mazniku

peleshi-dhe-mazniku.jpg
ad min15:17 | 30/09/2019

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku pasi dyshohet së kompania “Fusha Sh.p.k.” i ka paguar faturat e fjetjes në një hotel në Barcelone në shumën e 1816 eurove. Para organit të akuzës dha sqarime edhe ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi lidhur me pesticidin “Silicon mix”.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Partia Demokratike e akuzoi atë se pronari dhe administratori i Fusha sh.p.k. i ka paguar hotelin 908 euro nata në Barcelonë për dy net. Pas rreth dy orësh përballë grupit hetimore Mazniku deklaroi se ka sqaruar pozicionin e tij.

“Nuk do merrem me lajme të rreme. Dhashë sqarime për pozicioni tim le të merret drejtësia me ata që hedhin baltë. Ishte kënaqësi të sqaroja bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Prokurorinë”, tha Mazniku.

Ndërkohë ketë të hënë është përballur më prokurorinë edhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi. Hetimet për Peleshin ka nisur pas publikimit në media të lajmit se kur ishte ministër i Bujqësisë ka lejuar të futet në vend pesticidi “Silicon mix” që konsiderohet i dëmshme për njerëzit. Ish-ministri i Bujqësisë nuk pranoi të jepte asnjë sqarim për mediat pas daljes nga prokuroria.

Hetimi për Niko Peleshin ka nisur pas shkresës zyrtare që Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Prokurorisë së Tiranës. Në shkresë thuhej se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij pesticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët. Organi i akuzës pas marrjes së deklarimeve do të vendosin nëse Peleshi do të merret merret i pandehur për këtë çështje./ABC News Albania 24/7

DHURATA-CUPI-1280x853.jpeg
ent ela15:10 | 30/09/2019

Partia Demokratike vijoi sërish akuzat ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke thënë se ka dokumente, që vërtetojnë mashtrimin jo vetëm të Arbian Maznikut, por edhe të kryetarit Erion Veliaj.

Deklaratë Partia Demokratike, Dhurata Çupi

Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës është shndërruar në shërbëtore të oligarkëve, kundër interesit publik. Bashkë me ta, ajo grabit çdo pasuri të qytetit, zhduk lulishtet e gjelbëruara për të ngritur përbindëshat e betonit. Bashkë me ta dhe për ta, shpërdoron miliona euro nga taksat që Erion Veliaj ka rritur për familjet dhe bizneset e Tiranës.

Përfitimi nga grabitja e përbashkët e kryeqytetit është konkretizuar shumë qartë për qytetarët e e Tiranës në rastin e kompanisë Fusha, pronari i të cilës i ka paguar nënkryetarit të Bashkisë me kartën e vet të kreditit 907 euro natën në një hotel në Barcelonë.

Afera e paligjshme dhe korruptive është duke u hetuar pas denoncimit të Partisë Demokratike, por hetimet nuk janë të plota.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të merret gjithashtu nën hetim. Partia Demokratike ka zbuluar fakte zyrtare që provojnë se Bashkia e Tiranës ka mashtruar opinionin publik për paratë që u përdorën në udhëtimin e Brcelonës.

Pas zbulimit të skandalit për pagesën 1816 euro me kartën e kreditit të pronarit të kompanisë Fusha, Bashkia e Tiranës deklaroi për Zërin e Amerikës se “nuk ka shpenzuar fonde të Bashkisë për udhëtimin në Barcelonë. “

E vërteta është krejt tjetër.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik provon se Bashkia e Tiranës ka shpenzuar mbi 9 milionë lekë për udhëtimin në Barcelonë, ku ka marrë pjesë jo vetëm nënkryetari në hetim i Bashkisë së Tiranës, por edhe Kryetari Erion Veliaj.

Në reagimin për Zërin e Amerikës, për të justifikuar pagesën prej 1816 euro të hotelit të Maznikut prej kompanisë Fusha, Bashkia deklaroi se të gjitha shpenzimet e udhëtimit i pagoi kjo kompani që ndërtoi sheshin Skëndërbej.

Dokumenti i Agjencisë së Prokurimit Publik është një provë e mashtrimit flagrant që Erion Veliaj u ka bërë qytetarëve të Tiranës, duke i gënjyer ata dhe median për udhëtimin luksoz dy ditor në Barcelonë.

Duke mashtruar për të mbuluar shkeljen e ligjit nga Mazniku dhe Fusha, i cili ka marrë 110 milionë euro me tendera publikë, Erion Veliaj është zbuluar si një shërbëtor i oligarkëve, që punon për interesin e tyre dhe jo të qytetarëve. /abcnews.al

SINKRON-MAZNIKU-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela11:49 | 30/09/2019

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku është pyetur në prokurori në lidhje akuzën e bërë nga Partia Demokratike për faturën e hotelit në Barcelonë. Gazetarja e ABC News Glidona Daci raporton se:  “Për mbi një orë e gjysmë, nënkryetari Mazniku ndodhej para prokurorëve ku dha sqarimet e tij për akuzat e ngritura nga Partia Demokratike se ka shpenzuar 1816 euro gjatë qëndrimit për dy netë në një hotel në Barcelonë përkatësisht në datat 19-20 qershor, ku do të tërhiqte një çmim”.

Pas daljes nga Prokuroria Mazniku u shpreh për mediat se nuk do të merret me lajme të rreme, por do të merret drejtësia me ata q ëhedhin baltë.

“Nuk do merrem me lajme të rreme. Dhashë sqarime për pozicioni tim le të merret drejtësia me ata që hedhin baltë. Ishte kënaqësi të sqaroja bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Prokurorinë”.

Sipas PD Kompania Fusha Shpk konsiderohet si kompania më e preferuar e Bashkisë së Tiranës.

Mazniku dha sqarimet e tij,ndërsa më herët ishte shprehur se do të përballej me akuzat e opozitës për të vërtetuar pafajësinë e tij. /abcnews.al

mazniku-1280x719.jpg
ad min20:00 | 01/06/2019

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku në një interviste për Abc News ka theksuar se Bashkia e Tiranës në katër vitet e para ka sjell një zhvillim të madh në kryeqytet, me projekte të rëndësishme që pritet të vijojnë dhe në katër vitet e ardhshme.

Ai theksoi se Tirana ka pasur një zhvillim ekonomik në vitin 2017 prej 8.5%

Sipas tij, do ishte e udhës që në garën për Bashkinë e Tiranës të merrte pjesë dhe opozita jashtë kuvendit, për të pasur një debat programor mbi ecurinë e kryeqytetit.

“Unë besoj që do të kishte qenë ideale të kishim pasur zgjedhje normale dhe një diskutim të mirëfilltë dhe të validohej axhenda në politike e partive në mënyrë korrekte. Pavarësisht garës, se si do jetë ajo, ne kemi një inventar të mirë të punës që është bërë në qytetin e Tiranës gjatë këtyre katër viteve, duke bërë një krahasim me katër vitet e mëparshme”, tha Mazniku.

“Qyteti ka marrë një hov zhvillimi të rëndësishëm gjatë këtyre katër viteve me një projekte shumë të rëndësishme, si “Pazari i Ri”, Sheshi “Skënderbe”, “Bulevardi i Ri”, ndërtimi i 15  shkolla të reja, 17 janë në ndërtim e sipër. Ka nisur punimi dhe ndërtimi e strukturimi i çdo lagje. Kemi bërë dy fushata të mëdha mbjellje dhe qyteti po lëviz me energji të re dhe sipas INSTAT, në vitin 2017 ekonomia e Tiranës është rritur me 8.5%, një rritje shumë e madhe ekonomisë së qytetit. Nëse në të gjithë vendin kemi rritje 3.9%- 4%, në Tiranë rritja ishte 8.5%”, nënvizoi Mazniku.

Sa i takon projekteve, ai shtoi se “janë një mori shumë e madhe punësh që janë në vijim dhe janë një seri projektesh që do nisin dhe do realizohen brenda katër viteve të ardhshme. Përshembull Piramida, ku nuk do të kemi thjesht një ristrukturim ndërtese, por do të kemi një ndërhyrje dhe një kthim të saj në një qendër të zhvillimit teknologjik për të rinj e fëmijë të moshës nga 12-18 vjeç, e cila synon të kthehet një pol i rëndësishëm të zhvillimi të qytetit, duke qenë një kryeqytet konkurruese. Të gjithë e dimë se në 50 vitet e ardhshme do kemi profesione të reja, që sot ende si dimë si do jenë dhe do lidhen totalisht me teknologjinë, robotikën dhe ne si qytet duhet të jemi avanguard në këtë drejtim”, tha Mazniku./abcnews.al

arbjan-mazniku-1280x720.jpg
ent ela21:27 | 19/01/2019

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku ka qenë i ftuar në studion e “Mbrëmja ABC”. Ai ka folur për projektin e Kampusit të ri Universitar, i cili do ndërtohet në “Qytet Studenti”.

“Nëntë godina do të shemben dhe do ndërtohen nga e para. Ndërsa pjesa tjetër e godinave do t’i nënshtrohen një procesi rikonstruktimi. Një ndër këto modele me kushte të reja dhe moderne ka përfundur. E kam fjalën për godinën e konviktit të Inxhinierisë.

Qeveria ka rënë dakord për të mbylluar marrëveshjen me qeverinë gjermane. Godinat do të jenë të niveleve të ndryshme. Logjika ështe që në “Qytetin Studenti” të akomodohen mbi 9 mijë studentë.

Studentëve kryetari u bëri thirrje  sa më shpejt të fillojnë mësimin, sepse bashkia do këtë mundësi që të ndërhyjë dhe të fillojë nga puna. Në fakt deri tani janë të angazhuari në “Qytetet Studenti” 16 mln euro. Janë investime që nuk janë të vogla, janë investime të rëndësishme. Do ketë biblioteke, mesna si dhe hapësira sportive”./abcnews.al

KLOSI-MAZNIKU-PER-INERTET.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela13:14 | 21/05/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian  Mazniku inspektuan situatën në liqenin e Kodër Mëzezit, një hotspot i mbetjeve inerte në qarkun e Tiranës. Nga kjo pikë problematike ministri Klosi paralajmëroi masa të ashpra për kompanitë e ndërtimit që shkelin ligjin.

Gjoba deri në heqje të lejes së ndërtimit paralajmëron ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi për të gjitha kompanitë që hedhin mbetjet inerte në vende depozimi të palicensuara. Ministri Klosi bashkë me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Mazniku, ishin në liqenin e Kodër Mëzezit ku prej vitesh janë grumbulluar mbetje të tilla.

“Inspektoriati i Mjedisit së bashku me inspektoriatin e bashkisë kanë penalizuar mbi 30 subjekte të cilët janë kapur në shkelje të ligjit, por kjo është një masë e pamjaftueshme. Do të vazhdojmë me masa më të ashpra duke shkuar deri në heqjen e lejes për ndërtim të këtyre subjekteve pasi nuk mund të tolerojmë që mjedisi të trajtohet si mall pa zot.”

Rregullim të kësaj problematike sipas nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku është parashikuar në planin urbanistik, por ministri Klosi kërkoi edhe ndihmën e policisë.

“Ky është një problem i cili tashmë nëpërmjet Planit Urbanistik të qytetit, të miratuar 1 vit më parë, por edhe një sërë rregullimesh të tjera që janë bërë, është një çështje e sistemuar dhe tashmë duhet vetëm që aktorët e caktuar, të cilët duan ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, apo i duhet ta kryejnë këtë lloj aktiviteti, të ndjekin rregullat dhe procedurat e duhura dhe të mos i hedhin mbetjet si mall pa zot në natyrë”

“Kjo punë nuk mund të zgjidhet vetëm me Inspektoratin e Mjedisit apo vetëm me inspektorët e bashkisë. Ne duam shumë policinë e rendit të jetë në krye të kësaj detyre, por më shumë se kaq duam qytetarët të cilët nuk do të duhet të lejojnë që biznese të papërgjegjshme qofshin të mëdha apo të vogla,me emër të madh apo edhe të panjohura të bëjnë këtë veprimtari kriminale”.

Klosi dhe Mazniku gjithashtu i kërkuan qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit. /abcnews.al

studente-nga-izraeli-1280x678.jpg
ent ela14:31 | 06/03/2018

Një grup studentesh nga Izraeli të cilët kanë mbërritur në vendin tonë për të takuar familjet që strehuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore u pritën në një takim të veçantë nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Nënkryetari i Bashkisë iu tregoi studentëve se kryqyteti shqiptar është një ndër qytetet e pakta në botë ku nga një pikë e të cilit mund të shohesh një xhami, një kishë orthodkse, një katolike dhe një protestante që jetojnë në harmoni me njëra –tjetrën.

Mazniku vlerësoi këtë fakt si një ndër gjërat që bën krenarë shqiptarët. Gjithashtu nxënësit u njohën edhe mbi përpjekjet e familjeve shqiptare për të mos i dorëzuar familjet hebreje tek pushtuesit gjermanë. Vizita e studentëve izraelitë në Shqipëri vjen edhe në kuader të intensifikimt të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vendosjes së linjës së parë direkte Tiranë-Tel Aviv. /abcnews.al

vlcsnap-error770-1280x720.jpg
ent ela14:51 | 03/02/2018

Aksioni kundër lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm vazhdon edhe në Tiranë.

Mbi 100 biznese i nënshtrohen cdo ditë kontrollit të Task Forcës së Ujësjellës Kanalizimeve.

Zona e Dajtit është një pikat problematike të shpërdorimit të ujit të pijshëm. Jo vetëm për shfrytëzimin por edhe për tregëtimin në kundërshtim me ligjin.

“Aksioni i UKT ka filluar sistematikisht nga data 1 shkurt, për një inspektim të detajuar të të gjitha bizneseve dhe identifikimin e lidhjeve të paligjshme apo mënyrën se si konsumohet uji. Kemi në terren 9 grupe pune, të cilët shkojnë në bizneset kryesore, duke plotësuar edhe formularët e vetë-deklarimeve. Bëhen rreth 100 inspektime çdo ditë”

 

Gjatë tri ditëve të para të këtij aksioni janë ndërprerë një numër lidhjesh të paligjshme të bizneseve me rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, ndërkohë që ndaj abuzuesve janë marrë masa ligjore. Mazniku siguroi se ky aksion do të vijojë në mënyrë të rregullt gjatë muajit shkurt, derisa të garantohet që të gjitha lidhjet me rrjetin e ujësjellësit të jenë në përputhje me ligjin.

 

“Jemi të vendosur që ky aksion të vijojë dhe në fund të procesit, çdo person i cili gjendet që ka lidhje të paligjshme, do të ndëshkohet ashtu siç ligji e kërkon. Do të sigurohemi që ky shërbim të ofrohet në mënyrë sa më qytetare, sa më profesionale për të gjitha ato biznese që janë të rregullt dhe funksionojnë brenda të gjithë kuadrit ligjor”

 

Mazniku u bëri thirrje konsumatorëve familjarë që të shfrytëzojnë afatin e ri të vendosur nga qeveria, për të vendosur lidhje të ligjshme dhe për të nënshkruar kontratat e reja me UKT.

 

“Është shtyrë deri në fund të muajit shkurt mundësia që u është dhënë qytetarëve që të vijnë pranë zyrave të UKT, që janë të hapura me orare të zgjatura gjatë kësaj kohe, për të formalizuar lidhjen e tyre, ose nëse kanë pagesa të prapambetura të Ujësjellësit, për të bërë një marrëveshje me UKT e për të pasur mundësi të kryejnë pagesat nëpërmjet një marrëveshje për ta paguar atë në kohë dhe me këste”

 

Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla u shpreh i kënaqur me treguesit e arritur gjatë këtyre tre ditëve, ku vihet re një ndërgjegjësim nga ana e bizneseve për të formalizuar lidhjet e tyre dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura për sasinë e ujit të shfrytëzuar./abcnews.al

 

 

 

thumbnail_Mazniku-gjate-inpsketimit-te-aksionit-per-ujin-1-1280x720.jpg
ent ela15:15 | 23/01/2018

Në vijim të aksionit kundër lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorimit të ujit të pijshëm të nisur që në Korrik 2017, Bashkia e Tiranës me grupet e saj të punës, janë në terren për të bërë verifikimin e rasteve të shkeljeve, ndërsa në pikat e UKT-së është rritur numri i qytetarëve të cilët janë paraqitur për pagimin e faturave të prapambetura dhe lidhjen e kontratave të reja.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ishte i pranishëm sot në pikën e UKT pranë Rr. Bardhyl, ku u bëri thirrje qytetarëve që deri më 31 janar të formalizojnë lidhjet e tyre. “UKT-ja, si pjesë e fushatës mbarëkombëtare për reformën e ujit, ka nisur prej kohësh aksionin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe lidhjen e kontratave të reja, për të gjithë ata qytetarë apo kompani që kanë lidhje uji të paligjshme. Ka pasur një përgjigje shumë të madhe nga ana e njerëzve për të gjithë këtë sipërmarrje dhe gjatë këtyre dy ditëve, vërtet kemi një volum shumë të madh njerëzish në secilën prej pikave të kujdesit ndaj klientit. U bëjmë thirrje qytetarëve që deri në datën 31 janar të aplikojnë dhe të lidhin kontratat e tyre”, tha Mazniku.

Nga muaji shkurt, grupet e taks-forcës do të jenë në terren për t’i dhënë fund vjedhjes së kësaj pasurie publike. Nënkryetari Mazniku shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës për disiplinimin e përdorimit të ujit dhe përmirësimin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm. “Kontrollet do të vijojnë gjatë muajit shkurt dhe mars; lidhjet e paligjshme do të ndërpriten, qofshin këto për biznese apo individë. UKT-ja është angazhuar që ky proces të jetë sa më i butë, sa më i mirë, por nga ana tjetër mbetemi të vendosur që çdo person, i cili merr shërbimin e ujit, çdo kompani që merr shërbimin e ujit, ta paguajë atë në mënyrë të rregullt. Uji është një shërbim, i cili kushton për t’u ofruar, ndaj dhe duhet paguar nga kushdo”, nënvizoi Mazniku.

Prej korrikut, kur ka nisur edhe aksioni, arkëtimet janë rritur me 17%. Mazniku  tha se deri me datën 31 Dhjetor 2017 janë evidentuar dhe është bërë ndërprerje e furnizimit me ujë në 5,935 subjekte familjare apo privatë, që furnizohen me ujë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme. “Edhe muajt e shkuar kanë qenë mjaft të suksesshëm, për sa i përket UKT-së në këtë fushë. Kemi pasur më shumë se 9454 kontrata të reja, kemi ndërprerë më shumë 5935 lidhje të paligjshme dhe për rrjedhojë ka pasur një shtim të qytetarëve që kanë ardhur për të lidhur kontratat e tyre. Gjatë kësaj periudhe, janë vendosur 24702 ujëmatëse të rinj dhe janë bërë marrëveshje më shumë se 3300 njerëz të rinj, të cilët kanë pasur debi të vjetra pranë UKT-së, por UKT-ja ka bërë një marrëveshje për pagesën e këtyre debive për një afat të gjatë, nëpërmjet kësteve, si një pjesë e shtuar në faturën normale të muajit”, shpjegoi ai.

Përmirësimi i efiçencës dhe një administrim më i mirë i ndërmarrjes së UKT, do t’i hapë rrugën realizimit të investimeve të rëndësishme që do të garantojnë ujë të pijshëm 24 orë në ditë për konsumatorët e kryeqytetit. “Kjo është një masë shumë e rëndësishme për sa i përket reformës së ujit në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë, sepse vetëm duke siguruar që çdo person dhe çdo kompani, i cili ka një lidhje, ta paguajë atë, mund të sigurojmë një shërbim më cilësor për të gjithë qytetarët që kanë qenë pagues të rregullt gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Mazniku, i cili ndoqi nga afër edhe aksionet në terren të grupeve të punës për prerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm./abcnews.al

download-13.jpg
ad min12:13 | 23/09/2017

 

Do të vijojë puna e Bashkisë së Tiranës për Unazën Veriore të qytetit mbi projektin, plani për të cilin ekziston që në vitin 1989. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku ka deklaruar se gjithsesi institucioni i Bashkisë do të asistojë banorët e Shkozes, banesat e të cilëve preken nga ky projekt, duke iu kompesuar pagesën e qirasë për banesat për një afat 1 vjeçar, me mundësi riaplikimi për një vit të dytë

https://youtu.be/EdkJlr9MA1s


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono