfshi kryeministren britanike në largim Tereza Mey kanë mbërritur në Bruksel për një darkë informale pune. Anëtarët e Këshillit Evropian do diskutojnë për pasardhësin e presidentit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe postet e tjera kyçe, përfshi edhe kreun e Bankës Qendrore Evropiane, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve te 23-26 Majit në 28 vendet e BE.

Negociata të vështira, interesa kombëtare, linja partiake e çështje gjinore do vazhdojnë të zhvillohen deri në samitin kyç të Këshillit Evropian që do mbahet me 20 e 21 qershor. Një pengesë mund të vijë nga brenda parlamentit evropian, pasi liderët e BE duan që kryetarët e shteteve të tërhiqen nga refuzimi për të zëvendësuar Junkerin me një ligjvënës nga radhët e tyre.

Po tentohen të krijohen aleancat e para, ndërsa ndryshe nga e kaluara këtë herë partitë e qendrës së djathtë e të majtë, dy grupimet tradicionalisht më të mëdha në parlamentin evropian po përballen me diferenca nga aktorë të tjerë të votuar e darka e mbrëmjes së sotme është një tentativë e parë për kompromis./ABC News Albania 24/7

thaci-Rma-haradinaj.jpg
nev ila13:04 | 29/04/2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndodhen në Berlin në kuadër të samitit e gjashtë të liderëve të Ballkanit Perëndimor me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelaren gjermane Anxhela Merkel.

Mediat kosovare shkruajnë se Thaci, Haradinaj por dhe kryeministri shqiptar Rama kanë mbërritur në kryqytetin gjerman me avionin personal të zv/kryeministrit kosovar Bexhet Pacolli.

Haradinaj fillimisht ka vizituar konsullatën e Kosovës në Berlin, dhe më pas së bashku me kreun e shtetit Thaçi janë takuar me përfaqësues të diasporës kosovare në Gjermani./abcnews.al

vlcsnap-error048-1-1280x720.jpg
ent ela11:16 | 17/01/2018

Në Lezhë kanë mbërritur trupat e pajetë të dy motrave që u vranë në Zvicër nga bashkëshorti i njërës. Familja Frroku thotë se ende nuk di shkakun çfarë ndodhi atje, nuk duan hakmarrje, por drejtësi.

Trupat e dy motrave Frroku që u vranë në Zvicër mbërriten në Lezhë.

Nga Rinasi u dërguan drejt lagjes “Xhenio”, aty edhe ku ndodhet shtëpia e prindërve të tyre.

Familja Frroku po organizon ceremonitë mortore për dy vajzat e saj Alma dhe Elda Frroku, që u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre.

Kushëriri i motrave: Nuk kemi dijeni për konflikt të përmasave të tilla. Kam qenë vetë në Zvicër, isha për drekë te familja e tyre. Nuk vura re asnjë lloj konflikti.

Ato do të varrosen të enjten në orën 11:00 në varrezat e Lezhës, por familja Frroku ka dhe një mesazh:

“Kjo nuk është një situatë që kërkojmë luftë, e lëmë në dorën e drejtësisë zvicerane dhe Zotit vetë”.

Pritet që autoritetet zviceriane të mbyllin hetimet, që do të hedhin dritë mbi atë që ndodhi në Hausen, të Kantonit Aargau të Zvicrës.

Motra e Almës, e vogla kishte shkuar aty për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme sëbashku me të motrën, në rrethana ende të paqarta. /abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error780-1280x720.jpg
ad min09:52 | 10/01/2018

Ajo që u paralajmërua një ditë më parë ka ndodhur sot në Prokurorinë e Elbasanit.

Më herët në mëngjes në prokurorinë e Elbasanit mbërritën të dy drejtuesit, si Dritan Gina të cilit i është ndërprerë komandimi nga prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ashtu  edhe drejtuesi i ri i caktuar përkohësisht në prokurorinë e Elbasanit Ardjan Nezha.

Mësohet se ata janë takuar brenda ambjenteve të prokurorisë dhe kanë biseduar për disa minuta. Ish-drejtuesi i Prokurorisë Gina, i ka komunikuar prokurorit Nezha për hapat ligjore që do të ndjekë për të sqaruar çështjen e tij. Ai i ka bërë të qarte drejtuesit të ri se nuk do ta lëshojë zyrën e shefit të prokurorisë në Elbasan.

Nga burime të ABC News mësohet se prokurori Ardian Nezha vazhdon të qendrojë në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit.

Gina, gjatë një konference shtypi dje deklaroi se nuk largohet nga zyra pasi vendimi i shkarkimit te tij është i paligjshëm. Nezha nga ana tjetër u prezantua zyrtarisht në orën 15.00 dje para stafit të prokororisë të Elbasanit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono